Jusuf Gërvalla
Jusuf, o vëlla, o yll e lajmëtar i lirisë,
Hero e pishtar i bashkimit të Shqipërisë.
Jusuf, o vëlla, flakadan udhërrëfyes i rinisë,
Pishtar kombëtar në ballë të shqiptarisë.
Jusuf, Ju rrënjë e fryte – o, pasardhësit e Ilirisë,
Faqebardhë e krenarë, ju, ballëlartë sa qielli,
Poet, piktor, luftëtar, arkitekt i pavarësisë,
Kushtrimi dhe amaneti Juaj prore si rreze dielli!
Jusuf, o vëlla, kameleonët rrugën tënde e devijuan
Flamurin Kombëtar dhe këngën e betimit e injoruan,
Monarkut e xhelatit prapë me zell po i betohen,
Kozmopolitizmit e multietnicizmit, po u nënshtrohen !...
Flamurin Kombëtar dhe këngën e betimit e injoruan,
Monarkut e xhelatit prapë me zell po i betohen,
Kozmopolitizmit e multietnicizmit, po u nënshtrohen !...
Jusuf, o vëlla, servilët, -keq po na e mohojnë historinë,
« Mallkuar qoftë ! » -ulërijnë hienat -edhe për heroin Skënderbe!
Lidhjen e Prizrenit, tempullin e shqiptarisë, po e revizionojnë!
O, sa tmerr! Edhe Sulltanin dhe "Pismarkun", po i nderojnë!
Jusuf, o vëlla, pas flijimit madhështor e vëllazëror,
Ty , Kadriu e Bardhi- revoltën në shpirt e ndjeu Shqiptari!
-Dhe, prej atëherë-pandërprerë, kombi si vullkan është zgjuar...
Rrugën tuaj me guxim e vendosmëri-për liri e ka vazhduar!
Eh, vëllezër dëshmorë, madhështorë, -edhe në stuhi jemi gazmorë,
Adem Jashari, i tmerroi armiqtë dhe të liqtë, me armë në dorë!
E, ranë shumë yje në altarin e lirisë -për Nënën Shqipëri
U rilindën mijëra Mic Sokola të UÇK-së, -sot i nderojmë me krenari!
Jusuf, o vëlla, tani devijatorët -multietnikët,- këta maskarenj,
Po shkelin mbi gjakun e tyre, -hiç pa drojë e pa marre,
E shpërlanë trurin, -u shndërruan në budallenj,
I humbën ndërgjegje, e fytyrë, -e shitën shpirtin -për pesë pare!
Jusuf, o vëlla, o yll e lajmëtar i lirisë,
Hero e pishtar i bashkimit të Shqipërisë.
Jusuf, o vëlla, flakadan, udhërrëfyes i rinisë,
Pishtar kombëtar, në ballë të shqiptarisë.
autor
Ramadan Pllana
Zvicër, Mars 2011
Flakadanëve
të lirisë !...
Kush tha
se kanë vdekur trimat-flakadanët e lirisë
A nuk i
dëgjoni zërat e tyre që thërrasin e kumbojnë
-o burra
t’i shpëtojmë nga gjëma tokat e shqipërisë
Nga Tivari në Prevezë për bashkim jetësor - jehojnë…
Shtatëmbëdhjetë
janari acar e flakë – tetëdhjetë e dy
Kur Jusufi, Kadriu e Bardhoshi hartuan Bashkimin Kombëtar
Hienat mizore-shekullore të tërbuar
– verbuar në dy sy
Tinëzisht e pabesisht shtien me plumba mbi
këta pishtarë…
Dëshmorët nuk vdesin kurrë - nga
janari njëmijë e katërqindë e tetë
Kushtrimin lëshojnë kurdoherë që ka rrezik
atdheu
Flakadanë të lirisë nga Skënderbeu e këndej -
yje përjetë
Me flamurin kuq e zi e me gjoksin e micit -
forcën e anteut…
Jusufi, Kadriu e Bardhoshi – prore yje të
shqiptarisë
U ngritën në altarin e lirisë – lart e me vetëmohim
Emrat e tyre shkëlqejnë me ngjyrë të artë –
krenarisë
Bashkë me dasmorët e lirisë që ranë me
vetëveprim…
-o, prite, prite Azem Galicën –edhe vëllezerit Topulli
Thërret komandant Adem Jashari -o Hamëz, o vëlla
Atdheu në rrezik- të ngritet në këmbë gjithë populli
Se vetëm lufta e largon armikun barbar-këtë
shkja…
Ismet Jashari – Kumanova – një djalë petrit e
azgan
Në Lozanë nën flamurin e artë-uçk- garanci për
fitore
të blejmë armë e municion o ju shokët e
bacit Dan
Se unë
ika në Drenicën heroike kundër hordhive mizore…
Fehmiu e Xheva prapë na ftuan për dasmën e traditës
Lëshuan
kushtrimin për të kryer amanetin e pavarësisë
Se në Drenicë i kishte udhëzuar Fazliu-mësuesi i dritës
Trashigiminë
e Hasan Prishtinës- bashkimin e Shqipërisë…
Shiheni vargun e viganëvë flakadanë e krenarë
Shabanin, Metushin, Ahmetin, të tjerë e Zija Shemsiu…
Rexhepin, Nuhiun, Afrimin, Fazliun …me gjak shqiptar
Se si shkëlqejnë e nderohën nga jugu e veriu…
Nga flaka e janarit, në mars, prill, maj…nëntor e dhjetor
Ranë e u ngritën – flamurtarë për te mos vdekur
kurrë
për tokën e nënës Shqipëri – dasmorë
e dëshmorë
Se gjaku i flakadanëve nuk duron këmbën e
huaj…
Kush tha se kanë vdekur trimat-flakadanët e lirisë
A nuk i dëgjoni zërat e tyre që thërrasin e kumbojnë
o burra t’i shpëtojmë nga gjëma tokat e Shqipërisë
Nga Tivari në Prevezë për bashkim jetësor -
jehojnë…