Rexhep
Malaj
29.03.1951 – 12.01.1984
Sërish erdhi marsi
Aromë lulesh plot freski
Pranverat ecin bashkë me vitet
Sot ke mbushur gjashtëdhjetë e
një
Nga Hogoshti e Dardana
Qerdhe shqipesh në Histori
Gëzuar ditëlindjen Rexhep Malaj
Nderi i kombit në përjetësi!
Nga Gjilani e Presheva
Shkupi, Prishtina deri n’Tiranë
Gëzuar ditelindjen Rexhep Malaj
Gjith'andej Shqipërisë Nënë!
Heroi ka vetëm
ditëlindje
Marsi vjen sërish me ty
Rexhep Malaj – Hogoshti
Motiv për atdhedashuri
Ramadan Selim Latifaj / Lb 26.03.2012
-----------------------------------------------------------------------------
Pse shkilet gjaku dhe amaneti i heronjeve!!!???
Doja t’i tregoja heroit për
amanetin e tij,
të shokëve …. e Nuhiut që i qëndronte pranë
…. por s’pata guximin…më shikuan drejt në sy,
pika loti pranë tyre më ranë e
qielli më ra në kokë përmbi!
Çka t’u them trimave... u zhyta n'mendime!...
…se Kosova edhe në këtë ditëlindje të Rexhës është jetime!?
Apo t'u them se “ata që i vranë”, sot na qeverisin me disa "shqiptarë"!?
...që Kosova edhe sot s’ka Zot, as nënë, pa hymn e flamur t'sajë ,
pa shtet, e fusnota tashmë hije po i bënë!?
Se kemi politikajë milionerë qentë me ngrënë!
Se kemi politikajë milionerë qentë me ngrënë!
Se Kosova po shitet pëllëmbë për pëllëmbë!
ah!…ah!...heshtja mori dhenë, ata
mirë e kuptuan
nga hija e flamurit aty afër akull blu me 6
yje mbuluar…
Rexhep Malaj kurrë frikën në jetën e tij s'e njohu,
si edhe shtetin e pistë çetniko-sllavobarbar,
Toka u dridhë nga zëri i shqipes
e lart në qiell kumboi
Rexhep Malaj kurrë frikën në jetën e tij s'e njohu,
si edhe shtetin e pistë çetniko-sllavobarbar,
Toka u dridhë nga zëri i shqipes
e lart në qiell kumboi
“kush po luan në këtë tokë t’bekuar,
kush po bënë këtu sot pazar!?
Mjaft të huajve ju besuat!
Zgjohuni nga gjumi
Vetevendosni
o shqiptarë!
Mos ndërroni komb,
gjuhë amtare e as flamur
se ju mallkon historia që me gjak është shkruar
Europes mos’ia keni besën që na ndau e s’u bashkuam kurrë!"
____________________________________________________
Foto të heroit tonë kombëtar, Rexhep Mala
Rexhep Mala student |
Rexhep Mala stërnip i Gjergj Kastriot Skëndërbeut |
Lavdi heroit të kombit Rexhep Mala dhe të gjithë heronjëve, dëshmorëve e martirëve të kombit SHQIPTAR që jeten e tyre e ndërruan për komb, shtet e flamur kombëtar dhe vetem kombetar me shqiponjën dykrenare respektivisht me vulen e Skënderbeut në ballë.
Urime ditelindja e 61-të hero i kombit gjithëshqiptar Rexhep Mehmet Mala nga Hogoshti legjendar. Me këtë rast pershendes edhe rrethin e gjerë të familjes Mala nga vendlindja e heroit e deri larg në mërgatë, kudo qe ata jetojnë e punojnë përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.
Urime ditelindja e 61-të hero i kombit gjithëshqiptar Rexhep Mehmet Mala nga Hogoshti legjendar. Me këtë rast pershendes edhe rrethin e gjerë të familjes Mala nga vendlindja e heroit e deri larg në mërgatë, kudo qe ata jetojnë e punojnë përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.
Nga kjo shkollë fotografi
dolën gjenerata me radhë
trim mbi trima sot në histori
Rexhep Mala mbi-atdhetar.
***
Këtu nis'
abc-eda e trimit,
abc-eda e dëshmorit
Këtu nis' abc-eda
për Bashkim Kombëtar
Këtu nis' abc-eda e heroit.
***
Këtu nis'
Këtu s'përfundon jo!
Rexhep Mala është kudo.
***
Ai është nën qiellin e shqipeve
Ai është përjetsisht i gjallë
Ai ka vetëm ditëlindjen
Ai është në altar.
***
Rexhep Mala së shpejti në vendlindje
me një shtatore deri në qiell
Hogoshti aty ku u linde