Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Tuesday, December 18, 2012

Njëqind vjet udhërrëfyes lirie (Hasan Prishtinës - Ideologut të Shqipërisë Etnike) autor Ramadan Pllana

Njëqind vjet udhërrëfyes lirie

(Hasan Prishtinës - Ideologut të Shqipërisë Etnike)





Hasan, o hero i pavdekshëm i Shqipërisë

Flamurtar e udhërrëfyes i burrërisë

Flakadan i pashuar i adheut e i lirisë

Prore pishtar për bashkimin e shqiptarisë

°°°

Ty që shkrive për atdheun tërë pasurinë

Ty që gjakun e fale për të shtenjtën lirinë

Ty që qe u betove për ta bërë Shqipërinë

Ty që mbetesh prore yll i shqiptarisë

°°°

Linde në tokën arbërore kreshtëkuqe

Në atë vend ku shqiponjat thurin foletë

Aty ku djepi lidhej me shokë të kuqe

Në atë vend ku trimat lindin me fletë

°°°

Atdheu i bekuar të rriti e të bëri burrë

Ti u kalite në ato çerdhe me plot krenari

Aty u betove vendçe në besë e në flamur

Se deri në vdekje do luftoje për Shqipëri

°°°
Populli në Prishtinë të zgjodhi me një zë deputet

Që ta mbrosh Shqipërinë nga mizoritë barbare

Në gojë të ujkut i luftove Osmanët në pushtet

Me pushkë e me pendë e nise rrugën çlirimtare


°°°

E pajise shqiptarinë me vetëdije kombëtare   

Kush frymon shqiptarisht – në lugun e burrave

- O të rrojmë, o të vdesim me nder si shqiptarë
- Dy duar për kokën, koka për atdheun.  

°°°
Le kolltukun në Stamboll në dovletin e Perandorisë

Bashkë me Ismail Qemalin lidhët besën e shqiptarit

Për t’i bashkuar katër vilajetet – tokat e Shqipërisë

Tok Gegë e toskë pa dallim feje luftuat barbarinë


°°°

Me Isanë, Bajramin, Luigjin...e me pushkë në dorë

Bashkuat trimat në Kosovë duke u nisur në Vushtrri

...Dhe më 28 Nëntor 1912 e bëtë Shqipërinë në Vlorë

Ku gjithnjë lart valvitet flamuri me shqiponjën kuq e zi


°°°

...Pastaj tradhtarët tinëzarë e gjakatarë – greku dhe serbi

...Me pabesi e pushtuan dhe e coptuan Nënën Shqipëri

...Por Adem Jashari, me UÇK-në e me familjen e tij

Amanetin tënd e çuan në Kosovë me të shtenjtën liri

°°°
...Ah medet, o Hasan Prishtina yll kombëtar i madhështisë

...Atdheun po e shesin zuzarët e maskarenjtë deri në tradhëti

Shesin nderin, vatrën - pasurinë...deri në aktin e çmendurisë...

Kështu derisa ta kenë mallkimin e ndëshkimin e Nënës Shqipëri
°°°

Hasan, o hero i pavdekshëm i Shqipërisë

Flamurtar e udhërrëfyes i burrërisë

Flakadan i pashuar i adheut e i lirisë

Prore pishtar për bashkimin e shqiptarisë

 


Autor, atdhetari i denje i çeshtjes kombetare Shqipetare

z. Ramadan PLLANA ,
 

Zvicër, më 26 Nëntor 2012






Tuesday, December 4, 2012

,, Akti i themelimit të Komunes së Hogoshtit”




                              INICIATIVA E QYTETARËVE TË HOGOSHTIT ME RRETHINË

GRUPI PUNUES PËR HARTIMIN E PROJEKTPROPOZIMIT PËR THEMELIMIN E KOMUNËS SË HOGOSHTIT  -  DREJTUAR BASHKATDHETARËVE TË HOGOSHTIT  NË DIASPORË,( ZVICËR, GJERMANI E KUDO QË JANË), ME KËTË:
                                                   
                                                             K  Ë  R  K  E  S  Ë

                            PËR KONTRIBUT- NË THEMELIMIN E KOMUNËS SË HOGOSHTIT

       Bashkatdhetar të nderuar, sigurisht jeni të informuar për çështjen e decentralizimit në Kosovë .
Decentralizimi po zhvillohet në dy faza, sipas Projektit-Pakos së Ahtisarit.
       Në fazën e parë po themelohen komuna të reja me popullatë shumicë serbe, që pritet të përfundoj në vitin 2011.
       Në vitin 2009, në rajonin e komunës tonë, në Dardanë-Kamenicë, është themeluar komuna e re në Ranillug dhe katër (4) komuna tjera brenda Kosovës.
       Faza e dytë , vazhdon në fillim të vitit 2012 me themelimin e komunave të reja me popullatë shumicë shqiptare. Për Hogoshtin  me rrethinë është një rast historik ,që të ia rikthejmë statutin e komunës i cili padrejtësishtë iu është suprimuar në vitin 1961.
      Hogoshti me rrethinën e vetë i plotëson kriteret- kushtet e parapara sipas pakos së Ahtisarit:
-        Të ketë qenë komunë më parë ,(Hogoshti ishte komunë)
-        Të ketë një teritor të konsiderueshëm tokësor-hapsinor, (Hogoshti këtë kriter e plotëson shumë mirë, sepse i përfshinë 25- fshatrat e ish komunës së vet)
-        Të ketë një infrastrukturë ndërtimore të zhvilluar, (Hogoshti këtë e posedon)
-        Të ketë së paku 5000 banorë, ( Hogoshti me rrethinë i ka afër 10000 banorë)
-        Hogoshti ka edhe një strategji gjeo-politike të nevojshme.
      Posa u informuam për këtë çështje , u organizuam dhe formuam një grup punues për hartimin e projektpropozimit për themelimin e komunës- me qëllim që mos të na humbë ky rast historik, ndoshta i vetmi dhe i fundit që Hogoshtit me rrethinë t’ia kthejmë prestigjin e dikurshëm.
         Sa për informim, kemi botuar 50 ekzemplarë të projektpropozimit për themelimin e Komunës së Hogoshtit të cilin e ka sponzoruar  në vlerë prej 500 Euro bashkëvendasi ynë Gani Ahmet MUSLIU nga Hogoshti, punëtor në Zvicër, të cilin përzemërsisht e falenderojmë.
      Pasiqë , projektpropozimin e kemi të gatshëm, mbeten edhe shumë punë tjera për tu bërë:
-        Duhet bërë distribuimi i projektpropozimit
-        Bisedime me organet më të larta – relevanta shtetrore
-        Bisedime me përsonalitete dhe politikan më me ndikim në vend,me aktivist të dalluar dhe me një mori formash të ndryshme të angazhimit si psh:
-        Reklamimi i projektpropozimit përmes mediave të shkruara dhe elektronike,
-        Vendsoja e panove në vendet publike etj.
      Andaj,bashkatdhetarë të nderuar, përzemërsisht ju lusim që të kontriboni në mundësitë e juaja, për zhvillimin e këtij procesi,( aktiviteti) të lartë dhe fisnik , sepse pa kontributin tuaj , nuk mund të zhvillohet kjo vepër madhore , që kërkon shpenzime të konsiderueshme.
            Grupi punues i hartimit të projektpropozimit për themelimin e komunës së Hogoshtit:
1
Jahi             KASTRARI       -kryetar       Hogosht
7
Bejtush          KASTRATI       anëtar    Hogosht
2
Xhemush   MUJA                   sekretar           //
8
Nuhi               ZYLFIU               //       -  Kopernicë
3
Qemajl       BIQKAJ               anëtar             //
9
Samir             DËRMAKU         //         -Shipashnicë
4
Afrim         MUJA                     //                    //
10
Faik               GËRBACI            //         - Lisockë
5
Shaban      KASTRATI            //                    //
11
Haki               BUNJAKU          //        -  Poliçkë
6
Refik          LATIFI                  //                     //

 /////////////////////////////////////////////////

Hogosht,janar 2010                                                         Përshëndetje dhe respekt nga grupi punues
 

Projektpropozimin për themelimin e komunës së Hogoshtit mund ta gjeni në faqen e internetit




    

       INICIATIVA E PAVARUR E QYTETARËVE TË  HOGOSHTIT  ME RRETHINË  




       PROJETKTPROPOZIM PËR THEMELIMIN E
                  KOMUNËS SË HOGOSHTIT
  

                                    MARS 2009,HOGOSHT
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me Rrethinë-Mars 2009

Nga: Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me rretheinë
Për: Z.Hashim Thaqi – Kryeministër i Republikës së Kosovës      
         Z.Sadri Ferati     – Ministër i pushtetit Lokal

Lënda:
 
      K ë r k e s ëPër Themelimin e Komunës së Hogoshtit

Data:     /     /   2009.

Vendi:
Hogosht–Kamenicë


      Z.Kryeministër i Republikës së Kosovës , Z. Ministër i Pushtetit Lokal,banorët e fashatit Hogosht me rrethinë , kanë arsye te plotë të besojnë në përkushtimin dhe misionin tuaj që keni para vetës , për avancimin e përgjithshëm të proceseve politike,ekonomike,
,sociale,kulturore,edukative-arsimore,shëndetsore si dhe në të gjitha sferat tjera që po bëni për Kosovën dhe qytetarët e saj të cilët kanë nevojë dhe e meritojnë  një jetë më të dinjitetshme nga ajo që kemi pasur deri më tani.
       - Në punën tuaj, ne vërejmë një qasje shumë serioze që keni për zhvillimin  dhe transformimin e qendrave të bashkësive lokale,përmes “Planit të Veprimit për Zbatimin  e Decentralizimit në Kosovë”.
       - Prandaj, përmes grupit punues të Inciativës Qytetare të Hogoshtit me Rrethinë, kërkojmë nga JU, që të përdorni autoritetin dhe ndikimin tuaj, të arsyeshëm politik dhe ekzekutiv për mundësinë e themelimit të Komunës së Hogoshtit.
         -Duke u nisur nga puna dhe përkushtimi juaj të dëshmuar gjer më tani, ne besojmë dhe shpresojmë, se edhe kërkesen tonë do ta keni parasysh, ta shqyrtoni dhe të merrni një vendim të drejtë për, THEMELIMIN E KOMUNËS SË HOGOSHTIT.
       
Kërkesës ia bashkangjesim:

1.Projektpropozimin e Iniciativës së Pavarur të Qytetarëve të Hogoshtit me rrë                                                                       

2 Dosjen me nënshkrimet e qytetarëve të Hogoshtit me rrethinë..  
 Me respket: Kryetari i IPQHRR, Z.Jahi KASTRATI



Nisur nga fakti se procesi i decentralizimit të komunave është një proces i rëndësishëm për qytetarin dhei pashmangshëm, ne qytearët e Hogoshtit me rrethinë formuam Grupin punues i cili do të meret me grumbullimin e fakteve dhe dëshmive, në mënyrë që sa më denjësisht të u drejtohemi organeve më të larta shtetërore për ralizminin e themelimit të Komunës së Hogoshtit.
Pra Hogoshtit gjatë vitit 1959 padrejtësisht iu është suprimua Statusi i Komunës.

      Në rrethinën e Hogoshtit hynë 25 fshatra me sipërfaqe prej 19932 hektar 79 ari e 23 metra katoror. Me gjithsej 9856 banorë. Ndërsa  vetëm Hogoshti, 1547 hektar 33 ari e 78 metra katror, numri i banorëve 2552. Struktura nacionale e banorëve të Hogoshtit me rrethinë është heterogjene dhe përbëhet nga 3 (tri) etnitete:                                              
     1.Shqiptarët
     2.Serbët
     3.Romët
    Një e treat (1/3) e teritorit të Komunës së Kamenicës i takon Bashkësisë Lokale të           Hogoshtit.
Largësia e fshatit më të skajshëm Tërstena deri në Kamenicë është 50 kilometra, kurse deri në Hogosht 17 kilometra, ky është vetëm një fakt për arsyeshmerinë e kërkesëes së qytetarëve të Hogoshtit me rrethinë, për themelimin e Komunës së Hogoshtit.



HogoshKa shumë fakte që tregojnë arsyeshmëri pse Hogoshti duhet të pranohet në radhët e vendëbanimeve që do të bëhet njësi komunale, do të përmendim njëren nga ato:



-Kufijtë administrativ janë të përcaktuar qartë,për të qenë më bindës ,vija kufitare në rrethinën e Hogoshtit, ndanë zonën kufitare të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë. Natyrisht edhe ofron shërbime shumë më të afërta dhe më cilësore për banorët që jetojnë në këto anë, Besojmë se edhe ju jeni të interesuar që të  kontriboni në krijimin e kushteve më të mira për qytearin,ruajtjen e teritorit të Republikës së Kosovës nga shpërngulja e banorëve nga trojet e tyre, veqanëarisht nga pozicioni që gjendet rrethina e Hogoshtit dhe pasuritë me resurse natyrore që posedon ky territor.
     - E drejta e qyteatarëve të Hogoshtit dhe synimet e tyre për të qenë njësia efektive e qeverisjes lokale (Komunë),përmbush 5 kritret kryesore  të parpara nga Ministria e Pushtetit Lokal, e për përmbushjen e tyre do të keni mundësi të njiheni me materialin që do ta paraqesim në brendi të këtij Projektpropozimi.



4. Q ë l l i m i    d h e    O b j e k t i v a t         

Qëllimi :
                  Meqë Komuna si njësi themelore territoriale e administrimit u ofron qytetarëve shërbime për plotësimin e nevojave të tyre,banorët e kësaj ane, qëllim kryesor kanë që Hogoshti të rradhitet në radhët e vendbanimeve që do të pranohen njësi komunale.                        Ky qëllim shpresojmë që do të gjejë mirëkuptim nisur nga këto:
Objektiva:
                   a) Bëhet shpërndarja e përgjegjësive në shumë shkallë;
                      b) Qyteari është më afër shërbimit;
                      c) Përshtaten kushtet dhe rrethanat e caktuara në një mjedis të caktuar;
                      d) Indentifikimi i parregullsive është më i lehtë dhe përgjegjësia
                          është individuale.         



5.   Disa nga arsyet për themelimin e Komunës së Hogoshtit
        -
Banorët e bashkësisë lokale të Hogoshtit me rrethinë, kanë shumë arsye dhe të drejtë të kërkojnë themelmin e Komunës së Hogoshtit. Nëse vëertet duam të jemi në shërbim të qytetarit dhe të u  tregojmë me punë konkrete këtë gadishmëri,atëherë me plot arsyse duhet të analozoni projektpropozimin e hogoshtasëve me rrethinë. Kur të njiheni më afër me mundësitë dhe kapacitetet e përgjithshme të kësaj pjese të Republikës së Kosoës, atëherë të nderuar përfaqësues të Grupit Punues pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, besojmë se do ta keni më të lehtë përcaktimin tuaj.

                                   5.1 .A r s y e t i m i    H i s t o r i k
     -
Bazën dhe traditën për të udhëhqur  një Komunë,hogoshtasit me rrehinë e kanë pasur edhe më herët, pra Komuna e Hogoshtit është themeluar në vitin 1921, e që ka funksionuar gjer në vitin 1959, atëherë kur padrejtësisht iu suprimua Statusi i Komunës.                                         Në këtë periudhë si në aspketin teritorial, numrit të banorëve, ndërtesave qofshin ato publike apo private ,pasurive me resurëse natyrore etj.Kjo njësi komunale rradhitej menjëherë pas Komunës së Gjilanit.                                                                                                                  

___________________________________________
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me Rrethinë – Mars 2009



                                                                  5
-Në vitin 1980,në Kosovë u bë një decentralizim i pjesërishëm për themelimin e 10 - komunave të reja. Në këtë projket ishte propozuar që edhe Hogoshti të fitoj Statusin e Komunës. Një numër prej tyre si:Malisheva,Shtimja,Fushë Kosova,Oboliqi,Shtërpca dhe Zubin Potoku, fituan statusin e komunës,ndërsa Hogoshti me disa vende tjera të propozuara për arsye ende të paqarta për ne, mbeti jashtë njësive komunale.
        Poashtu edhe në planin e decentralizimit nga ish Kryeadministratori i Kosovës z.Mihael Shtainer,gjatë vitit 2003 Hogoshti ishte i propozuar të ketë Statusin e Njësisë Komunale.
Prandaj,ne besojmë dhe jemi të bindur, se do të mbizotëroj arsyeja dhe vullneti i mirë politik dhe organizativ i Qeverisë,që padrejtësitë e bëra në të kaluarën të përmisohen, në mënyrë që qytetarëve të këtij vendi, të iu kthehet dinjiteti dhe përspektiva për jetë,ashtu si u takon dhe e meritojnë.

                             5.2.  A r s y e t i m i    P o l i t i k
       -
Nëse vërtetë do të analizoni vendbanimet në tërë territorin e Republikës së Kosovës në gjitha aspektët,ne jemi shumë të sigurt se Hogoshti duhet dhe e meriton të pranohet në njësi komunale. Themi kështu,ngase kemi para vetes shumë argumente e që do ti përmendim disa nga ato :

      ●Një  e treta (1/3) e teritorit të Kamenicës i takon Bashkësisë Lokale të        
        Hogoshtit (kuptohet me rrethinë);

      ●Hogoshti me rrethinë ka gjithsej 25 fshatra me 9856 banorë dhe me
        sipërfaqe prej 19932 hektar 79 ari e 23 metra katror;

      ●Fshati më  i largët i rrethinës së Hogoshtit,deri në Kamenicë është në
         largësi prej 50 kilometra, ndërsa deri në Hogosht 17 kilometra;
      
      ●Hogshti ka një infrastruukturë të mjaftueshme për vendosjen e administratës dhe
        për momentin nuk ka nevojë për objekte të reja;
   
      ●Vetëm me themelimin e Komunës së Hogshtit, ky rajon prej 25 fshatrave dhe me    afër 10.000 banorë, ndihen më të sigurtë për ardhmërinë e tyre në shërbimet që do të ua bëjnë qytetarëve dhe vendit në përgjithësi për një perspektivë me të mirë dhe zhvillim ekonomik.
       - Komuna e Kamenicës këtë perspectivë nuk mundë t’ua ofroj, sikur që nuk ka mundur as në të kaluarën , sepse është shumë larg këtij rajoni.
       
      
     



__________________________________________________
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me Rrethinë – Mars 2009

                                                            6

                  5.3      A r s y e t i m i    D e  m o g r a  f i k


       -
Një e treta e teritorit të Komunës së Kamenicës i takon Bashkësisë Lokale të Hogoshtit, në këtë teritor bëjnë pjesë gjithsej 25 fashtra me 9856 banorë.
       Struktura nacionale e banorëve është heterogjene dhe përbëhet nga 3(tri)    etnitete:
        1.Shqiptar
        2.Serb
        3.Rom
      
        Në tabelen vijuese nr 1 dhe 2  është paraqitur numri i përgjithshëm sipas lokaliteteve.

Nr.

Vendbanimet
Nr.i banorëve
1
Hogosht
2552
2
Kopernicë
1411
3
Shipashnicë e Epërme
1517
4
Shipashnicë e Poshtme
1021
5
Kolloleq
588
6
Poliqkë
437
7
Tërstenë
313
8
Lisockë
356
9
Gjyrishec
267
10
Desivojcë
284
11
Marocë
229
12
Lajqiq
103
13
Dazhnicë
113
14
Zhujë
99
15
Velegllavë e Epërme
52
16
Velegllavë e Poshtme
42
17
Vriqec
79
18
Magurë
82
19
Shahiq
72
20
Vakajt
73
21
Sedllar
37
22
Kikë
29
23
Mëshicë
23
24
Vllasë
47
25
(Gmicë)
(77)

Gjithsej
9856 banorë

         __________________________________________________
          Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me Rrethinë – Mars 2009              
5.6.Tabela numër 2: Fshatrat dhe sipërfaqja në ish Komunën e Hogoshtit


Nr.
Fshatrat
Sipërfaqja(ha.ari.m2)
1
Vriqec
4181814
2
Velegllavë e Epërme
8151753
3
Shipashnicë e Epërme
9409056
4
Dazhnicë
4141760
5
Desivojcë
1614503
6
Gmicë
12127329
7
Velegllavë e Poshtme
2968961
8
Shipashnicë e Poshtme
3826494
9
Gjyrishec
8911719
10
Zhujë
2937194
11
Kolloleq
8129088
12
Kopernicë
8333422
13
Lisockë
7951436
14
Laqiq
9189153
15
Hogosht
15473378
16
Poliqkë
98130091
17
Sedllar
56111355
18
Shahiq
1561293
19
Terstenë
9967121

Gjithsej
199327923
                                                                    19932 ha 79 23 m2


                                                              
____________________________________________________
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me Rrethinë – Mars 2009
    
                                                    8

                      5.4.  A r s y e t i m i   E k o n o m i k

         -
Hapsira e Hogoshtit me rrehinë në përgjithsi,është teritor kodrinoro – malor, me disa lugina rreth lumenjëve. Ka tokë aluviale shumë të përshtatshme për pemtari dhe kultura tjera bujqësore diku rreth 55% nga sipërfaqja e përgjithshme, është tokë pjellore.
      Posedon pasuri të shumta natyrore  - nëntokësore ,  në sipërfaqen e përgjithshme në të gjithë territorin e kësaj rrethine, diku 60% është territor kodrinoro – malor (pasuritë nëntoksore) dhe 40% teritor fushor  (pasuri natyrore).
       Rrethina (Komuna) e Hogoshtit, ka klimë të mesme kontinentale, me verëra të nxehta dhe dimëra të ftohtë. Vlera mesatare vjetore e lagështisë është 76.8%.
Reshjet mesatare vjetore në rrethinën e Hogoshtit arrijnë 596.1,1/metra katror, ndërsa në zonë malore shtohen në 800.1/metër katror.
        Klima, reshjet dhe lagështia mesatare që ua prezantuam, janë tregues se sa shumë ka mundësira të zhvillimit të bujqësisë, pylltarisë dhe kullosave në rrethinën e Hogoshtit.


                            
5.5.   A r s y e t i m i  G j e o g r a f i k

         -Hogoshti ka një pozitë gjeografike shumë të përshtatshme dhe të dobishme për vete dhe rethinën e vet.Si pikë gjeografike gjendet në  midis të rrethinës së vet.                                  Përbehet prej 25 vendbanimeve(fshatrave)me një popollsi prej 9856 banorëve.Gjendent në rrëzë të maleve të Kikes.Në lindje dhe veri është malësia e hogoshtit e cila ka 20 fshatra,kurse në përendim dhe jug shtrihen 5 fshatra të rrafshta dhe të mëdha.                                                                    -Nëpërmes të Hogoshtit kalon lumi Hogosht i cili fillon prej pikës më të largët  të malësisë(Sfircës,rrjedh përmes fshatrave të malësisë dhe më poshtë përshkon tëre fushën pjellore të vendbanimeve të rrafshta.                                                                                                                   --Rëndësia e këtij lumi është e shumëfisht:si në lëmin e turizmit,sistemin meliorues të fushës,ndërtimin e hidrocentraleve etj.Vendbanimet më të largëta të Hogoshtit:                         ---në lindje Tërstena,në veri Shahiqi,në përendim Magura dhe në jug Hodonoci, kanë një largësi në formë qarkore prej Hogoshtit prej 15 kilometrave.
          
          -Këto janë vetëm nga disa prej kritereve gjeografike që i posedon Hogoshti me  rrethinë, e poqëse i jipet mundësia të administrohej nga veëtvetja,do të jetë shumë më e dobishme për banorët e Hogoshtit me rrethinë dhe për shtetin e Kosoves, pra Hogoshti me rrethinë është zonë kufitare,sepse në lindje dhe në veri kufizohet me Republiken e Serbise,ndërsa me themelmin e Komunës së Hogoshtit,ky rajon aq i gjërë dhe i pasur me resurse njerëzore dhe pasuri natyrore do të ketë kuptim,dhe perspektivë në gjallërimin e vet.


                6. Kushtet themelore të Hogoshtit me rrethinë

              -
Hogoshti me rrehtinë në bazë të gjitha rrethanave dhe kushteve themelore  që janë të domosdoshme për njësi komunale,  dhe shumë  resurëseve me pasuri të ndryshme natyrore,ka kapacitet dhe  gadishmëri të plotë për tu rradhitur në radhët e vendbanimeve që do të themelohen si njësi komunale.Më hollëshisht shiko materialin në vijim:

6.1. Kufijtë administrativë – demografikë
            
Hogoshti me rrehinë gjendet në pjesën Lindore të Republikes së Kosovës.
                Është në zonën kufitare që e ndanë nga Republika e Serbisë,vet fakti që
                është zonë kufitare,është treguesi më i saktë për qartësimin e vijës kufitare.
               
              ●Nisur nga arsyeja që deri  në vitin 1959 Hogoshti ka qenë njësi komunale,
                dëshmon edhe qartësimin e kufijve në mes vendbanimeve të Komunës
                egzistuese(Kamenicës).
         
             ●Paraqitja demografike e fshatërave,numrit të banorëve dhe sipërfaqja në
               hektar, ari dhe metër katror,dëshmon një qartësim të kufijve.
 
             ●Shih dëshminë tjetër për kujfijtë e Hogoshtit me rrethinë,faqe 4 (katër) ku
               gendet harta e Komunës së Kamenicës dhe përkufizimi i rrethinës së
               Hogoshtit i prezentuar edhe me legjendë, etj.

6.2. Sistemi zgjedhor demokratik dhe organet legjitime
        -
(Infrastruktura,shërbimet më afër qytetarit,veprimtaritë kulturoro-sportive,bizneset)
Ideja për reformimin e Pushtetit Lokal në Kosovë, për hogoshtasit dhe qytetarët e kësaj rrethine,është shumë e pranushme nga fakti se qytetari është më afër adminstrimit demokratik. Me këtë administrim kuptohet që kriojhet mundësia më e lehtë dhe më e shpejtë për shërbime ndaj qytetarit dhe zhvillim të përgjithshëm.
             Hogoshti tradiconalisht është qendër në të cilën gravitojnë 25 fshatra , të rrafshta dhe marlore. Deri më tani Bashkësia Lokale e Hogoshtit është dëshmuar se i plotëson të gjitha kriteret për zgjedhjen dhe udhëheqjen me sistem demokratik e poashtu edhe kapacitetet dhe mundësië që posedon ky teritor për të nxjerr organe legjitime.

                                            
I n f r a s t r u k t u r a :
        
Zgjerimi dhe asfaltimi i gjitha rrugëve egzistuese,hapja e rrugëve të reja,ngritja
             e urave për qarukllim normal të komunikacionit rrugor;
          
          
Rrugët rurale në gjithë rrethinën,lidhen me Bashkësinë Lokale të Hogoshtit;

●Ndërtimin e ujësjellësit indinidual dhe kolektiv(Shipashnicë e Epërme,
                  Kolloleq dhe Kopërinicë);
   
                 ●Ndërimi i sistemit për shkarkimin e ujrave të zeza;
 
                 ●Ndërtimi i tereneve sportive;
 
                 ●Infrastruktura shkollore;

                 ●Infrastruktura shëndetësore;
 
                 ●Infrastruktura energjike:

                 ●Infrastruktura bujqësore,etj.

                 ●Lumi “Hogosht”dhe lumi i“Desivojës”, me mundësi për ndërtimin e
                    hidrocentraleve të vogla;

                 ●Ka tokë pjellore me mundësi për ujitje;

                 ●Ka mullinjë me ujë;
 
Shërbimet më afër qytetarit:
             
●Shkolla fillore “Skëndërbeu” në Hogosht, me paralele të ndara në fshatra:
                   Kopernicë,Dazhnicë,Lisockë dhe Gjyrishec;

                  ●Shkolla e mesme që nga viti 1970;

                 ●Bibloteka e fshatit që nga viti 1952;

                 ●Ambulancën shëndetësore me repartet për lehoni dhe stomatologji;

                 ●Zyra vendit;

                 ●Stacioni i Policisë;

                 ●PTT-në;

                 ●Shtëpia e Kulturës;

                 ●Kooperativën bujqësore “Përparimi”;

                 ●Xhamia fshatit;
        


Veprimtaritë   kulturore - sportive:
        
●Shoqëria Kulturore – Artistike (SHKA) “Jeta e Re”, që nga viti 1946,me 60 anëtar;

           ●Klubi Futbollistik (KF) “KIKA”, i formuar qysh në vitin 1974.

B i z n e s e t
           -
Aktivitet shumë i rëndëshishëm për banorët e rrethinës së Hogoshtit është biznesi i cili zhvillohet në formën e ndërmarrjeve tregtare dhe shërbyese. Lokacionet kryesore në të cilat realizohen këto veprimtari janë: shitoret, marketet, depot, lokalet hoteleritë (restorantet, baret etj), hapësira rekreative-sportive,lokale e artizanateve të ndryshme, lokale e specializuara, ofiqinat prodhuse,ndërmarrjet ndërtimore,ndërmarrjet transportuese  për mallera dhe udhëtarë,punktet grumbulluese,tregjet etj.
        Në vazhdim po japim një pasqyrë tabelare të subjekteve ekonomike të licencuara pranë Zyres për Regjistrim të Bizenist-Kamenicë, të specifikuara sipas llojit të veprimtarisë:


Nr.
     Lloji i veprimtarisë
Nr.i përgjith.
1.
Shitore-Markete
36
2.
Restorante-Kafiteri
6
3.
Punëtori-Artizanate
9
4.
Prodhuese(blurja e drithërave)
2
5.
Ndërmarja Transportuese
5
6.
Ndërmarja Ndërtimore
7
7.
Punktet Grumbulluese
8
8.
Objektet Rekreative-Sportive
3
9.
Automekanik
4
10.
Ekskluzive dhe Servise të specializuara
5
11.
Internet
9
12.
Përpunimi Drurit
5
13.
Bazenet-Rekracionet
2
14.
Përpunimi i ujit të pishëm
2
                                                                      Gjithsej………………103 veprimtari

 

6.3.  P ë r g j e g j ë s i t ë   d h e  k o m p e t e n c a t

                 -
Të gjitha këto që i prezentuam më lartë dhe të dhëna tjera që do të ua paraqesim në vazhdimësi, janë treguesi më real,që hogoshtasit dhe banorët e kësaj ane, janë të përgjegjshëm ndaj shërbimeve  për qytetarin dhe shumë të vetëdijeshëm për obligimet dhe detyrat shtesë që dalin me themelimin e Komunës së Hogoshtit. Ngase, kemi parasysh kapacitetet e shumta, si ato njerëzore poashtu edhe  materiale që posedojnë këta qytetar dhe kjo pjesë e Republikës së Kosovës.Kur jemi te kapaciteti njerëzor, është shumë me rëndësi të ceket se vetëm banorët e fshatit Hogosht (pa rrethinë), deri në vitin 2002 kanë një numër prej 252 intelektualëve të profesioneve të ndryshme.
              - Sa  i përket kompetencave, banorët e kësaj ane janë të dëshmuar në shumë aspekte me vendosmërinë e tyre në punë dhe marrjën e kompetencave , gjithnjë  në nivelin që iu takon. E tani kompetenca për të udhëhequr njësi komunale presim nga Ju të nderuar Grup  punes pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të dëshmuar pregaditjen dhe gadishmërinë tonë.

6.4 B u r i m e t  e k o n o m i k e d h e  p a s u r i t ë  n a t y r o r e :

E k o n o m i  a
Hapsira e rrethinës së Hogoshtit në përgjithësi është teritor Kodrinoro – malor me disa lugina rreth lumenjëve.Më të rëndësishmet janë Lugina e Lumit të Hogoshtit dhe Lugina e Lumit të Desivojcës.Ky teritor është i pasur me resurëse të ndryshme, të cilat po ua prezatojmë secilën në veqanti, e që mendojmë se këto pasuri janë shumë të realizueshme për zhvillimin ekonomik të kësaj njësie komunale.

 
B u j q ë s i a – Siq theksuam më lartë, territori i rrethinës së Hogoshtit ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokës bujqësore e cila është me bonitet të lartë,sidomos pjesa që shtrihet përgjatë lumenjëve.Është me interes të përmendet se në këta lumenjë, të cilët kanë pozitë të përshtatshme  të rrejedhjes së ujit, mund të ngriten hidrocentralet me kapacitet  të mjaftueshëm për furnizim me energji elektrike, ka mundësi të ndërtimit të mullinjëve të shumtë për bluarjen e drithërave, mundësi rregullimi të sistemeve për ujësjellës dhe sistem për ujitjen e tokës bujqësore.
             -Kulturat  kryesore që kultivohen, janë drithërat e bardha dhe misëri. Falë cilësisë së mirë të tokës, kohëve të fundit,fermerët individual kanë filluar ngritjen e serave për kultivimin e pemëve,perimeve,vreshtave,drunjëve dekorativ dhe kulturave tjera që janë shumë të kërkuara në tregun e vendit.
             -Pasiqë ky territor është i pasur me kullosa të nivelit të lartë, vend të  rëndëshishëm  në veprimtarinë ekonomike të banorëve,zë blegtoria e cila është furnizues shumë  i mirë i tregut me produkte të qumshtit dhe produkte tjera,si,mishi,leshi,lëkura etj.
             - Duke u bazuar në kushtet ideale vegjetative të teritorit,banorët e vendit po merren edhe me ngritjen e shoqërive bletare, për prodhimin e mjaltit me bazë natyrore,e cila është profitabile.                   
              -Mundesia e ngritjes së centralit me erë për rrymë elektrike në Kikë etj.


P y l l t a r i a – Pjesa më e madhe e Hogoshtit me rrethinë,siq e kemi cekur edhe më lartë,është tertior kodrinoro-malor , me drunjë shumë të lartë dhe me cilësi të jashtëzakonshme.Në këtë vend shumica e tyre i përket kategorisë së drunjëve gjethërënës dhe një pjesë  e konsiderueshme e atyre gjthëmbajtës.Mund të konstatojmë se, teritori i Hogoshtit me rrethinë, është furnizues kryesor i banorëve vendor dhe i rajoneve tjera të Kosovës me dru për djegje dhe dru teknik.                                                                                                                                                    -    Në të njejtën kohë vlenë të përmendet se këto teritore,janë shumë të pasura me fryte pyjore të cilësisë  së lartë (këpurdha,qajra,dredhëza,manaferra dhe bimë tjera mjekuese).të cilat janë shumë të kërkuara në tregun kosovar,e në veqanti në ate rajonal dhe të Evropës Perëndimore. Prandaj, këto pasuri janë element shumë i rëndëshimshëm  dhe fitimprurës për banorët e këtij rrehti. Një specifikë e këtyre viseve pyjore është fauna shumë e pasur e cila është një atraksion shumë interesant për njerëzit që merren me sportin e gjuëtisë së shtazëve të egra dhe gjuetisë së peshkut.

                                               


P a s u r i t ë   N ë n t o k ë s o r e Rrethina e Hogoshtit , është e pasur me minerale të shumta të cilat zënë vend të rëndësishëm në rezervat e kësaj pasurie. Xehet kryesore janë ato të hekruit të koncentruar në fshatin  Sedllar (xehe e cila ka punuar deri vonë dhe ka mundësi të riaktivizimit), pastaj antimoni në fashatin Zhujë, granate në fshatin Lisockë ku kemi rezerva të granateve me froma të rrumbullakta me dimenzione 1 – 3 cm dhe përbërje të elementeve metalore të rëndësishme  në indusri. Dukuri të qymyreve kemi edhe në fashatin Shipashnicë e Epërme. Luginat aluviale të rrethinës së Hogoshtit janë të pasura me rërë dhe zhavorre.Rrëra e përzier me lym duhet të pastrohet dhe ti plotësoj kushtet për ndërtimtari.Lënda e parë për rërë dhe zhavor është e përqëndruar në brigjet e lumit të Desivojcës.Për shkak të përbërjes gjeologjike të teritorit të rrethinëss së Hogoshtit është me vlerë  për tu investuar në hapjen e mini-gurëthyeseve dhe mini – seperacioneve.Pas procesit të seperimit kjo lendë e parë është produkt shumë i rëndësishëm për degën e ndërtimtarisë së lartë dhe të ulët.Riaktivizimi dhe ngritja e kapaciteteve të reja prodhuese,për këto xehe është kusht shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rrethinës dhe vendit në përgjithësi.


6.5. K a p a c i t e t e t   n j e r ë z o r e   d h e   a d m i n i s t r a t i v e :
            ●A r s i  m i
            ●S h ë n d e t ë s i a
            ●K u l t u r a – s p o r t i
            ●S h ë r b i m i   c i v i l
            ●T e l e k o m u n i k i m i
            ●S i g u r i a

                                      I n f r a s t r u k t u r a 

I n f r a s t r u k t u r a  e  u l t ë :


              -
Hogoshti  me Rrethinë, prioritet të veqantë i ka dhënë përmirësimit të vazhdueshëm të  kushteve për jetesë, duke investuar në zgjerimin  dhe asfaltimin e rrugëve ekzistuese,hapjen e rrugëve të reja,ngritjen e urave që përmbushin standardet për zhvillim të komunikacionit rrugor,ndërtimin e ujësjellësëve individual dhe kolektiv(Shipashnicë e Epërme, Kolloleq dhe Kopërnicë),ndërtimin e sistemeve për shkarkimin e ujërave të zeza, ndërtimin e terreneve sportive etj.

I n f r a s t r u k t u r a   e  L a r t ë :


A r s i m i
Për hogoshtasit arsimi është njëri ndër prioritetet kryesore të zhvillimit dhe përparmit të një shoqërie, për këtë flet fakti se vetëm në fashtin Hogosht janë rreth 300 intelektual të profsioneve të ndryshme.Sigurisht që faktor me rëndësi në aspektin e arsimimit të  hogoshtasëve, është tradita e hershme e shkollimit.Qysh në vitin 1941 me mësuesin e parë Fadil Hoxha, në Hogosht u hap rruga e diturisë me mësim të shkronjave shqipe . Kjo shkollë edhe sot e kësaj dite me krenari e mbanë emrin e Heroit kombëtar; Shkolla  fillore “Skëndërbeu” në Hogosht. Pranë kësaj shkolle janë edhe paralelet e ndara në fshatin Kopërnicë, Dazhnicë,Lisockë dhe GJyrishec, e poashtu edhe paralelet parafillore .
               - Ndërsa në vitin 1970 hapen paralelet e Gjimnazit të Kamenicës,dhe prej asaj kohe hogoshtasit dhe rrethina e saj, vijojnë mësimet parauniverzitare në Hogosht. Shkolla në Hogosht i plotëson kushtet  elementare për zhvillimin normal të procesit mësimor,është e paisur me kabinete për lendë të veqanta mësimore ,janë të rregulluara hapsira sportive, është bërë furnizimi me pajisje kompjuterike dhe administrative,inventar funksional etj. Synimet e hogoshtaseve janë në vazhdimësi edhe angazhime për krijimin e kushteve edhe më të mira, në mënyrë që shkolla e mesme deri më tani paralele e gjimnazit  “Ismajl Qemajli” në Kamenicë, të pamvarësohet.


S h ë n d e t ë s i a edhe në sistemin e shëndetit publik,janë bërë ndryshime pozitive.Kjo është arritur me ngritjen e punkteve të reja shëndëtësore:  Kopernicë,Lisockë,Poliqkë dhe mermetimin e atyre egzistuese në Shipashnicë të Epërme,si dhe furnizimin e tyre me pajisje të nevojshme mjekësore etj.Me këto investime janë krijuar mundësi që qytetarët në qdo kohë ti shfrytzojnë shërbimet mjekësore në këto qendra.
           - Shtëpia e shëndetit në Hogosht, e ka hapsirën e gatshme të repartit të lehonisë dhe stomatologjisë,të cilat për momentin nuk punojnë në munges të pajisjeve dhe personlit përkatës.

K u l t u r a Jeta kulturore në rrethinën e Hogoshtit,ka poashtu traditë të gjatë.Ajo është zhvilluar nëpër kohë varësishtë prej situatave të ndryshme politike,ekonomike dhe organizative.Në mënyrën instituticionale  dhe me organzim të mirëfillt,në vitin 1949 është themeluar SHKA “JETA e RE”- me seli në Hogosht, e cila  ka qenë dhe është bartës kryesor e të gjitha aktiviteteve kulturore dhe artistike në Hogosht dhe rrethinë.                                                             -               -Pjesa më e madhe e anëtarëve të shoqërisë,vijnë nga radhët e rinisë,arsimtarëve dhe entuziastëve tjerë.Kjo shoqëri,formën organizative e ka të strukturuar nëpër seksione të ndryshme. Më aktivet janë seksioni  i këngëve dhe valleve dhe seksioni i dramës,të cilat para publikut paraqiten me rastin e festave të veqanta.                       


Mundësitë për lexim dhe studim ,janë relativisht të mira. Vetëm Hogoshti ka tri bibloteka:
    1.Biblioteka publike
    2.Biblioteka e shk. Fillore
    3.Biblioteka e shk. mesme
      Të gjitha këto biblioteka janë të paisura me literaturë artistike,profesionale,botime periodike dhe gazeta ditore. Vlenë të theksohet,se numri  i të interesuarve për të lexuar është mjaft  i madh.

 -Dëshmi tjetër për ngritjen kulturore dhe historike të hogoshtasëve me rrethinë, ka shumë,me këtë rast po i veqojmë: ngritjen e Kompleksit Memorial “Kadri Zeka” në Poliqkë ,     bustet e veprimtarëve të shquar në Shipashnicë të Epërme, busti në fshatin Desivojcë,lapidarët në Kopërnicë ,lapidarët në Hogosht, ku janë të radhitur veprimtarët dhe dëshmorët e gjitha kohërave të qëndresës kombëtare.


S p o r t i Zhvillimi i jetës sportive në këtë rrethinë, diktohet ekskluzivisht nga infrastruktura egzistuese. Aktivitetet sportive organizohen në mënyra të ndryshme, varësisht nga kushtet klimatike dhe teknike që i ofrojnë terenet sportive.Sportet më joshëse me të cilat merren veqanarisht të rinjët,janë:futbolli,basketbolli,volejbolli,shahu, noti dhe rrëshqitja mbi borë. Një organizim të mirëfillit, e kanë arritur garat në futboll të madh me themelimin e KF “KITKA” në Hogosht dhe KF “BESA” në Shipashnicë të Epërme ,të cilat marrin pjesë aktive në ligat e futbollit kosovar.
                           
S h ë r b i m i  C i v i l – Për të gjithë banorët e rrethinës së Hogoshtit, në Hogosht egziston Zyra e Ofiqarisë, në të cilën qytetarët plotësojnë dokomentacionet e nevojshme përsonale.Kjo zyrë shërben në kushte shumë të mira teknike dhe administrative. Thënë ndryshe, është në një objekt i ndërtuar para dy viteve dhe ka hapsirë të mjaftueshme për zgjermin e shërbimeve edhe në njësi komunale.                


T e l e k o m u n i k i m i Ashtu siq iu kemi njoftuar edhe më sipër, Hogoshti traditën e vetë të hershme e ka edhe në askpetkin e shërbimit postar. Ky shërbim është i organizuar në formë hiearkike, institucionale. Gjatë punës,ka pas ndryshime të dukshme , varësisht nga periudhat kohore, si: politike – administrative,teknologjike,organizative etj. Telefonia në Hogosht,ka filluar të funksionoj që nga viti 1925.
              -Pas vitit 2000, në qendër të Hogoshtit është rregulluar ndërtesa e re moderne e PTT-së, e cila i plotëson të gjitha kushtet teknike dhe organizative, për ofrimin e shërbimeve postare për banorët e rrethinës. Këtu qytetarët, mund të përcjellin dhe marrin dërgesa postare në qdo vend të botës,dhe të kryejnë të gjitha shërbimet në aspketin e telekomunikimit.

 
S i g u r i a Kur jemi te siguria,është me rendësi të veqantë të ceket se në Hogosht në të gjitha kohërat e meherëshme (mendohet prej sundimit të Turqisë apo edhe më herët) e deri në vitin 1991 ka funksionuar Stacioni Policor, i cili është kujdesur për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në tërë rrethinën. Tani egziston objketi  i cili me një investim të vogel,mund të shfrytzohet dhe të funksionoj siq duhet,ngase të gjitha parakushtet egzistojnë .    
                                                                           
Ne jemi shumë të interesuar që ky stacion të rihapet,nga fakti se Hogoshti me rrethinë ka një pozitë politike dhe gjeografike në të cilën duhet domosdoshmërisht Ministria e Rendit të marr hapa konkret, dhe ky stacion të jetë në shërbim të qytetarëve.Kur kemi parasysh në përgjithësi rrethanat e kohës,rihapja e këtij stacioni, do të ishtë faktor stabilizues për tërë rrethinën.

 
P ë r f u n d i m i


           -Në kuptimin praktik,me decentralizmin e pushtetit lokal, është e qartë se shërbimet  ofrohen më afër qytetarit. Sigurisht se qytetarëve do tu krijohen kushte dhe mundësi më të mira, më të lehta dhe më të afërta për egzistencën dhe për një jetë më të dinjitetshme.
          -  Duke marrë parasysh arsyeshmërinë, kushtet themelore,për tu berë  njësi komunale dhe kriteret tjera të domosdoshme për shërbime cilësore për qytetarin,hogshtasit me rrethinë  u organizuan dhe formuan Grupin punes, që do hartoj këtë Projktpropozim.
           -Nga e gjithë ajo që është prezantuar më lartë,ne besojmë dhe konstatojmë, se Hogoshti me rrethinë i plotëson të gjitha parakushtet, si: historike,politke,etnike,gjeografike,demografike,ekonomike,kulturore,socilale etj.Për të fituar Statusin e Komunës.
            -I gjithë ky potencial si në aspketin njerëzor, administrativ e poashtu edhe me bazë ekonomike dhe pasuri natyrore, do të jëtë një garancë për vetqëndrueshmëri politke,  ekonomike, kulturore etj, për pushtetin e ardhshëm komunal .
           - Prandaj ne të nderuar përfaqsues dhe përgjegjës për decentralizimin e komunave, kërkojmë nga ju dhe lutemi, që këtë Kërkesë dhe projektpropozim të ofruar nga Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me Rrethinë,ta shqyrtoni dhe analizoni realisht, në mënyrë që të merrni vendim të drejtë për banorët e kësaj ane të Republikës së Kosovës,e vendimi më i drejtë do të ishte:
,, Akti   i  themelimit     Komunes      Hogoshtit”.




____________________________________________________
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me Rrethinë – Mars 2009
per www.hogoshti.blogspot.com
Ramadan S. Latifaj (Dan Hogoshti )