Showing posts with label Besnik Maroca. Show all posts
Showing posts with label Besnik Maroca. Show all posts

Tuesday, November 30, 2010

Besnik Veli Maroca, dëshmor i kombit shqiptar


(10 tetor 1975 – 21 prill 1999)
E merkurë, 10 tetor 1997
Sot ne kete fillim tetori, studentët bënë protesta te medha ne kryeqytet, me zë te fuqishem kerkuan lirimin e objekteve shkollore e universitare te uzurpuara nga okupatori, por... Serbi nuk e kupton gjuhën e paqes, e lufta e vërtetë veç sa nuk ka shperthyer, ajo do të jetë e pëegjakshme , sigurisht por ndryshe kta kurr s’do të mund t’i heqim...


E diele, 1 mars 1998O Zot, TVSH-ja sjell lajme te zeza. Në Drenicë vetem 100 KM larg nga këtu, behet lufte e tmerrshme.Ushtria dhe policia serbe jan sulur si te çmendura mbi populin duarthatë. Dhjetera te vrarë dhe shume fish te plagosur, gjaku ka shkuar lumë. Neser ne Pr do te kete protesta masive. Ngase edhe revolta do te kulmoj me kryengritje te vertetë.


E hënë, 2 mars 1998Sot, gjith ditën kemi pritur si ne ankth, Ngado që sillesha nuk shihja asgje pos fytyrave te zymta njerezish. Ne mbremje TVSH-ja dha skena te llahtarshme te dhunes se Policise mbi protestuesit.Merret vesh per nje te vrarë dhe per 150 te plagosur!!!


E premte 6 mars 1998Pardje jan varosur 24 viktima te terrorit serb, ndersa dje dhe sot panderprere jan bombarduar 24 fshatra te Drenicës, lajme te hidhura tregojne se jan☺7 masakruar familje te tera, jan rrafshuar me toke katundet dhe kudo ka vetem kufoma,m zjarr dhe gërmadha.
(Pjese te shkeputura nga ditari i deshmorit Besnik Maroca)



Lindi ne Kamenicë, emër që pushka dhe rezistenca e tij dhe bashkeluftetareve te tij e kthyen ne Dardanë. Rrjedh nga një familje me traditë të pasur Atdhetare te cilen e karakterizon një e kaluar e lavdijshme perballë shume shkelesve te mehershem Osman, atyre serbë e së fundi per ta vulosur me gjak fjalen LIRI, pas-ardhësi I Ramës e i Xhaferit me Zeqir Marocën te cilet ishin Kaçak dhe bashkeluftetar te denjë të Mulla Idriz Gjilanit bashk me Haki Efendinë e Muharrem Fejzën nga Hogoshti. Prandaj, duke pasur parasysh idealin dhe synimin e Besnikut, duke analizuar heroizmin e ketij Dëshmori, rezulton fakti se rruga e Besnik Marocës nuk lindi as vitin ‚98, e as ‚99, kjo rrugë me nje frymzim te bujshem prej atdhetari te Besnikut rrenjët i ka te kahmotshme, rruge te cilen mbi nje shekull me parë e nisen te paret e tij.

Besniku ishte ne perendim me pune te perkoheshme, posa ndegjoj per aksionet e para të njsiteve te UCK ne atdheun e tij, u kthye ne atdhe, qe nga maji I vitit 1998 filloj aktivitetin e tij ne bartje te armatimit nga Presheva ne Zllash, e nga Korriku i ‚98, shkoj edhe vet atje, fillimisht ne Zllash e me pastaj pas themelimit te Zones Operative te Karadakut në Lagjen Hajdaraj te Marecit legjendar.
Ate kohë, aty gjeti jo shumë luftetarë si: Ahmet Isufin, Florim Ramabaja, Shemsi Syla, Milaim Nimani dhe Lulzim Leci. Në kete fazë kohore Besniku kryente pune te depoistit dhe rëndom ishte edhe vozitës. Në vjeshtë te vitit 98, rrefen bashkeluftetari I tij Florim Ramabaja, në t’u kthyer per ne shtepi, ne fshatin Tugjec ramë ne pritë te Policisë se armikut.
“Mbi nje ore shkembyem zjarrë.Aty kam pasur rast te shoh taktiken e Besnikut, I cili hidhej mbi armikun nga pozita te ndryshme I cili me at strategji beri armikun te dyshoj se kunder tyre po luftonte një qetë të tëre luftetareshme qrast arritem ti s’mbrapsim, kjo njeherit ishte edhe beteja jonë e pare.

Beteja e Prapashticës ndodhi para se armiku te depertonte ne Marec dhe besniku nguli kembë per te luftuar ne ate betejë por meqe pritej armiku edhe ne Marec, arritem me e ndalur. Kur nisi ofenziva ne Marec, Besniku ishte vetem ne mbrojtje te shtabit, por shume pak ka qendruar aty, I linte luftetaret tjere per ta zevendsuar e vete shkonte ne front madje vetem ne vijen e pare.Ishin keto 4 ditë luftë dhe kengë e besnik Marocës sy patrembur rrefente Bashkeluftetari I tij Florim Ramabaja I cili thot se takimin e fundit me besnikun e kishte pasur me 19 prill, vetem dy nete para se te binte heroikisht, ten ate te3 fundit me kujtohen shume biseda meqe me pat folur shume se si do te dukej Liria, e me pastaj ia mori kenges dhe pastaj na ndanë betejat .ate ne bullaj e mua ne Zllash. “.


Për heroizmin e pashoq te Besnik Marocës flasin me krenari jo vetem familja e tij por me nje ndjenjë te veçantë edhe bashkeluftetaret e tij si Shefik Beqiri, Shyhrete Kastrati (Gzimja) dhe Naim Nimani, thene thjeshte vazhdojnë te lartepermendurit: Per t’u shpreh e tera ajo atdhedashuri, aj moral dhe gjithe heroizmi i te madhit Besnik Maroca vertete eshte e manget fjala, ngase besniku ishte aq i madh dhe aq heroic e atdhetar sa që smjaftojnë fjalët prandaj nje gje e dime se sot per deshmorin e kombit eshte bere “asgjë” ndonëse busti i tij i pergaditur sikur qendron ne burg i pshtjelur e i pasbuluar çka gati dy vite me radhe presim pergjegjen nga Bordi I Drejtoreve te Komunes se Dardanes por kot, s’kemi ende pergjegje, kjo na bën te indinjuar dhe te fyer me than bashkeluftetaret e Besnik Marocës .


Nana e Besnikut ndonese e lodhur me pleqerine e saj, na shpjegoj per femijerine e besnikut, nder te tjerash na tha : ishte I shendosh, I kthelltë, I qeshur dhe sikur I dhene pas disa gjerave e nje bote qe vetem ai e kuptonte., S’me kujtohet ndonjehere te jete ngrindur me dike, ka
ndodhur te jete pa qejf ndonjehere, e di se e merrte qifteline e bashke me kengen e tij prap sillte atmosphere gezimi, net e kunderten kur skishte deshire te kendoj, e shoqeronin shkrimet qe I donte shume dhe kalonte kohen me te madhe duke shkruar…. Pergjate bisedes qe po zhvillonim ne familjen e tij vazhdon e motra Nexhmija dhe na rrefen, vela I thoja, bejeni luften me shpejt sepse spo me pritet qe ta marrim nje nuse e ta dridhim gjithqka me kengë e valle…., kenges do ia them vete moj moter, kush kendon ma mire se une ne dasmen time. Gjate periudhes se luftes rrefen vllau I tij Qerimi se ishte tri here ne shtepi, me rastin e vitit te ri 1999, pastaj me rastin e festes se Bajramit dhe per dallim nga dy heart e para, heren e trete ishte me uniforme ushtarake, iu drejtua babait (tani I ndjerë) dhe I tha, “baba desha te me shihni me uniformë dje si dukem ne uniforme te Ushrtise Clirimtare te Kosovës”? Syte e babait ishin mbushur me lotë, e me vone na that e tjereve ne familje, “ u plaka me keto vite te tera e kurrë pa parë uniformen e Ushtrise Shqiptare, qe ate dite rrefente Babai (i ndjere tani) kuptova se Besniku ishte ne nje botë tjeter dhe ajo uniforme aq bukur I rrinte ne trup. Dy nete qendroj ne shtepi, diten e tretë ne 19 te mbremjes serish mori rrugen e maleve dhe bora kishte rene mbi një meter trashësi.

Gjate bisedes nderhyri e ema e Besnikut ,Zonja Shukrije dhe vazhdon rrefimin…..
“Nënë me tha: mos harro se eshte luftë, kushedi, mund edhe te mos shihemi më kurrë. Jam atje për të luftuar e jo që mshihem shkurreve dhe, ….kur je ballë per ballë me arrmikun mund ta vrasësh por edhe të të vras.., por sido qe te behet, ju lus tmos me qani nënë”. Kujtohu se do te jeshë vetem njëra nga ato mijera nena shqiptare qe kan flijuar e po flijojnë djemtë e bijat e tyre me te dashur ne menyre qe neser niperit e sterniperit te vijne te lumtur ne kete botë”. Po, po, keshtu me tha Besniku im, por veç kur erdh lajmi I zi per renien e tij, mu duk se qielli me ram bi kokë por prap u bana e fortë, madje u jepja gajret edhe ngushlluesve qe na vizitonin dhe tani qte them nana tjeter pos lutem nate e ditë ten a jep zoti ta kemi çliruar pergjithmonë kete tokë te vuajtur per liri.

Nata e kobshme e 21 prillit do te kujtohet dhe nuk shlyhet kurr nga historia qe e lan pas deshmori besnik maroca dhe shume bashkeluftetarë te tij pikerisht ne lagjen e haxhollëve ne Bullaj te Marecit, pas nje lufte te rreptë perball forcave ushtarake armike, qaste me pare ranë deshmoret Musli Imeri, Ibrahim Oruqi e Bahtir Jahiri.Ishte nje nate e ftohtë dhe me stuhi, Besniku po I printe ne terheqje një njesiti te Zones Operative per te dalur nga rethimi I hordhive qetnike, me nje strategji te besnikut, ia arrine qe te qaj rrethimin thone bashkeluftetaret e tij te siperpermendur, por posa dolen nga rrethimi, ndegjohej serisht krisma dhe perleshja e eger, zjarri dhe klithmat dhe lufta fyt per fyt me armikun!!.
Besniku Zmadhoj syte nga hidherimi , nuk shihej gje nga mjegulla e asaj mesnate, morri fuqine dhe me gjithe zerin qe kishte I thirri te gjithe shoket bashkeluftetarë ne emer, Shumica ishin aty afer tij por mungonin Musli Imeri, Ibrahim Oruqi e Bahtir Jahiri…
Besnik Veli Maroca eshte pa dyshim një nga kapedanet me te medhenjë jo vetem te luftes ne Gallap e Llap por ne gjithë Epopenë madheshtore te UÇK-ë i cili luftoj me emrin respektivisht me nofken „Syla“. Që nga ditet e para te aktiviteteve te tija luftarake, e shoqeroi kenga dhe një vullnet I parezervë që njehere e pergjithmonë t’u ipet haku hordhive serboqetnike kudo ne trojet tona stërgjyshore.

Ata kishin ngelur Brenda rrethimit, me qrast besnik maroca si nje drangue shtrengoj bombat, qoj larte automatikun dhe u hodh me vrap ne betejë, ndonese bashkeluftetaret po e lusnin te kthehet, ngase atje tashme qdo gje kishte mar fund, jo iu pergjigj besnik maroca, perderisa ata atje kan mbetur, per mua ska me kthim.
Ne hapat e Besnikut sikur u ringjall nje marshim ritual i nje luftetari te lashtë qe hidhej me lumturine e te pavdekshmit ne veteflijim.Thirjet, zërat e bashkeluftetareve po mbeteshin gjithnje e me larg besnikut ngase tani ishte pertej epokave dhe betejave perballë një armiku te ndytë e qe me zerin e tij dhe kengen e Oso Kukes arriti qe ta hedh edhe bomben e pare mbi kanibalet, dhe net e hedhur te bombes tjeter, filluan edhe fjalet e besnikut I cili ishte jo vetem artist I kenges dhe poet I Fjales ese shkruar por deshmoj se ishte edhe artist ne front te luftes duke I fyer armiqet e duke iu thane” Do të jete kjo nata e fundit e krimit tuaj, tani e tutje brezat e shkive do te rrenqethen sa here qe e kujtojne dardaninë dhe do te llahtarisen me kanibalizmin e etërve te vet. Ne anen serbe ndegjoheshin klithje vajtimesh e te shara, po e shanin zot e token e te pareve qe I kishin dehur e sjellur ne keto luftera.

Zeri i Besnikut po qante terrin e nates duke vazhduar me tej ” Nuk do te duhej te lejoni veten te shihni endra me sy hapur o te mare dhe zeri I automatikut te tij s’pushonte dot, po ju or te mjere kishi menduar se do t’I shkoni ne hanxhar gjithe popujt e tjere per-rreth, , por nese mbetet dikush gjale nga ju, le t’u tregoj derave bashkevendaseve te vete në Shumadi qe te mos dehen shume me raki kumbullash dhe te mos nisen më ne token time dardane per marrezira e masakra ngase sa me afer Atdheut tim, aq me afer varrit do te jeni o ju të fiseve endacake e hordhi qetnike.Ju ende se keni kuptuar se keni lindur teper vonë per t’i pastruar tokat shqiptare dardane me thikë e me zjarrë, …..Terroristet ishin me shumë dhe po e rethonin nga te gjitha anet, Ne fund serish ia mori kenges, “moj shqipni mos thuj mbarova” dhe u hodh ne perleshjen e fundit mizore gjoks me gjoks., nje gje te tillë si besniku kohe me heret e kishin bere Oso kuka ne Vraninë dhe Mujo Ulçinaku me nje perandori te tere ne bregdetin shqiptar. Zjarri po perfshihej nga te gjitha anet megjithekete besnik maroca per asnje qast nuk e ndali kengen dhe te shtenat, besniku I mbeti Besnik shokëve , nenes dhe mbare shqiptarisë, ra në altarin e lirisë, ra per t’mos vdekur kurrë heroi i kombit Besnik Veli Maroca nga Dardana.

Rënia e Besnikut ishte humbje e madhe jo vetem per falimjen e tij por per Zonen Operatinve te Karadakut ne veçanti dhe mbar UCK- ne pergjidhesi, ra per t'mos vdekur kurrë dhe sot jeton gjithkund ku valojne shqipet, aty ku qelin lulet e prillit , aty bashkë me aromen e tyre dhe me aromen e lirise, nga ato lartesi marramendese le te shperndahen ne Dardanen dhe Kosoven e lire qe e deshi me shume se vete jeten, emri i Besnik Marocës gjindet gjithkund ku valon flamuri shqiptar, aty eshte emri i deshmorit, trimit dhe strategut i cili fjalet e tija i shendroj ne veper per te jetuar sot lirinë nje popull i tere dhe kurre ma nen qizmen fashiste te hordhive shekullore qetnike.


 
Lavdi dëshmorit Besnik Veli Maroca
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Lirisë

Autor, Ramadan S. Latifaj




Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri