Tuesday, November 30, 2010

"Dëshmorët nuk vdesin kurrë" R. Latifaj

"Ka pak popuj si populli ynë që nga 365 ditë ne vit, t'i ketë afer krenarisë edhe dhimbjen por mbi te gjitha e kemi pra edhe historine e lavdijshme per t’i kujtuar “ata te cilët ranë per të mos vdekur kurrë”,Janë pishtaret e Shqiptarisë, te Kosovës njeherit bijtë e lavdisë sonë kombëtare, janë deshmoret që janari i vitit 1997 i solli ne altarin e lirisë që perjete te mbeten rreze drite nen qiellin e Kosovës sonë te dashur, e tillë është dita e 31 janarit sikurse edhe shume janare tjerete historise ne popullin tone. Kjo ditë është përvjetori i një Epopeje të historisë të lavdishme shqiptare të cilën ia dhuruan tre bijtë tanë besnikë
31 JANAR 1997- 31 JANAR 2006
/ Dardanë janar 2006
=================================




 Pervjetor që përkujton lavdinë
Historia e njerëzimit per ne shqiptaret karakterizohet me nje varg dukurish ku mbi te gjitha dominojne ngjyrat e Rezistences dhe luftes ne te gjitha format qe na i percolli ne historine tone shekuj me radhë andaj te rrallë janë popujt ne kete nenqiell qe e donin lirine si vet ne shqiptaret, me guximin tone, mençurinë dhe me nje moral te parezervë arritëm qe perfundimisht te dalim ngadhnjimtarë perballë një armiku vertete barbar dhe te paskrubullt, te gjitha keto i arriti dhe perfundimisht për te qenë me te lire se kurrë me pare e beri realitet lufta e lavdijshme e UÇK-së me një perkrahje t’madhe nga Forcat e Nato-s.

Synimet e armiqëve kunder nesh ishin nder me te egrat, nder me pacivilisueset e botes e te shekujve neper te cilet shqipet ballëlartë i treguan kesaj bote se ishim, jemë e dot’ jemë zot ne tokat tona ilire e dardane. Synimi kryesor i të gjithë armiqve që na u versulën ishte ta shlyenin Kosovën e mbarë Shqiperine edhe nga harta e Ballkanit e Europes, ta copëtonin e ta ndanin ndërmjet veti si bishat e malit njëra mbi tjetren apo si ujqit e terbuar!!!. Por kot. Populli shqiptar anekend rruzullit mblodhi forcen, guximin dhe luftoi per te qenë zot ne token e vet andaj edhe fituam.

Për këto qëllime, armiqë të shumtë shkelen mbi tokën tonë arberore, romakët e Cezarit e të Mark Antonit, turqët osmanë, hordhitë serbo-sllavo-çetnike që nga Shtefan Dushani, karagjorgjeviqët e gjerë te ato të millosheviqëve, …. por populli shqiptar perballë te gjithe armiqeve jo vetem qe u beri ballë padrejtesive por si rezultat final pas çdo shkelje te çdo pushtuesi ishte me i fortë, me i kalitur dhe me i bashkuar prandaj edhe fituam.

Shumë arhiva te shume kancelarive e zyreve nderlidhese ne Europë sikur po mbeteshin te mbyllura ,të mbyllura mbetën edhe arhivat e Stambollit, Beogradit fashist, Athinës grekoarmike, Romës, Moskës sllave, Berlinit, Parisit e të Londrës. Por, më qartë dhe shumë me mire se shkresat “e territ” që po ngelnin ne terr, historia jonë po shkruhej me gjakun te bijeve e bijave me te mire te kombit, historia jonë po kendohej anekend tokave ku flitej e mendohej shqip, kendohej me optimizmin e kenges traditë –patriotike permes se ciles po i shuanim dhimbjet , thjesht, kendohej dhe do të këndohet brez pas brezi, nga vetë populli shqiptar ngase ne brendine e atyre notave e rreshtave nga poetet e kengetaret eshte diç e rendesishme e cila ka vetem një pikësynim te perbashket, vetem nje ideal dhe vetem nje deshirë se “jemë, e dot' jemë pergjithmon zot te tokës sonë dardane , ilire dhe  shqiptare”.

Ka pak popuj si populli ynë që nga 365 ditë ne vit, te ket afer krenarisë edhe dhimbjen por mbi te gjitha  kemi  krenarine per t’i kujtuar “ata te cilët ranë per të mos vdekur kurrë”, janë pishtaret e Shqiptarisë , Kosovës që njeherit janë bijtë e lavdisë sonë kombtare, janë deshmoret që janari i vitit 1997 i solli ne altarin e lirisë që perjete te mbeten rreze drite nen qiellin e Kosovës sonë te dashur, e tillë është dita e 31 janarit. Kjo ditë është përvjetori i një Epopeje të historisë të lavdishme shqiptare, të cilën ia dhuruan tre bijtë tanë besnikë:

Zahir Qerim Pajaziti ( 1 nëntor 1962-31 janar 1997),
Edmond Hysni Hoxha ( 10 tetor 1975 – 31 janar 1997) dhe
Hakif Sabit Zejnullahu ( 22 qershor 1962 – 31 janar 1997).


Në muzgun e mbrëmjes së 31 janarit 1997, si pasojë e përcjelljes speciale të sigurimit armik, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Vushtrrisë, ranë në një pritë të forcave të mëdha policore-ushtarake të okupuesit serbo-çetnik, pikërisht në vendin e quajtur “Pestovë”. Përnjëherë drejt automobilit me të cilin po udhëtonin luftëtarët e lirisë u hap zjarr i furishëm dhe i kryqëzuar nga armatimet më të sofistikuara.
Atë mbrëmje u dha lajmi i zi, se ranë tre dëshmorët e kombit!
Ranë dëshmorë për çlirimin e trojeve shqiptare nga thundra e pushtuesit barbar serbo-sllav dhe për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm shqiptar-Shqipërinë.

Dëshmoret si Zahiri, Edmondi dhe Hakifi gjatë tërë veprimtarisë së tyre i qëndruan me besnikëri Betimit para Flamurit Kombëtar Shqiptar:
“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!” Jeta e këtyre dëshmorëve ishte një luftë e vazhdueshme, të cilën e kurorëzuan me lavdi , dinjitet dhe sot me krenari anekend tokave shqiptare perkujtohet vepra dhe resistenca e tyre .

Zahir Pajaziti, i lindur nga baba Qerimi dhe nëna Fatimja,  djalë trim, plot energji e i palodhur, i afërt me popullin, shquhet një ndër themeluesit e UÇK-së, njeri i aksioneve te shumta kunder armikut , tmerr për pushtuesit dhe tradhtarët e popullit, por mjerisht i prenë hovin plumbat e armikut, të ndihmuar nga të pabesët, që nuk do të falen nga gjykatësi -popull!

Edmond Hoxha, i lindur nga baba Hysniu dhe nëna Nurija, bir besnik i Junikut kreshnik, me karakter trimërie qe na e kujton të Sylë Vokshin, i afërt me popullin dhe i ashpër me shkelësit e truallit te tij, Kosoves nanë, e shkriu jetën në rininë e tij, për të mirën e popullit që e lindi dhe që kurr t’mos renkonte nga çizmja e ndytë sllavo-shkine.!

Hakif Zejnullahu, i lindur nga babë Sabiti dhe nënë Qamilja, trim besnik i Llapit burrëror dhe liridashës plot atdhedashuri kombetare, i gatshëm kudo qe kerkohej nevoja, me tërë qenien në shërbim të çlirimit dhe të ribashkimit kombëtar dhe me vision te qartë per Lirine e Kosovës nanë per te cilen edhe ra per te mos vdekur kurrë.

Edhe këta tre dëshmorë, me qëndresën e tyre heroike që bënë ditën kritike, në përballje me qindra e qindra efektiva represive të pushtuesit barbar serbo-çetnik, të cilët ishin të armatosur gjer në dhëmb, me mitralozë, snajperë, autoblinda e helikopterë, trasuan itinerarin që duhet të ndjekin shqiptarët, drejt realizimit të plotë të aspiratave të tyre shekullore, për të jetuar të të lirë dhe me dinjitet në Atdheun e tyre – Shqipërine Natyrale!

Pikerisht me 31 janar 2006, familja e Qerim Pajazitit nga Turana (Orllanit), Besianë, familja e Hysni Hoxhës nga Juniku, Deçan dhe ajo e Sabit Zejnullahut nga Gurashi (Lladovc) Besianë, i kanë portat e shtëpive më të hapura se kurrë më parë. Familjet e deshmoreve presin bashkëluftëtarët e më të dashurve të tyre: Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, por edhe të gjithë ata që ndjejnë dhembje për rënien e parakohshme të tyre.
Edhe në këtë përvjetor të dhembjes dhe të krenarisë kombëtare, familjet e dëshmorëve do t’i presin ballëhapur vizitorët nga të gjitha viset shqiptare .
Megjithekete ne qender te kryeqytetit, u bane edhe nderimet me te sinqerta te pjesetareve te UÇK-së dhe personaliteteve te tjera shteterore para shtatores se Komandantit tone Zahir Pajaziti.

Janaret ne Kosove perhere ishin te ftofte, lavdi deshmoreve te kombit dhe ai/ajo, ata e ato qe e quajne veten shqiptar kurrë t'mos shkelin gjakun e deshmoreve te kombit.
Lavdi


Autor, Ramadan Latifaj

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri