Showing posts with label dy poezi nga Kadri Mani. Show all posts
Showing posts with label dy poezi nga Kadri Mani. Show all posts

Tuesday, October 4, 2011

Poezi nga Kadri Mani

poezi nga Kadri Mani








 Kadri Mani




Heroi Metush Krasniqi – Dajkoci

 

19.8.1928 - 15.10.1986

O tek lenë delli-o e praron-o  hana
Metush Krasniq-o  nuk ban -o ma nana!

Diplomoi n’Shkollën Normale t’Gjakovës
O për t’i edukue-o bre fëmijët e Kosovës!

Mësues i shkollës në Shipashnicë t’Epërme
I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH-së-e!

Themeloi organizatën "Partia Revolucionare
O për Bashkimin-o bre të Trojeve Shqiptare!

O themeloi-o edhe këtë shkollë-o tetëvjeçare
Për mbarëvajtjen-o bre të arsmit t’shqiptarëve!

Kishte shok-o bre edhe Ismajl-o Dumoshin
Këta dy strategë-o bre që nuk e kishin shoqin!

O ngritën taktikën-o bre edhe strategjinë-e
O për ta zhbërë-o bre atë ish-Jugosllavinë-e!

O kush është sot Cana-o e ku është Dushku[1]
O nuk përmenden më-o as m’sa kali e mushku!

Personalitet-o bre me vizione kombëtare
O kishte përvetësuar-o rininë universitare!

O i patundur-o me shokë-o e sikur Kala
 Ishin Hasan, Skënderi-o e Rexhep Mala!”

Kush i tha stop shpënguljes-o për Turqi-e
Atdhetari trim- bre bacë Metush Krasqniqi-i!

Ai kishte synim emancipimin dhe përsosjen
O Sabile Basha-o ia paska hulumtue dosjen!

O të gjitha këto Tushit po i dukeshin pak-e
Propozon formimin e Formacionit ushtarak-e!

O po e mbulonte sektorin-o të agjit-propit
O fort mirë-o po i dinte-o djallëzitë e popit!

O Metushi po shkruante sa më shumë trakte
O se ç’po e stilizonte-o gjendjen-o me fakte!

O kush me i shtypë-o e kush me i shpërnda-e
O po gëzimi i madh-o bre po deri në hava-e!

O na e kanë marrë-o bre krejt-o Toplicën
O dhe fshi-o krejt magjet-o edhe kalanicën!

O paskanë thanë se edhe tepricat me i dhanë-e
O këtë Jugosllavinë-o bre për ta rimëkambë-e!

O paskanë thanë se Tito edhe Jugosllavia
O po e duan Kosovën-o ma fort se Shqipnia!

O dhe Metushi-o sa fort-o qenka përpjekë-e
Për të sqarue-o se s’krahasohet nana me njerë-e!

O po mbajnë-o takime-o flasin e pinë kafe
O po bledhin pare-o për me ble shaptilograf-e!

Sejdi Kryeziou, Qemajl Kallaba e Memet Ajeti
Mark Gashi, Osman Krasniqi e Metë D.Nuredini  

O po shkruajnë proklamata-o për kryengritje
O vëllezër kosovarë ngrituni se s’ka ma pritje!

Të bajmë yrysh-o edhe t’ua marrim-o hakun
O derisa dalëngadalë-o nuk na e kanë pi gjakun!

O sa s’na e kanë pi gjakun-o bre këto thithëlopa
O mbase bahet bujë-o dhe na përkrahë-o Evropa?

O po kundër rendit okupues-o bre  n’Jugosllavi-e
O edhe bashkimin e Kosovës-o bre me Shqipni-e!

Metushi në mungesë t’flamurit kombëtar kuq e zi-e
Ai me dorën e vet e kishte vizatuar shqiponjën aty-e!

Dykrenore e kishte prerë duke e vënë si flamur-e
Në mbledhje që i mbante n’ilegalitet improvizue!

E në mbledhjet jepej betimi i anëtarëve t’organizatës
O e shkohej në luftë-o bre sikur në kopsht të parajsës!

E anëtarët merrnin pseudonimet n’veprimtari ilegale
O të frymëzuar sikur harabelët n‘pranverë plot ideale!

O masat torturuese-o që u zbatuan në hetuesi-e
O i përballoi-o Metush Krasniqi me shokët e tij-e!

Me rastin e arrestimit të tretë rrëfen bacë Metushi
Në burgun e Kamenicës më morën në pyetje treshi

O aty e njoha ma përfër-o katilin dhe mizorin
O dhe lagshtija-o ma kishte bllokue kraharorin!

Natën më merrnin n’pyetje gjithëfarë beteri
Më sillnin me dajak, me kërbaç e shufra hekuri!

Pas dërrmimit e rraskapitjes më hidhnin n’birucë-e
N’qeli kishin sistem uji akull më pikon dhe ngucë-e!

Në sallën e gjykatës publiku u tmerrua fort jo pak-e
O trupi i Bacë Metshit-o bre seç ishte i larë në gjak-e!

O prangat e hekurta t’rënda 25 kilogram t’mundueshme
Futeshin n’mish e shkaktonin dhimbje të padurueshme!

Kur hapi trastën e ndrrësave bashkëshortja Havisha
Pa tmerrin me sytë t’gjakosura nga çorapet te këmisha!

Organizata “Partia Revolucionare për bashkimin e
Tokave shqiptare me shtetin amë” ishte me famë-e!

O çka po i thoshte-o bre babai i vet-o Asllani
Përpara shtëpisë-familjes-zotit-o ashtë Vatani!

O gardiani Zymber Zymberi-o bre qoftë i true
O Metush Krasniqin në qeli-o po e mbyti në drue!

Shkolla fillore "Metush Krasniqi" Roganë – Albumi

Vizatojnë-pikturojnë yllka-fatosa dituaria rrjedh si lumi!


autor Kadri Mani
per www.hogoshti.blogspot.com 
R. Latifaj - tetor 2011

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri