Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Monday, December 20, 2010

Muhamed Biçku 1971-1991


Parathenie

Dikur ne territorin e Ballkanit shtrihej nje shtet komunist, antishqiptarë dhe shumeetnikë me emrin Jugosllavi, sikurse çdo shtet tjeter edhe kjo kishte armaten e sajë qe quhej “armata popullore e jugosllavise” e qe ne fakt kjo armate kurre s’ka qene popullore,  per ne shqiptaret, kjo armate ishte me shume se barbare, e pistë dhe antishqiptare, kjo u deshmua edhe gjate luftes se dyte boterore , edhe pas saj dhe me nje fjale ishte varri i shume shqiptareve. Dime se nga kjo armate çetnike gjeten vdekjen e u denuan me burgje nder me te rendat qindera e mijera shqiptarè. Hovin me te madh armata barbare e serbo-sllavëve e morri kunder ushtareve dhe eproreve shqiptarë  nga viti 1981 e deri ne ditet e fundit te egzistimit te sajë!  Ne vitin 1991 ndrruan jete shume vellezer tane te veshur ne uniformen e kesaj ushtrie te piste çetnoko-sllave qe ne forma te dhunshme detyroheshin t’i sherbejne asaj! Rasti i pare qe tronditi Hogoshtin ishte kur nga kjo armate barbare ne vitin 1955 nga Vinkovci (Kroacia)  i pajete u kthye ne Hogosht bashkevendasi yne Shukri Ramë Sermaxhaj, vrasje kjo qe kurrë nuk eshtë sqaruar, me pastaj ndodhi edhe rasti tjeter poashtu nga Kroacia, qyteti Dugo Selo ne vitin 1991 (28 korrik) kur bashkevendasi yne Muhamed Raif Biçku, me profesion Hoxhë kthehet i pajete ne Hogosht! Shfrytezoj rastin e te permend edhe nje rast tjeter ku nga kjo armate u denua me 13 vite burg hogoshtasi Salih Kemajl Kastrati, te gjitha qe i ceka rezultojne dhe deshmojne se kjo armate kurrë s’ka qene popullore por armike dhe vetem ne deme te kombit tone prandaj edhe si e tille nuk jetoj gjate dhe u shua perjete! R.Latifaj













MUHAMED THËRRASIM

E martë: 29.7.1991, lajm i hidhur


Muhamedi Raif Biçku lindi më 1.11.1971 në mëhallën e Biçkajve në Hogosht. Ishte fëmija i tretë pas Mejremes dhe Samedit, rritej me plotë krenari, mësoi shumë në shkollën e fshatit dhe në mejtepin e xhamisë tek Hfz. Tasim Ademi nga Corrotica, që ishte imam në atë kohë (1985). Pasi përfundoi shkollën fillore, regjistrohet në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë, më 1986 dhe e përfundoi më 1990. Gjatë këtyre viteve sa mësonte në Medrese kishte shërbyer imam gjatë muajve të ramazanit në Hogosht 2 vite (më 1987-1988), në Vuthaj dhe Bojk (komuna e Ulqinit) të Malit të Zi.Lexonte literaturë të shumtë dhe të ndryshme. Filloi një lëvizje në tërë Jugosllavinë, gjatë 1 viti që pushoi kishte lexuar me dhjetra romane në bibliotekën e fshatit. Në te shihej një dritë e veçantë më shumë se tek moshatarët e vet, i edukuar mirë, pedant, i pashëm, trup-shtatë hollë, i buzëqeshur gjitheherë, shumë shpejt të bënte për vete. Mësimet nga profesorët e shkollës fillore dhe të mesme tek ai ndikuan në formimin e personalitetit të të riut të sinqertë.Në mesin e qershorit të vitit 1991 i erdhi ftesa për në shërbimin ushtarak (APJ). E përcollëm siç është traditë e jonë. I uruam shëndet të mirë dhe sjellje korrekte, në armatë, por nga letrat që i dërgonte diçka vërehej se nuk po i shkojnë ditët dhe netët ashtu siç mendonte ai dhe familja, shumë anëtarshe me gjyshen Ajshe që shpesh e përmendte dhe rrëfente se si sillej me nipin e tij të dashur që iu bë hoxhë.


Ditë e madhe pikëllimi


Po, në këtë ditë në ora 14.20 e martë, isha unë në pushimin veror, se edhe në Medrese nuk mësohet kur kanë pushim të tjerët, erdhi një hije dhe disa fjalë shushuriteshin vesh në vesh, se Muhamedi nuk është i gjallë, unë nuk besoja fare, fare de, pse nuk e di kurrë. E unë isha tek shtëpia e djalit të axhës tim Ibrahimit dhe Iljazit duke i ndihmuar nga pak në ndërtimin e shtëpisë së re, unë thosha në vete, po pse kështu bre aman o Zot, kush mundet Muhamedin ta vrasë, sepse ai mua më këshilloi shumë, më ofroi shumë, unë me të një vit në Medrese isha i pa ndarë, në rrugë ishim bashkë, në xhami bashkë, në oborr bashkë, e pse tash po ndahemi, nuk di si t’i përshkruaj këto momente.

 Filluan ta thërrasin së pari axhën e Muhamedit Adilin, pastaj babain Raifin për një bisedë zyrtare nga Komuna dhe policia, i thoshin eja deri në Kamenicë, se djalin ushtarë e ke diçka të sëmurë, në fillim as atyre nuk u tregonin, por pasi i njoftuan burrat si themi ne, pikërisht prindin e tij. u kumtua lajmi se atë e kanë vrarë në vendin ku shërbente në Dugo Sello të Kroacisë, pas 6 javësh shërbimi (41 ditë), dhe supozohej se me bombë duke çelur atë, jo ashtu, e kështu, por një dihet shumë mirë, se njeriu ka sy që të shohë, ka vesh që të dëgjoj, dhe ka logjikë të mendoj ... Më dukej e pa vërtetë, por lotët e çdo njërit në fytyrë tregonin se nuk derdhën lotët për dëshirë, por për pikëllim dhe humbje për vëllain tonë. Ajo ditë ishte e tmerrshme për të gjithë, familjen, fshatin, komunën, Kosovën, shqiptarinë, sepse u kumtua lajmi nga radio Zagrebi, në atë kohë ishte ora 22.30 (lajmet shqip).

Birin tonë ushtria e solli në komunë, kurse familja të nesërmen shkoi në mbrëmje në ora 20,50 dhe e solli në shtëpi arkivolin dhe trupin e Muhamedit.
I gjithë fshati dhe fshatrat përreth ishin dalë në pritje të vëllait të tyre, rridhnin lotët pa kufij, u kthye jo siç ishte traditë, por më herët se shokët e vet, nuk u kthye për të na gëzuar, por për të mos na parë ne, e ne atë e pamë, dhe bisedonim me të atë natë të gjithë ne familjarët, shokët, miqtë që në krahun e djathtë i rrinte burri me plot krenari babai Raifi me motrat dhe në anën tjetër me dorën në lule të ballit të Muhamedit e mbante dorën e lehtë dhe e përkëdhelte mbi xham fytyrën e më të dashurit të vet nënë Nazmija me djemtë aty afër. Epej gajreti shumë, por edhe bënin durim shumë, unë them hallall u qoftë prindërve e kanë treguar veten që nuk bëhet ndryshe. Nata po kalon ora 23.40 vijnë shumë njerëz, shohin fytyrën e vëllait të tyre për sy të çelur dhe të buzëqeshur që i përcillte, por pa i dhënë selam. Fshati organizohej shumë, nuk flinte askush, sonte është e mërkurë, të angazhohemi të gjithë, për nesër, sepse në ora 15.00 ishte caktuar varrimi, përmes njoftimeve në radio dhe gazeta. Lajmin e kishin marrë vesh të gjithë shqiptarët kudo që janë.Këtë ditë e mbuluan retë, vetë fshati pushonte, sepse humbi dritën më të shndritur në këtë anë, u shua zëri melodik që thërriste në xhami shumë shpesh, i cili dëgjohej edhe jashtë fshatit, në mesin e bilbilave nuk ishte i panjohur më ai zë, na mbeti goja e hapur duke thirr me zë të lartë të gjithë: “O Muhamed”.Për ty vëllai im. Eci rrugës për në shtëpinë tënde, tek dyert sot të enjten më 1 gusht 1991 në ora 11.00 u ndala, shikoja flamurin e kuq si gjaku i juaj, por edhe fotografinë e rritur që mbaja kujtim nga Medreseja me shalle dhe zemra më flet ngadalë për ty fjalën: “esselamu alejkum ve rahmetullah” ... nuk e hapi gojën, por me sy të shikoj thellë dhe ofshaj oh Muhamed, Muhamed ...

Kishte pritje madhështore, vinin nga të gjitha anët e Kosovës, nga Presheva, Bujanoci, Maqedonia, vinin shokët e shkollës fillore nga Kopernica e Shipashnica, nga Medreseja, shokët e dhomës me të cilët i kaloi 4 vite: Refiku, Fadili, Shasivari, Ademi, Muhamed Gashi, Orhani, Abdylmexhidi, etj., erdhën profesorët e Medreses Dr. Qazim Qazimi, Prof. Resul Rexhepi, i cili ngushëlloi vëllezërit dhe motrat, shumë, shumë njerëz që pritnin hogoshtasit siç e kanë traditë, me fjalë të ëmbla: “bukë, kripë dhe zemër”, drejtoheshin tek vendi i quajtur Bara, pikërisht ishte foltorja në shtëpinë e Qemal Avdi Biçkut, vend shumë i përshtatshëm dhe hapësirë e mjaftueshme. Të pranishmëve iu drejtua edhe babai Raifi duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, pastaj Basri Musmurati, stërnipi i të cilit është Muhamedi. Arritën shumë telegrame ngushëllimi. Vetëm kamerat dhe fotografitë mund të pasqyrojnë se si u zhvillua ceremoniali i varrimit të këtij vëllai tonë të madhe, se unë i mbetem shumë borxh me këta rreshta që i shkruaj pas 14 vitesh me disa plotësime.
Të gjitha rrugët dhe njerëzit kishin pikëllim, sepse kurrë nuk do të kthehet Muhamedi në mesin tonë. Namazin e xhenazës ia fali Dr. Rexhep Boja, talkinin Sejdi ef. Simnica, Kur’an kënduan: Sallah Feta, Shasivar Krasniqi, Fadil Sahiti, Adem Osmani etj. (shokë të klasës). Mbi varrin e tij u vendosën shumë kurora lulesh, varrimi përfundoi në ora 16.40, dhe duke i vendosur lulet mbi lule filloi të bjerë shi i madh, por pa menduar shumë shpejt, edhe u ndal. Lulet donë ujë, them unë aty afër. Sipas gazetës qe shkruar se në varrim kanë marrë pjesë afro 100 mijë veta. Kjo është për t’u kujtuar gjithmonë. Unë lus Zotin fuqiplotë që vëllain tonë ta shpërblejë me xhenetin Firdevs, kurse prindërve Allahu xh.sh. t’u ndihmojë dhe jep shëndet të mirë.

Autor i shkrimit / Teolog, Xhemush Biçku-Hogoshti


         

I përjetshem eshte Muhamedi


Vite e dekada kaluan
Kujtimet kurrë s’shterrojnë
Dhimbja,malli,endrrat shoqëruar
Afer vendlindjes sërish më ofrojnë

Rreshta pa mbarim
Periudhe e paharruar
T’shkruaj bashkevendasi im
Muhamed  Biçku  o yll i  pashuar

U shëndrrove në fanar
Për t’na rrezuar dritë
Tashmë je n’altar
Krenar e besnik

Ti ke vetem ditëlindje
Ti zgjodhe rrugën e përjetësisë
Ti mbetesh ngrohtësi e tokës ku linde
Ti je kopshti me aromë, plot atdhedashuri
***************************************
Me shumë mall dhe rrespekt
Ramadan Selim Latifaj
Ludwigsburg 20.12.2010

Tuesday, December 7, 2010

Sokol Sopi, deshmor i kombit


Dëshmori i Kombit 
Sokol Mustafë Sopi


Sokol Sopi  lindi me 8 tetor te vitit 1977 nga babai Mustafa dhe e ëma Xhemilja, rrjedh nga nje familje e kamur e një fshati afer kryeqytetit(Butoci). Ishte i vetmi vëlla i 6-të motrave; Vlorës, Valbonës, Qëndresës, Donikës, Shqipërisë dhe Kosovares.
Pra, që në vështrimin respektivisht shikimin e parë shohim një ndeshje të qartë të emrave, pagëzimeve dhe frymëzimit atdhedashës të dëshmorit Sokol Sopi, janë këta emra të shpresës për lirinë e Kosovës, Shqipërisë, qëndresën dhe atdhedashurinë që edhe prindërit z.Mustafa e znj.Xhemilja shprehen përmes emrave të vajzave dhe djalit të tyre të vetëm respektivisht dëshmorit të gjithë kombit shqiptar Sokol Sopi.

Motrat, siç përdorim ne edhe fjalën në popull “digjen për vëlla”, ato mezi prisnin  martesën e të vëllait të tyre Sokolit, mezi prisnin  përfundimin e luftës në mënyrë që të rritet gëzimi familjar, por ja që robërimi dhe padrejtësitë shekollore sikur po lidhnin nyjë ëndrrat e tyre ngase Kosova po digjej në zjarrë ndërsa për t’i treguar mbarë botës se populli shqiptar ne Kosove e do lirine, edhe vëllau i tyre Sokol Sopi ishte radhitur në vijat e para të frontit me shumë bashkëluftetarë te UÇK-së. Nëse përkujtojmë padrejtësitë , shkeljet dhe dyndjet e mëdha të largimit të 714 fshatrave shqiptare nga okupatori mëse i ndytë serb në shekullin XIX-të , këtu me dhunë nga Statovci debohet edhe familja e Sokolit, pejzazhe këto të cilat ata i ruajtën vetëm si fanitje në kujtesën e brezave me radhë.
Prandaj të parët e dëshmorit ndonëse të mësuar me shkeljet dhe padrejtësitë e hordhive serbo-qetnike përherë ishin në shërbim të çështjes kombëtare me të vetmen dëshirë që atdheu, Kosova dhe mbarë trojet shqiptare  të gëzojnë paqe e liri kudo në tokat e tyre.
Si rezultate flasin dëshmitë se në luftën e II-të Botërore, familja Sopi mbështeti me të madhe dhe në mënyrë shumë të forte Lëvizjen e Rezistencës shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, shtëpia e tyre ne Butoc atëbotë ishte kulm dhe vendë-strehim i shumë atdhetarëve me nam si Adem Gllavica, Shyt Mareci, Azem Jashanica, Kapedan Gjoni, Shemsi Mramori, Musli Dumoshi e shumë të tjerë. Me mbarimin e kësaj lufte, gjyshi i dëshmorit Ismajli ishte dëshmitarë i masakrës së Tivarit i cili i shpëtoi asaj por që u kthye me shumë plagë i gjallë në shtëpi.
Mustafë Sopi (profesor i filozofisë) rendom i thoshte të birit të tij Sokolit për një thënie të Augustinit “ Parashikimi hyjnor e udheheq historinë njerëzore prej Adamit e deri në fund të historisë sikur të ishte historia e vetëm një njeriu që nga fëmijëria e deri në pleqëri”. Prandaj shihet se drama e Sopëve eshtë nje histori e hidhur sikurse e shumë shqiptarëve.

Sokoli në vitin 1996 kishte përfunduar shkollën e mesme dhe me një dëshirë të madhe dëshironte të studionte në Akademinë Ushtarake të Tiranës, megjithëkëtë në Shqipëri shpërthyen trazirat , në Kosovë vërehej thellimi i shkeljeve dhe torturave mbi popullin shqiptarë dhe pikërisht këto ishin edhe arsyet që Sokol Sopi mbetet në Kosovë, pikërisht nga fundi i vitit 1997  u inkuadrua në Guerilën e Prishtinës. Fillimisht ishte në angazhim të shpërndarjes së „Çlirimit“e më vonë merr detyra me një përgjegjësi më të madhe dhe me përplot rreziqe.
Historia po përsëritej sërish, shtëpia e Sopëve po bëhej shtëpi dhe vend-qëndrim i shumë atdhetarëve dhe bashkëluftëtarëve si: Isa S. Kastrati, Meriman Braha, Shyhrete Gosalci, Hazir Borovci, Ibrahim Mehmeti , Salih Mustafa e tjerë, ishin pra keta edhe strategët të cilët me vonë në betejat shumë heroike i fusin frikën për ta dëbuar pergjithmonë armikun e ndyte sebosllav nga kjo pjesë e Dardanisë.
Në fund të muajit shkurt 1999 e që betejat kishin marrë shtrirje më të madhe dhe më të gjërë, Sokoli kishte kuptuar dhe kishte vetëm një qëllim, një ideal dhe vizioni i tij i qartë ishte  sakrifica e tij për lirinë që e donte më shumë se jetën e tij. Largohet nga Guerilja e Prishtinës dhe merr rrugën e maleve, radhitet në Brigadën 153 në Zllash, brigada ku ishte i vendosur edhe i ati i tij Mustafa dhe tri motrat; Vlora, Valbona e Qëndresa.

Beteja e Marecit dhe lulet e prillit

Beteja e Marecit nis' me krismat e pushkës së Sokol Sopit që nga e diela e 18-të Prillit kur forcat armike nisen për të depërtuar në Marec dhe Sokoli që atë ditë ishte në vijat e para të frontit të zjarrit, plot tri ditë sypatrembur qëndroj në vijën mbrojtëse, çështë karakteristike rrëfejnë bashkëluftëtaret e tij se ishte shenjëtarë i mirëfilltë sa që shumë shpejt pas marrjes në shenjestër i shihnim se si shkonin në ajr armiqët dhe teknika e tyre ushtarake. Lufta ishte e rreptë deri në oret e zymta të së martës , sikur toka po shembej nga gjëmimet e qielli lëshonte ushëtimën por trimat e UÇK-së po qëndronin të paluhatur në vijat e tyre të frontit me një moral tejet të madh dhe me vizion te qartë atdhetar.

Një predhë armike  rreth ores 6-të të mbrëmjes bie mbi një grup luftëtarësh , i plagosur rëndë ishte edhe Sokol Sopi dhe bashkëluftetari i tij më i riu Afrim Vitia. Të medha ishin 7-të plagë të Sokol Sopit në trupin e tij e që  kujtojnë 7-të plagët e Gjergj Elelez Alisë, luftëtarët Faton Vitia, Selver Zymeri , Pajazit Sopi e Ilir Vitia shumë shpejtë u përkujdesën për të plagosurit të cilët i tërhjekën nga vija e frontit . Sokoli e Afrimi tërë natën dhe ditën e nesërme qëndruan dhe i perballuan dhimbjet e plagëve, u sollën në shtëpinë e Bajram Vitisë, të nesërmen në mëngjesin e së mërkurës me 21 Prill 1999 nën breshërinë e fuqishme të granatave çetnike i tërhjek Isa Kastrati dy të plagosurit në spitalin e improvizuar të “Skifterave” në ZLLASH, ishin nën përkujdesje të Doktoreshës Teuta Hadri deri në orët e pasditës por në mungesë të mjeteve Doktoresha s'mundi të bënte shumë për të plagosurit dhe për të shpëtuar ata duhej dërguar në LLAP në ndonjë Spital ushtarak.

Mblodhi fuqinë dhe lëshon zërin nën dhimbjen e hidhur të plagëve Sokol Sopi dhe thot, vetëm me Bacën Isë do ta mirrja at rrugë, kështu shprehet edhe Afrim Vitia duke iu drejtuar Isa Kastratit dhe i thonë me një buzëqeshje: “Do të na dërgosh baca Isë”?“Është fjalë kjo Sokol” sikur me nguti ia kthen Isa, “Qysh mos t’i qoj Baca trimat e vet…Për ju do t'ia mësyja madje edhe vet zjarrit vetëm e vetëm mos të harroni se shpejt do të ju mbyllen plagët e tevona do të ktheheni e do e largojmë ktë bishë sllavo-shkine nga çdo pllëmbë e Kosovës sonë, na pret edhe dasma e Afrimit ku baca Isë do të kërcej në valle nga toka në qiell, e shihni se si do të vallëzoj Isë Kastrati!!! a po Afrim? Por ti je më i vogël e njëherë do ta martojmë Sokolin e ky besa është edhe vëlla i 6-të motrave, Ishin kta zërat e krenarisë së maleve tona dhe vendoset që në mbrëmje të nisen për në LLAP.
Me 21 prill 1999 para mbrëmjes nisen DY xhipa dhe një kombi me ushtarë të plagosur, në xhipin që e drejtonte Isa Kastrati ishin dy ushtarët e plagosur Sokol Sopi dhe Afrim Vitia.

Gjat udhëtimit dhe rrugës tejet të dëmtuar, si pasoj Kombi paska ngelur në një baltë me çrast xhipi i dytë paska filluar tërhekjen e tij, gjendja shëndetësore e dy të plagosurve Sokol Sopi dhe Afrimi Vitia po keqësohej dhe Isa Kastrati vazhdon rrugën dhe papritur bëhet një ngatrrim i rrugës në një kryqëzore dhe se në vend që të merrte drejtimin e Prapashticës, niset kah „bullajt“ /lagje në Marec/ dhe si pasojë bien në pritë të forcave ushtarake çetniko-serbe.

Pas alarmimit të forcave armike me të shtëna, Isa Kastrati ia del që t’i nxjerr nga Xhipi dy të plagosurit për t'i bartur në një largësi dhe arrin të kthehet për të vazhduar luftën me forcat Çetnike. Bazuar në deklaratat e fshatarëve të lagjës aty ishte bërë luftë heroike dhe shumë e rreptë, luftë tejet e pabarabartë ngase Isa ishte vetëm ndërsa të plagosurit Sokoli dhe Afrimi e ndihmuan ndonëse të plagosur rendë. Zhvillonte luftë ballore dhe në afërsi deri në 10 m, në saje të gjurmeve, ishte dëshmija se kishin mbetur 5 policë të vrarë, Isa Kastrati bie heroikisht ndërsa më pastaj vriten edhe dy të plagosurit, Afrim Vitia dhe Sokol Sopi, nga resistenca dhe humbjet që bishat çetnike psuan në betejë   sikur s’i besonin as armëve të veta dhe në trupin e pajetë të Isës në shenjë revolte dhe dëshprimi kishin shti breshëri plumbash ndërkaq në kokë ishte i goditur edhe me Kazmë. Ranë për të mos vdekur kurrë .
Lavdi dëshmorit Sokol Sopi dhe të gjithë dëshmorëve të Kombit
www.hogoshti.blogspot.com