Friday, August 24, 2012

Musli Imeri, dëshmor i kombit










nga Ramadan S. Latifaj
MUSLI  IMERI 
Dëshmor i Kombit
 
 




Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shkelësi shekollor serb kishte planifikuar hakmarrje të egër ndaj popullatës shqiptare, sidomos mbi gratë, femijët , pleqtë dhe thënë thjeshtë mbi të gjithe duarthatët e pa-armatosur, për t’i nxjerrur nga shtepitë e tyre duke dashur që sa me shumë njerëz të ngjiteshin nëper ato lartësi e që pastaj duke e rrethuar Gollapin nga të gjitha anët e duke e ndarë nga zonat tjera operative te bëjnë hata e kërdi mbi popullsinë e pambrojtur të kesaj ane.

Pra qëllimi primar mbi të gjitha ishte që luftëtarët e UÇK-ës të shpëtojne popullsinë nga masakrat e mundshme të gjakpirsëve  shekullor. Në Marec mbreteronte një situatë e turbullt, hordhitë e fiseve endacake qetnike po mësynin nga te gjitha anët, një alarm i përgjithshëm sikur po shkundullonte edhe tokën. Që nga mëngjesi i 18-të prillit luftëtarët e UÇK-së zunë vijën e gjerë të frontit VITI-GËRBESH-PACAJ .
Njësiti i Vitisë respektivisht njesiti i Brigades 153 tashme kishte hy në betejat heroike.
Fillimi i luftes gjeti në Stërvitje 50-të të rinjë, gjate 4 diteve perleshje ata bene pune te korriereve, kuzhinjereve, furnizuesve por disa edhe luftuan ne vija te frontit.

Lufta qe zgjati qe nga mengjesi i hershem i se dieles e deri ne të merkuren vone ne mesnate ishte jashtezakonisht e veshtirë dhe e rreptë. Luftetaret e UÇK qe asnje qast s'pushuan luftonin dhe ia thonin kenges nga bregu ne breg e nga njera pike ne tjetren. Te dielen debora kishte mbuluar çdo gje, ndonese  acar dhe te ftohte por  qe trimave tanë s’ua ndalte hovin mbi armikun e ndytë serbo-qetnik.

Diten e dyte te luftimeve, pra të hënen, u prene radiolidhjet me Brigaden 153 dhe lajmet merreshin e dergoheshin vetem permes korriereve.
Te marten ndodh beteja me e pergjakshme, kete dite plagoset rende majori Muharrem Ibrahimi qe me vonë nderroj jetë në Canaj.
Me e hidhura ishte e merkura e 21 Prillit!!!.
Qielli dukej i merzitur e toka e pikelluar, kishin rene deshmorët;  Isa Kastrati, Sokol Sopi dhe Afrim Vitia, pak me vonë rane per te mos vdekur kurre edhe luftetaret Besnik Maroca , Ibrahim Oruqi, Bahtir Jahiri dhe Musli Imeri


Biografi e shkurtër  deshmorit te kombit,  Musli Imeri

Musli Imeri u lind me 26 Korrik 1976 ne majet marramendëse te Zajqecit të Dardanës.
Ishte djali me qapkën dhe me i dashuri i baba Ademit dhe nënë Sherifes.
E donte librin dhe mesimin, ishte shume i gjalle dhe i mprehtë, por ne pamundesi te kushteve qe mbreteronin dhe shkaku i largesise nga Qyteti kreu vetem shkollenn fillore.
Me nje deshire te tij, me vone vijoj nje kurs në nje puntori Zdrukthtarie ne Dardanë.
Familja Imeri ka tradite te pasur atdhedashese qysh edhe nga lufta e dyte boterore/atehere kur me te madhe e ndihmuan brigaden e Mulla Idriz Gjilanit, andaj nje kontribut te veqant pos deshmorit Musli Imeri, kjo familje ka ndihmuar krahun e luftes dhe ne veqanti Zonen Operative te Karadakut edhe ne forma te tjera, si ne ushqim, strehim dhe mbrojtje te te zhvendosurve.
Musli Imeri ishe i frymezuar nga te paret e tij dhe bashkefamiljaret na teguan se Musliu kishtre ne koken e tij refrenin e njejte qe iu be edhe perditshmeri,

„liria e kosoves s’vie dot perderisa s’jam edhe une aty“ dhe deshira e Musliut u ba realitet. Ishte i martuar, vetem pas 7 muajsh martese u rreshtua ne radhet e UCK me deshire qe Kosova te jete e lirë dhe pergjithmonë Flamuri Shqiptar te jehoj i lire kudo ne trojet e veta stergjyshore.


Bashkeluftetarët e deshmorit Musli Imeri me kane  rrefyer per deshiren dhe heroizmin e tij te flaktë, dhe se fundi shtojne ata se Musli Imeri edhe pse pas stervitje urdherohet te shkoj ne shtepi per shkak te mungeses se armeve, Musliu s'e pranoj dot kete oferte dhe bashke me bashkeluftetaret e tij po i qendronte me besnikeri Vijes se pare te frontit ne beteja qe karakterizohen jo vetem me nje armik te flliqur por edhe me acarin dhe te ftohtit qe po mbreteronte naten e se merkures ne lagjen e Bullajve ne Marec.Ate nate ishte jo vetem acar por edhe mjegull, ne mesnatë ne një luftë të rrept ra ne mbrojtje te atdheut bashk me bashkeluftetaret Besnik Maroca , Ibrahim Oruqi dhe Bahtir Jahiri.



Gjatë bisedes  me ish Komandantin e Z.Operative te Karadakut z. Ahmet Isufi, nder te tjerash per deshmorin Musli Imeri tha;  "isha i nderuar dhe i privilegjuar që ne radhet e UÇK kisha ushtarin e shkelqyeshëm, te disciplinuar dhe me një vizion te qartë për Atdheun, për luftën dhe Lirinë. Lufta heroike e deshmorit Musli Imeri dhe flijimi i tij per Lirinë e Kosovës na obligon te gjithëve që të punojmë për krijimin e kushteve që njerëzit të jetojnë të lirë dhe me dinjitet në këtë anë ".
Sot pas 13 vitesh ne liri, emrin e deshmorit Musli Imeri e mban me nje rrugë ne Dardanë, nje lapidar iu eshte ngriturt ne fshatin e lindjes ne Zajqec,


por jo vetem kaq, deshmori Musli Imeri si dhe te gjithe deshmoret e lirisë jane gjithkund ku shohim flamurin kuq e zi me shqiponje ne mes, „deshmoret nuk vdesin kurrë“ lavdi deshmorit Musli Imeri dhe gjithe dëshmorëve që dhanë jeten per çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saje me shtetin amë, Shqipërinë.



Lufta çlirimtare e popullit shqiptar e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte dhe mbetet përgjithmonë një kapital i pazhdukshëm në historinë e këtij vendi, njëherit është argumenti më i fuqishëm për pavarësinë e Kosovës. Rrjedhimisht, vlerat e luftes që UÇK-ja pati, do të duhej të ishin mbrojtur tashmë me rezoluta e me ligje, sepse duke i mbrojtur ato vlera, Kosova mbron të ardhmen e vet si vend i lirë.
Busti i deshmorit ne fshatin e lindjes - Zajqec (Dardanë)
 

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri