Saturday, August 25, 2012

Xhelal Sopi - dëshmor i kombit





 



nga Ramadan S. Latifaj
XHELAL SOPI
Dëshmor i kombit


Xhelal Sopi u lind në Petrit (ish Petrovc) të  Komunës së Dardanës me 21 nëntor te vitit 1977, ishte femiu i dytë i bacë Behlulit pas vëllaut të tij Ismajlit.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ndersa semimaturen ne Miresh (ish Dobërqan).  Ishte nje djalë me veti e tipare te veçanta jo vetem ne familje por edhe ne rrethin ku jetoj e punoj gjate jetes se tij. Pak para fillimit te rezistences se luftes se armatosur dhe formimit te njesiteve te para te UÇK-së , Xhelali merr rrugën e mergimit me nje kusheri te tij per ne Slloveni, shkaqet ishin te ndurdurta por krismat e para s’e lan te qetë trimin dhe se bashku me kusheririn e tij ia mesynë  Shqipërisë pikerisht me 23 Prill 1999.

Në Burrel qëndruam ne stervitje plot nje muaj  rrefen kusheriri i tij (ne studion e „radios 24“ ne Dardane), erdhi dita qe te nisemi per ne vijë te frontit, kaluam kufirin dhe u rreshtuam ne Zonen Operative te Pashtrikut, Brigaden 128 . Largëpamesia, vizioni dhe syqeltësia e Xhelal Sopit ishte e qartë, qendronte ne mbrojtje të atdheut dhe debim te hordhive çetnike me snajper ngase syri i tij dhe shkathtesite e tij ishin te veçanta kunder armikut të ndytë serbosllav.

Me kalim te kohes, Xhelalin e emeruan edhe komandant te Togut.
Heroizmi i Xhelal Sopit ishte aq i madh sikurse edhe i deshmoreve te tjere qe u flijuan per lirinë dhe çlirimin e Kosoves sa qe veshtire mund te shkruhet me fjalë ngase fjala e tij u be veper dhe kurr s’pushoj deri sa edhe u flijua per toke te Kosoves dhe ra ne altarin e lirise me 01.Qershor 1999 në Gorozgub.

 Në këto beteja të një pas njëshme bashke me deshmorin Xhelal Sopi kane rene edhe 14 deshmore te tjere: 
 
1. Xhelal Behlul Sopi, u lind më 21. 11. 1977 në Dardanë, ra dëshmor më 01. 06. 1999 në Gorozhup.

2.Bafti Nexhip Haxhiu, u lind më 11. 06. 1955 në fshatin Skifter të Vitisë, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
3. Flurim Rrahman Rushiti, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
4. Salih Halim Zenuni, u lind më 26. 08. 1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
5. Astrit Hekuran Suli, u lind më 15. 04. 1976 në Kuqovë të Beratit, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.
6. Alirizan Selman Selmani, u lind më 05. 11. 1973 në Tetovë, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.
7. Beran Muhamet Gashi, u lind më 12. 02. 1974 në Prizren, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
8. Ejup Tafil Kosumi, u lind më 09. 03. 1977 në fshatin Stanofc i Epërm të Vushtrrisë, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
9. Gani Hamdi Saramati, u lind më 04. 01. 1968 në fshatin Petrovë të Prizrenit, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
10. Safet Zeqir Peci, u lind më 13. 06. 1974 në Mitrovic, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. 
11. Sali Islam Saramati, u lind më 03. 04. 1963 në Dobrusht të Prizrenit, u plagos rëndë më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Ndërsa vdiç më 06. 06. 1999 në Spitalin e Tiranës.
12. Selver Bajram Maçkaj, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Lybeqevë të Prizrenit, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
13. Shpend Sefer Berisha, u lind më 27. 06. 1959 në fshatin Volljak të Klinës, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, u lind më 19. 11. 1974 në fshatin Rrenc të Sharrit, ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup.
15. Zejnullah Rrahim Zena, u lind më 27. 07. 1967 në fshatin Sojevë të Ferizajt, ra dëshmor më 03. 06. 1999 në Gorozhup.
 Lapidar i dëshmoreve të UÇK’së nga brigada 128,
ranë heroikisht në Gorozhup.

Deshmorit Xhelal Sopi i buzeqesh fytyra ne lapidar ne fshatin e tij te lindjes ngase heroizmi dhe pushka e tij ia ndrruan emrin „Petrovcit“ per ta kthyer ne Petrit per të deshmuar jo vetem para armikut por edhe para mbare botes se ne jemi ata qe me gjak mbrojme token e Kosoves nanë,  ne Petrit shkolla e fshati e mban me plot krenari emrin e deshmorit Xhelal Sopi, megjithekete nje emer i rruges ne qytetin e Dardanes njeashtu mban emrin e deshmorit tonë por mbi te gjitha „deshmoret nuk vdesin kurre“ dhe se ata i gjejme ne çdo vend, ne çdo flamur kuq e zi me shqiponje ne mes dhe ata me vepren e tyre bene qe Kosova te frymoj më shlire se kurre me parë andaj  
lavdi deshmorit Xhelal B. Sopi dhe te gjithe deshmoreve te kombit 





Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri