Sunday, June 3, 2012

13 vjetori i renies heroike te deshmorit Avdi Ibrahim Xhaqku nga Hogoshti

 në kujtim të 13 vjetorit  nga rënia heroike e dëshmorit të kombit


Avdiu është legjendar
prore dritë rrezaton,
Ai kurrë nuk vdes
Hogoshti e kujton

Avdiu ka një datë
e tjera jo s'egzistojnë
është vetëm ditëlindja
Atdheu ia feston

Avdiu ka vetëm një emër
Ai është vet  kryefjalë
Liri, Diell që rrezon dritë
  Dëshmori mbetet përherë i gjallë

Avdiu është me ne gjithkah
Ai një titull ka marrë
legjendar pët t'mbetur
shekujve me radhë
Ramadan S. Latifaj
01.06.2012

Me rastin e dites se çlirimit me 15 qershor 2012, nje delegacion nga Prekazi vizituan Hogoshtin me çrast ata bashke me shume aktiviste nga Hogoshti vizituan familjen e deshmorit Avdi Xhaqku.






Avdi Xhaqku- Hogoshti






 me rrespekt per deshmorin Avdi Ibrahim Xhaqku dhe mbare familjen Xhaqku nga Hogoshti, 
Ramadan S.Latifaj -Hogoshti
Lb / 01.06.2012

Saturday, April 21, 2012

Isa Kastrati - Sokol Sopi - Afrim Vitia - ( 21.04.1999 - 21.04.2012 )


Me rastin e 13 vjetorit të rënies heroike të tre dëshmorëve të kombit shqiptar

I s a  K a s t r a t i
 S o k o l  S o p i 
 A f r i m  V i t i a

Muaji i prillit erdhi me krenarinë
dhe  kujtimet prore të njoma
T’Isait me shokët e tij
Çlirimtarë

Mareci legjendar n‘ prill ‘99 buzëqeshi
Nga largësia e vet gjallëroi  liria
Ranë heroikisht  dëshmorët
Isa Kastrati, Sokol Sopi
E  Afrim Vitia

Muaji i prillit po ikë
Pas vete do lë  gjurmë plot
Aromën e luleve t’para n’Pranverë
Ujitur me gjak dëshmorësh

Vitet tashmë ikën
Sot janë bërë trembëdhjetë
Lulëkuqet e prillit ngjyrë gjaku reflektojnë
Dëshmorët kurrë nuk vdesin, lavdi ju qoftë përjetë

Ramadan S. Latifaj  Lb/21.04.2012




Me rrespekt të veçantë për çlirimtarët

www.hogoshti.blogspot.com

autori, Ramadan S. Latifaj - Hogoshti 21.04.2012

 

 

 

 

autobiografia -linku

http://hogoshti.blogspot.com/2010/08/isa-kastrati.html

 


Monday, March 26, 2012

Rexhep Malaj - Hogoshti / Poezi nga Ramadan Selim Latifaj


Me rastin e 61 vjetorit të lindjes së heroit të kombit shqiptar 

Rexhep Malaj Hogoshti

www.hogoshti.blogspot.com


Rexhep Malaj
29.03.1951 – 12.01.1984

Sërish erdhi marsi
Aromë lulesh plot freski
Pranverat ecin bashkë me vitet
Sot ke mbushur  gjashtëdhjetë e një

Nga Hogoshti e Dardana
Qerdhe shqipesh në Histori
Gëzuar ditëlindjen Rexhep Malaj
Nderi i kombit në përjetësi!

Nga Gjilani e Presheva
Shkupi,  Prishtina deri n’Tiranë
Gëzuar ditelindjen  Rexhep Malaj
Gjith'andej  Shqipërisë Nënë!

Heroi  ka vetëm ditëlindje
Marsi vjen sërish me ty
Rexhep Malaj – Hogoshti
Motiv për atdhedashuri

Ramadan Selim Latifaj / Lb 26.03.2012

----------------------------------------------------------------------------- 

"Kodra e trimave" Rexha e Nuhiu

Pse shkilet gjaku dhe amaneti i heronjeve!!!???

Doja t’i  tregoja heroit për amanetin e tij,
të shokëve …. e Nuhiut që i qëndronte pranë
…. por s’pata guximin…më shikuan drejt në sy, 
pika loti pranë  tyre më ranë e qielli më ra në kokë përmbi!

Çka t’u them trimave... u zhyta n'mendime!...
…se Kosova edhe në këtë ditëlindje të Rexhës është jetime!?
Apo t'u them se “ata që i vranë”, sot na qeverisin me disa "shqiptarë"!?
...që Kosova edhe sot  s’ka Zot, as nënë, pa hymn e flamur t'sajë ,
pa shtet, e fusnota tashmë hije po i bënë!?
Se kemi politikajë milionerë qentë me ngrënë! 
Se Kosova po shitet pëllëmbë për pëllëmbë!
ah!…ah!...heshtja mori dhenë, ata  mirë e kuptuan
nga hija e  flamurit aty afër akull blu  me  6 yje mbuluar…

Rexhep Malaj kurrë frikën në jetën e tij s'e njohu,
si edhe shtetin e pistë çetniko-sllavobarbar,
Toka u dridhë nga zëri i shqipes
e lart në qiell kumboi

 “kush po luan në këtë tokë t’bekuar,
kush po bënë këtu sot pazar!?
Mjaft të huajve ju besuat! 
Zgjohuni nga gjumi
Vetevendosni
 o shqiptarë!
Mos ndërroni komb,
gjuhë amtare e as flamur
se ju mallkon historia që me gjak është shkruar
Europes mos’ia keni besën që na ndau e s’u bashkuam kurrë!"
____________________________________________________
Foto të heroit tonë kombëtar, Rexhep Mala
Rexhep Mala student
Rexhep Mala stërnip i Gjergj Kastriot Skëndërbeut 

 











hogoshti.blogspot


hogoshti.blogspot
 
Lavdi heroit të kombit Rexhep Mala dhe të gjithë heronjëve, dëshmorëve e martirëve të kombit SHQIPTAR që jeten e tyre e ndërruan për komb, shtet e flamur kombëtar dhe vetem kombetar me shqiponjën dykrenare respektivisht me vulen e Skënderbeut në ballë.
 Urime ditelindja e 61-të  hero i kombit gjithëshqiptar Rexhep Mehmet Mala nga Hogoshti legjendar. Me këtë rast pershendes edhe rrethin e gjerë të familjes Mala nga vendlindja e heroit  e deri larg në mërgatë, kudo qe ata jetojnë e punojnë përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.
  
 Me rrespekt, Ramadan S. Latifaj  Hogoshti



Ramadan S. Latifaj

Rexhep    Mala
Nga kjo shkollë fotografi
dolën gjenerata me radhë
trim mbi trima sot në histori
Rexhep Mala mbi-atdhetar.
***
Këtu nis'
abc-eda e trimit,
abc-eda e dëshmorit
Këtu nis' abc-eda
për Bashkim Kombëtar 
Këtu nis' abc-eda e heroit.
***
Këtu nis'
Këtu s'përfundon jo!
Rexhep Mala është kudo.
***
Ai është nën qiellin e shqipeve
Ai është përjetsisht i gjallë
Ai ka vetëm ditëlindjen
Ai është në altar.
***
  Rexhep Mala së shpejti në vendlindje
me një shtatore deri në qiell
Hogoshti aty ku u linde
të pret sikur një Diell.






Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri