Dardane 2005
Deshmori i kombit, shkruar nga Ramadan S. Latifaj
Selver B. Kryeziu
DESHMOR I KOMBIT
Më 29 prill 2009 u bënë 10 vite prej ditës kur, në luftën e madhe kundër forcave policore e ushtarake serbe, në Kosharen Legjendare, ra heroikisht Deshmori i kombit Selver Bajram Kryeziu, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me veprën e tij luftarake, begatoi historinë tonë kombëtare, besën shqiptare e stolisi edhe me një kurorë madhështore per t’i sjellur kujtimet e pashlyeshme dhe amanetet e të pareve te tij, te te pareve te cilët Selverin e edukuan ne frymen patriotike dhe atdhedashese .
Trimërinë tradicionale Selver Kryeziu e ngriti në piedestal megjithekete, poetikës sonë i dhuroi edhe një kryeprotagonist të famshëm, historisë i shtoi një kaptinë të veçantë e më të lavdishme, Mbarë botës, edhe një herë i tregoi se çfarë çmimi mund të paguaj populli shqiptar për liri e pavarësi te Kosovës.
Deshmori i kombit Selver Kryeziu u lind ne Roganë me 5 nentor 1969 , Shkollen fillore dhe gjimnazin e kreu ne vendlindje, ne kete periudhe pas kryerjes se gjimnazit I vie edhe ftesa per te sherbyer ne Armatën e atehershme Jugoslave, Selveri ne pamundesi dhe mungese per t’u larguar jasht vendit, pranon ftesen dhe me 24 Dhjetor 1990 merr rrugen per ne sherbimin ushtarak ne Shibenik te Kroacisë. Ishte djalë sy-mprehtë dhe me nje vizion te qarte. Pas 9 muajsh sherbim, nisë edhe konflikti ushtarak ne mes Kroacise dhe Jugoslavise fashiste me qrast Selver Kryeziu mbetet ne sherbim dhe ne Front te luftes.
Ishte edhe nje rast per t’u njohur direct me ushtrine barbare e cila njihej ne boten e civilizuar si e tillë, me pastaj ne front lufte pesoj edhe plagosja e tij ne kraheror, me ndihmen e nje eprori boshnjak arrin qe te deseroj dhe nen mbikqyrje te kryqit te kuq Kroat qendroj plot dy muaj.
Permes disa lidhjeve dhe permes disa miqeve e familjareve, niset rrugeve te perendimit dhe arriti ne Zvicer. ku qendroi plot 9 vite.
Si dezertor i nje ushtrie qe njihej ne boten e civilizuar si barbare, Selverit pas nje kohe edhe iu lejua qendrimi. Plot 9 vite qendroj atje, ndihmoj ne shumë lloj ndihmash qe organizoheshin atje ndonese te shumten e rasteve ishte edhe organizator i demonstrative e protestave te nduardurta në Zvicër, ndihmoj me te madhe financiarisht luften, por prap se prap s’ishte I knaqur ngase sikur ju dukte se Liria s’do vie pa pushken e tij.
Shokë të ngushtë të Selverit me te cilët aj shoqerohej ishin edhe shoke te nje ideali, nder me te ngushtit ishte Xhafer Xhaferi nga Ferizaj dhe me te cilin bisedonin per hallet dhe dertet si të gjejnë shtigjet per te rregulluar qendrimin ne Zvicër, brenga keto te cilat pasi I rregulluan dokumentacionet e qendrimit u linden detyra dhe obligime te tjera per atdheun me qrast ndrruan levizjet dhe aktivitetin dhe tema e tyre ishte bëre edhe refren I tyre për ditet e veshtira qe po perjetonte populli shqiptar ne Kosovë dhe me te njejtin bejne organizime natyrash te ndryshme .
Pas shpalljes se mobilizimit nga Shtabi i UCK, lajm ky qe Selver Kryeziu haptas e kishte shprehur se “u nisa per ne Kosovë” dhe fteses vullnetare pa ngurim iu pergjegj deshmori bashk me shume shoke me te cilet kishin pas nje jete te gjate 9 vjeqare ne shtetin Zviceran.
Selveri ishte ne Brigaden 138 qe e drejtonte Komandanti Rrustem Berisha dhe shefi i pergjidhshem Agim Ramadani, kishte nje ushtri te profesionalizuar me shume ushtarë , pas renies se legjendes Agim Ramadani, Brigada merr emrin e tij duke e mbajte me krenari qdo ushtare me ambleme te UCK.
Që nga 4 prilli deri me 29 prill 99, Selver Kryeziu ishte i renduar ne vijat e para te frontit, luftonte pamshirshem armikun dhe kryente me perpikeri urdherat e komandanteve dhe me bashkeluftetaret e tij ishte jo vetem i dashur por e njihte mire edhe mbrojtjen e tyre ngase kishte pervoje te mehershme me ushtrine dhe hordhite qetnike nga e kaluara.
Ishte 29 prilli i vitit '99, dita kur deshmori i Roganes se Dardanes trimi i madh Selver Kryeziu ujiti me gjak te tij malet e Koshares. Varrimi i deshmorit Selver Kryeziu u ba ne Bajram Curr te Shqiperise ndersa rivarrimi me nderime te larta ushtarake u ba ne varrezat e deshmoreve ne Koshare bashkë me 127 bashkeluftetare te tjere te UÇK-se.
Sot Emrin e Selver Kryeziut e mban Shtepia e Kultures ne Roganë, megjithekete me nje vetkontribut te fshatareve te Roganes iu eshte ngritur edhe lapidari ne Katushnicë ku qendron afer me bashkevendasin e tij deshmorin e Koshares Emin Kryeziu.
Doja te ndegjoja nga xhaxha Bajrami se sa behet sot per deshmoret dhe familjet e tyre, babai i deshmorit Bajram Kryeziu tha, "pak, shume pak, ndonese kemi te ardhura minimale ne shtepine tonë dhe veshtire ia dalim per te mbijetuar nga nje rroge e djalit dhe pensionit qe e kam, andaj çeshte me e keqja, dy here me kan çkyqur nga rrjeti elektrik dhe jam ndier i fyer shumë dhe kam thene a thua valle djali im fali jeten qe familja e tij te ballafaqohet me erresiren, megjithekete ne s'jemi fis as farë nga te gjitha periudhat kohore neper te cilat ecem, s'dim' gjuhe te lemoshes e te meshires por ja qe edhe te ardhurat dhe standardet e jetes te sjellin ne gjendje te veshtirë , por eshte me bbbrendesi ta kam respektin ndaj te gjitheve dhe amaneti i djalit tim dhe i gjithe deshmoreve te shkoj ne vend dhe mos te shkilet mbi gjakun e tyre kurrë".
Lavdi deshmorit te kombit Selver Kryeziu nga Rogana
Lavdi te gjithe deshmoreve te kombit