Dëshmori i Kombit
Sokol Mustafë Sopi
Sokol Sopi lindi me 8 tetor te vitit 1977 nga babai Mustafa dhe e ëma Xhemilja, rrjedh nga nje familje e kamur e një fshati afer kryeqytetit(Butoci). Ishte i vetmi vëlla i 6-të motrave; Vlorës, Valbonës, Qëndresës, Donikës, Shqipërisë dhe Kosovares.
Pra, që në vështrimin respektivisht shikimin e parë shohim një ndeshje të qartë të emrave, pagëzimeve dhe frymëzimit atdhedashës të dëshmorit Sokol Sopi, janë këta emra të shpresës për lirinë e Kosovës, Shqipërisë, qëndresën dhe atdhedashurinë që edhe prindërit z.Mustafa e znj.Xhemilja shprehen përmes emrave të vajzave dhe djalit të tyre të vetëm respektivisht dëshmorit të gjithë kombit shqiptar Sokol Sopi.
Motrat, siç përdorim ne edhe fjalën në popull “digjen për vëlla”, ato mezi prisnin martesën e të vëllait të tyre Sokolit, mezi prisnin përfundimin e luftës në mënyrë që të rritet gëzimi familjar, por ja që robërimi dhe padrejtësitë shekollore sikur po lidhnin nyjë ëndrrat e tyre ngase Kosova po digjej në zjarrë ndërsa për t’i treguar mbarë botës se populli shqiptar ne Kosove e do lirine, edhe vëllau i tyre Sokol Sopi ishte radhitur në vijat e para të frontit me shumë bashkëluftetarë te UÇK-së. Nëse përkujtojmë padrejtësitë , shkeljet dhe dyndjet e mëdha të largimit të 714 fshatrave shqiptare nga okupatori mëse i ndytë serb në shekullin XIX-të , këtu me dhunë nga Statovci debohet edhe familja e Sokolit, pejzazhe këto të cilat ata i ruajtën vetëm si fanitje në kujtesën e brezave me radhë.
Prandaj të parët e dëshmorit ndonëse të mësuar me shkeljet dhe padrejtësitë e hordhive serbo-qetnike përherë ishin në shërbim të çështjes kombëtare me të vetmen dëshirë që atdheu, Kosova dhe mbarë trojet shqiptare të gëzojnë paqe e liri kudo në tokat e tyre.
Si rezultate flasin dëshmitë se në luftën e II-të Botërore, familja Sopi mbështeti me të madhe dhe në mënyrë shumë të forte Lëvizjen e Rezistencës shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, shtëpia e tyre ne Butoc atëbotë ishte kulm dhe vendë-strehim i shumë atdhetarëve me nam si Adem Gllavica, Shyt Mareci, Azem Jashanica, Kapedan Gjoni, Shemsi Mramori, Musli Dumoshi e shumë të tjerë. Me mbarimin e kësaj lufte, gjyshi i dëshmorit Ismajli ishte dëshmitarë i masakrës së Tivarit i cili i shpëtoi asaj por që u kthye me shumë plagë i gjallë në shtëpi.
Si rezultate flasin dëshmitë se në luftën e II-të Botërore, familja Sopi mbështeti me të madhe dhe në mënyrë shumë të forte Lëvizjen e Rezistencës shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, shtëpia e tyre ne Butoc atëbotë ishte kulm dhe vendë-strehim i shumë atdhetarëve me nam si Adem Gllavica, Shyt Mareci, Azem Jashanica, Kapedan Gjoni, Shemsi Mramori, Musli Dumoshi e shumë të tjerë. Me mbarimin e kësaj lufte, gjyshi i dëshmorit Ismajli ishte dëshmitarë i masakrës së Tivarit i cili i shpëtoi asaj por që u kthye me shumë plagë i gjallë në shtëpi.
Mustafë Sopi (profesor i filozofisë) rendom i thoshte të birit të tij Sokolit për një thënie të Augustinit “ Parashikimi hyjnor e udheheq historinë njerëzore prej Adamit e deri në fund të historisë sikur të ishte historia e vetëm një njeriu që nga fëmijëria e deri në pleqëri”. Prandaj shihet se drama e Sopëve eshtë nje histori e hidhur sikurse e shumë shqiptarëve.
Sokoli në vitin 1996 kishte përfunduar shkollën e mesme dhe me një dëshirë të madhe dëshironte të studionte në Akademinë Ushtarake të Tiranës, megjithëkëtë në Shqipëri shpërthyen trazirat , në Kosovë vërehej thellimi i shkeljeve dhe torturave mbi popullin shqiptarë dhe pikërisht këto ishin edhe arsyet që Sokol Sopi mbetet në Kosovë, pikërisht nga fundi i vitit 1997 u inkuadrua në Guerilën e Prishtinës. Fillimisht ishte në angazhim të shpërndarjes së „Çlirimit“e më vonë merr detyra me një përgjegjësi më të madhe dhe me përplot rreziqe.
Historia po përsëritej sërish, shtëpia e Sopëve po bëhej shtëpi dhe vend-qëndrim i shumë atdhetarëve dhe bashkëluftëtarëve si: Isa S. Kastrati, Meriman Braha, Shyhrete Gosalci, Hazir Borovci, Ibrahim Mehmeti , Salih Mustafa e tjerë, ishin pra keta edhe strategët të cilët me vonë në betejat shumë heroike i fusin frikën për ta dëbuar pergjithmonë armikun e ndyte sebosllav nga kjo pjesë e Dardanisë.
Historia po përsëritej sërish, shtëpia e Sopëve po bëhej shtëpi dhe vend-qëndrim i shumë atdhetarëve dhe bashkëluftëtarëve si: Isa S. Kastrati, Meriman Braha, Shyhrete Gosalci, Hazir Borovci, Ibrahim Mehmeti , Salih Mustafa e tjerë, ishin pra keta edhe strategët të cilët me vonë në betejat shumë heroike i fusin frikën për ta dëbuar pergjithmonë armikun e ndyte sebosllav nga kjo pjesë e Dardanisë.
Në fund të muajit shkurt 1999 e që betejat kishin marrë shtrirje më të madhe dhe më të gjërë, Sokoli kishte kuptuar dhe kishte vetëm një qëllim, një ideal dhe vizioni i tij i qartë ishte sakrifica e tij për lirinë që e donte më shumë se jetën e tij. Largohet nga Guerilja e Prishtinës dhe merr rrugën e maleve, radhitet në Brigadën 153 në Zllash, brigada ku ishte i vendosur edhe i ati i tij Mustafa dhe tri motrat; Vlora, Valbona e Qëndresa.
Beteja e Marecit dhe lulet e prillit
Beteja e Marecit nis' me krismat e pushkës së Sokol Sopit që nga e diela e 18-të Prillit kur forcat armike nisen për të depërtuar në Marec dhe Sokoli që atë ditë ishte në vijat e para të frontit të zjarrit, plot tri ditë sypatrembur qëndroj në vijën mbrojtëse, çështë karakteristike rrëfejnë bashkëluftëtaret e tij se ishte shenjëtarë i mirëfilltë sa që shumë shpejt pas marrjes në shenjestër i shihnim se si shkonin në ajr armiqët dhe teknika e tyre ushtarake. Lufta ishte e rreptë deri në oret e zymta të së martës , sikur toka po shembej nga gjëmimet e qielli lëshonte ushëtimën por trimat e UÇK-së po qëndronin të paluhatur në vijat e tyre të frontit me një moral tejet të madh dhe me vizion te qartë atdhetar.
Një predhë armike rreth ores 6-të të mbrëmjes bie mbi një grup luftëtarësh , i plagosur rëndë ishte edhe Sokol Sopi dhe bashkëluftetari i tij më i riu Afrim Vitia. Të medha ishin 7-të plagë të Sokol Sopit në trupin e tij e që kujtojnë 7-të plagët e Gjergj Elelez Alisë, luftëtarët Faton Vitia, Selver Zymeri , Pajazit Sopi e Ilir Vitia shumë shpejtë u përkujdesën për të plagosurit të cilët i tërhjekën nga vija e frontit . Sokoli e Afrimi tërë natën dhe ditën e nesërme qëndruan dhe i perballuan dhimbjet e plagëve, u sollën në shtëpinë e Bajram Vitisë, të nesërmen në mëngjesin e së mërkurës me 21 Prill 1999 nën breshërinë e fuqishme të granatave çetnike i tërhjek Isa Kastrati dy të plagosurit në spitalin e improvizuar të “Skifterave” në ZLLASH, ishin nën përkujdesje të Doktoreshës Teuta Hadri deri në orët e pasditës por në mungesë të mjeteve Doktoresha s'mundi të bënte shumë për të plagosurit dhe për të shpëtuar ata duhej dërguar në LLAP në ndonjë Spital ushtarak.
Mblodhi fuqinë dhe lëshon zërin nën dhimbjen e hidhur të plagëve Sokol Sopi dhe thot, vetëm me Bacën Isë do ta mirrja at rrugë, kështu shprehet edhe Afrim Vitia duke iu drejtuar Isa Kastratit dhe i thonë me një buzëqeshje: “Do të na dërgosh baca Isë”?“Është fjalë kjo Sokol” sikur me nguti ia kthen Isa, “Qysh mos t’i qoj Baca trimat e vet…Për ju do t'ia mësyja madje edhe vet zjarrit vetëm e vetëm mos të harroni se shpejt do të ju mbyllen plagët e tevona do të ktheheni e do e largojmë ktë bishë sllavo-shkine nga çdo pllëmbë e Kosovës sonë, na pret edhe dasma e Afrimit ku baca Isë do të kërcej në valle nga toka në qiell, e shihni se si do të vallëzoj Isë Kastrati!!! a po Afrim? Por ti je më i vogël e njëherë do ta martojmë Sokolin e ky besa është edhe vëlla i 6-të motrave, Ishin kta zërat e krenarisë së maleve tona dhe vendoset që në mbrëmje të nisen për në LLAP.
Me 21 prill 1999 para mbrëmjes nisen DY xhipa dhe një kombi me ushtarë të plagosur, në xhipin që e drejtonte Isa Kastrati ishin dy ushtarët e plagosur Sokol Sopi dhe Afrim Vitia.
Gjat udhëtimit dhe rrugës tejet të dëmtuar, si pasoj Kombi paska ngelur në një baltë me çrast xhipi i dytë paska filluar tërhekjen e tij, gjendja shëndetësore e dy të plagosurve Sokol Sopi dhe Afrimi Vitia po keqësohej dhe Isa Kastrati vazhdon rrugën dhe papritur bëhet një ngatrrim i rrugës në një kryqëzore dhe se në vend që të merrte drejtimin e Prapashticës, niset kah „bullajt“ /lagje në Marec/ dhe si pasojë bien në pritë të forcave ushtarake çetniko-serbe.
Pas alarmimit të forcave armike me të shtëna, Isa Kastrati ia del që t’i nxjerr nga Xhipi dy të plagosurit për t'i bartur në një largësi dhe arrin të kthehet për të vazhduar luftën me forcat Çetnike. Bazuar në deklaratat e fshatarëve të lagjës aty ishte bërë luftë heroike dhe shumë e rreptë, luftë tejet e pabarabartë ngase Isa ishte vetëm ndërsa të plagosurit Sokoli dhe Afrimi e ndihmuan ndonëse të plagosur rendë. Zhvillonte luftë ballore dhe në afërsi deri në 10 m, në saje të gjurmeve, ishte dëshmija se kishin mbetur 5 policë të vrarë, Isa Kastrati bie heroikisht ndërsa më pastaj vriten edhe dy të plagosurit, Afrim Vitia dhe Sokol Sopi, nga resistenca dhe humbjet që bishat çetnike psuan në betejë sikur s’i besonin as armëve të veta dhe në trupin e pajetë të Isës në shenjë revolte dhe dëshprimi kishin shti breshëri plumbash ndërkaq në kokë ishte i goditur edhe me Kazmë. Ranë për të mos vdekur kurrë .