Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Saturday, September 4, 2010

Adem Jashari - poezi



Adem Jashari

Lavdi komandantit Adem Jashari
Lavdi të gjithë dëshmorëve te kombit


Wednesday, September 1, 2010

KADRI ZEKA DHE KOHA JONË









 
 
 
 
 
 
Prof. asc. dr. Begzad Baliu
 
Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla
KADRI  ZEKA DHE KOHA JONË
 

Parantezë

Janë disa momente historike që të kthejnë mbrapa për të menduar zgjidhjen e një problemi të shafqur rastësisht apo që shfaqet një për kohë më të gjatë. Historia kombëtare, pavarësisht prej dobësive të cilat e kanë përcjellur përbëhet prej disa momenteve të shndritshme tek të cilat detyrohemi të kthehemi ashtu sikur kthehet lexuesi tek veprat klasike të artit e të letërsisë, sahere që këto fusha të dijes materiale dhe shpirtërore përjetojnë kriza të caktuara. Krizat nëpër të cilat po kalon jeta jonë materiale dhe shpirtërore njëkohësisht, përkatësisht kriza intelektuale, kulturore dhe politike, në të cilen po kalin shoqëria shqiptare në këtë udhëkryq të historiesë kombëtare, jo njëherë na kthejnë tek ngjarjet historike, veprat programatike dhe konceptet politike të dijes kombëtare, të shkruara sidomos dy shekujt e fundit.

Jeta dhe vepra e Kadri Zekës, aktiviteti dhe konceptet politike të tij, i takojnë historisë së re të Lëvizjes Kombëtare, të cilës i kthehemi për shumë arsye. Ajo shënon një prej nyjeve të rëndësishme të historisë kombëtare, një prej ndërlidhjeve komplekse, e cila e vlen të konsultohet sa here gjendemi para sprovave politike, sociale dhe koluturore. Një sprovë e ndërlikuar, para të cilës jemi gjetur tri vitet e fundit e vlenë të vlerësohet edhe në këtë shkrim në kontekst të jetës veprimtarisë atdhetare dhe sidomos në kontekst të koncepteve politike të tij.


(Para se të shkruaj për Kadri Zekën kam pasur shumë dilema se si do të mund të shtroja këtë temë. Të shkruaj një jetëshkrim të tij, më dukej temë e tejkaluar, pavarësisht prej aspektit dhe modelit origjinal me të cilin do të mund ta shtroja. Të shkruaja për aktivitetin e tij historik, më dukej një përsëritje e zakonshme, pavarësisht prej anëve të reja që mund t’i sillja. Dëshiroja të shkruaj ashtu sikur do të shkruante Kadri Zeka në rrethana të sotme, nëse jo me konceptet ideologjike të tij, së paku me konceptet morale të tij).

Duke njohur aktivitetin e tij politik dhe sidomos atdhetar të shkruar e të treguar nga brezi i tij, kisha kuptuar se Kadri Zeka, ashtu sikur edhe brezi i tij i atdhetarve nuk punonin për të hyrë në histori, por për të ndryshuar historinë, respektivisht për të bërë historinë e re. Në të vërtetë kështu edhe ndodhi, ata e bënë historinë jo duke u ngritur mbi te, por duke hyrë brenda saj, si bartës moral dhe historik të saj.
Mbi këtë aspekt mund të formulohen edhe konceptet e brezit të “nacionalizmes” që e bënte Lëvizja nacionaliste e dalë nga Lufta e Dytë Botërore dhe konceptet e brezit të “nacionalizmes” ilegale të organizuar në grupet ilegale duke nisur me Grupin e Adem Demaçit e këndej. Pse mund të thuhet kështu?

Nacionalenverizmi pragmatist

Brezi i nacionalistëve të dalë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, së pari e kishte humbur një luftë, duke i takuar krahut botëror që gjithashtu e kishte humbur këtë luftë, dhe duke qenë i shpërndarë e i papërkrahuar nga bashkësia ndërkombëtare, tash luftën për Shqipërinë e bënin në mënyrë vetijake, duke bërë llogaritë e gabuara të së kaluarës dhe mundësitë vetjake të kohës. Ndryshe nga këta, brezi i ri i ilegales që filloi aktivitetin atdhetar me grupin e Adem Demaçit e këndej, kishte të tjera koncepte: kishte një të kaluar të pastër dhe në histori mbështeteshin si iluministë. Ndonëse nuk ishin të njohur me konceptet politike dhe as nuk ishin të shtrënguar ideologjikisht pas koncepteve filozofike të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, ata pa përjashtim ishin pozitivist dhe revolucionar të konceptit enverist, që e njihnin vetëm punën, veprimin, aktivitetin revolucionar të lëvizjeve ndërkombëtare dhe vepronin si luftëtar besnik të atdheut deri në vdekje.

Kadri Zeka
Mbi këto parime ndërtohej edhe mendimi i Kadri Zekës. Ai nuk thotë se për të qenë atdhetar duhet t’i takosh kësaj apo asaj partie, duhet t’i takosh këtij apo atij grupi, duhet të jesh i mbështetur në këtë apo atë individ dhe në këtë apo atë ideologjie. Kadri Zeka, si luftëtar i denjë dhe i pandalshëm i lëvizjes këmbëtare shkruante: “Siç thotë patrioti dhe dijetari ynë i madh, Sami Frashëri, Atdheu nuk duhet t’i jap as varr atij që nuk ka dhënë për atdhe pikën e djersës apo gjakut kur ka qenë nevoja”.

Pra, Kadri Zeka duke u mbështetur në rrethanat e krijuara të vendit e të kohës në të cilën vepronte, i ndërlidhte këto veprime, në shenjë të praktikës revolucionare të veprimit.

“Çastet e vështira që po kalon atdheu ynë dhe rreziqet që po i thurren atij e bënë edhe më urgjente nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriot. Pra, vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike, mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqëve. T’i bashkojmë grushtet e zemrat tona në këtë luftë të shenjtë. Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, s’e trathtojmë dot gjakun dhe porosinë e patriotëve tanë të shquar që nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut për lirinë e truallit arbëror”. (69)

A mund të tingëllonte sot ndryshe dhe më pak e fuqishme thirrja e tij?
Jo!!!
Rruga jonë për Evropë kalon nëpër Tiranë

Megjithatë, sot për fatin tonë të keq ky zë nuk po dëgjohet. Atdheu ynë dhe çështja shqiptare nuk është më pak e rrezikuar. Udhëkryqi në të cilin gjendemi nuk është më pak i komplikuar se ç’ishte dje. Por, zërat janë më të mbyrur, më të shterrur, madje më të çoroditur. Zëri që dëgjohet sot në emër të zgjidhjes së çështjes kombëtare shpesh është zë antihistorik. Ai është jo vetëm në kundërshtim me thirrjen që bënte dje Kadri Zeka dhe brezi i tij, por edhe në kundërshtim me brezin që sot punon me sakrificë për ardhëmrinë tonë, si domosdoshmëri historike. “Për ne zëri i Shqipërisë nënë, ka qenë dhe mbetet zëri i fuqishëm i vendit tonë amë...“ (7).


Çdo të thoshte sot Kadri Zeka?

A do të thoshte se rrethanat e reja kërojnë qëndrim tjetër ndaj Shqipërisë. A do të ngrente sot konceptet e Akadmisë Serbe të Shkencave, të vitit 1986, për bazen historike të identitetit shqiptar të Dardanisë përkatësisht Kosovës, të ndryshme nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë.

Jo.

Sigurisht as Ai nuk do të ishte anaronik me botën e sotme. Do të punonte dhe do të luftonte nga ana kombëtare edhe ai për Evropën e Bashkuar dhe praninë tonë në te, e megjithatë për një gjë do të ishte këmbëngulës: Rruga jonë për Evropë kalon nëpër Tiranë.

Sot, për fatin tonë të keq, ende nuk thuhet kështu. Sot zërat e tillë quhen zëra të vonuar, ndërsa thirrësit e tillë quhen romantik, anakronik etj. Sot në modë, janë konceptet “bashkëkohore dhe modorne njëkohësisht", janë zërat e klaneve, sot janë në modë mendimet, konceptet dhe flamujt e ngritur mbi interesat e përgjithëshme nacionale, nga ish-titistë, që me shumicë dhe me bujë i kanë sjellë duke i nxjerrë edhe prej gijotine dhe i kanë vënë në krye të institucioneve kulturore dhe politike.

E pa besueshme. Kemi besuar se ata dhe mendimet e tyre janë vjetruar për shkak të moshës, për shkak të kohës dhe për shkak të moralit të ri kombëtar. E kemi ditur se kanë qenë shumë, por që paskan mbetur kaq shumë zor të besohet edhe sot.

Mbi mardhëniet shqiptaro-serbe

Kadri Zeka ka shkruar dhe i ka trajtuar një varg çështjesh të rëndësishme për kohën e tij, por me peshë edhe për kohën tonë. Duke qenë i përcaktuar për veprime konkrete ai as me historinë as me bashkëkohësinë nuk është marrë për të ndërtuar biografinë e tij. Me historinë është marrë për të konkretizuar nyjet e mardhënieve shqiptaro-serbe dhe ai këto i ka gjetur në Programin e Çubriloviqit, të cilin e patë botuar jo vetëm si kontribut të tij dhënë Lëvizjes, por edhe si sprovë për të komunikuar me lëvizjen dhe politikën ndërkombëtare përgjithësisht. Sot, në rrethana të reja të njohjes së mardhënieve shqiptaro-serbe këto nyje zgjerohen nga një program në disa programe të njohura të shkollës serbe dhe nga programet individuale, grupore dhe institucionale në konceptet politike antishqiptare të shteti, të institucioneve më të larta shkencore dhe të kishes autoqefale serbe. Mund të shkohet madje edhe më tej, tek një ndërdije antishqiptare- tek serbët, të shoqëruar me përbuzje ndaj gjithë asaj që është shqiptare, dhe tek një ndrëdije dhune - te shqiptarët, të shoqëruar nga frika dhe tmerri i krijuar historikisht nga dhuna shtetërore, kulturore dhe fetare që kanë bërë serbët mbi ta.

Duke qenë njohës i mirë i këtyre mardhënive, nga aspekti tradicional (jetoi në kofi një kohë të gjatë, familjarisht i kujtonte shumë të freskëta pasojat e përndjekjes dhe dhunës së politikes gjenocidale serbe në qerekun e fundit të shekullit XIX dhe shekullin XX. Gjyshja e tij ishte njëra prej fëmijëve të gjetur në djepin e mbuluar me dëborë gjatë përndjekjeve serbe në fund të shekullit XIX etj. Ndjente gjithnjë një rrezik të përhershëm të përsëritjes së krimit serb mbi shqiptarët, prandaj edhe nuk do të befasohej nga përsëritja e krimit serb që do të ndodhë mbi shqiptarët edhe në fund të shekullit XX, por do të punonte me ngulm që ajo të mos ndodhte.

Si do të vepronte Kadri Zeka pas gjithë kësaj?

Pavarësisht nga kjo Kadri Zeka, këtu nuk do ta gjente edhe pamundësinë e bashkëjetesës së serbëve dhe shqiptarëve. Ai ishte luftëtar i lirisë së popullit të vet dhe humanist i internacionalizmes proletare, prandaj edhe shoqërinë shqiptare kurrë nuk do të mund ta shihte ashtu të pastër, pa botën tjetër kulturore, shpirtërore dhe fetare.

Për Kadri Zekën mardhëniet shqiptaro-serbe nuk do të shtroheshin si mardhënie të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, por si mardhënie të Kosovës dhe Serbisë. Për më shumë se një shekull Serbia ka përgatitur shpirtërisht, politikisht dhe madje moralisht, ka ushqyer dhe ka ndërsyer serbët e Kosovës dhe kolonët serb të sjellur nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi e Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës. Urrejtja e madhe, apo muri i gjakut ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nuk është krijuar në fund të shekullit XX gjatë Luftës së Kosovës. Jo. Gjatë është punuar për ndrtimin e tij. Për të është investuar gjatë, shumë dhe shumë kohë. Në ndërtimin e këtij muri teorikisht dhe historikisht është investuar pothujase pa ndërprerë më shumë se një shekull e gjysmë. Dhe nuk është investuar as nga një brez e as një bartës politik. Për ndërtimin e madh të murit të gjakut ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve kanë invesatuar kryeministrat e ministrat serbë, politikanët e partive që janë quajtuar radikale dhe partive që janë quajtur paqësore, akademikët, shkencëtarët e të gjitha profileve, poetët dhe këngëtarët, priftët, etj., konceptet e të cilëve i kanë aprovuar, i kanë instrumentalizuar dhe i kanë vënë në jetë institucionet shtetërore (qeverëtë e të gjitha kohëve, Ushtritë, policitë, sigurimet e brendshme); institucionte shkencore (Akademia Serbe, Universiteti); dhe institucionet fetare (Kisha Ortodokse Pravosllave).

Për shkak të këtij investimi të gjatë dhe të madh teorik dhe praktik muri i madh i gjakut ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është vështirë të tejkalohet, dhe vështirë të tejkalohet sidomos nëse kjo kërkohet të kalohet nga ana shqiptare, sikur kërkojnë miqtë tanë, nëse në ngritjen e tij vazhdojnë të investojnë edhe më tej institucionet shtetërore, shkencore dhe fetare serbe, pa e ndjerë fajin për krimet e bëra mbi shqiptarët dhe popujt tjerë fqinje.

Për të gjitha këto dhe për shumë arsye të tjera, Kadri Zeka do të punonte në krijimin dhe ndërtimin e raporteve të reja ndërmjet serbëve, që nuk do të ishin raporte ndërmjet Serbisë dhe shqiptarëve, sikur përpiqeshin t’i ndërtonin bartësit e politikës serbe gjatë shekullit të fundit, as si raporte ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sikur pretendohet t’i ndërtojnë sot disa qarqe shqiptare pa koncepte historike për çështjen shqiptare dhe ballkanike; dhe më nund as si raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sikur përpiqen t’i krijojnë disa qarçe ndërkombëtare të tezës së multietnicitetit të Kosovës, por si raporte ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, që në të vërtetë janë raporte historike ndërmjet këtyre shteteve dhe popujve fqinje.

Evropa dhe arrivizmi ynë politik

Po ta jetonte kohën tonë, Kadri Zeka gjendjen tonë të rëndë ekonomike, sociale dhe politike nuk do ta shpjegonte thjesht me parolla politike dhe me arrivizëm politik, sikur do të shprehej Jusuf Gërvalla. Duke shkruar për gjendjen ekonomike, sociale dhe politike të Kosovës së fillimit të viteve tetëdhjetë ai theksonte: “Kosova jo vetëm që nuk është e varfër, por me fushat dhe nëntokën e saj të pasur, ajo është krahina më e pasur në Jugosllavi. Ajo disponon me 64 % të rezervave të thëngjill-linjitit në Jugosllavi, 67 % të mineraleve të plumbit e të zinkut, 24% të hekurnikelit. Ajo prodhon miliarda kilovat energji elektrike e miliona ton xehe të ndryshme. Kosova prodhon 93% të të gjithë argjendit në Jugosllavi, e të mos flasim për fushat e gjëra, për lumenjtë e mallet e pasura të Kosovës”(60). Të dhënat e tij dhe të njohura sot edhe më gjerësisht tragojnë se Kosova nuk është viktimë e mendësisë së ultë politik, kulturore dhe arsimore. Ajo nuk është viktimë e një vendi që nuk mund të jetoj prej pasurisë natyrore dhe mendore të atij vendi dhe të atij populli. Kosova është viktimë e mosmarrëveshtjeve politiko-ushtarake të sferave ndërkombëtare të interesit. Kosova mund të jetoj edhe vetëm prej pasurive nëntokësore të saj edhe prej pasurisë mbitoksore të saj. Ajo mund të jetoj më në find edhe vetëm prej pasurisë së natalitetit dhe fuqisë rinore që ka.

Çka do të bënte Kadri Zeka sot tri vjet pas krijimit të rrethanave të reja në Kosovë. Do ta bënte jetën dhe politiken e arrivistit, sikur po bëjnë sot pasardhësit e tij politik, apo do të vazhdonte të punonte me konceptet dhe idealet, me të cilat punonte atëherë. Sigurisht nuk kishte pse t’i ndryshonte ato. Humanisti i radhëve të para, sot do të ngritej kundër gjendjes së mjerë sociale të popullit, që ishte bartës i luftës në Kosovë, por do të ngritej edhe kundër arrivizmit dhe politikës që përfaqëson sot brezi i ri i politikanëve të Kosovës. Do të ngritej kundër sjelljes së bashkësisë ndërkombëtare, që sikur shkruante atëher “flet shumë dhe nuk thotë asgjë”, ndërsa sot do të mund të thuhej “punon shumë e nuk bënë asgjë”. Nuk dua të them se ai do të ngrente çështjen e statusit politik të Kosovës. Për këtë do të punonte sot sikur ka punuar dje, pa anime, pa improvizime dhe pa u lodhur. Le të kujtojmë se ai ishte humanist dhe konceptet e tij ishin sociale, prandaj për asnjë kusht dhe në emër të çfardo trysnie e posti kurr nuk do të lejonte që të mbyllë sytë dhe veshët para gjendjes së rënd sociale të banorëve të Kosovës, sidomos të zonave të luftës. Zor të besohet se Kadri Zeka dhe shokët e idealeve të tij do të flenin të qetë, pas paraqitjes së çdonatshme të familjeve të dëshmorëve nën tenda, nën dyer të fqinjëve, në ahuret e përshtatura për të kaluar dimrin etj.
Zor të besohet se Kadri Zeka dhe brezi i idealistëve të tij do të pajtoheshin të duronin një mjerim të tillë, nëpër të cilion po kalojmë, në emër të pritjes së marrveshtjeve ndërkombëtare për zgjidhjen e statutit të Kosovës, në emër të të cilës profiter dhe matrapaz të të gjitha ngjyrave dhe idelogjive përfitojnë e stërpërfitojnë edhe me djersën tonë. Kosovës i duhet liria dhe mundësia për të punuar. Kosova nuk ka nevojë për dhurta, Kosova ka nevojë për ndihma dhe përkrahje që si dje, si sot ju jepen madje edhe rajoneve të varfëra të shteteve të pasura të Evropës, Çoftë edhe për shkak të një vere të thatë apo dimri të ftohetë. E në Kosovë ka ndodhur termet, ka ndodhë përmbytje biblike nga dora e njeriut.

Prej “dhuratave” të tilla nuk përfitojnë qytetarët e Kosovës, prej dhuratave të tilla përfitojnë individët e të gjitha ngjyrave dhe shumë shumë përfitojnë klanet, grupet dhe krijesat që organizohen brenda natës, që përfitojnë brenda natës si me shkopin magjik, që janë bartëse të interesave të caktuara klanore e mafioze dhe politike e ideologjike. Prej “dhuratave” të tilla përfitojnë përfitojnë individët që me gjunjë dhe brryla janë aty ku kanë synuar gjithmonë për të shërbyer: aparatqik, pothador, mashtrues dhe denoncues.

A do të heshte Kadri Zeka sot dhe çka do të thoshte ai sot. Prej njerëzve të tillë, -reagonte ai, - prej klaneve dhe grupeve të tilla, më shumë se prej askujt tjetër, i vjen rreziku Kosovës dhe i mbyllen rrugët për synimet e saj historike. Ata që janë mësuar të përvidhen deri dje në politikën e Beogradit dhe shkollën e saj përvidhen sot dhe shfrytëzojnë për për interesa individuale dhe klanore edhe dhuratat që na i jep bota. Për shkas se ne i dime pajojat tragjike në të cilat na kanë quar mashtruesit, pithadorët dhe përfituesit e tillë, nuk kemi se si të mos dëshprohemi dhe të mës shqetësohemi sot për të ardhmen tone.

Gjatë, tepër gjatë të tillët e kanë mashtruar Beogradin për ndërtimin e bashkim-vllazërimit ndërmjet shqiptarëve dhe sllavëve të jugut, por më në fund, mashtrimet, gënjeshtrat, demagogjinë dhe përfitimet e tyre persoanale, familjare dhe klanore i kemi paguar si popullm e gjak deri në gju dhe me përndjekje biblike. Me të njëjtën demagogjike sillen e përvidhemi sot shumë individ të kësaj shkolle, dhe të njëjtat premtime i jepen bashkësisë ndërkombëtare. Është e kuptueshme prandaj pse shqetësimet tona rriten. Kemi të drejtë. Demagogjinë e tyre si individ dhe si grupe, si popull do ta paguajmë më shtrenjtë se çe kemi paguar dje.



Dëshprimi dhe vendosmëria e madhe



Në këtë rrjedhë, ai sigurisht do të dëshprohej shumë, për mungesen e guximit qytetar përgjithësisht të inteligjwencies për të përkrahur Lëvizjen Ushtarake në Kosovë gjatë luftës, por do të dëshprohej edhe më shumë për shkak të mungesës së guximit intelektual të kësaj inteligjencie për të përkrahur rezultatet e luftës. Në këtë situat ai do të zgjedhte rrugën e punës dhe të aktivitetit të pandalshëm, dhe nuk do të dorëzohej para përndjekjes së përndjekësve të ri të mendimit politik, nuk do të dëshprohej prej përndjekësve të përditëshëm, sikur janë dëshpruar intelektualët e paktë që viteve të fundit kanë guxuar ta artikulojnë drejt dhe guximshëm mendimin e tyre politik dhe kulturor.

Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Metush Krasniqi
Isa Kastrati, Avdi Xhaqku
Në vend të dëshprimit ai do ta ftonte muzen letrare të Jusuf Gërvallës, si dhe filozofinë e këmbëngultësisë të Rexhep Males, për t’i bërë kritikën shoqërisë shqiptare të kohës sonë. Besojmë se njëra prej kritikave më të rendësishme do të ishte kritika e shoqërisë kosovare të kurseve. Në Kosovës ka shumë vjetë që jetohet prej arsimimit të improvizuar. Në Kosovë, ndryshe nga ç’pritej që të ndërtohej shkolla e vërtetë kombëtare e nivelit evropian, është ndërtuar shkolla të nivelit më të ulët. Vetëdija kulturore, shoqërore dhe sidomos ekonomike e politike po krijohet me kurse dite e nate. Kurset e tilla, të cilat përgjithësisht quhen trajnime, të kujtonë atë shoqëri që u krijua me të njëjtat përmasat dhe metodat, pas Luftës së Dytë Botërore, e ne i dimë rezultatet e saj sot. Në të vërtetë ne i dimi pasojat tragjike nëpër të cilat kemi kaluar dhe sidomos pasojat me të cilat kemi përfunduar. Tashmë ne i dime pasojat e kursistëve të kësaj shkolle dhe të shkollave të tilla, s’kemi si të mos jemi të dëshpruar prej kurseve dhe kursistëve të rinjë, të cilët brenda natës marrin fatin e shoqërisë së sotme në duart e tyre, duke lënë mënjanë dhe në rrugë, individët e arsimuar me vite të tëra në Kosovë apo jashtë saj.

Çdo të bënte Kadri Zeka në këtë rast?

Do të punonte shumë që të ndërtohet vetëdija politike e brezit të ri, por nuk do të pranonte kurrë që lëvizja e re kombëtare të bëhej pa praninë e studentëve, sikur bëhet sot. Do të ishte rinia, përkatësisht studentët, ajo që do të vendoste për fatin e tokave të shkëputura të Kosovës, do të ishte rinia ajo që do të ndërprente gjykimet e drejtuesve të luftës, përkatësisht gjykimin simbolik të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Do të ishte ai në krye të klasës punëtore të Kosovës që do të vendoste për fatin e pasurisë nëntoksore dhe mbitokësore të Kosovës, do të ngrihej kundër gjendjes së mjerë të rreth 70% të popullit të Kosovës, standardi i të cilës bie edhe për shkak të ngritjes pa mbulesë të standardi të një përqindjejeje të vogël vendasish, të cilët punojnë me të huajt pa pasur përgjegjësi për Kosovën dhe standardin e saj të përgjithshëm etj. Më pare se sa të ishte në krye të Partive politike, më pare se sa të ishte në krye të institucioneve shtetërore, më pare se sa të barrikadohej në ndonjë shërbim në drejtoratet të cilat në të vërtetë i drejtojnë kryesisht të haujt, ai do të ishte në krye të aktiviteteve të kalsës punëtore, në krye të organizatave që mbrojnë vlerat e luftës dhe fitoren e saj, në krye të organizatave që organizatave që përcjellin dhe mbrojnë materialisht dhe moralisht familjet e dëshmorëve etj.

Gruaja e Kadriut dhe nana e vellezerve Gervalla ne Stuttgart
Në të vërtetë, Kadri Zeka në kohën tonë, do të ishte aty ku ka buruar dhe buron lëvizja morale dhe pragmatike e çështjes shqiptare.


Dasma e Kadriut


Lavdi jetes dhe vepres se deshmorit Kadri Zeka, lavdi shokeve te idealit te tij, lavdi te gjithe deshmoreve te kombit.