Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Monday, March 26, 2012

Rexhep Malaj - Hogoshti / Poezi nga Ramadan Selim Latifaj


Me rastin e 61 vjetorit të lindjes së heroit të kombit shqiptar 

Rexhep Malaj Hogoshti

www.hogoshti.blogspot.com


Rexhep Malaj
29.03.1951 – 12.01.1984

Sërish erdhi marsi
Aromë lulesh plot freski
Pranverat ecin bashkë me vitet
Sot ke mbushur  gjashtëdhjetë e një

Nga Hogoshti e Dardana
Qerdhe shqipesh në Histori
Gëzuar ditëlindjen Rexhep Malaj
Nderi i kombit në përjetësi!

Nga Gjilani e Presheva
Shkupi,  Prishtina deri n’Tiranë
Gëzuar ditelindjen  Rexhep Malaj
Gjith'andej  Shqipërisë Nënë!

Heroi  ka vetëm ditëlindje
Marsi vjen sërish me ty
Rexhep Malaj – Hogoshti
Motiv për atdhedashuri

Ramadan Selim Latifaj / Lb 26.03.2012

----------------------------------------------------------------------------- 

"Kodra e trimave" Rexha e Nuhiu

Pse shkilet gjaku dhe amaneti i heronjeve!!!???

Doja t’i  tregoja heroit për amanetin e tij,
të shokëve …. e Nuhiut që i qëndronte pranë
…. por s’pata guximin…më shikuan drejt në sy, 
pika loti pranë  tyre më ranë e qielli më ra në kokë përmbi!

Çka t’u them trimave... u zhyta n'mendime!...
…se Kosova edhe në këtë ditëlindje të Rexhës është jetime!?
Apo t'u them se “ata që i vranë”, sot na qeverisin me disa "shqiptarë"!?
...që Kosova edhe sot  s’ka Zot, as nënë, pa hymn e flamur t'sajë ,
pa shtet, e fusnota tashmë hije po i bënë!?
Se kemi politikajë milionerë qentë me ngrënë! 
Se Kosova po shitet pëllëmbë për pëllëmbë!
ah!…ah!...heshtja mori dhenë, ata  mirë e kuptuan
nga hija e  flamurit aty afër akull blu  me  6 yje mbuluar…

Rexhep Malaj kurrë frikën në jetën e tij s'e njohu,
si edhe shtetin e pistë çetniko-sllavobarbar,
Toka u dridhë nga zëri i shqipes
e lart në qiell kumboi

 “kush po luan në këtë tokë t’bekuar,
kush po bënë këtu sot pazar!?
Mjaft të huajve ju besuat! 
Zgjohuni nga gjumi
Vetevendosni
 o shqiptarë!
Mos ndërroni komb,
gjuhë amtare e as flamur
se ju mallkon historia që me gjak është shkruar
Europes mos’ia keni besën që na ndau e s’u bashkuam kurrë!"
____________________________________________________
Foto të heroit tonë kombëtar, Rexhep Mala
Rexhep Mala student
Rexhep Mala stërnip i Gjergj Kastriot Skëndërbeut 

 











hogoshti.blogspot


hogoshti.blogspot
 
Lavdi heroit të kombit Rexhep Mala dhe të gjithë heronjëve, dëshmorëve e martirëve të kombit SHQIPTAR që jeten e tyre e ndërruan për komb, shtet e flamur kombëtar dhe vetem kombetar me shqiponjën dykrenare respektivisht me vulen e Skënderbeut në ballë.
 Urime ditelindja e 61-të  hero i kombit gjithëshqiptar Rexhep Mehmet Mala nga Hogoshti legjendar. Me këtë rast pershendes edhe rrethin e gjerë të familjes Mala nga vendlindja e heroit  e deri larg në mërgatë, kudo qe ata jetojnë e punojnë përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.
  
 Me rrespekt, Ramadan S. Latifaj  Hogoshti



Ramadan S. Latifaj

Rexhep    Mala
Nga kjo shkollë fotografi
dolën gjenerata me radhë
trim mbi trima sot në histori
Rexhep Mala mbi-atdhetar.
***
Këtu nis'
abc-eda e trimit,
abc-eda e dëshmorit
Këtu nis' abc-eda
për Bashkim Kombëtar 
Këtu nis' abc-eda e heroit.
***
Këtu nis'
Këtu s'përfundon jo!
Rexhep Mala është kudo.
***
Ai është nën qiellin e shqipeve
Ai është përjetsisht i gjallë
Ai ka vetëm ditëlindjen
Ai është në altar.
***
  Rexhep Mala së shpejti në vendlindje
me një shtatore deri në qiell
Hogoshti aty ku u linde
të pret sikur një Diell.






Saturday, March 10, 2012

Hasan Prishtina "Dëshmi të kohës" nga Ramadan Pllana





AMANETIN E HASAN PRISHTINËS, IDEOLOGUT KRYESOR TË SHQIPËRISË ETNIKE, DUHET ÇUAR NË VEND!


shkruar nga Ramadan PLLANA








(Përkujtim me rastin e 76 vjetorit të vrasjes mizore të këtij vigani të Shqipërisë Etnike)
  •  Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im.
  • Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj! (Hasan Prishtina)
Më 13 gusht mbushën 76 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi ideologu i Shqipërisë Etnike Hasan Prishtina nga tradhtari, Ibrahim Çelo.
Hasan PRISHTINA (1873 – 1933)
Hasan Prishtina, strategu i shquar i Pavarësisë së Shqipërisë, kurrë nuk u ndalë së luftuari për çlirim e bashkim kombëtar, për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, aty ku i thonë bukës bukë e ujit ujë. Heroizmi dhe fryma e tij, edhe pas trupit të vrarë nga tradhtia e Ahmet Zogut e me ndihmën e Serbisë fashiste, do të ndikojë e gjallërojë, dhe ende frymëzon, deri në Ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, gjerë sa të bëhet Shqipëria Etnike.

Atdhetar i paepur, me pendë e me pushkë, i shquar që luftoi për lirinë e Pavarësinë e Atdheut, pastaj për demokratizimin e jetës së shtetit shqiptar, për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me Nënë Shqipërinë. Lindi në Vushtrri në një familje bujare, të shpërngulur nga Polaci i Drenicës kreshnike. Mësimet e para i kreu në Vushtrri. Këtu, në qytetin e lindjes, do ta kryej edhe gjimnazin e ulët (Iptidai) ku do të edukohet e frymëzohet, për dije e për atdhedashuri, prej pedagogut drenicak Hafëz Arifi nga Prekazi. Studimet e mesme i kreu në gjimnazin frëng të Selanikut, ku do ta mësoi edhe gjuhën frënge e do të njihet me veprat e iluministëve francezë, Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusos, etj; kurse, studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në kryeqytetin otoman krijoi lidhje të ngushta me bashkatdhetarë të dalluar dhe do të lexojë shpirtërisht veprat e vëllezërve Frashëri, Pashko Vasës, Hoxhë Tahsinit, etj. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Nga kjo kohë do të njihet me mbiemrin Prishtina, përpara quhej Hasan Vuçiterni. Hasan Prishtina, kurrë nuk i vuri interesat personale mbi ato shoqërore e kombëtare. Në parlament luftoi për të drejtat e shqiptarëve, për njohjen zyrtare të kufijve të Shqipërisë, për hapjen e shkollave shqipe, për administratën shqiptare në Vilajetet shqiptare, që ushtria shqiptare të shërbejë në Shqipëri me oficerë vendas, etj. Dha kontribut të madh në hapjen e shkollave shqipe si dhe në hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit më 1909 ku do të dërgonte djem nga Kosova e Dibra duke u ndihmuar edhe financiarisht, ku drejtor ishte Luigj Gurakuqi. Mu nga mirënjohja dhe nga një frymëzim i lartë për kontributin e Hasan Prishtinës, Luigji do të shkruaj: «Rroftë atdhetari i shkëlqyer, ky engjëll i Shqipënies së mjerë! Istoria e kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të shkelqyera do të shkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, që qëndrojnë sipas çdo lavdimi, të cilat asht tue bâmun deputeti i adhurueshëm ndër deputetet t’onë Hasan be Prishtina në fushë atdhesie. . . brez pas brezi, ati dhe bir pas pas biri zembrat e djegura t’atdhetarëvet emënin t’uaj kânë me bekuar, dhe një shtat i shkëlqyeshmë, një shtat i mermertë që do të ngrehet për ju, pasi moti të kalojnë, kaa me leçitun për para botës së qytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!» («Bashkimi i Kombit» nr. 25, 25. II.1910).

Qysh nga janari i vitit 1912 ai do të mbajë mbledhje të fshehta së bashku me Ismail Qemalin, në lagjën «Taksim» të Stambollit dhe do të vendosin për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri. Për këtë vendosmëri e kishte paralajmëruar edhe Parlamentin otaman, kur ky(Parlamenti) nuk merrte parasysh kërkesat e deputetëve shqiptarë, kërkesat e drejta të tyre për një autonomi të Shqipërisë, ku ndër të tjera deklaron: «…një ndër të parët që do marrë në dorë flamurin e revolucionit, ndofta i pari ndër të parët do të jem unë». 

Kështu gjatë pranverës së atij viti fillon përgatitjet e një kryengritje me karakter të përgjithshëm kombëtar duke u lidhur me besa –besë me tribunët popullorë, Isa Boletinin, Bajram Currin, Idriz Seferin, Ahmet Delinë, Mehmet pashë Dralla, kushëririn e vet Zejnullah Begu, etj. Pas një lufte, me betejat triumfale midis 5 majit-18 gushtit 1912, kryengritësit shqiptarë në krye me Hasan Prishtinën e çliruan Vilajetin e Kosovës. Toskë e Gegë ia besuan ngritjen e flamurit kombëtar në Shkup më 12 gusht 1912. Me marrjen e Shkupit, kryengritësit shqiptare i çliruan te burgosurit qe ishin mbi 1 000 vete, e shtinë ne dore post telegrafin dhe suspenduan shume qeveritarë dhe administratorë turq dhe përkrahës te tyre ne Shkup dhe shumë qytete tjera të Vilajetit të Kosovës. 
 
Me 18 gusht pas një zhagitjeje të gjatë të përgjigjes qeveria turke doli zyrtarisht se i pranon 12 pika nga 14, kërkesat e njohura me emrin “14 pikat e Hasan Prishtinës”, sa kërkonin me marrëveshjen e Prishtinës kryengritësit shqiptarë. Kryengritësit shqiptarë të Kosovës u “demobilizuan” me kërkesë të Hasan be Prishtinës, me arsyetim se Qeveria Osmane -Turqia i ka pranuar “14 kërkesa të kryengritjes”… Mirëpo, shkaku ishte tjetër dhe pikërisht i natyrës së dobësive të disa krerëve kryengritës për të qenë konsekuentë për ta ndjekur strategjinë e Hasan Prishtinës deri te bërja e shtetit shqiptar. Qe, çka thotë Hasan Prishtina në kujtimet e veta: « Në tjetrën anë Ibrahim Pasha filloi me i lëmue kryetarët tjerë qi shkuen m'e vizitue edhe nisi me u perpjekun me të gjith fuqin e vet per me shti dasin në mes t'onë. Sidomos filloi me perfitue në ma të mirën mënyrë prej pa dijes së Riza Beg Gjakovës e të fanatizmit fetar të tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Buletini filluen me thanë: "Na nuk duem autonomi edhe nuk mund të dahemi prej osmanlive". N'anë tjeter filluen me u perpjekë me konsulin serb në Prishtinë. Konsuli do t'i u ketë thanë se do tu epte armë, mbasi ma vonë, morën prej Serbisë shumë pushkë. Gjendja ishte tue shkue për ditë e ma keq… Por në njenën anë Ibrahim Pasha e në tjetrën konsulli i Serbis kishin mërrijtë me futë farën e dasis në mes t'onë me propaganda qi bajshin nën dorë. »
Kryengritësit shqiptarë, ndonëse arritën ta çlirojnë Kosovë nga perandoria osmane, Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia… duke qenë kundër interesave shqiptare, intensifikuan fuqishëm aktivitetet e tyre diplomatike, për të penguar realizimin e formimit të një shtetit shqiptar (me kufij etnik) në Ballkan. Në tetor 1912 shpallet lufta e parë Ballkanike, me pretekst çlirimin e vëllezërve të tyre. Në fakt, me anë të saj pretendoheshin territoret shqiptare.


Hasan Prishtina, është burgosur më 26 tetor të vitit 1912, nga Ushtria okupatore serbe kur e pushtoi Shkupin. Ndërkaq, në fillim të vitit 1913, tre Qeveritë, ajo e Italisë, Anglisë dhe Austro-Hungarise me anë të një memorandumi kërkuan në mënyrë ultimative lirimin e menjëhershëm të Hasan Prishtinës nga burgu dhe ajo ndodhi. Shtetit të Pavarur Shqiptar që u pranua në Konferencën e Londrës, më 1913, ia copëtuan tokat verilindore dhe jugore të banuara me shqiptarë. Vendimi i këtillë u soll si kompromis, me qëllim që t’i iket keqësimit të marrëdhënieve mes vet Fuqive të Mëdha. Me vendimin e këtillë në masë të madhe u kënaqën pretendimet e shteteve tjera ballkanike, por nuk i morën parasysh interesat kombëtare të popullit shqiptar për krijimin e shtetit të tij etnik që paraprakisht u shprehën në Kuvendin e Vlorës.

Në vitin 1913 është kthyer në Shqipëri dhe u ngarkua nga Ismajl Qemajli me detyrën e Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Kombëtare të Vlorës. 
Gjatë Luftës së Parë Botërore ishte kthyer në Kosovë dhe duke shfrytëzuar rrethanat e kohës, nën okupimin e Austro-Hungarisë do të bëhet përsëri promotori i arsimimit të shqiptarëve duke hapur shumë shkolla anembanë Kosovës. Gjithashtu, në mënyrë sekrete, pengonte regrutimin e shqiptarëve në njësitë ushtarake austro-hungareze për t’i dërguar në frontin e Galicisë, kundër Rusisë. Gjatë kësaj kohe bëri përpjekje për të riaktivizuar Lëvizjen Kombëtare edhe në Shkup e rrethinë që ishte pushtuar nga Bullgaria, ku, më 1917, u burgos nga policia bullgare. Hasan Prishtina, do ta thejë dritaren e qelisë së burgut duke shpëtuar nga zhdukja e sigurt; në këtë rast do ta lëndojë rëndë njërën këmbë nga e cila do të vuajë shumë kohë.

Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" në Shkodër më 1918, të udhëhequr nga Hoxhë Kadrija (1878-1925) u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Në këtë komitet ishin edhe këta atdhetarë të njohur: Bajram Curri, Avni Rrustemi, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Peja, Azem Galica, Elez Isufi, Sotir Peci, Sotir Kolea, etj.
Në veprimtarinë e tij të pashembullt do të ketë pengesa të mëdha, si nga ana e shteteve shoviniste ballkanike, Serbisë, Greqisë, Malit të Zi, Bullgarisë, të përkrahura nga Fuqitë e mëdha, sidomos nga Rusia e Franca, dhe nga tradhtarët shqiptarë me damkë, nga Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Ceno beg Kryeziu, etj.
Hasan Prishtina, ishte një nga promotorët më aktiv në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit, por nga presioni i reaksionit të bejlerëve, në krye me Ahmet Zogun, jep dorëheqje, për të mos qenë shkaktar i ndonjë vëllavrasje kombëtare. Pastaj, duke parë ambiciet e sëmura personale të Ahmet Zogut për pushtet, Hasan Prishtina bëhet një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e "Zonës neutrale"të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb. Hasan Prishtina, mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez të Qershorit të vitit 1924, luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", shkoi, së bashku me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin e Bedri Pejanin në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Në këtë rast, Sotir Kolea, në gazetën dyjavore « L’ALBANIE », që dilte në Losanë të Zvicrës në gjuhën frënge, do të shkruan më 19 janar 1919 shkrimin me titull: Une voix d’Albanie ( Një zë i Shqipërisë), ku ndër të tjera do të thotë « …Dans l’appel si noblement et si virilement patriote qu’on va lire, c’est la voix de tout le peuple albanais, depuis des siècles assoiffé de liberté et d’indépendance, qui retentit. Dans les circonstances actuelles, notre peuple ne pouvait trouver d’interprète plus fidèle et plus autorisé que le groupe de patriotes qui se pressent autour de M. Hassan Béy Prishtina, signataire, en leur nom, de la supplique à M. Wilson. ) (…Në apelin aq fisnikërisht e me aq burrëri atdhetare që do ta lexojmë, është zëri i gjithë popullit shqiptar, i etur qysh me shekuj, për liri dhe pavarësi, zë që jehon. Në rrethanat aktuale, populli ynë nuk do të gjente përfaqësues më besnik dhe më me ndikim se grupi i atdhetarëve që janë rreth z. Hasan Bej Prishtina, në kërkesën që i bëjnë Z. Wilson, në emër të tyre.)


Pjesë nga letra e Hasan Pishtinës, drejtuar presidentit të ShBA-ve, Wilsonit në Paris gjatë Konferencës së Paqes hapur më 18 janar 1919:


18 dhjetor 1918

Në këtë çast solemn, ne, përfaqësues të dy milionë e gjysmë shqiptarëve, të popullit më të vjetër të gadishullit të Ballkanit…ju lutemi të shqyrtoni aspiratat e kombit tonë…dhe të na jepni mundësinë t’ia paraqesim këto aspirata Konferencës së Paqes. Për shekuj të tërë. Me gjithë fatkeqësitë e panumërta kundër të cilave i është dashur të luftojë, kombi ynë ka ruajtur gjuhën, origjinalitetin, zakonet, doket dhe traditat e veta. Për pesëqind vjet populli ynë ka kundërshtuar në mënyrë më të vendosur shtypjen otomane dhe më në fund e detyroi qeverinë turke të bënte lëshime të konsiderueshme nëpërmjet Kryengritjes së 1912-ës. Është e vërtetë se Konferenca e Ambasadorëve, që u mbajt më 1913 në Londër, njohu një Shqipëri të pavarur, por shumica e shqiptarëve kanë mbetur jashtë kufijve të këtij shteti…Kombi shqiptar, ka bërë aq sakrifica për realizimin e idealit të vet kombëtar dhe ka derdhur aq gjak për këtë qëllim…Ju lutem, zoti president, të ushtroni ndikimin tuaj me qëllim që gjatë negociatave, që do të zhvillohen lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë, të thirret për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes një delegacion i popullit shqiptar për të parashtruar e për të argumentuar aspiratat dhe kërkesat e kombit shqiptar.

Pranoni, zoti president, sigurimet e respektit tonë të thellë.
Hasan bej Prishtina
(AQSH i RPSH, F. 251, D. 9 f. 122. Origjinali frëngjisht)

Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë Atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarko-fashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Çlirimit të Kosovës" i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Hasan Prishtina, luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja. Hasa Prishtina, kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së pushtuesve serbë, malazezë, grekë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut. Më 13 gusht 1933 u vra në Selanik me atentat nga agjentët e Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave. Hasan Prishtina, ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen anti-osmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike. Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Kukës.

Hasan Prishtina, ideologu i Lëvizjës Kombëtare shqiptare, në gjithë këtë veprimtari atdhetare e kishte pasur jetën në rrezik, si nga Ahmet Zogu ashtu edhe nga armiqtë e kombit shqiptar, nga agjenturat serbe, e të tjera armiqësore. Ishte shpifur, madje edhe shpallur tradhtar nga propaganda e Beogradit dhe regjimi i Ahmet Zogut. Ai, e kishte parë rrezikun e Shqipërisë nga Ahmet Zogu dhe klika e tij, m´u për ketë do t’u propozojë, qysh më 1921, Azem Galicës, i cili qe i gatshëm ta vriste, vetëm e priste urdhrin prej udhëheqësve atdhetarë; Gurakuqit, Nolit dhe Bajram Currit .

Vrasjen e Zogut, e propozoi duke u thënë: «Të vritet Zogu! Të vritet sa nuk na ka vrarë! Më dhimset Shqipëria! », por këta nuk deshën t’i përlyejnë duart « me gjakun e vllaut», si dhe nuk deshën të ndizej pushka me krahinën e Matit, prej nga ishte Zogu. Kundër shpifjeve dhe ndjekjeve do të shprehet shumë herë; kështu në gazetën « Ora e Shqipnisë » që dilte në Vjenë, më 22 maj 1928 në shkrimin « DERI NË VDEKJE » ai do të deklaron: …Por në vend të kolltukut me turp në Stamboll preferova kryengritjen me nder në malet e Kosovës. Akuza, shpifje, kërcënime rreziqe nuk më kanë frikësue kurrë deri më sot e kundërshtarët e mijë le të jenë të sigurt se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit. Unë, kam një rrugë të caktueme para mejet: atë kam shkelë dhe atë do të shkeli deri në vdekje – rrugën e independencës ma të plotë të tanë Shqipnisë! Rrugën e tradhëtis as nuk e kam shkelë as nuk do ta shkeli kurrë edhe pse disave sot po u kande me më quajt publikisht tradhtor! Në kjoftë se këta kanë ngulë syet në personin t’eme tue kujtue se unë trembem prej shpifjeve të tyne e do të ndrroj rrugë, u diftoj kjartas se kanë gabue adresë. Nderin t’em si njeri e si shqiptar e çmoj, e them me kreni, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mue n’iden t’eme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqvet!

 
Ka me më shtrue vetëm vdekja!
Hasan Prishtina

Vrasja mizore e në mënyrë tradhtare u krye në orën 2 pasdite më datë 15 gusht 1933 në Selanik nga agjenti i Zogut Ibrahim Çelo.

Lajmi i gazetës «Spiros » mbi vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik prej agjentit të Zogut Ibrahim Çelo.

Janinë, më 15 gusht 1933


      U VRA HASAN BEU

Athinë – Telegrafojnë nga Selaniku se dje mbas mesdite u vra në mes tregut ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Beu, prej…Ibrahi Husen Çelos, arritur për këtë gjë nga Manastiri. Vrasësi shtiu kundër viktimës shtatë herë prej të cilave katër plumba e goditën këtë figurë dhe e lanë në vend të vdekur. Vrasësi u zu dhe u dërgua në polici.

Pjesë nga artikulli i gazetës greke «To Fos» mbi shkaqet e vrasjes së Hasan Prishtinës.

18 gusht 1933

Si e shohin serbët vrasjen e Hasan Prishtinës. Beograd, gusht (shërbim i posaçëm)

Vrasja e Hasan bej Prishtinës, është karakteristike se në Beograd asnjë gazetë dhe asnjë parti nuk mungoi të theksojë se në personin e të vramit u zhduk njëri prej armiqve më me rëndësi të politikës serbe në Shqipëri, bile edhe një prijës i rrezikshëm i minoriteteve shqiptare në Serbinë e Jugut….

Një pjesë e shkëputur nga gazeta « Ipirotikos Agon » mbi shkaktarët e vrasjes së Hasan Prishtinës.

Selanik, më 22 gusht 1933

…Hipotezat më të mundura të kësaj vrasje janë këto që vijojnë:

1) Se Prishtina u vra prej njeriut të regjimit të sotëm në Shqipëri.

2) Se u vra prej propagandës italiane.

3) Se u vra prej propagandës serbe, që kishte frikë se mos Prishtina krijonte një kryengritje të shqiptarëve dhe bullgarëve të Kosovës. Këtë hipotezë pranon qeveria shqiptare e sotme.

Njoftim i gazetës «Lirija Kombëtare» për vrasjen e Hasan Prishtinës.

Gjenevë, më 20 korrik 1934

Kufoma e Hasan Prishtinës në morgun e Spitalit në Selanik

Më 14 gusht, në Selanik, u vra Hasan Prishtina prej një të ashtuquajturi Ibrahim Çelo nga Resnja e Manastirit. Asasini është një njeri i hurit e i litarit, njeri i cili, për para mund të vrasë edhe t’anë. Meqë këtë aventurier e kish mbajtur me pare e me bukë, Hasanit nuk’ e shkonte kurrë nëpër mendje rrezikun që e priste.
Kemi marrë vesh nga një burim fare i sigurt se asasinati i Hasan Prishtinës është vendosur në pallat prej klikës së katilëve Zogolli-Krosi-Juka.


Ekzekutimi i planit t’asasinatit iu ngarkua konsullit të Selanikut, dr. Qemalit, i cili është një nga larot më të poshtër të Lartmadhënisë së tij. Se si e ekzekutoi këtë plan konsulli kallauz, këtë e rrëfen gjer e gjatë gazeta greke. Dr. Qamili lozi Çatin Saraçi në asasinatin e Gurakuqit. Kështu, Ahmet bej Zogolli, me metodën e tij të vjetër e të provuar, zhduki nga skena politike edhe një nga kundërshtarët e tij. Kështu, listës së krimeve politike edhe ashtu mjaft të gjatë, që ka bërë i biri i Xhemal Pashë Xhelatit iu shtua edhe një krim akoma. Dhe, s’do fjalë se sulltani gjakatar listën nuk e quan akoma të mbyllur. Kush e di se ç’krime të tjera po gatiten në « pallatin mbretëror » gjersa një ditë populli shqiptar të ngrihet më këmbë dhe t’i japë fund tragjedisë së tij. Dhe atëherë të ketë ardhur edhe fundi i organizatorëve të krimeve politike.

………………………………………………………………………………………………… Gjygji që do të bëhet në Selanik, duhet të nxjerrë në shesh komplicitetin e qeverisë shqiptare. Ndryshe ky gjyq s’do të ketë kuptim se vrasësi është një me Isuf Reçin që vrau Avni Rrustemin dhe me Balto Stambollën, që vrau Gurakuqin.

(«Lirija Kombëtare», Gjenevë, më 20 korrik 1934)

Nga kjo veprimtari e pashembullt e Hasan Prishtinës, shembull konkret se si luftohet për liri e bashkim kombëtar, se ideal thelbësor i tij e i të gjithë luftëtarëve ishte dhe do të mbetët Shqipëria Etnike . Ky shembull dhe kjo rrugë mbetet gjithmonë aktuale. Emri dhe vepra atdhetare e Hasan Prishtinës me bashkëmendimtarët dhe bashkëluftëtarët e kohës së vet, gjithashtu edhe pasuesit e rrugës së tij gjatë përpjekjeve për të realizuar amanetin e tij, bashkë me Komandantin legjendar Adem Jashari e me UÇK- në heroike, rrugë që politikanët e sotëm, të Shqipërisë me Sali Berishën që ka miq armiqtë tanë shekullor, ata të Klanit të Zemunit, gjithashtu me politikanët e Kosovës, që pranuan Kushtetutën e Ahtisarit, që e lanë në gjysmë realizimin e Shqipërisë Etnike, mbetën yje të pashuara për liri e bashkim kombëtar dhe do t’i kujtojmë gjithmonë, si të gjallë, në kujtesën dhe shpirtin tonë!

- Politikanët e sinqertë, parlamentarë, nga partitë e majta dhe të djathta, populli i mashtruar, intelektualët atdhedashës, gazetarë e subjekte të varura e të pavarura, duhet ta dinë të gjithë se pa i lënë bindjet subjektive, individuale, të një partie, si dhe interesat personale nuk mund të ecim si duhet kah bashkimi kombëtar, megjithëse, kjo rrugë është e pashmangshme, derisa, të jetë populli ynë i pranishëm në këto troje, dhe i gjallë në Ballkan.

Nuk ka çare pa u bë, me dashje ose pa dashje, një Referendum për Vetëvendosjen e një Shqipëri Etnike, kjo është e drejtë natyrore e popujve dhe e sanksionuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara.

Besnikërinë e rrugës për çlirim e bashkim kombëtar e kanë dëshmuar me vepra, me gjak e me jetë shumë dëshmorë, në kohën tonë kemi simbolin e Rezistencës, Adem Demaçin, flijimin e Adem Jasharit dhe të familjes së tij dhe luftëtarët e UÇK- së, heroike, Albin Kurtin që po lëvizë fuqishëm me L. V. e atdhetarë të tjerë të paepur, që nuk duan ta lënë në gjysmë rrugën për bërjen e Shqipërisë Etnike.


Amanetin e Hasan Prishtinës, ideologut kryesor të Shqipërisë Etnike, duhet çuar në vend!

 Zvicër, 6 Gusht 2009  
PS: (Autori ka qenë 2 herë i dënuar politikisht nga regjimi i Beogradit, një nga udhëheqësit e LNÇKVSHJ, si bashkëveprimtar i dëshmorit Jusuf Gërvalla, më 1979 dhe si veprimtar i LPK-së, më 1993. Shumë herë i arrestuar dhe i torturuar fizikisht, bashkë me vëllain e vet, Xhemajlin, kanë kontribuar në formimin dhe mobilizimin e UÇK-së. Jeton në Zvicër, nga 1997, si i strehuar politik.

Tuesday, March 6, 2012

Gjeneral-major Shaban Shala - jeta dhe vepra





RAMADAN PLLANA – DËSHMI TË KOHËS   
 
 NJË LUFTËTAR I PAEPUR I LIRISË

( Në përkujtim të dymujorit të vdekjes së  veprimtarit të paepur për çlirim e ribashkim kombëtar, i cili vdiq, të enjten, më 5 janar 2012.)

      Mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut". (Abdyl Frashëri)

“Sot po ndahemi nga trupi i Shaban Shalës, por shpirti dhe vepra e Shaban Shalës po mbetet për ne si një udhërrëfyes dhe si një garant se si duhet të luftohet, se si duhet të qëndrohet, se si duhet edhe të vdiset. Ai, pati probleme derisa ishte duke punuar në këshillin tonë, ishte i vetmi ai me Behxhet Shalën që dinin se çfarë punonim ne në këshill. Ne, në njërën anë mblidhnim fakte e të dhëna për krimet dhe mizoritë që bënin çetnikët një populli shqiptar, kurse në anën tjetër, përgatisnim politikisht edhe organizativisht grupet që do të fillonin të krijonin ushtrinë tonë çlirimtare” (Adem Demaçi, fjalë e mbajtur në homazhin pranë trupit të Gjeneral-major Shaban Shalës, më 6 janar 2012.)

 
Gjeneral Major
Shaban Shala

Gjeneral-Major Shaban Veli Shala u lind në fshatin Negrovc, të Drenasit, më 13 maj 1958. Në fshatin e lindjes kreu shkollën fillore, kurse shkollimin e mesëm e kreu në Klinë e Kijevë. Shabani, ka kryer fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Rrjedh nga një familje me tradita të atdhetarisë, bujarisë, trimërisë e besës shqiptare. Drenica, kjo vatër e kreshnikëve shqiptarë, ka dhënë trima për atdhe e për bashkim kombëtar me shekuj. Hasan Prishtina, Ahmet Delija, Azem e Shote Galica, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Fazli Greiqevci, Tahir Meha e shumë e shumë trima të tjerë do të jenë emra që përkujtohen e  nderohen si shembull heroizmi dhe do të ndiqet rruga e tyre për çlirim kundër pushtuesve dhe regjimeve serbe. Kështu, kjo rrugë çlirimtare, do do të ndiqet edhe nga bijtë e bijat më të mira të Kosovës me vise tjera shqiptare të okupuara nga Serbia, e ish –Jugosllavia.


Babai i Shabanit, Veli Xheladin Shala ka qenë një njeri punëtor i ndershëm i cili kishte punuar disa vite në Gjermani për te rritur pesë djemtë e dy vajzat e tij. Nëna, Taibe Shala, një nënë bujare e cila mbahet e fortë, e lindur në fshatin Korreticë të Drenasit.  Babai i tij vdiq nga një sëmundje në vitin 1990, një vit para se Shabani të lirohej nga burgu. Kjo familje dha gjithçka nga vetja për atdheun. Nëna Taibe Shala, me bujari e përkushtim u dha djemve e vajzave të saj dashurinë për liri e atdhe, e kjo i kushtoi familjes Shala dhe Deshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vellain e katërt të Shabanit, Bedri Shalen,  i cili ra heroikisht në betejat e bëra ndaj armikut serb në Junik të Deçanit. Bashkëshortja, Zyrafete Zekaj- Shala, rrjedh nga  familje me tradita të hershme patriotike. Bija e veteranit të arsimit Kosovar, njëkohësisht dhe veteranit të luftës çlirimtare Qazim Zekes. Motra e aktivistëve të hershëm e të mirënjohur të çeshtjes kombëtare Xhevat e Azem Zekes nga fshati Mojstir i komunës së Burimit, ish-Istog. Shabani ishte babai i tre djemve e një vajze, tre prej të cileve i la ende në moshe të hershme.

Shaban V. Shala, ishte njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Ai, qysh nga mosha e hershme rinore u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave. Pjekurinë organizative e arriti në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare. I ndikuar nga literatura e Shqipërisë Socialiste e nga programet e Televizionit Shtetëror të Shqiperise, ai kishte fituar njohuri të madhe të historisë kombëtare.
Një ndikim të fuqishëm për ngritjen e vetëdijes kombëtare te ky atdhetar kishin lënë edhe profesorët e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Kijevë. Ndikim në edukatën patriotike kishte pasur edhe nga arsimtarët e shkollës fillore e të mesme ,  si nga Prend Buzhala, Azem Syla, Halil Kuliqi etj, aty ku dhe filloi aktivitetin propagandistik duke shpërndarë literaturë të ndaluar të Shqiperisë.
Një nga bashkëveprimtarët e oreve të para të Shaban Shales, njohur që në bankat e gjimnazit, bashkë me Elmi Zeken e shokë e shoqe të tjera, ishte dhe atdhetari e dëshmori sypatrembur Abedin Balaj, i dënuar me 9 vite burg të rëndë per veprimtarinë e tij në çeshtjen kombëtare,i cili ra heroikisht në përleshje me gardianet e njësisë speciale të armatës jugosllave në Slloveni.


Gjyqi Ushtarak në Lubjanë, bashkë me Abedin Balajn,  ua shqiptoi dënimin edhe patriotëve të tjerë me sa vijon:

Hasan Kurti, Selman Fetaj, Abedin Balaj, Feriz Veliqi, Fekri Sejfullahu, Tafil Beqiri, Halit Ibrahimi, Adem Agaj, Shaban Aliu, Imri Adili, Miftar Ahmeti, Isuf Dragaqina, Murat Babaliu, Ram Sopaj e Shtjefën Mirëdita, me thuajse 200 vjet burgim!
Shaban Shala, do të ishte njëri nga bartësit kryesor të bashkimit të organizatave ilegale, bashkim pa dallim ideje, feje a krahine, ashtu siç e kishin filluar Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, Hyrije Hana, Mulla Ramë Govori, Ahmet Haxhiu etj, në shtator të vitit 1974 në Dajkovc të Dardanës, duke projektuar Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu do ta mbartte vazhdimësinë e unitetit të Lëvizjes gjithëkombëtare të nisur nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla.

Në vlugun më të madh të veprimtarisë së vet patriotike u njoh dhe bashkëpunoi me Fehmi e Ramiz Lladrovcin, Xhavit Hazirin, Ali Ahmetin, Adem  Krasniqin, Azem Sylen, Xhevat Zekën, Mejreme Krasniqin, Mihrije Krasniqin, Ali Elshanin, Idriz Hisenin, Tahir Hanin, Milaim Zekën, Ramiz Krasniqin, Kasim Haxhimuratin e shumë të tjerë. Në korrik të vitit 1983 do të njihej me dy nga  figurat e lavdishme të historisë së Qëndresës Shqiptare, me heronjtë e popullit Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, me të cilët do të vazhdojë luftën e përbashkët, për liri e bashkim kombëtar, deri në vrasjen e tyre nga policia speciale jugosllave, në natën e 11 janarit 1984 në nje lagje në Prishtinë. Me Rexhep Malen e Nuhi Berishën në nëntor të vitit 1983 forcuan projektin e Shtabeve Rajonale dhe lokale të  Partisë së Luftës të Kosovës, ku formuan SHOL për Drenicë së bashku me  Elmi Zekën dhe Idriz Hisenin. Këtë parti e kishin formuar Kadri Osmani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha etj.  

Rexhep Mala kishte lidhje të fshehta edhe me veprimtarin e  orëve të para të ilegales sonë kombëtare, me Metush Krasniqin.Takimet i mbanin në Rrugën “Hasan Prishtina” në një shtëpi në Prishtinë, ku Shaban Shala dhe Elmi Zeka kishin dy banesa që i ndante një mur për shkaqe sigurie. Në atë banesë Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Shaban Shala priten Vitin e Ri 1984, kurse Elmiu shkoi në fshat për ta lajmëruar familjen e Shabanit, që kishin tre javë pa dëgjuar gjë prej tij, se ai nuk do vinte për festë. Rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në përleshje të pabarabartë me njësitë speciale të policisë jugosllave, e dëmtoi shumë Lëvizjen ilegale... 

Shaban Shala, në vitin 1985, do jetë njëri ndër protagonistët kyç në bashkimin e të gjitha grupeve ilegale që vepronin në Kosovë dhe viset e tjera Shqiptare në ish-Jugosllavi duke i mbledhur nën një qendër organizative. Mu për këtë, ai me shokë, në fillim të vitit 1985 mbajten mbledhjen e bashkimit të organizatave ilegale, si hap të parë drejt një Lëvizje gjithëkombëtare duke bërë Këshillin Organizativ, formuan organizatën Marksiste-Leninistët e Kosovës, ku edhe zgjodhën udhëheqësinë e vet me veprimtarët: Xhabir Morina, sekretar politik,  Xhavit Haziri, sekretar për propagandë, Fehmi Lladovci, sekretar për çështje ushtarake , Bashkim Mazreku, sekretar organizativ, Bajram Limani, sekretar për sigurimin e bazave etj.  
Në këtë grup të bashkuar, veprimtarë të dalluar do të ishin edhe Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Nuhi Ahmeti, Abdullah Dërguti, Hilmi Reçica, Hajdin Abazi, Sadik Halitjaha, Elmi Zeka etj.  Këshilli Organizativ në përbërje të Xhavit Hazirit, Xhabir Morinës, Bashkim Mazrekut, Ali Ahmetit e Shaban Shalës në prill të vitit 1985 formuan Komitetin Organizativ të Marksistë -Leninistët e Kosovës  MLK. Komiteti i MLK-së ishte pararojë e LPRK-së. Shaban Shala e Fehmi Lladrovci formuan Komitetin e Rrethit të MLK-së në Drenas, ish-Gllogoc. Gjatë vitit 1985, u formua Komiteti i OMLK-së, në Prizren, Suharekë, në Prishtinë, Ferizaj, në Kaçanik, Vushtrri, Tetovë, Kërçovë, Strugë, Bujanovc, Klinë, Pejë etj.
Në fillim të nëntorit të vitit 1985 u arrestuan disa aktivistë të LPRK-së dhe të grupeve tjera. Ky vit do të ishte poashtu një kohë e vështirë e organizimit të këtyre grupeve atdhetare. Shaban Shala, u arrestua  nga policia jugosllave shqipfolëse së bashku me 56 bashkëveprimtarë të tjerë, nga te gjitha trojet etnike të ish Jugosllavisë.
Shabani, u denua burgim të rendë, megjithatë ai do të tregonte shembullin e heroit të vërtetë me qëndrimin e tij, si gjatë hetimeve ashtu dhe gjatë gjykimit e vuajtjes së dënimit.

 Në vitin 1986 grupi i MLK-së do të dënohet në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës;
  •  Shaban Shala, u dënua me 7 vite burg,  
  • Xhabir Morina, me 13 vite burg, 
  • Elmi Reçica, me 11 vite burg,  
  • Xhavit Haziri, me 9 vite burg, 
  • Fehmi Lladrovci, me 9 vite burg, , 
  • Agron Morina, me 11 vite burg, 
  • Idriz Hyseni, me 6 vite burg, 
  • Ali Elshani, me 6 vite burg, 
  • Nuhi Ahmeti, me 6 vite burg, 
  • Sabit Tahiri, me 6 vite burg, 
  • Nysret Pllana, me 6 vite burg, 
  • Xhevat Ukshini, me 8 vite burg, 
  • Skënder Luzha, me 3 vite burg,
  •  Fatmir Sulejmani, me 5 vite burg, 
  • Fatmir Thaçi, me 5 vite burg,
  •  Abdullah Dërguti, me 9 vite burg, 
  • Rexhep Dugolli, me 6 vite burg, 
  • Elez Zogu, me 2 vite burg. 
    kurse, Gjykata e Qarkut të Mitrovicës do ta dënoj;
  •  Elmi Zekën, me 7 vite burg, 
  • Abdullah Zhegrovën me 7 vite burg, 
  • Xhavit Zhegrovën me 5 vite burg, 
  • Abdurrahim Maxhunin, me 5 vite burg, 
  • Ramadan Behramin, me 5 vite burg, 
  • Sylë Sylën, me 3 vite burg, 
  • Osman Krasniqin, me 3 vite burg,
  •  Murat Dautin, me 3 vite burg, 
  • Vezire Malokun, me 1 vit burg, dhe 
  • Izet Zekën, me 1 vit burg.

Shaban Shala, ka qëndruar në burgjet serbo-jugosllave gjashtë vite, në Prishtinë, Zrenjanin e Novi Sad, u lirua nga Burgu i Novi Sadit, me 21 korrik të vitit 1991, së bashku me Jakup Krasniqin dhe shumë veprimtarë të tjerë që kishin ndarë një qeli burgu. Ai, e vazhdoi veprimtarinë e tij për çlirim e bashkim kombëtar, aty ku e kishin lënë shokët që kishin rënë heroikisht në janar të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, dhe në nëntor të vitit 1989, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, dhe pas arratisjes të disa shokëve jashtë vendit.

Roli i Shaban Shalës në mobilizim dhe në armatim të UÇK-së
 

- Dita e sotme, për zonën tonë, Drenicën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, padyshim është ditë historike, ngase Ushtrisë sonë, përkrah armës, organizimit,, rreshtimit, strukturimit e guximit, po i shtohet edhe një armë e fortë- oficeri i ri shqiptar, i cilido të bëhet krah i fuqishëm i luftëtarëve të Ushtrisë sonë në realizimin e qëllimit gjithëpopullor – çlirimin definitiv të Kosovës. ( Gjeneral-major Shaban V. Shala, me rastin e dorëzimit të diplomave oficerëve të parë të Shkollës Ushtarake “Hamëz Jashari”, më 11 shkurt 1999, në lokalet e Shtabit të ZO të Drenicës, në Likofc.)
        
Me kërkesën time për t’më ndihmuar në plotësimin e biografisë së Gjeneral-major Shaban Shalës më kanë ndihmuar, me një përkushtim të madh e respekt për heroin e këtij artikulli, Elmi Zeka, njëri nga bashkëveprimtarët më të ngushtë të Shabanit, Azem Zeka, mik familjar dhe bashkëveprimtar i gjeneralit, si dhe Xhemajl Pllana, vëllau im, njëri nga shokët dhe bashkëveprimtarët e Shabanit. Unë i falenderoj të gjithë publikisht duke qenë shumë mirënjohës për informatat që m’i kanë dhënë. Poashtu e falenderoj edhe ish nxënsin tim, Bekim Shytin, një luftëtar sypatrembur, për bashkëpunim në këtë artikull, pastaj shokun e mikun tim, Rexhep Ahmetin, i cili ma ka dërguar një shkrim për Ajet Ukën, nga Zhabari i Mitrovicës, një hero i gjallë, i cili ishte i lidhur me dy heronjt e pavdekshëm UÇK-së, me  Bekim Berishën- « Abejën » dhe me Bedri Shalën, vëllaun e protogonistit të këtij shkrimi.

Në vazhdim, po e jap vetëm një pjesë për biografinë e heroit tonë që ma ka dërguar Azem Zeka :


Gjeneral Major  Shaban Shala

I kyçur qysh i ri në celulat organizimet atdhetare të kohës, Shaban Shala do të jetë pjesë e shumë zhvillimeve që shënuan vazhdimesinë e luftës sonë për liri dhe nismat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shaban Shala, do të jetë pjesë e grupit të atdhetarëve, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Fehmi Lladrovci, Ali Ahmeti e shumë të tjerve te cilët në fillim të vitit 1983 formuan platformën mbi Partinë e Luftës së Kosovës.

Ai, dhe bashkveprimtaret e tij, pas rënjes së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishes u goditen rëndë, por nuk u zbrapsën kurrë.
Në vitin 1985, Shabani do jetë njëri ndër protagonistët kyç në bashkimin e të gjitha grupeve ilegale që vepronin në Kosovë dhe viset e tjera Shqiptare në ish Jugollavi.
 Nëntori i vitit 1985, ishte poashtu viti tjetër i vështirë i organizimit të këtyre grupeve atdhetare. Shaban Shala do të arrestohet së bashku me 56 bahkveprimtarë të tjerë, nga të gjitha trojet etnike në ish -Jugosllavi.
Shabani dënohet me shumë vite burg im të rendë, megjithate ai do të tregojë shembullin e heroit të vërtetë me qëndrimin e tij, si gjatë hetimeve ashtu dhe gjatë gjykimit e vuajtjës së denimit.
 
Ndërkaq, 5 muaj pas daljes nga burgu, Shaban Shala do të njihet në rrethana te jashtëzakonshme me Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe bashkëluftetarët e tij.
Jo rastësisht, njëzet vite më parë, pikërisht më 31 Dhjetor 1990, tek Shaban Shala do të gjenin strehë, mikëpritje, Besë dhe gadishmëri për flijim, Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe luftëtarët e tjerë, të cilët pasi kishin çarë rrethimin, kështu kishin nisur Luftën për Kosovën.
Nga ajo kohë Shaban Shala do të jetë i pandarë me angazhimet dhe veprimtarit e Komandant Adem Jashari. Komunikimi i tij me Komandantin Legjendar do të jetë i rregullt në secilin hap të aktivitetit, deri në rënje të tij, në mars të vitit 1998.
Njoftimi i parë origjinal për betejën e Rezallës së Re, me 26 Nëntor 1997, u bë pikërisht nga Shaban Shala.
Letra për ngjarjen e asaj dite, e shkruar nga Hamëz Jashari, e diktuar nga Komandanti Legjendar Adem Jahari dhe nëshkruar nga të gjithë bashëkluftëtarët, njoftonte mbi rrjedhën e betejës dhe humbjet e shkatuara armikut.
Origjinali i saj ruhet dhe sot në arkivat e Shtetit Shqiptar.
Shaban Shala, ishte ai që kishte marrë guximin që ta përcjellë atë jashtë vendit, në adresë të Kryesisë së LPK-së.
Roli i Shaban Shalës do të jetë rol i një kordinatori të vërtetë të luftës për liri, kurse shtëpia dhe familia e tij, do të jenë bazë dhe shtëpi e UÇK-së, deri në Çlirim të vendit.
Shaban Shala, punoi dhe veproi edhe me gjeneratën e re e cila, u formua dhe kalit nga veprimet dhe idetë e Shaban Shales, siç ishin Hashim Thaçi, Sylejman Selimi, Ilaz Derguti, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Rasim Kiçina dhe shumë e shumë të rinj që e drejtuan dhe udhëhoqën luftën e UCK-së drejt lirisë së vendit.
 Nuk është vetëm një betejë e UÇK-së që mban emrin e Shaban Shalës,  Ato janë të shumta, por veçohen beteja e grykës se Llapushnikut, e Bardhit të Madh, e Likocit, e Rezallës dhe shumë e shumë beteja të tjera ku u shqua guximi dhe sakrifica e tij.


 ISHTE TEPËR MODEST DHE I PALODHUR!
  
  Askush se ka ndëgjuar Shaban Shalën të thoshte  se u lodha, se bëra mjaft, askush nuk e ka parë të ndalet në rrugën e tij, edhe kur e kishte dhimbjen e madhe se armiku i vrau vëllain e tij, të paharruar Komandant Brigade, Bedri Shalën i cili ra heroikisht bashkë me Bekim Berishën, Elton Zherkën e Përmet Vulën, në njerën nga betejat ballë për perballë me armikun në Junik.
 Ai, ishte prej të parëve që publikoi i pamaskuar uniformën e UÇK-së, duke pasur përvojën paraprake, si nënkrytar i KMDLNJ-së; Shaban Shala dha kontributin e tij të jashtëzakonshem në radhët e UÇK-së, për komunikimin me Mediat e huaja dhe mekanizmave Ndërkombëtare, janë të njohura kontakten e tij në emër të UÇK-së me ekipet e gazetarëve të BBC-së, CNN-it, ZDF-it etj.
Pas çlirimit të vendit Shabani luajti një rol të veçantë për strukturimin e TMK-së dhe më pas të FSK-së, mbajti përgjegjësi të larta komanduese në keto struktura në kuadër të hierarkisë së TMK-së.
Shabani, krahas kësaj, për asnjë moment si harroi ata që dhanë më të shtrenjtën për Kosovën, ishte pjesë e shumë përkujtimeve te dëshmorve të kombit, e kishte në rend dite t´i vizitonte vendet e rënies së tyre dhe Familjet e tyre, bashëkndjeu dhimbje për ´ta dhe kujtimet për ´ta dhe familiet e tyre.
"Shaban Shala, do mbetet shembull se si jetohet dhe se si duhet të punohet për Atdheun. »
                                                          Azem Zekaj
 
Gjeneral-major Shaban Shala, pos aktivitetit të vet ilegal në LPK e në UÇK, do të  angazhohet edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut në Drenas dhe në Prishtinë, kur kryetar ishte simboli i Rezistencës sonë kombëtare- Adem Demaqi, ku bëri një punë të  palodhshme duke marrë shënime rreth ngjarjeve, sidomos për dhunën serbe që ushtrohej ndaj shqiptarëve, përcjelljen e informatave, brenda dhe jashtë Kosovës. Ai, si nënkryetar i KMDLNJ-së, ka dhënë informata shumë të rëndësishme në radhët e UÇK-së. Janë të njohura informatat për ngjarjet  që i ka përhapur në mediat kombëtare e ndërkombëtare, në emër të UÇK-së,  sidomos atyre që ua ka dhënë BBC-së, CNN-it, ZDF-it etj. Shaban Shala, qysh nga orët e para, ka qenë në lidhje me  komandantin legjendar Adem Jashari. Siç më ka rrëfyer miku e bashkëveprimtari im, Elmi Zeka, për ngjarjet në Prekaz e në Drenicë, Shaban Shala, me shokë, do t’i bashkohet me armë komandantit legjendar Adem Jasharit nga 30 dhjetori i vitit 1991, kur Ademi e Hamza e kishin çarë rrethimin e hekurt, rreth orë 14, që u ishte bërë në Kullën e tyre në Prekaz nga Forcat ushtarako-policore të Jugosllavisë në mëngjesin e asaj dite. Elmi Zeka i lamëron në KMDLNJ  e Drenasit, Shaban Shalën, Ramiz Lladrovcin, Jakup Krasniqin, Azem Sylën, gazetarin e “Bujkut” Zeqë Bekollin. 
Pas çarjes së rrethimit Ademi, Rifati e Hamza, me grupin e vet – me Sahit Jasharin, Fadil Kodrën, Ilaz Kodrën, Zenun Kodra, shkojnë në odën e Gani Kocit, ku ishin edhe afër 50 luftëtarët tjerë të UÇK-së, të vendosur për të luftuar. Atë natë ndejen e bëjnë konakun në shtëpinë e Elmi Zekës, në Abri, të nesërmën shkojnë te Jakup Krasniqi në Negroc, ku ishin të pranishëm edhe Xheladin Gashi, Idriz Hiseni, Ramiz Lladrovci, Gani Syla etj... Azem Syla ka pas shkuar në ”Prishtinë për të lajmëruar shokët.  Pastaj shkojnë në familjen e Shaban Shalës, ku qëndrojnë disa ditë. Disa ditë qëndrojnë në odën e Kamer Racit, në Siçevë. Për një kohë qëndrojnë edhe në kullën e Nënë Kadës, në Negrovc, ku kjo Nënë bujare i priti si djemt e vet duke u thënë:- "Djemt e mij, Edhe gurë mbi gurë mos të mbeteshin mbi këtë kullë, hallall ua bënë nëna, vetëm që keni marrë pushkët për Atdhe"!...

Pra, siç dihet edhe historikisht, Adem Jashari, komandanti legjendar i UÇK-së, bashkë me luftëtarët trima, nga 30 dhjetori i këtij viti, do të bëjë një luftë nacional-çlirimtare duke i dhënë armikut goditje të befasueshme. Shaban Shala, do të jetë përherë një bashkëluftëtar i paepur i Adem Jasharit, herën e fundit që kanë pasur kontakt ka qenë 3 marsi i vitit 1998, tre ditë para se të bien heroikisht Ademi, Hamëza, Shabani, bashkë me dajën Osman Geci, me tërë familjen e tyre 22 anëtarëshe, në luftë të pabarabartë e unikate në Botë, në Kullën e tyre Legjendare. Por, Serbia vrastare u mashtrua keç duke menduar se me vrasjen e Adem Jasharit do shuhej edhe rezistenca shqiptare e Kosovës, sepse pas rënies së kësaj familje në altarin e Lirisë, luftës ia mësuan me mijëra vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare e nga mërgata. Kështu, komandanti legjendar UÇK-së e fitoi përjetësinë duke u bërë simbol i luftës për çlirimin e Kosovës.
Shaban Shala ishte ndihmës-komandant për moral në Shtabin e ZOD, ku komandant ishte Sylejman Selimi, pastaj, me formimin e SHP të UÇK-së, kur komandant i kësj Zone emërohet Sami Lushtaku, Shabani do të emërohet përgjegjës i Drejtorisë së Informimit të SHP të UÇK-së. Sylejman Selimi shkon në detyrën e re për Komandant të Përgjithshëm të ShP të UÇK-së. Në komandën e kësaj zone me detyra të larta ushtarake kanë qenë komandantë të dalluar të UÇK-së si: Fehmi Lladrofci, Mujë Krasniqi, Iliaz Kodra, Abedin Rexha, Rasim Kiçina etj.
Gjeneral-major Shaban Shala ka kontaktuar, në emër te UÇK-së, me ekipet e gazetarve të BBC-së, CNN-it, ZDF-it http://www.youtube.com/watch?v=Dfc30TWZ-mA etj. Ai, gjithashtu takohet edhe me përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare. Shabani, bashkë me Jakup Krasniqin, Sokol Bashotën, Ramë Bujën dhe me Albin Kurtin, që ishte përkthyes, në fshatin Likovc të Gllogocit, takohen në  janar të vitit 1999  me Christopher Hill, Wolfgang Petritsch dhe William Walker.
-Ka qenë edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Në fillim të tetorit të vitit 1998 Shaban Shala, si përfaqësues i Drejtorisë Informative të SHP të UÇK-së bisedon me Ahmet Qeriqin edhe për mundësinë e një shtypëshkronje, meqë ishin krijuar kushtet për një informator ditor. Pajisjet teknike të shtypshkronjës asokohe ndodheshin në Krasmiroc të Drenicës.
Roli i tij në UÇK , me pushkë e penë, ka qenë i shumëfishtë...
 

Pas luftës ka qenë epror i TMK-së, me gradën gjeneral-major dhe vazhdimisht bëri përpjekje për një  ristrukturim dhe sistemim modern të ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.
Gjeneral Shaban V. Shala, ishte një veprimtar  me qëndrim burrëror, ishte i guximshëm, i urtë, i matur dhe shumë i respektueshëm. Me një fjalë popullore, mund të karakterizohet  portreti i tij: " Ishte një trim i mirë, me shokë shumë". I madh është numri i shokëve të tij që flasin me një respekt të jashtëzakonshëm për të. Meqë, në vazhdim të këtij përkujtimi, fjala është për veprimtarinë e tij ushtarake, po i veçoj kujtimet e pak bashkëluftëtarëve e vëllezërve të tij që dhanë një ndihmesë të madhe në mobilizimin, armatimin dhe në luftën e UÇK-së.
Bekim V. Shyti, ish nxënës imi, një luftëtar i paepur, një legjendë e gjallë, i cili ishte bashkëluftëtar i Bekim Berishës- “Abejës” dhe i Bedri Shalës, përveç tjerash thotë:
Bedri Shala
" ...Personalisht, Shaban dhe Bedri Shalen i kam takuar për herë të parë në oborrin e shkollës së Likocit ku përshtypja e parë ka qenë ashtu si i kam paramenduar dhe pata krijuar një figurë për ta, të aftë, të qetë dhe plot vullnet për jetë, gjithmonë të gatshëm për liri.
-Po të njëjten ditë kur u takuam në Likoc bashkë me Bedriun kemi vazhduar rrugën për në Shqipëri ku shkonim për ta furnizuar UÇK-në me armë dhe municione.                               
                         
Kam qenë në kontakt me Bedriun dhe vëllezërit Shala si dhe kam pasur fatin që të luftoj në të njëjtën betejë me Bedriun dhe Bekimin,  pra, në betejen e Junikut, betejë e ashpër, e cila është zhvilluar në afërsi të madhe me pushtuesit serbë, në këtë betejë ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit Bekim Berisha dhe Bedri Shala
Edhe pas rënies së dëshmorëve Bekimit e Bedriut kam qenë në kontatkt me vëllezërit Shala.”    
Ajet M. Uka, gjithashtu një luftëtar i paepur dhe një legjendë e gjallë, edhepse në moshtë të thyer, ishte njëri ndër luftëtarët më të besueshëm të Bekim Berishës – “Abejës” dhe i Bedri Shalës. Edhe ky, përveç tjerash, thotë: “ ...Bekim Berisha bashkë me dëshmorin Bedri Shala shkuan në Gllogjan të Deçanit, duke u bërë kështu, krah i fortë i Komandantit, Ramush Haradinajt dhe luftetarëve të Dukagjinit. Këtu,  Bekim Berisha tregoi shkathtësi në pergatitjen ushtarake të ushtarëve të rinj, e sidomos edhe në bartjen, sigurimin dhe grumbullimin e armatimit.
Luftëtari i UÇK-se Bekim Berisha, në Betejen e Junikut, më 29 maj 1998, u angazhua në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike,  ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga një predhë topi bie Bekim Berisha, duke hyrë në përjetësinë e luftës për çlirim të Kosovës nga forcat serbe.”
 
- Nga Azem Zekaj kam marrë edhe kujtimet që përmendin vëllezerit Shala që nga fillimet e luftës së armatosur. Perveç faktit se ata ishin të lidhur që nga rinia e hershme prej idealit të bashkimit kombetar, apo faktit se ishin lidhur familjarisht, u bashkuan edhe një herë duke luftuar krah per krah në Drenicë e Dukagjin. 

“...Ganiu, Elmiu e Nuhiu, vëllezërit e Shaban Shalës.
Gani e Nuhi Shala jetojnë në Danimarkë ende bashkë me familjet e tyre.
Elmi Shala ka jetuar në Danimarkë nga viti 1996 deri me 5 mars 1998 dhe ditën që është sulmuar Adem Jashari, Elmiu është nisur me avion nga Kopenhaga për Tiranë ku e ka pritur Ali Ahmeti, dhe pak dite me vonë bashkë me 36 shokë të tjerë, të armatosur e me uniforma, kemi hyrë në Kosovë duke ndaluar në familjen e Adrian Krasniqit në Tropojë.
Komandant i Grupit ka qenë i caktuar Xhelal Hajda Komandant "Toni" dhe si grup mund ti përmendi ca veta sa më kujtohen.
1. Xhelal Hajda Komandant "Toni" dëshmor nga Rahoveci
2. Bedri Shala dëshmor nga Negroci
3. Mehedin Morina deshmor nga Gllareva, Brigada 113 M. Krasniqi
4. Elmi Shala nga Negroci, vellai i Bedriut dhe Shabanit Brigada 113 M. Krasniqi
5. Xhemail Fetahaj dëshmor, ka qen në shoqerim me neve deri në Smolicë të Gjakoves apo Rekes së Keqe dhe më pas ka shkuar për në Pejë
6. Azem Zekaj nga Mojstiri i Istogut, bashkluftëtar i Fehmi Lladrovcit, Shaban Shales dhe Elmi Shales e Rasim Kiqines në Drenicë Brigada 113 Mujë Krasniqi
7. Mus Dervishi nga Kllodornica e Drenicës
8. Hajzer Çitaku nga fshati Çitak i Drenicës
9. Ajet Pojata nga ZOLL qe vinte nga organizimi i LPK-së D.J.V Gjermani.
10. Maliq Ndreca Komandant Mala
11. Ilir Foniqi Drenicë
12. Pjetër Uka nga rrethina e Prizrenit
 
Të tjeret s'i kam njohur, kane  qene nga Llapi, Gjilani, Malisheva e Shala e Bajgores e gjithë regjionet e Kosovës. Pas gjith peripecive që kemi bërë nëpër regjionet e Gjakovës dhe Deçanit, më ne fund kemi arritur në Jabllanice të Gjakovës. Aty kemi takuar Hashim Thaqin, me t cilin njihesha prej qershorit teë 1994 kur e kisha ndihmuar të hynte në Zvicer dhe me Kadri Veselin që e njihja dhe e kisha  shok nga aktiviteti i LPK dhe më pas jemi ndarë. Une , Elmi Shala, Hajzer Çitaku, Musë Dervishi  Mehdin Morina, kemi shkuar me Hashimin, Kadriun e Rexhep Selimin për Likovc, kurse Bedriu ka mbetur me shokët me te cilet erdhem nga Shqipëria aty në Jabllanicë dhe më pas në Gllogjan. Pas suksesit dhe vendosmerisë që kishte treguar Bedri Shala në beteja, Ramush Haradinaj kishte fituar një besim të madh dhe e kishte ngritur në hierarkinë e lartë te Komandës të ZOD.
 Pas Vrasjes së Mehedin Morines nga Gllareva, nipi i Shabanit, Bedriu vjen nga Dukagjini në Drenicë për varrim të tij.
Pas ca ditëve në bisede me Shaban Shalen dhe Fehmi Lladrovcin, Bedri Shala mori përsiper të udhëheqë grupin prej 2000 vetave deri në Glogjan të Deçanit dhe më pas për në Shqiperi për të sjellë armatim për Zonën e Drenicës.
Tani në Likovc kishin arritur grupet e gjithë fshatrave të Drenicës, nga fshatrat e largeta të Shalës së Bajgorës dhe një grup nga Zona e Karadakut që u printe Avdullah Tahiri. Ashtu të mbushur me automjete të mëdha deri afër Jabllanicës së Gjakovës dhe më pas në këmb deri në Glogjan.
Mbas disa ditëve pritje në Glogjan, rreth 48 orë rrugë ne drejtim të Junikut dhe bjeshkëve të Shkelzenit,  nga Valbona kemi arritur në Tropojë të lodhur dhe rraskapitur.
Bedriu s’e ndinte lodhjen kurr, ai pa pushuar, brenda 24 orëve, mori armatim, ngarkoi kuajt, pergatiti e organizoi  mëse 2000 veta të armatosur dhe u nis për në Kosove. Shumë shpejt arriti të kthehej  në Drenicë  me « ushtrine » e tij dhe mëse 100 kuaj të ngarkuar me armatim të rendë dhe të lehte duke kaluar përmes Junikut e Glogjanit.
Pas këtij aksioni, dhe nga aftësia për udhëheqjen e një nisme aq të vështirë, Bedriu u ngarkua të dërgoj në Tropojë dhe nj grup të madh poashtu rreth 1500 vetave.
Keëtë herë Bedriut iu desh t’i ndante grupet sepse luftimet në Dukagjin e kishin vështiresuar lëvizjen me trupa e armatim të shumtë. Për të menjanuar humbjet dhe rreziqet për ushtaret e tij, Bedriu vendosi që grupet me nga 500 ushtarë ishin në gjendje të udhetonin e të mbroheshin në rast pritash nga ushtria serbe.
Bekim Berisha
Mbaj mend që ka qenë fundi i korrikut 1998, jemi nisur nga Shkolla e Tropojës me mbi 300 veta të armatosur dhe mëse 20 kuaj të ngarkuar. Kemi arritur nga Padeshi në kufirin me Kosovën afër pasditës, papritmas kemi renë në pritë të ushtrisë serbe. Kaosit që ndoqi pritën, ku u vranë gati 20 veta, arritëm ti rezistojmë e të shpetojmë duke luftuar në tërheqje duke marrë me vete të gjithë të plagosurit e të vrarët për të mos i lënë në duart serbe. Në Tropojë morem vesh se një grup kishte arritur të ndahej  duke i shpetuar pritës, e te shkonte drejt Junikut e më pas deri në Gllogjan.
 Bedri Shalen e kam takuar në Tropojë ku kishte ardhur me 500 veta për të marrë armatim dhe po kontrollonte rrugët që ndiqnim për të gjetur më të sigurtën që të menjanonte humbjet në ushtarë. Bashkë me Bekim Berishen arriten te kalonin kufirin e ti çonin armatimet në Junik. Në atë kohë Shaban Shala arrin të depërtoj në Zonën e Dukagjnit dhe siç më ka thënë më vonë, është marrë vesh me Komandant Ramush Haradinajn që Junikun ta mbajnë me çdo kusht sepse e dinin që me rënjën e Junikut ushtria do mbetej pa armatim, duke qenë se ajo ishte zona me e përshtashme për ta bartur armatimin për Luftën e Kosovës që po bëhej gjithnjë e më madhe.
Bedri Shala kishte me vete reth 400 luftëtarë trima nga Drenica që luftonin krah për krah me te në Junik e që nuk e lanë kurrë vetëm deri sa vdiç nga plagët e rënda që mori. Bashkë me Bekim Berishen kishin vendosur të mos e lëshonin gjallë Junikun sepse ai ishte pika lidhëse për furnizimin me armatim të Dukagjinit e Drenicës. Bedriu dhe Bekimi u vranë njëri pas tjetrit, Bedriu kur sulmoi një tank e Bekimi nga predhat e topave serbe.
Në atë betejë u vrane dhe Elton Zherka dhe Permet Vula, të dy nga qyteti i Gjakovës. Pas këtyre humbjeve ushtria e UÇK-se u tërhoq nga Juniku në drejtim të Shqipërisë.
Pas rënies së Junikut ajo zonë u bë e pakalueshme për Ushtaret e Zonës së Drenicës dhe Zonave përtej Dukagjinit që u detyruan të kalojnë për në Kukës dhe më pas nga Hasi për në Kosovë.
Pas ofensivave të njëpasnjëshme që ndërmori ushtria serbe, Drenica u detyrua në Dhjetor 1998 ti drejtoheshin prapë Shqipërisë për armatim dhe municion, por kësaj radhe me ne krye Mujë Krasniqin, Komandant "Kapuçin" bashkë me një ndër shokët e bashkëluftëtarët me të afërt të tij Elmi Shalen, vëllain e Bedriut. Ai grup ra në pritë ku u vranë shumë ushtarë të UÇK-se, e në mesin e tyre edhe Mujë Krasniqi. Ata që munden ti bëjnë ballë pritës e arritën të kalojnë kufirin për në Shqipëri, u riorganizuan dhe me në krye Elmi Shalen mundën të hyjnë në Kosovë për të vazhduar luftën deri në Çlirimin e plotë të Kosovës në qershor 1999. »

 Unë, autori i këtij shkrimi, pata fatin që të njihem me Gjeneral Shaban V. Shalën nga fundi i vitit 1991, herën e fundit u  ndamë me një përqafim të përmallshëm e vëllazëror në Prekaz, në fund të gushtit të vitit 1999, kur u ktheva për Zvicër, me përshëndetjen e fundit :

Mirupafshim në Shqipërinë e Bashkuar!Gjeneral  Shaban Shalen - heroin tonë të pavdekshëm do ta kujtojmë e nderojmë gjithmonë për veprën patriotike e heroike të tij!

Emri dhe vepra atdhetare e tij, për liri e ribashkim kombëtar, do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe shpirtin e mbarë popullit shqiptar!

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË GJENERAL-MAJORIT
 
Shaban Shala

Zvicër, më 3 mars 2012