atdhetar i denjë, simbol i flamurit
Abdullah Kastrati - Duli
nga Hogoshti
Shkruaj për një veprimtar të denjë dhe simbol të rezistencës kombetare-shqiptare, ishte ky njeriu me bindje antisocialiste Abdullah S. Kastrati një burrë që në shikim të parë të linte mbresa të një burri të vendosur, me vizion të qartë, atdhetar dhe i paluhatshem në aspektin atdhetaro-kombetar, shtatë-shkurtë, me mjekërr që të bënte sikur e shihje një Skenderbe të II-të, lindi 15.10.1940 në Hogosht dhe ndrroj jete në vendlindje me 03.Dhjetor te vitit 1998 me nje dëshirë të madhe që ta shoh Kosoven të lirë dhe të pavarur.
Refimet e tij ishin plot entuziazem per nje te ardhme se Kosoves a do t'i kthehet liria, gezimi, paqja dhe lumturia... por ajo vie vetem me gjak dhe tytë me okupatorin fashist siç eshte Jugosllavia apo Serbia ligjet dhe emrin e se ciles baca Dul kurrë s’i njohu ne jeten e tij dhe se kjo i kushtoj ne menyra te ndryshme per t’u ballafaquar me varferi dhe zanate te nduarduarta ne jete, PSE? Ngase kurrè s’ishte i pershtatshem per armikun dhe sistemin ne te cilin po jetohej.
Abdullah Kastrati lindi me 15.10.1940, ishte femiu i dytë i baba Sylejmanit (Haxhi) dhe nene Elifes, pas vellaut Musahut, pas Avdullahut linden edhe femijet Fejzullahu, Nazifi dhe Ramizja. Babai Sylejmani (1916-1996) ishte me shkolle fillore (mejtep), me profesion bujk dhe këpuctar, njeherit ishte edhe dëshmitarë i cili i shpëtoi masakrës së Tivarit. Per te vazhduar me tutje, rrefente baca Dul se si ia kan vrarë 8 dajë nga Shipashnica, si ia kan vrare tinezisht xhaxhain Muharrem Fejza i cili ishte nje nder komandantet e betejave te lavdishme dhe me nam te “KIKËS” njeherit edhe Kryetar bashkie ne Kaqanik,krah i te madhit Mulla Idriz Gjilani, ankohej se te gjithe jan nen mbikqyrje te familjes se tyre nga spiune te ndytë, andaj s’me brengosin armiqet por disa shqiptarë-shqipfoles te cilet nuk shohin aspak me larg se hunda e tyre…!!!. Kurr nana e ime s’ka bajtë shami te bardhe, si t’a pranoj shtetin , ligjet dhe sistemin jugosllav thoshte Abdullah Kastrati, si ta dua ket' armik qe mbenë ta shoh nenen time ne te zeza nje jete te tere pas hubjes se vellezerve te saj, prandaj kam folur gjithmon kunder tyre edhe neper mbledhje te LSSP e edhe neper oda e ndeja andaj e di se jam e jemi nen mbikqyrje ne çdo hap dhe pushteti s’ma don e dojne te miren dhe s’do te ndalem kurrë se foluri e vepruari.
Por kam nderin qe jam nip i Muharem Fejzes andaj let’ me ndjekin apo edhe t’mos me punesojne ngase i shihja me syte e mij ata t’ cilet neper kafene pine e dehen me raki dhe po ne ato tavolina vendosnin kend ta rrahin, kend ta denojne e kend ta malltretojne por edhe kend ta eliminojne apo edhe pushojne nga puna e jeta!!!.Me nje fjale me raki e meze vendosej fati i njerezve, e te nesermen neper zyra vetem vendosej - vulosej çdo gje. Ketu vepronin byrokratet e kuq qofshin serbë apo shqiptarë si: H. K., Petkoviqi, S. B., Cane Periqi, S. Bu., R. D., kta ishin te vendosur ne lufte kunder popullit te tyre e qe te gjithe anas te Dardanes(ish Kamenices). Me kujtohet nje rast , viti 1958 shkova ne Beograd me nje shok timin Shefki Breznicen per t’u ankuar ne “Marshallat…, na pranoi Koça Popoviqi, i treguam per ate se si po malltretohemi deri ne vdekje, me metodat me te ndyta e me barbare, per t’i dorezuar armet qe s’i kishim, Koqa, na premtoj por posa u kthyem, armiqet filluan me avazin e vjeter, spiunet ne çdo hap pas thembre i kisha por s’me lenin pershtypje ma teper ngase une beja ate qe mendoja ta beja thoshte Abdullah Kastrati.

Kur me lindi deshira per Flamurin tone kuq e zi?
E gjeta një metalik në baltë
si fëmija...
U gëzova aq shumë,
Ç’eshtë e ç'vlerë ka nuk mund ta dija
Me padurim tek nëna ime
vajta unë.
Nënë!
si fëmija...
U gëzova aq shumë,
Ç’eshtë e ç'vlerë ka nuk mund ta dija
Me padurim tek nëna ime
vajta unë.
Nënë!
me trego ç’mund të blej tani
Me këtë monedhë që e gjeta
ah biri nanës,
Me këtë monedhë që e gjeta
ah biri nanës,
tek ne s’ka përdorim leku i Shqipërisë
ndaj e ruajta në shenjë të atdhedashurisë.
ndaj e ruajta në shenjë të atdhedashurisë.
nga autori
Si femije 12-13 vjeç, e gjeta ne balte nje monedhe metalike, pushteti na kishte bere te varfur dhe u gezova kur e gjeta , me padurim e pyeta nanen se çka mund te bleja me te, “bir, ky eshte Lek i Shqiperise e ketu s’mund te blesh asgje me kete…” Po .. ç’eshte ky zog oj nane, “eshte shqiponje dhe flamur i Shqiperise biri im” ma ktheu e ema, andaj qe atehere kam enderruar per at Flamur.
Sakte s’me kujtohet vazhdoj Baca Dul por e di se ne vitin 1959 me disa shoke qe u besoja bisedoja dhe propozova se si mund ta ngrisim flamurin ne maje te KIKËS te “guri i ”KIKËS”, vendosem qe te kerkojme nje vajze qe ta qendise nje flamur, me çrast njeri nga shoket na tha se do te tregoj haptas per planin dhe u desh qe t’mos e realizojme planin. Hoqem dore nga ngritja e flamurit ne Kikë por ne zemren time valonte çdo qast flamuri kombtar shqiptar, por deshira ime ishte qe ta shoh se valuari boterisht.
Ne vitin 1968 punoja si kpucetar ne punetorine time ne Kamenicë (tani Dardanë), hyrje - daljet ishin sa te natyres se punes qe e beja aq edhe te natyres se atillë te njerezve te besimit me te cilit qanim hallet dhe shpalosnim brengat per gjendjen e mjerueshme ne te cilen ndodheshim si popull. Ata te sigurimit shteteror me thonin se punetoria ime ishte shendrruar ne konzullatë e Shqiperise ne Kamenicë, se aty arrinin te gjitha gazetat nga Shqiperia dhe disa te cilat ilegalisht botoheshin ne Kosovë ate bote. Keto s’ishin te gjitha te verteta por t’i bindesh policet ishte pamundesi me çrast filluan per çdo dite te benin roje para punetorise sime, ne mungese te uniformes se nje polici e veshtroja ndonje spiun. Flamuri me ishte bere edhe refren ne koke e ne biseda por ja qe mora guximin dhe vendosa te shkoj ne Gjakovë per ta gjetur nje flamur, eca tri dite neper njerez te ndryshem por askund s’gjeta, mendoja se ma kishin friken dhe s’me besonin ndaj edhe i kuptoja edhe ata. Nje shok i imi me propozoj te shkoj ne fabriken”napredak” se gjaja aty ka pelhure dhe munden me ta bere dhe se edhe ashtu jan ka e pergaditin per dalje te lire flamurin tone. Shkova dhe bisedova me drejtorin, me tha se jam i ri e nese me bine ne gjurme pasojat i ke te parashikuara, te rrahin e denojnë, por une ngulja kembe ne timen.
Abdullah Kastrati - Hogoshti |
Keshtu me 15 tetor 1968 , ne ora 23.45 minuta hapa dritaren dhe shpalova flamurin, trupi me dridhej e gati sa nuk qaja nga gezimi, era e lehte e cila po fryene beri qe flamuri te dukej edhe me madheshtor gjate valimit ne ajri, isha edhe i emocionuar ngase po ne kete shtepi kishte qen UDB-a dhe me syte e mij kisha pa tortura te shumta te vellezerve shqiptare, kisha pa edhe gjakun e tyre nga torturat barbare te qetnikeve dhe atyre shqiptareve qe u rrinin pershtati, e sot po ne kete shtepi po valon flamuri ynë. E ruaja une me Asllanin flamurin, ne mesnate po ktheheshin nga hoteli njefar pijaneci(Raif Busavata me dy serbë, me pa ne dritare dhe leshoj zerin, “o Abdullah Kastrati, ç’eshte ky flamur i Shqipërisë, a na ka rrethuar kush a? a na ka marr kush apo qka eshte keshtu”?
S’eshte i Shqiperise o Raif Busavata por i shqiptareve ia ktheva une, , "s’na ka marr askush por i ka ardh koha te valoi i lire ne troje te veta", dhe vazhdoi rrugen duke e sjellur koken.
Sikur syve s’po u besoj unë
nga dëshira që prita vitesh shumë,
Valo i lire në Kamenicë e Kosovë
Flamuri ynë kuq e zi me shqiponjë.
Për ty o flamur
u flijuan shumë trima shqiptarë
Per ty do flijohem edhe unë pse jo vall?
Asllan vëlla,
e sheh sa bukur e madhështor valon
Flamuri ynë, kuq e zi me shqiponjë.
e sheh sa bukur e madhështor valon
Flamuri ynë, kuq e zi me shqiponjë.
Te nesermen para ores 6-të te mengjesit para flamurit ishin mbledh nje grup i madh serbesh, burra, gra te moshave te ndryshme dhe donin ta shqyenin flamurin, dikush u paska thane se po e sulmuat Abdullah Kastratin, do te ju solmon i tere Hogoshti dhe kishin edhe friken, i thash Asllanit ta merr shtizen dhe te me pres te punetoria e ime dhe me 16 tetor 1968 e ngrita edhe flamurin e dyte ne punetorine time ne at lagje e cila ishte e banuar me ma shume serbe ate kohe. Zemra me rritej ngase edhe ne hyrje, edhe ne dalje te qytetit valonte flamuri shqiptar, ishte kohe e mire dhe endrra ime po realizohej ashtu siç e kisha enderruar e parafytyruar shume gjate ne jeten time.Grraten edhe policia, spiunet dhe anetaret e parties komuniste, por edhe populli i cili deshoronte nga afer te shihnin se si valon flamuri i tyre shqiptar, por edhe per ta mbrojtur ate. Komiteti Komunal ate dite thirri mbledhje te jashtzakonshme, pronari i shtepise Rexhe Sadik Gjyrisheci ishte antar i Komitetit Krahinor e Komunal i paskan dhane verejtje paraperjashtim nga Partia dhe kercnim per ta larguar nga puna., Me qrast aj shkon ne poste per ta marre ne telefon Fadil Hoxhen dhe Drejtori serb ne poste ia shane nanen shqiptare , Rexha e paska nxjer revolen dhe ia paska futur ne grope te fytit dhe dikush paska ndermjetesuar…..
Ishte nje dite e cila ne Kamenice po sillte gezim por edhe telashe me pushtetaret dhe gjakpiresit tane shekullore, nga shkolla e gjimnazit po vijne 40-50 nxenes te cilet po kendonin kenge per Skenderbeun e Bajram Currin, erdhen afer punetorise dhe filluan brohoritjet “rrofte flamuri kuq e zi”, dhe nje nga nje hyne brenda dha me uronin per flamurin, policia mori aksion dhe shperndau nxenesit, megjithekete naten plot 4 dite vinin te rinjtë dhe ruanin flamujt, pas 4 ditesh erdhi urdheri nga kryeqendra per t’i hequr flamujt, kete edhe e bera pas realizimit te endrres sime.
E mora njerin flamur dhe me autobus u nisa ne Hogosht, ne Crep zbrita per te marr autobusin tjeter, aty afer meje u mblodhen nje grup njerezish qe deshironin ta shihnin flamurin, s’e bera nje gje te tillë por ate grumbull njerezish bashke me mua na ftoj dhe na dha qaj per te pirë nje shqipetar nga Shqiperia qe punonte aty afer ne nje lokal.Erdhi autobusi, me bane nder dhe me ulen ne karrike te pare, me qrast nxorra flamurin dhe hapa dritaren dhe flamurin e mbajta jasht dritares pergjate fshatrave Hodonoc, Rogoçicë, Muqiverc , Shipashnice e deri ne Hogosht. Atmosfere festive po mbreteronte ne autobus ndonese s’mungonin as kenga e as lotet nga bashkeudhtaret, e kisha edhe ne Hogoshtin tim punetorine time, e vendosa flamurin edhe aty, erdhen njerezit, puthnin flamurin dhe e perqafonin ate, kishte edhe bashkeqytetare qe me thonin se e morra veten dhe familjen ne qafe por per çudi, s’ndegjoja njeri qe me fliste negativisht. Pas nje muaji edhe publikisht u lejua perdorimi i flamurit por diç me dhemb ngase njeri flamur me mbet ne germadhat e duqanit te rrenuar ne Kamenice e tjetrin ua jipja njerezve me rastin e gezimeve dhe ahengjeve e dasmave dhe me kalim te kohes me mbeti diku tek dikush jo i ndergjegjshem e s’ma ktheu ma ndonese me knaqesi do ta kisha kujtimin e deshirave te mia, ato te cilat fale guximit edhe i bera realitet.
Me larguan nga puna nje kohe, ma rrenuan objektin e çka jo tjeter por s’mund te perkoj me keto ligje te gjakpiresve te mi shekullor perfundon Baca Dul rrefimin.
Djali i pare qe lindi ne mes çiftit bashkeshortor, Abdullah dhe Kumrije Kastrati ishte deshira me e madhe qe baca Dul kishte enderruar, e pagezuan Flamur , pas vetes çifti lane edhe vajzat e tyre; Fatmiren e cila si pasoje e te atit ishte e deskriminuar dhe e larguar nga jeta studentore (Fakulteti i bujqesise) , Fitoren dhe Ganimeten. Baca Dul nderroj jete në vendlindje me 03.dhjetor te vitit 1998 me nje dëshirë të madhe që ta shoh Kosoven të lirë dhe të pavarur ndersa bashkeshortja u nda nga jeta kete vit-2010.
Abdullah Kastrati mbetet ne histori si simbol i flamurit, atdhetar i denje dhe nje burre me vyrtyte e vizion te kjarte per atdheun e tij.
lavdi perjete.