Galeria ime


Rrnofte Shqiperia Etnike

Sunday, August 29, 2010

Hogoshti - monografi

Prof.myderriz.Haki Sermaxhaj


Hogoshti shtrihet në pjesën lindore të Moravës së Poshtme (Anamorava) buzë maleve plot krenari të Kikës historike në lindje dhe malit Zidoll në perëndim.
Fshati Hogosht sot është ndër fshatrat më të mëdha në Komunë të Dardanës dhe në Kosovë. Në një lartësi mbidetare prej 584 metrash dhe në një sipërfaqe nga 15,47 km² jetojnë 2.553 banorë shqiptarë të vendosur në 400 shtëpi (llogaritja e fundit statistikore e vitit 1997), me një dendësi mesatare prej 165 banorë në 1 km².

Bukurinë fshatit ia shton lumi që mban po të njejtin emër e që ndan fshatin në dy pjesë, lumi "Hogosht" burimin e ka në Tepe (Svircë) në një lartësi mbidetare 1.081 m dhe ka një gjatësi prej 24 km, mesatarisht (mvarësisht nga stinët e vitit) sjell 100 L ujë në sekondë, mbi fshat janë ndërtuar dy penda mbrojtëse betoni të cilat mbrojnë fshatin nga të reshurat.

Hogoshtasit 1955/56
Në vitin 1955 në Hogosht është shfrytëzuar energjia hidrike përmes një hidrocentrali të vogël i cili kishte prodhuar energji elektrike deri në 200 Watt, deri në vitin 1963 i kishte plotësuar nevojat elementare të ndriçimit në fshat. Probleme me ujë të pijshëm tek banorët e fshatit Hogosht nuk ka meqë gati çdo familje posedon puse dhe ujë krojesh nga lartësitë e maleve që e rrethojnë.
Në përjashtim të pjesës jugore ku shtrihet fusha, pjesët e tjera të fshatit rrethohen me male, paralagjet e fshatit janë Dazhdinca, Magura, Kika dhe Bujnoci.

Hogoshti ka një të kaluar të lavdishme historike, ishte pjesë integrale e hapsirës më të gjerë të Kosovës dhe të luginës Moravë – Vardar. Në hapsirën gjeografike të Dardanisë e gjejmë edhe Hogoshtin ndërsa lashtësinë e tij e dëshmojnë disa të dhëna si:

  • gurëthemelet e një kishe në „Kërshlan”,themelet e një kishe në lagjen “Kastrati”,
    një vegsh(pitos) i madhësisë mesatare i gjetur në oborrin e Osman Kastratit,
    një pllakë e shkruar e cila ende nuk është definuar në tërësi,
    disa varreza të gjetura në lagjen “Murtaj”,
    një shigjetë dhe vathë të gjetura 60 vite më parë tek ara e Mulla Hysenit etj.


Megjithëkëtë edhe pse dëshmitë tejet të vjetra, deri më tani ende nuk iu është bërë një vlerësim i duhur arkeologjik.
Gjatë periudhës së sundimit osman dhjetëra të rinjë hogoshtas ishin rekrutuar për shërbim ushtarak të cilët kishin shërbyer në vende të ndryshme të Perandorisë Osmane;

Kamberi i Danit në Manastir,
Qazim Latifi në Tuz,
Behluli i Danit në Vlorë,
Hajdari i Salihut në Anadoll,
Shaban Myrtaj në Jenipazar ,
Halit Zylfi Kastrati 6 vite në Stamboll (redif) për të mos harruar se atëbotë shërbimi ushtarak kishte kohëzgjatje prej 3-8 vitesh.


komuna e Hogoshtit 1957
Hogoshti si qendër administrative dhe politike atëbotë ka pasur edhe MYDYRIN i cili zbatonte urdherat e oficereve turqë, meqë Mydyri kishte ushtruar dhume mbi disa banorë me nam të kësaj ane, në aksin rrugor Lisockë-Hogosht, tek “Ura e Ibishit” e vranë Ibrahim Zhuja dhe Islam Zuka nga Desivojca si anëtarë shumë aktiv të Çetës së Mehmet Çaushit. Mydyri quhej Shukri dhe në kufomën e tij e kan marrë prindërit e tij. Vrasja e Mydyrit dhe 17 ditë me vonë edhe vrasja e Kajmekomit nga një ushtar shqiptar në Gjilan, bën që Otomanët të sinjalizojnë për një kryengritje të përgjithshme.

Në vitin 1912,nën udheheqje të Ali Gjyrishecit 300 kryengritës nga drejtoritë e atëhershme të Hogoshtit marrin marshin për në Shkup.
Në verën e 1912 Bislim Hogoshti e shoqëronte patriotin Hasan Prishtina në Durrës si truprojë e tij. Bislim Hogoshti ishte pjesëmarrës aktiv në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, pasardhësit e familjes tij ftohen nga autoritetet shtetërore në kremten e Ditës së Flamurit për çdo vit.
Gjat viteve 1905-1912 Hogoshti kishte 120 shtëpi ku jetonin mbi 1.000 banorë.

Pas rregullimit të ri administrativ dhe vendosjes së pushtetit të ri në vitin 1914 në bazë të dekretit të 1912-tës për rregullimin e viseve të "çliruara" u ba edhe ndarja territoriale administrative me çrast si qendër komunale dhe drejtori që ishte Hogoshti, pas këtyre ndërrimeve mbetet nën administrimin e Kololleqit (fshat me banorë serb atëbotë dhe sot njëashtu).  Një e dhënë tjetër me rëndësi flet edhe për ardhjen e Bajram Curri-t dhe takimin e tij me parinë e fshatit Hogosht si me Emin Biçkun, Sadri Ahmetaj-n etj(pikërisht në vitin 1912 me rastin e organizimit në mbrojtje të kufirit lindor nga Armata e Tretë serbe e cila komandohej nga Bozha Jankoviqi).
Kika dhe lavdia e saj çmohet nga historia e kësaj ane dhe meritojnë të cekën edhe luftetarët e pushkës e të penës si Mulla Idriz Gjilani nga Velekinca Haki Sermaxhaj, Emin e Osman Biçku, Halil Sh. Kastrati e Shaban Çaushi(Myrtaj), e ky i fundit kishte strategji të fortë ushtarake meqë edhe kishte shërbyer 9 vite në shërbim ushtarak në ushtrinë turke.

Komuna e Hogoshtit si zonë kufitare kishte 5 kompani që përbënin një Batalion, komandant batalioni e emërojnë Sylë Kopërnicën, komandantë të kompanive emëruan : Sylejman Selim Latifi (Syla), nga Hogoshti, Hysen Zhuja e Islam Zuka nga Desivojca, Idriz Malaj nga Hogoshti dhe Rexhep Jashar Bunjaku nga Poliçka.
Hogoshti bombardohet me aeroplanë në shtator të vitit 1944 në ora 14.00 ku si cak i sulmit ishte konaku i Idrizit të Shaqës (Myrtaj) ngase dyshonin që aty të jetë edhe depoja e municionit.
Gjat viteve 1958/59 suprimohet Komuna e Hogoshtit dhe i gjithë aparati Administrativ u transferua në Kamenicë sot Dardanë (këtë e bënë pushtetëmbajtësit serbë të ndihmuar nga disa shqipfolës ), më pastaj Hogoshti ngelë vetëm si bashkësi lokale.

 ARSIMIMI NË HOGOSHT

në këmbë nga majta: Halil Mushica, Arif Ibrahimi, Rrahim Kopërnica dhe Fetah Latifaj.
ulur nga e majta: Selver Latifaj dhe Hajredin Biqkaj.
Shkolla e parë shqipe në Hogosht u themelua në vitin 1941 me mësuesin e parë Fadil Hoxha. Pas tij në vitin shkollor 1942/43 erdhi si mësues Mehmet Turhani nga Elbasani ndërsa në vitin shkollor 1943/1944 ishte mësuesi nga Gjilani, atdhetari i devotshëm Xhevat Alia. Ndersa ne vitin shkollor 1945/46 poashtu mesuesi nga Shqiperia Fehmi Sinella.



Plejada e mesuesve te parë nga Hogoshti
--------------------------------------------

1. Ramadan Latifi
2. Sabri Ahmetaj
3. Fetah Latifaj
4. Sylejman Ahmetaj
5. Nuhi Vranja
6. Rexhep A. Kastrati
7. Raif Latifaj
8. Mumin Kastrati
9. Hajredin Agaj
10. Ibrahim Ahmetaj
11. Skender Latifi
12. Ejup Ahmetaj
13. Gani V. Kastrati
14. Bejtullah Muja.
15. Mustafë Ibrahimi
16. Mehmet Ahmetaj
......
...


Me zbatim te masave administrative ushtarake te shtetit te atehershem jugosllav ne Kosovë, gjate viteve 1944/46 shkolla dot mbyllet  dhe me vonë dot' rihapet  (..) per t’mos u mbyllur kurrë deri ne ditet e sotme. Per te arriturat dhe rezultatet flasin deshmite se nga kjo vater diturie dolen e linden shume kuadro te forta te ciet sot zhvillojne aktivitet ne nivelet me te larta ane e mbane Kosoves dhe jasht saj.
Nga nje statistike e bere jane deshmite se deri ne vitin 2001 ne shkolla te larta dhe fakultete kanë diplomuar 232 Hogoshtas prej tyre 41 femra,e nder te parat ishin   Tevide Sh. Ahmeti dhe Shehnaze R. Latifi. Me pastaj, pikrisht ne vitet e '70-'80-ta dot' largohen nga procesi edukativo-arsimor Mumin Kastrati dhe Skender Kastrati, preteksi dihej ngase ishin familje e Muharrem Fejzes dhe Isa Kastratit.


Demonstratat e    vitit 1968 
 i gjejnë shumë Hogoshtas jo vetëm si pjesëmarrës por edhe si organizator të tyre, ndër ata ishte padyshim intelektuali, vizionari, luftëtari dhe dëshmori i kombit Isa Kastrati ndërsa pjesëmarrës ishte edhe Ismajl Kastrati, në Gjilan demonstratat e 1968-tës i organizoj simboli i rezistencës, atdhetari, patrioti dhe hero i kombit Rexhep Mala, Latif Kastrati e Ibrahim Sermaxhaj.

Megjithëketë demonstratat e vitit 1981 i shoqëruan numër i madh Hogoshtasish, ishin mbi 50-të studentë, në demonstrata u plagua nga forcat policore Hogoshtasja Besa Ibrahim Ahmetaj. Pas demonstratave filloj një varg ndjekjesh dhe diferencimesh politike, arrestime, izolime dhe denimet me burg të rendë.

Diferencimin në Hogosht e bënë Refik Agaj (nga Hogoshti), Azem Vllasi (nga Rubovci i Dardanës), Sejdi Berisha dhe Halim Hajdari (që të dy maloqë nga malësia e Dardanës). Për pjesëmarrje në demonstrata u diferencuan (dalluan) këta studentë:

Shaban Kastrati, Muharrem Kastrati, Sali Malaj, Azem Malaj, Nusrete Kastrati, Haqif Agaj dhe Ejup Vranja.

Pasojnë burgosjet...

Me nga 2 muaj burg pas demonstratave denohen:
Shaban S. Biqku, Lahudin H. Myrtaj, Kujtim I. Ahmeti, Haqif M. Agaj, Gani A.Musliu, Ejup M. Vranja dhe Nazmije M. Agaj.



"ALBANIKOS"
Në organizatën ilegale “Albanikos” që i printe Emin Krasniqi nga Dajkoci me shumë veprimtarë nga Hogoshti pasi zbulohen, në vitin 1983 denohen me dënime të rënda me burg:

Sali H. Malaj me 8 vjet burgim,
Qefsere H. Malaj me 5 vite burgim,
Sali M. Biqku 5 vite burgim,
Njazi J. Biqku 4 vite burgim,
Taip H. Malaj 1 vit burgim dhe
Qemajl Salih Kastrati me 1 vit burgim.

Me nga 60 ditë burgim me rastin e ketij procesi u denuan
Fetah A.Biqku dhe Ahmet Mustafë Biqku. Meqë veprimtaria e “Albanikos-it” vazhdonte veprimtarinë ilegale, në vitin 1986 sërish zbulohet me çrast u denuan
Jashar S. Kastrati me 7 vite burgim dhe Shuhrete H Malaj me 4 vite burgim të rëndë.



Viti 1984 vit i dhimbjes por njekohesisht edhe i krenarise

 Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Viti 1984 respektivisht mesnata e 11 e 12 janarit 1984 do të jetë një ditë,datë dhe vit i pashlyeshëm për hogoshtasit në veçanti dhe mbarë Kosovën në përgjidhësi meqë në një përleshje me forcat policore jugosllave bien heroikisht në "ranjevc" Kodrën e Trimave në Prishtinë Rexhep Mala nga Hogoshti dhe Nuhi Berisha nga Svirca .Në janar të vitit 1990 pasuan demonstratat në shumë vise të Kosoves, ato ishin prezente edhe në Hogosht, demonstruesit niseshin nga lumi "Babaniku" e deri në qendër të fshatit, pas demonstratave pasuan denimet me nga 2 muaj burg :
Sabit Salih Kastrati (babai i dëshmorit Isa Kastrati), Qemajl Salih Kastrati ,Xhelal R.Muja dhe Sabit Biqku
Më 23 dhjetor 1990 në fshatin Hogosht themelohet (nëndega)partia e parë shqiptare (pas rrëzimit të sistemit komunist) “LDK” Lidhja Demokratike e Kosovës Lëvizje gjithëpopullore e kohës,u zgjodh Kryesia ndërsa Kryetar u zgjodh Shaban Kastrati .

Referendumi për Kosovën shtet Sovran dhe të pavarur u mbajt me 26 shtator në shtëpinë e kulturës në Hogosht, tëre fshati ishte më i bukur se kurr më parë, ishte i stolisur me lule e flamuj, fotografi heronjësh si e Skenderbeut dhe Rexhep Malës, tingujt burimor dhe kënget patriotike të organizuara nga SH.K.A. “Jeta e Re” nga Hogoshti e bënë edhe më madhështore këtë ditë historike të kombit shqiptarë.

Hogoshtasit kanë dëshmuar me vepra sa janë të etur për Lirinë e Kosovës dhe për Bashkim Kombëtar rrugë kjo e cila rrënjët i ka që nga periudha e pasluftës së parë Botërore e e deri në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtë rrugë e kultivuan nga të parët si Muharrem Fejza, Haki Efendiu, Shaip Biqku, Bislim Hogoshti, Rexhep Mala, Isa Kastrati, Avdi Xhaqku e shumë trima tjerë  të kësaj ane. Lam makaber qe tronditi fshatin ishte 29 korriku i vitit 1991 kur bashkevendasi yne Muhamed Raif  Biçku dot' ndrroje jete ne sherbim ushtarak, fshati Hogosht ato dite u mobilizua dhe organizua per te deshmuar ne tradite dhe per t'i dhene lamtumiren e fundit birit te vet, kshilli i varrimit ne perberje te Naim Mujaj, Shaban Kastrati, Rexhep Vranja, Haqif Agaj etj kishte bere madheshtore ate dite per t'i pritur mbi 200.000 ngushllues te pranishem ne ceremonine e varrimit.




  Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme, Hogoshtasit e përqafuan dhe ndihmuan si me pushkë dhe pjesëmarrje fizike, organizime të ndryshme në vend e diasporë, në Gjermani me iniciative te dy Hogoshtasve Ramadan Latifaj dhe Njazi Biqku e me nje mbeshtetje te parezervë edhe nga bashkevendasi tjeter Naser M. Agaj si dhe në përkrahje të shumë bashkatdhetarëve nga viset e Anamoravës themelohet shoqatën atdhetare “Metush Krasniqi”, ndërsa në shtetin e Zvicrës meriton të ceket kontributi i të gjithë Hogoshtasve të prirë nga Ahmet Xh. Latifaj e Rifat H. Latifaj, një aktivitet humanitar gjatë luftës së lavdishme të UÇK në Hogosht kishte zhvilluar edhe shoqata bëmirëse "Nëna Terezë" si dhe shtabi i emergjences udhehequr nga dr. Bislim Agaj.

Për bartje të armatimit nga Shqipëria kontribuan Ilir Kastrati dhe Arben Biqku të cilët më pastaj kaluan në stërvitje dhe njohjen e artit luftarak, këtyre iu bashkangjit me vonë edhe Driton Jahi Kastrati i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Në betejën e Marecit, nga Hogoshti morën pjesë ;   
Isa Kastrati (dëshmor i kombit),
Shyhrete Q. Kastrati “Gzimja”,
Lulzim Xhemail Latifi “Toti”,
Shefik Adem Agaj dhe
Alban I. Kastrati.
Në Zonen operative te Llapit i riu 16 vjeqar Durim Ahmetaj



Në Pashtrik bie heroikisht në vijë të parë të frontit Heroi i kombit Avdi Xhaqku  i cili vie nga Zvicra (pas 8 viteve qëndrim) drejt në luftë.

Pjesëmarrës në UÇK ishin edhe Hogoshtasit me vendbanim në Prishtinë e Gjilan:

Afrim Xhemajl Myrtaj i plagosur me 9 plumba, Sami Isa Agaj, Ferdeze e Agim Zijah Agaj, Shefik Adem Agaj, Valbona Sefedin Vranja e Xhelal Ramadan Muja, dy të fundit ishin edhe pjesëmarrës në UÇPMB në zonën e Qarrit si dhe në Maqedoni.


Nga forcat armike u likuiduan dhe në mënyrën më barbare u masakruan Ramadan A. Latifaj dhe Mehmet S. Sabedinaj, akt ky që tronditi banorët e fshatit dhe rajonit./kerkoj ndjese qe nuk kam fotografi te baces Mehmet/




 Te Burgosurit Politik në Hogosht



Myderriz Haki Sermaxhaj (1914-1948) me 20 vite burgim (vdiq në burg),
Salih Q. Kastrati (1988) në shërbim ushtarak me 13 vite burgim,
Isa Kastrati (1975)me 12 vite burgim,
Rexhep Mala(1975) me 9 vite burgim,
Mumin Kastrati (1960) me 8 vite burgim,
Jashar S. Kastrati me 7 vite burgim,
Salih H. Malaj (1983) me 6 vite burgim,
Salih Maksut Biqku (1983)me 5 vite burgim,
Rexhep S. Kastrati (1960) me 4 vite burgim,
Shyhrete H. Malaj me 4 vite burgim,
Njazi J. Biqku (1983)me 4 vite burgim,
Taip H. Malaj 1 vjet burgim
Qemajl Sali Kastrati me 1 vjet burgim ...

Tradita kulturore në Hogosht / Në Hogosht tradita kultoro-argëtuese ka një histori të pasur dhe me vlera të kohës, vallja ne hogosht ka qene tradite, hogoshtasit kane pasur njohuri te thella per vallen me tradite kombetare, "vallja e Hogoshtit" e njohur tradicionalisht lindi pikerisht ne Hogosht, nuk po permendi emra te valletareve ndonese do te behej nje liste e pafund gjenaratash e brezash me radhe. As kengetaret ne Hogosht kurre s'kan munguar, kenget e tyre  percilleshin zakonisht me fyell dhe kavall. Per hire te tradites se lashte, plot nje shekull vellezerit Muharrem e Ramadan Agaj ruajne me gjelozi kavajtë, gjenaratat e vjetra ruajne me nostalgji kujtime plot te odave tona dhe atmosferave qe krijonin Ramadan e Qazim Agaj e qe brez pas brezi me vone dota kultivojne kete art te shpirtit nipat e djemtë e tyre si Halim e Bislim Agaj sebashku me shume bashkevendasë të tjere. Për të kaluar në një melos më të përsosur ishin ato vitet 75/76 kur vallet përcillëshin me qifteli e sharki, vlene te theksoj se qifteline e pare qe une e kisha pare ne Hogosht ishte ne shtepine e mesuesit Bejtullah Mujaj dhe ne familjen e Halim Agajt (me vone) per t'u motivuar per me vone dhe me nje gjenetare te arte hogoshtasish  vlerat tona i kemi prezantuar nepermes SHKA "Jeta e Re, për këtë dëshmojnë rezultatet dhe pjesëmarrjet ne shume  festivale te kohes brenda dhe jashte Kosoves.


SH.K.A. “Jeta e Re”   deri ne vitet e '80-ta nuk ishte shume aktive, u perfaqesua nga  Ramadan Sadri Kastrati me kavall, më pastaj ne disa festivale kishte marre pjese edhe Fatmire A. Kastrati si soliste, meritor per ndertimin e nje te ardhme te ndritur brenda shoqerise kishte profesor Rexhep Kastrati bashke me arsimtarin e lendes muzikore Xhemush Sermaxhaj  (dhe ish kryetarin e shoqerise te ndjerin Mehmet Sabedinaj) qe ishin perhere te palodhshem ne pune dhe aktivitete megjithekete nga viti 1984-1985 e deri në vitin 1993 shoqëria dot' transformohet, ajo kalon në duart e të rinjëve të cilët ishin plot energji për krijimtari të reja dhe autoktone të prirë nga Kryetari i shoqerise Naim B. Mujaj, Nexhip Ahmeti (pasues), e Xhemush Sermaxhaj nën udheheqjen  artistike te Ramadan S. Latifaj e pas tij me knaqësi bashkpëunonin solistët dhe anëtaret tjere si 
Halim Muharrem Agaj, 
Bislim R.Agaj, 
Shaban S.Biqku,  
motrat Zyhrije e Florida Ahmeti, 
vellezerit Sherif e Arif Kastrati  me babain e tyre Ramadan Kastrati,  
vellezerit Ramiz e Feriz Sermaxhaj
Flamur Kastrati
Mirsije Agaj,  
Bujar Biqku
Ganimete J. Latifaj etj (e shume e shume te tjere qe kerkoj ndjese nese dikush s'e gjen emrin e vet)  
nga Kopernica kishim 
vellezerit Rifat e Mevlan Bixhaku , shume kengetare te reja qe me vone dot' kene suksese ne festivale siç ishte Lumnije M. Zylfiu, Flori H.Ajvazaj, Nazife Zylfiu e shume tjera, kishim edhe anetare nga Shipashnica e Eperme dhe e Poshtme ( kerkoj ndjese meqe ua kam harruar emrat)!.
Vitin 1984-85 kjo shoqeri do te prezantohet edhe ne festivalin e Gllogovcit nen udheheqjen artistike te (vellait te Demir Krasniqit) arsimtarit te lendes muzikore Hazir  Krasniqit (udheheqesi R.Latifaj dot' shkonte ne sherbim ushtarak)  me nje kenge qe e kerkonte koha  e degjueshmeria  karshi regjimit barbar!. 
 Ndërsa ne vitin 90/91 kur askund nuk guxohej të shqiptohej fjala republikë, po në koncertin të mbajtur në shtëpinë e kulturës në Hogosht, Nexhip Ahmetaj kryetar i SH.K.A "Jeta e Re" në atë kohë,dha urdhër që të këndohej kënga e Rexhep Males (e cila ishte pergaditur nga anetaret e shoqerise) nga Nazife Xh.Zylfiu dhe Rifat Bixhaku, ku për herë te parë para opinionit kendohen vargjet "Rroftë Kosova Republikë".

SHKA "Jeta e Re" dot' shkaperderdhet para luftes per t'u riaktivizuar pasluftes, koncerti i saj ne forme organizative dot' behet ne prani te mijera hogoshtasve dhe musafireve nga te gjitha anet e Kosoves  ne qender te fshatit me 15 qershor te vitit 2000 me rastin e dites se çlirimit te Hogoshtit. Ne at koncert dot' shkelqente solistja Mirsije Agaj me kengen kushtuar deshmoreve Isa Kastrati e Avdi Xhaqku me teks dhe melodi te Ramadan S.Latifajt, recitali i pergaditur nga prof. Naser Myrtaj dhe pjesemarrja e musafirit -kengetarit te mirenjohur Mahmut Ferati me nje kenge kushtuar deshmorit Isa Kastrati. Ketu edhe shenon nje pauze deri ne ditet e sotme , renie e aktivitetit te kesaj shoqeria kultoro-artistike per arsye te ndryshme, megjithekete mbetemi me shprese se bashke me klubin e futbollit "KIKA" edhe SHKA "Jeta e Re" shume shpejte do te rimekemben per te vazhduar traditen  e lashte artistike te kesaj ane . 

Këndi i lexuesit dhe krijuesve te rinj në Hogosht
" Nga të fryjë era " permbledhje me poezi, eshte libri i tretë i bashkeatdhetarit tone Musa Ahmetaj



Shume hogoshtas kane kultivuar vargun e shkruar artistik, shkruajne vargje, poezi e permbledhje te ndryshme artistike nder te cilet meriton theksuar bashkevendasin tone Musa I Ahmetaj i cili pasuroi bibliotekat tona dhe mbare lexuesve me tre (3) tituj veprash te botuara viteve te fundit; "kur sytë shohin keq" dhe "Doket e lindjes, dasmes dhe te vdekjes ne Hogosht" dhe ne kete vit me nje permbledhje poezish "nga të fryjë era" .Musa edhe permes ketyre librave i dhuroj Hogoshtit shume e veçmas botimi i dyte meriton konsiderate te veçante.


 NJe permbledhje me poezi "engjëjt e bardhë" (2007) e qe besoj qe e kane lexuar bashkevendasit tone eshte botuar edhe nga poeti yne  bashkekohore Skender Biçkaj.
Xhemi Agaj



Dhe jo vetem kaq, sot hogoshtasit i bene edhe me krenare suksesi i aktorit Tone te madh Xhemi Agaj i cili po arrine suksese marramendese ne SHBA, po e percjell ketu edhe nje link per ta shikuar se bashku nje insert ne njerin nga filmat ku Xhemi luan rolin kryesor.

http://www.youtube.com/watch?v=-nwm2u1ONyg


NJë pune fisnike si ne aspektin fetar ashtu edhe ne ate atdhetar me nje varg botimesh meriton te ceket edhe imami i fshatit Xhemush Biçku qe deri me tani ka botuar 5-se tituj librash. Hgoshti ka edhe bibliotekën për lexim, sipas të dhënave nga Z. Jahi A. Kastrati bibliotekistit që nga vitet e 70-ta, libri në Hogosht lexohet shumë dhe mesatarja qëndron aty se ka rreth 300 lexues në vit që lexojnë mbi 3.000 libra. Fondi i saj është me 12.000 libra.(presim te dhena me konkrete per kohen e tanishme)
Klubi Futbollistik ''KIKA'' HOGOSHTnë këmbë nga e majta:
Metush Latifaj, Jakup Latifaj, Shefik Bunjaku, Islam Bunjaku, Bashkim Vranja, Enver Shevelli, Mehmet Sabedinaj, Refik Kastrati, Agim Kallaba, Xhavit Sermaxhaj, Xhemush Mujaulur nga e majta:
Nijazi Kryeziu, Jashar Kallaba, Rabit Ahmeti, Mirsad Krasniqi dhe Sherif Spahiu


SPORTI NË HOGOSHT
 Zanafilla e sportit të organizuar në Hogosht daton që nga viti 1970 në disiplina të ndryshme si futboll, volejboll, ping-pong, hendboll, shah etj. Në vitin 1974 me iniciativë të disa aktivistëve të njohur sportiv si Jakup Latifi , Mehmet Sabedinaj, Xhavit Sermaxhaj, Selim Muja, Avni Latifi, etj, themelohet KF "Kitka" (pas viteve 1999 në KF"KIKA") që në vitin 1979 u kualifikua në Ligën e Dytë (II) të Kosovës.

Pas vitit 1991 me suprimimin e autonomisë së Kosovës, Serbia fashiste kishte ne shenjester edhe  aktivitetet sportive me çrast ca lojtarë ishin malltretuar e burgosur, ndër ata ishte edhe Zejdi Sermaxhaj, Mehmet Sabedini( i ndjerë), Besnik Geci, Selim Muja etj.



Në vitet 92/93 KF "Kitka" zhvilloj ndeshjet në grupin e Ferizajit, zuri vendin e parë në tabelë , pas ndeshjes finale me KF “Trepça“ nga Mitrovica humbi për t’u pajtuar me vend të dytë.

Në vitin 1994 KF "Kika" ishte nënkampion i Kosovës pas KF „Liria” e Prizrenit,këtë sezonë sportive golashënuesi i vitit në Kosovë shpallët Zejdi Sermaxhaj i KF“Kika” nga Hogoshti.

Në vitin 1995 FFK-ja themeloi Ligën e Parë të Kosovës, “KIKA” ishte ndër vendet e para në tabelën radhitëse ç’është me rëndesi dhe për t’u potencuar është shikueshmëria e ndeshjeve që atëbotë ishte më e madhja në Hogosht (7.000-8.000 shikues). Nga KF “KIKA” dolën shumë emra të njohur të cilët zhvilluan aktivitete sportive në klubet më të mira Kosovare si Rabit Ahmeti (ne ish C.Zvezda te Gjilanit), Mustafë Latifaj në KF”Prishtina”, Sami Sermaxhaj në KF“Prishtina”, Selim Muja në KF.Gjilani dhe shumë të tjerë. Sot, ne vitin 2012, eshte klub i shuar!!!

Në fushat individuale sportive ka hogoshtas që kanë tejkaluar kufijt regjional (e shtëtror) si bie fjala shahisti hogoshtas Sabedin R. Sabedinaj i cili nga viti 1970 mbante titullin mjeshtër shahu, në shumë gara kombetare e ndërkombetare ka përfaqësuar Kosovën, kryetar i shahisteve të Kosovës në vitin 1986 deri më1988 si dhe anëtar i Lidhjes së shahistëve të ish Jugosllavisë (1988/1990).
Në disiplina sportive individuale karateisti Asdren Myrtaj ishte dy herë kampion i Kosovës me 1997 dhe 1998 në grupmoshat 15 vjeç, ishte njëherit kampion absolut i Kosovës në vitin 2000 në grupmoshën 18-21 vjeçare ndërsa suksesin më të madh vendin e parë e zuri në Hungari në vitin 2000. Meriton te theksohet se dy viteve te fundit sukses te ndritshem ne lemin e sporteve luftarake /kickbox/ po sjell edhe Rinor Arxhent Latifaj ne Gjermani, mjafton ta shihni meqin qe zhvilloi ne Austri kunder nje fare te flliqur serbi dhe u shpall fitues



Festat; "Takimet e vendlindjes" që mbahet me 15 qershor njëherit është kjo edhe dita e çlirimit e cila kremtohet që nga 15 qershori i vitit 1999. Vlenë theksuar se me rastin e 10 vjetorit të çlirimit të Hogoshtit pikërisht me 15 qershor 2009 u bë edhe binjakëzimi i Hogoshtit me Prekazin e legjendarit Adem Jashari me moton : “Hogoshti – Prekazi, Legjendë e Kombit”.   


Shëndetësia në Hogosht

Dr. Bislim R.Agaj

  • Hogoshti ka shtëpinë e shëndetit e ndërtuar në vitin 1972.
  • Në vitin 1977 vie mjeku i parë hogoshtas Dr.Ramadan Myrtaj i cili posa kishte diplomuar në universitetin e Beogradit  me iniciativen të tij do të nisen gurëthemelet e objektit të ri që do të mbarohet në vitin 1981.
Bazuar në shenimet e fundit të vitit 2001, në radhët e hogoshtasve kan dalë 14-të mjekë prej tyre 6-të femra. 
Nuk duhet t'i mbesim borxh shtabit emergjent gjate periudhes se luftes se fundit ( 1997 - 1999) ne Hogosht e rrethine te cilet u mobilizuan ne te gjitha format per ta ndihmuar popullaten e kesaj ane. Me 25.11 1997 zgjidhet "komisioni solidar" i fshatit Hogosht me  kryetar  z. Avdyl A. Agaj, ne kuader te ketij "komisioni solidar" funksiononte edhe sektori per shendetesi dhe mbrojtje te shendetit te popullates per ditet e rënda qe priteshin ne vijim. Hapi i pare ishte furnizimi dhe grumbullimi i barnave, komisioni ne fjale ndau nje  bugjet per blerjen e nje sasie te barnave dhe materialit shendetesor! Pikerisht me 26.06.1998 ishin  caktuar tre veta  qe ta kryejnë kete aksion/blerjen e barnave/ ne perberje te .Avdyl Agaj,  dr Bislim Agaj dhe Haki Selim Latifaj ecc. 

Barnat  jane blere  tek farmacistja Advije Vranja dhe  ne fshat do t'i sillte pjese-pjese  z. Haki Latifaj te gjitha deponohen ne shtepine e Dr. Bislim Agaj qe kishte pasur edhe disa rezerva tjera barnash qe i kishte marre nga shoqata bemirese "nene tereze" (disa thase barna, gaza, fasha, e material tjeter kirurgjik), kjo ishte periudha kur u arrestuan, brutalisht u rrahen e  malltretohen fizikisht e psiqikisht  dr. Rafet Sylaj, Izet Keka, Ibrahim Rrudhani, Azem Spahiu, Ismajl Ismajli (martir i kombit), Ferid Beqiri etj.
Me sygjerim te  z. Haki Latifaj, barnave do' iu ndrrohet lokacioni( sepse kado qe shkoje neper fshat dhe rrethinë ishte bere teme aktuale gjuetia e sigurimit shteteror ndaj ketij organizimi ,dhe mjekeve te komunes), me pas ato i merr ne ruajtje z Haqif Agaj. Mundi dhe sakrifica e ketyre barnave dhane rezultate te dukura meqe rastet te cilat kishin intervenuar dr Bislim Agaj me stafin e tij kane bere qe njerezit edhe sot t'i falenderojne nga zemra , meriton ta lartesojme rastin ne familjen e Sinan Nezir Kerqelit ne Lisocke e qe kishte gruan shtatzene, (ne oret e para paslindjes ajo kishte vdekur)  "fale ndihmes se keti shtabi sot femija im eshte ne jete". Gjat kesaj periudhe kohore ne lokalet e shkolles fillore "Skenderbeu" ne Hogosht u organizuan edhe trajnime se si te jipet ndihma e pare ne rast rreziku, ydhehequr nga dr. Bislim Agaj,   dr Besim Sermaxhaj, dr Adnan Biqku , motra Merita Agaj etj.

MBROJTJA SHENDETESORE NE FSHATIN HOGOSHT 

krijohet ne kuader te qendres se mjekesis familjare qe funksionon, prej qershorit te vitit 1999 e deri me sot me kuader te specializuar ne mjekesinë familjare. Dr Bislim Agaj specialist, Merita Agaj/moter/. dhe Besa Krasniqi moter.
Ketu kryhen te gjitha sherbimet qe i perkasin mbrojtjes primare/ kontrollat, injeksionet. infuzionet, toaleet lidhjet,  kirurgjia e vogel, vaksinimi ,ekg,oksigjenoterapia, keshillat per shtatezena, lehona etj.
 
Gjat kesaj periudhe kohore 1999 deri 2012 kan punuar. dr Rafet Sylaj 1 vit, motrat /tekniket, Nazim Redenica, Ferdeze Kastrati, Lumnije E. Biqkaj, Ylfete Myrtaj dhe stafi i tanishem Dr Bislim Agaj, Merita Agaj, Besa Krasniqi, dhe Ilmi M. Biqku pastrues.

per keto te dhena rreth kesaj lemie humane, falenderimet shkojne tek dr Bislim Agaj
JETA FETARE  ISLAME NË HOGOSHT

autor
imam, Xhemush Biçku


Fshati Hogosht ka pasur xhami qysh prej vitit 1750 dhe me imamin e njohur Mulla Hasanin dhe me Muderrisin e pa harruar Haki T. Sermaxhaj.
Afër xhamisë ishte edhe mejtepi dhe shkolla e vjetër, Prandaj per te mbajtur ne mend se Xhamia e parë u ne Hogosht u ndërtua me 1750, ndërsa kjo qe ka fshati sot më 1967.

Gjatësia 18 m, gjerësia 12 m, lartësia 15 m, ndërsa lartësia e minares 36 m, mafili 12 x 6 m, 50 dritare, "tokë vakëfi  40 ari", ndriçohet me 60 poça elektrike, minarja me dy sherife, xhamia zë 300 xhematë, falen të gjitha kohët, mësim – besimi mbahet, xhamia ka 1 + 5 kupola, ka mejtep të ndërtuar dhe banesë per imamin.
Xhamia posedon edhe Bibliotekën  “Muderris Haki T. Sermaxhaj”, që është themeluar më 3.6.1999.




Në këtë vend ku është e ndëtuar kjo xhami më 1967, mu në këtë vend kanë qenë themelet dhe muret e xhamisë së vjetër, që është ndërtuar gjatë kohës së Turqisë qysh para 250 vjetësh.

1. Prej vitit 1860 imam në këtë xhami ka shërbyer Ibrahim Sermaxhaj deri më 1880.
2. Hasan Sermaxhaj. Kishte shërbyer imam prej 1880-1910 kur edhe ka vdekur.
3. Mulla Rexhep Vranja ka shërbyer prej vitit 1910 deri më 1924.
4. Hfz. Hysen Shkodra nga Desivojca, që ka shërbyer imam prej vitit 1925-1932 kur edhe ka vdekur.
5. Mulla Idriz Hajrullahu nga Velekinca i cili ka shërbyer Imam prej vitit 1932-1938, dhe ka ndërtuar mejtepin e parë.
6. Mulla Faik Mehmeti nga Desivojca, që ka shërbyer Imam prej vitit 1938-1944.
Mulla Haqif Sermaxhaj
7. Mulla Musli B. Sermaxhaj, prej vitit 1944-1947. 
8. Mulla Haqif I. Sermaxhaj ka shërbyer Imam prej vitit 1947-1974.
9. Mulla Raif M. Ahmetaj, prej vitit 1974-1978. Gjatë kësaj kohe është meremetuar xhamia me kupola te reja.
10.  Selim B. Morina, nga Topanica prej vitit 1978-1979
11. Mehmet Xh. Morina, nga Topanica prej vitit 1979-1982.
12. Hfz. Tasim Ademi prej Corroticës, prej vitit 1982-1985.
13. Sylejman Osmani, ka shërbyer imam vetëm 8 muaj.
14. Mulla Raif M. Ahmetaj, kthehet pësëri, dhe shërben imam prej vitit 1986-1992.
15. Fadil M. Musliu, nga Sibovci i Podujevës, prej vitit 1992-1995.
16. Xhemush H. Biçku, imam prej 1.9.1995, e deri më sot 20.11.2012.

xhamia e Hogoshtit - 2006



Hoxhallarët e Hogoshtit, prej fillimit e deri më sot 2012

1. Hasan Ibrahim Sermaxhaj - Imam
Mulla Haqifi me bashkefshatarë
2. Haki Taip Sermaxhaj, profesor në Medrese.
3. Ibrahim Ibrahimi
4. Sulejman Kastrati (Batalli)
5. Aziz Latifaj
6. Hajdar Latifaj
7. Rexhep Junus Vranja, Imam
8. Raif Musli Ahmetaj, Imam
9. Abdullah Halit Latifaj
10. Shaban Hasan Sermaxhaj
11. Salih Sherif Latifaj
12. Mustafë Rexhep Vranja
Mulla Raif Ahmetaj
13. Haqif Ibrahim Sermaxhaj, Imam 
14. Musli Beqir Sermaxhaj, Imam
15. Muhamed Raif Biçku,
16. Xhemush Haki Biçku, tash Imam prej 1.9.1995.
17. Nazim Ismet Agaj,
18. Vesel Rexhep Agaj
19.Jeton Sermaxhaj
20.Muhamed Ahmetaj
Në këtë punim të shkurtër jam përpjekur të pasqyroj shkurtimisht hoxhallarët prej fillimit deri më sot. Disa prej tyre s'kanë shërbyer si e imamë të xhamisë. 
Brezat e rinj e suksese plot, Muhamed F. Ahmetaj, Vesel Agaj, Jeton Sermaxhaj e Nazim Agaj 

Muhamed F.Ahmetaj
Eshtë i lindur më 17.06.1985 në Hogosht. Shkollën fillore e përfundoi në Hogosht. Krahas mësimeve në shkollë ai  vazhdimisht  ka vijuar edhe mësimet islame në mejtepin e xhamisë  në  vendlindje. 
  • Më 1999 u regjistrua në Medresen e Mesme Alauddin në Prishtinë.
  • Më 2003-2004 në Stamboll ndjek Kursin  e gjuhes Turke.
  • Më 2004-2005 parapergaditej per studime univerzitare.
  • Vitet 2005-2009 Universiteti i Uludağ'ut, Fakulteti  Teologjik,
  • Më 2009-2011 Studime posdiplomike Master - Universiteti Uludağ, İsntituti i Shkencave Sociale - Departamenti i Historisë dhe Arteve İslame.  Dega "Histori İslame", Periudha Osmane morri titullin master me tezen "Berlin Kongresi ve Sonuçlarının Osmanlı Devleti ve Arnavutlar Üzerindeki Etkileri" (Ndikimi i Kongresit të Berlinit dhe rezultateve te tij mbi Perandorinë Osmane dhe shqiptarët).
  • Në vitin 2011 i  vazhdon Studimet posdiplomike Doktoratur- Universiteti i Uludağ'ut İsntituti i Shkencave Sociale Departamenti i Historis dhe Arteve İslame  Dega Histori İslame Periudha Osmane. Tani ka mbaruar vitin e pare dhe ndodhet ne Egjipt ku po ndjek një kurs te gjuhes arabe per 5 muaj me rradhë.                   

 ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
per www.hogoshti.blogspot.com

perpunoi Ramadan S.Latifaj