Showing posts with label Haki Sermaxhaj. Show all posts
Showing posts with label Haki Sermaxhaj. Show all posts

Sunday, August 29, 2010

Haki Sermaxhaj /Myderrizi nga Hogoshti


“Unë jam i gatshëm për bashkpunim me çdo shqiptar, pa dallim feje, vendi, ideje apo edhe bindje politike, unë s’kam gajle që ju jeni komunistë... Jam i gatshem të bashkpunoi edhe me komunistë, por vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipni, por kurrën e kurrës për bashkimin me Serbi...”

Myderriz (Profesor)  Haki ef. Sermaxhaj


Myderriz (Profesor)  Haki ef. Sermaxhaj lindi më 14 tetor 1914 në Hogosht të Dardanës (Kamenicë), në një familje me tradita te begatshme fetare e atdhetare, i edukuar dhe i formuar si intelektual i guximshëm për çështjen e besimit fetar, për kombin dhe tdheun ne veçanti.
Pasi kreu shkollën fillore në vendlindjen e tij në gjuhën serbe me sukses të shkelqyeshëm në vitin 1925/26, Hakiu regjistrohet në “Meddah” medresen e Shkupit në vitin 1927/28 për t'u shkolluar nga Myderrizi dhe patrioti i shquar Ataullah Kurtishi.

I porsa kthyer nga përfundimi i medresesë “ Meddah” të Shkupit ku merr titullin Myderiz (prof) në vitin 1940, Haki Efendiu fillon aktivitetin e tij fetar e patriotik  në Mdresenë “ATIK” të Gjilanit si Myderriz dhe drejtor i saj. Gjatë kësaj kohe ai bënë reformimin e medresesë . Ajo që është më e rëmdësishmja e që do të luaj rol të rëndësishëm në zgjimin e ndërgjegjës kombëtare dhe të bashkimit kombëtar është futja e gjuhës shqipe si lëndë mësimi për herë të parë në Medrese .
ne mes hijezuar me ,gjyre te zeze eshte Haki Sermaxhaj

Pas Luftës së Dytë Botërore , inkuadrohet në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, demokraci e dinjitet kombëtar. Duke mos u pajtuar me riokupimin sllavo-komunst të viseve etnike Shqiptare, Haki Sermaxhaj do të gjendet në vorbullën e L.p.L.T.Sh. ( Lëvizja për lirimin e Tokave Shqiptare), gjegjësisht ONDSH dhe “Besa Kombëtare”, si organizata legale politike të organizuara mirë dhe të krijuara në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me degët e shtrira në të gjitha viset shqiptare të ish-Jugoslavisë, që kishin program dhe aspirate politike kmbëtare, qëllimi i të cilave ishte çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Këtu Haki Semaxhaj shquhet si udhëheqës dhe organizator i aftë duke qëndruar në krye të Komitetit të Qarkut NDSH-së për Rrethin e Gjilanit, për shpëtim e bashkim komëtar.


Pas zbulimit dhe burgosjes së KQ me qendër në Shkup, në gjysmën e dytë të muajit gusht të vitit 1946, burgoset edhe Haki Sermaxhaj në burgun e OZN-ës së Qarkut të Shkupit, ndaj të cilit përdoren torturat nga mëtë tmerrshmet çnjerzotre, si pasojë e të cilave sëmuret rëndë dhe nuk i ofrohet kurfar ndihme mjekësore. Ishte kjo arsyesja që Hakiu të mos gjykohet së bashku me të tjerët në “ Procesin e Gjilanit”, por për të do të organizohet gjykim veçant në Gjygjin e qarkut në Gjilan, ku dënohet me 20 vjet burgim të rëndë. Për vuajtje të dënimit dërgohet në burgun e Mitrovicës së Sremit.

Myderrizi Haki ef. Sermaxhaj nderroi jete  më 27 janar 1948, pas 9 muaj qëndrimi në spitalin e burgut të Mitrovicës së Sremit. Disa shokë , me leje të drejtorisë së burgut, e varrosën në varrezat e burgut të Mitrovicës së Sremit. Eshtrat e tij edhe tani prehen në tokën e huaj.


Me rrespekt te posaçem pershendes familjen e myderrizit ne Dardanë, Hogosht, Gjilan dhe kudo qe jane të kene shendet. Zoti i bekofte  / R.Latifaj - Hogoshti.



Prof. Myderriz Haki Sermaxhaj


Muaj i ftohtë ishte janari
plot me  borë, dimër, acar
ikën vitet ngelën kujtimet
poezinë unë për ta marrë
--
Një copë akull n'timen zemër
pom' mërdhinë  mua n'brendi
vargu -vargut ia gjenë rimën
n’Hogosht kthehem përsëri
---
Kujtoj kohërat që kanë ikur
dimrat e egër plot trishtim
kudo ndihej zëri i shqipes
që kurrë s’ndalej n’fluturim
----
Gjoksin gjak kishte Hakiu
myderrizi ynë atdhetar
mbylli sytë në burg të  Sremit
at’ natë t' ftofti  në janar
-----
Gjashtë dekada kanë ikur
Ai s’pushon i qetë n’amshim
komandant n’beteja të Kikës
e sot varrin ne s’ta dimë


---
N’ vargun tim t’radhës
lëshoj vetëm një ofshamë
Haki Sermaxhaj myderrizi
mbetet gjithmonë  i gjallë
---
Janarët në Hogosht shkruhen
me shkronja t’arta gjithmonë
1948 dhe 19 84
Legjendarët  ne s’i harrojmë
--
Dëshmoret kanë vetëm ditëlindje
atdhetarët  kurrë nuk vdesin
Haki Sermaxhaj myderizi
frymëzim -  simbol  i qëndresës
me rrespekt, autori DAN HOGOSHTI
 

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri