Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Sunday, September 25, 2011

Ku është Ukshin Hoti?

shkruan, Kastriot BUJUPI 



Njeriu që i mungon shumë poltikës kombëtare është pa dyshimë lideri i saj shpirtëror Mr.Ukshin Hoti. Vizionar në politkën kombëtare dhe ndërkombëtare, ideator i bashkimit kombëtar dhe mbi të gjitha njeri i veprave të pa shlyera në historinë më të re të kombit shqiptar, tani 10 vite pas luftës se pa drejtë për çlirimin e kësaj pjese të Shqipërisë etnike, të ndarë padrejtësishtë në kuvëndin e Londrës  dhe njeriu që më së shumti e ngriti zërin për bashkim të kesaj pjesje me Shqipërinë, tani është mbuluar më pluhurin e harresës.... Mr.Ukshin Hoti sakrifikoi gjithëçka për Shqipërinë duke mos kursyer jetën dhe familjën duke mbrojtur parimin e vet ‘’Shqipërinë e pa bërë, bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdisë!’’ dhe mbi bazën e ketij koncepti veproi mëndimtari i çështjës kombëtare Mr.Hoti, por çfarë bëmë ne për të? Sot ai cilësohët i zhdukur apo i vdekur, nëse i zhdukur pse se ngrihën zërin ata që e quajtën dhe e quajnë vetën pushtet, pse çështja Hoti u hesht dhe po heshtet? Nëse i vdekur duhët t'i kthehët tokës së tij që shumë e deshti dhe u flijua për të... 
A e meritoi Ukshin Hoti një trajtim të tillë?

Në vitët më famkeqe për Kosovën ku shqiptarët nuk gzonin të drejtën elementare për jetë ndiqëshin, burgosëshin, vritëshin, përsekutohëshin.... ishte Ukshin Hoti ai që i doli përpara bishës se ardhur nga karpatet, për t'i thënë ndal së këtu i thonë Shqipëri, duke organizuar grupe ilegale më vonë edhe krijimin e Unikombit, arriti ta vëtëdijesojë dhe ta prëgadis masën për një revulucion, i cili revulcion në mas të madhe u pa në fund vitet e 90 më luftën e UÇK-së. 
Ukshin Hoti sakrifkoi gjithçka për ta arritur qëllimin kombëtar sakrifikoi familjën, të afërmit dhe jetën e tij, duke u bër simbol i sakrifices kombëtare dhe një herit duke i treguar botës se edhe ne shqiptarët kemi ‘’Çe Guevara’’ . 
Por pas lufta ishte e pa mëshirshme për çështjën Hoti, sepse për të u fol shumë pak, u kerkua shumë pak, dhe më e keqja u trajua si të gjithë të zhdukurit tjerë. Si dukët politika jonë iu frigua kthimit të mr. Ukshin Hotit në politikë dhe heshti, kurse bota ndërkombëtare në një farë mënyre kishte kuptuar për politikën e Hotit dhe e dinte fare mirë që nuk përkon më politkën serviliste që e mbollën ata në Kosovë dhe e dinë fare mirë se këto lojra politike do ishin të pa pranueshme për të.

Mr. Hoti ka ndjekur një politkë komplet kombëtare dhe aspak kapitalo-përsonale dhe më kthimin e tij gjërat do ndryshonin në masë të madhe dhe ai nuk do lejonte që më Kosovën të bëhët asnjë pazar politik ose ndonjë veprimë antikombëtar siç është flamuari, himni apo pakoja e Ahtisarit, dhe shumë gjëra tjera deri të Kushtetuta e Kosovës që nuk na jep të drejtë për bashkim kombëtar.

Duke i pasur parasyshë këto gjëra u konvenoi kjo mjegull rreth çështjes Hoti, por nuk quditem më pushtetin se si vëproi kundër kësaj çështje, por më qudit fakti se si populli nuk reagoië dhe nuk ngriti zërin në kërkim të ideologut shqiptar Mr. Ukshin Hotit, por mbylli sytë dhe harroi këtë vigan të politkës së kombit dhe nuk po vret mëndjen për fatinë e tij, disi kan harruar se ai njeri egzistoi dikur dhe tanin emri i tij diskutohet rrallë herë dhe atë si një mit duke harruar se nuk jan shumë vite kur ai vëproi dhe kur ai i priu turmës nëpër demostrata dhe më fjalimët e tija nëpr çdo vend ku ndodhej na motivonte rreth çështjes kombëtare, kur ishim dëshmitarë të arrestimeve brutale dhe burgosjeve e denimëve ishte pikrishtë ky njeri icili u bë mburojë për ne...

Është koha e fundit t'i thërrasim mëndjes e të kërkojmë Njeriun që kohës i dha emër dhe t'ia shpaguajmë sado pak mundin, djersën dhe gjakun që nuk kanë çmim, por ka emër dhe emrin e ka Ukshi Hoti...  

Friday, September 2, 2011

Poezi nga Ramadan Pllana

 Heroit tone kombetar 
Jusuf Gërvalla

Jusuf, o vëlla, o yll e lajmëtar i lirisë,
Hero e pishtar i bashkimit të Shqipërisë.
Jusuf, o vëlla, flakadan udhërrëfyes i rinisë,
Pishtar kombëtar në ballë të shqiptarisë.

 Jusuf, Ju rrënjë e fryte – o, pasardhësit e Ilirisë,

Faqebardhë e krenarë, ju, ballëlartë sa qielli,
Poet, piktor, luftëtar, arkitekt i pavarësisë,
Kushtrimi dhe amaneti Juaj prore si rreze dielli!



 Jusuf, o vëlla, kameleonët rrugën tënde e devijuan
Flamurin Kombëtar dhe këngën e betimit e injoruan,
Monarkut e xhelatit prapë me zell po i betohen,
Kozmopolitizmit e multietnicizmit, po u nënshtrohen !...

Jusuf, o vëlla, servilët, -keq po na e mohojnë historinë,
« Mallkuar qoftë ! » -ulërijnë hienat -edhe për heroin Skënderbe!
Lidhjen e Prizrenit, tempullin e shqiptarisë, po e revizionojnë!
O, sa tmerr! Edhe Sulltanin dhe "Pismarkun", po i nderojnë!

Jusuf, o vëlla, pas flijimit madhështor e vëllazëror,
Ty , Kadriu e Bardhi- revoltën në shpirt e ndjeu Shqiptari!
-Dhe, prej atëherë-pandërprerë, kombi si vullkan është zgjuar...
Rrugën tuaj me guxim e vendosmëri-për liri e ka vazhduar!

Eh, vëllezër dëshmorë, madhështorë, -edhe në stuhi jemi gazmorë,

Adem Jashari, i tmerroi armiqtë dhe të liqtë, me armë në dorë!
E, ranë shumë yje në altarin e lirisë -për Nënën Shqipëri
U rilindën mijëra Mic Sokola të UÇK-së, -sot i nderojmë me krenari!

Jusuf, o vëlla, tani devijatorët -multietnikët,- këta maskarenj,

Po shkelin mbi gjakun e tyre, -hiç pa drojë e pa marre,
E shpërlanë trurin, -u shndërruan në budallenj,
I humbën ndërgjegje, e fytyrë, -e shitën shpirtin -për pesë pare!

Jusuf, o vëlla, o yll e lajmëtar i lirisë,

Hero e pishtar i bashkimit të Shqipërisë.
Jusuf, o vëlla, flakadan, udhërrëfyes i rinisë,
Pishtar kombëtar, në ballë të shqiptarisë.


autor 
Ramadan Pllana
Zvicër, Mars 2011





Ramadan Pllana /poezi 




Flakadanëve  të  lirisë !...

Kush tha se kanë vdekur trimat-flakadanët e lirisë
A nuk i dëgjoni zërat e tyre që thërrasin e kumbojnë
-o burra t’i shpëtojmë nga gjëma tokat e shqipërisë
Nga Tivari  në Prevezë për bashkim jetësor  - jehojnë…

Shtatëmbëdhjetë  janari   acar  e  flakë – tetëdhjetë e dy
Kur  Jusufi, Kadriu e Bardhoshi hartuan  Bashkimin Kombëtar
Hienat  mizore-shekullore  të tërbuar – verbuar  në  dy sy
Tinëzisht  e pabesisht  shtien me plumba mbi këta pishtarë…

Dëshmorët  nuk  vdesin  kurrë  - nga janari njëmijë e katërqindë e tetë
Kushtrimin  lëshojnë kurdoherë që ka rrezik atdheu 
Flakadanë  të lirisë nga Skënderbeu e këndej  - yje përjetë
Me  flamurin  kuq e zi e me gjoksin e micit - forcën e anteut…

Jusufi, Kadriu e Bardhoshi – prore  yje të shqiptarisë
U ngritën në altarin e lirisë – lart e  me vetëmohim
Emrat  e  tyre shkëlqejnë me ngjyrë të artë – krenarisë
Bashkë me dasmorët e lirisë që  ranë me vetëveprim…

-o, prite, prite Azem Galicën –edhe vëllezerit Topulli
Thërret komandant  Adem Jashari -o Hamëz, o vëlla
Atdheu në rrezik- të ngritet në këmbë gjithë populli
Se vetëm lufta e  largon  armikun  barbar-këtë  shkja…


Ismet  Jashari – Kumanova – një djalë  petrit e azgan
Në Lozanë nën flamurin  e artë-uçk- garanci për fitore
të blejmë armë  e municion o ju shokët e bacit  Dan
Se unë ika në Drenicën heroike kundër hordhive mizore…


Fehmiu e Xheva  prapë  na ftuan për dasmën e traditës
Lëshuan kushtrimin për të kryer amanetin e pavarësisë
Se në Drenicë i kishte udhëzuar  Fazliu-mësuesi i dritës
Trashigiminë e Hasan Prishtinës- bashkimin e Shqipërisë…

Shiheni vargun e viganëvë  flakadanë e  krenarë
Shabanin, Metushin, Ahmetin,  të tjerë e Zija Shemsiu…
Rexhepin, Nuhiun, Afrimin, Fazliun …me gjak shqiptar
Se si shkëlqejnë e nderohën nga jugu e veriu…

Nga flaka e janarit, në mars, prill, maj…nëntor e dhjetor
Ranë e u ngritën – flamurtarë për te mos vdekur kurrë
 për tokën e nënës  Shqipëri – dasmorë  e  dëshmorë
Se gjaku i  flakadanëve nuk duron  këmbën e huaj…

Kush tha se kanë vdekur trimat-flakadanët e lirisë
A nuk i dëgjoni zërat e tyre që thërrasin e kumbojnë
o burra t’i shpëtojmë nga gjëma tokat e Shqipërisë
Nga Tivari  në Prevezë për bashkim jetësor  - jehojnë…

autor/ Ramadan Pllana














Ramadan Pllana