FEHMI E XHEVË LLADROVCI
MARTIRË TË GDHENDUR NË MEMORIEN E KOMBIT
MARTIRË TË GDHENDUR NË MEMORIEN E KOMBIT
nga Eugen SHEHU
Dardania e moçme ende sot ruan krenarinë e luftërave të kalura. Jo se i
ka dashur luftërat. Askurrë! Jo se i ka parapëlqyer përrenjtë e gjakut.
Askurrë! Por asesi nuk ka mundur të durojë stuhi e rrebeshe që, janë
ngutur të ndalin turravrapin e lirë të shqiponjës.Fusha e Kosovës në
lindje, rrafshi i Dukagjinit në perëndim, malet e Gloeshit dhe
Cerralevës në jug,mali Mokran në veri. Brenda kësaj gjeografie përthyese
jeto në gjenerata, populli i Drenicës së sotme, pasardhës të denjë të
dardanëve në shekuj të kaluar. Sa herë në Dardaninë e lashtë kanë rënë
tupanët e kushtrimit, i madh dhe i vogël, burra e gra kanë ngarendur me
klithmë lirie. Ky amanet ka mbetur deri në ditët e sotme.
Fehmi Lladrovci |
Edhe në ditët më të errëta të fundshekullit që lamë pas, edhe në ato momente kur makina e dhunës serbe rrënonte gjithçka që gjente përpara banorët e Drenicës nuk e ndalën vrapin drejt lirisë. Vrapi i tyre ishte shkrepëtim në natën e stuhisë, shkrepëtim që ndriçonte horizontet ngadhnjyes të shpresës.Në këtë turavrap drejt lirisë, padyshim kujtesa e Drenicës do të ruaj të pashuar kujtimin e Femi e Xhevë Lladrovcit.Ashtu sikundër 7 decenie më parë Shotë dhe Azem Galica do të shkruanin epopenë e lavdishme të lirisë në male të Drenicës dhe krejt Kosovës martire, edhe Xhevë e Femi Lladrovci do të përcillnin mesazhet e mbijetesës epokale të popullit të Kosovës, ndaj dhunës makabre të Serbisë së Millosheviçit.
Po kush ishin këta burrë e grua, krushq të lirisë së madhe të
shqiptarëve?
Fehmi Lladrovci pat lindur në Gllogovcin e Drenicës, në vitin 1950. Të parët e derës së madhe të Lladrovcëve, ishin njohur jo vetëm në Drenicë por në krejt Kosovën për luftrat e paepura ndaj okupatorit serb. Burrat e kësaj kulle do të ishin mbështetj kryesore lëvizjes nacionaliste të udhëhequr nga Shaban Polluzha, e asaj lëvizjeje që ka hyrë në analet e historisë si lëvizja e parë antikomuniste që nuk mund të pajtohej, me parimet ortodokse të internacionalizmit proletar. Fehmiu i vogël do të rritej përmes legjendave të kaluara si edhe shtypjes sistematike që Beogradi ushtronte ndaj viseve në Kosovë dhe Maqedoni shqiptare. Asi do të merrte mësimet e para në Gllogovc ndërsa më pas në Prishtinë.
Fehmi Lladrovci pat lindur në Gllogovcin e Drenicës, në vitin 1950. Të parët e derës së madhe të Lladrovcëve, ishin njohur jo vetëm në Drenicë por në krejt Kosovën për luftrat e paepura ndaj okupatorit serb. Burrat e kësaj kulle do të ishin mbështetj kryesore lëvizjes nacionaliste të udhëhequr nga Shaban Polluzha, e asaj lëvizjeje që ka hyrë në analet e historisë si lëvizja e parë antikomuniste që nuk mund të pajtohej, me parimet ortodokse të internacionalizmit proletar. Fehmiu i vogël do të rritej përmes legjendave të kaluara si edhe shtypjes sistematike që Beogradi ushtronte ndaj viseve në Kosovë dhe Maqedoni shqiptare. Asi do të merrte mësimet e para në Gllogovc ndërsa më pas në Prishtinë.
Në fillim të viteve 70 të shekullit që lam pas, ngase rezultatet në shkollë i pati të shkëlqyera, Femi Lladrovci ndjek studimet në Universitetin Politeknik të Zagrebit. Këtu, ai do të binte në kontakt edhe me studentë të tjerë nga viset e Kosovës, në mëndjet dhe zemrat e të cilëve ishte zgjuar ideja emblematike e pavarësisë së Kosovës, si dhe bashkimi i saj me shtetin amë. Por me këtë realitet nuk mund të pajtohej asesi Beogradi, i cili nuk i kurseu në asnjë rast masat represive në mënyrë të veçantë ndaj inteligjencës shqiptare. ``Këto rrethana dhe faktorë të tjerë kishin si qëllim strategjik që të ushtronin dhunë permanente ndaj shqiptarëve, me qëllim të pastrimit etnik të Kosovës dhe të viseve të tjera. Rredhimisht me metoda të interpretimit arbitrar dhe selektiv të normave të legjislacionit penal, vepra e cila kryhej nga shqiptarët, konsiderohej si vepër penale e rëndë, si vepër e rrezikimit kundërevolucionar të rregullimit shoqëror dhe të sigurisë së vendit, siç emërtohej në nenin 114 të ligjit penal të Jugosllavisë, në Kosovë, në Maqedoni dhe në jug të Serbisë``(``Çështja e Kosoves një problem historik dhe aktual`` Tiranë 1996, faqe 316)
Por për studentin e Gllogovcit nuk do të kishte barrikada. Ai e pati
kuptuar se uragani i lirisë së kombit të vet ishte zgjuar diku, në
kujtesë të këtij kombi dhe herët a vonë ai do të rrekej të derdhej nëpër
brigjet e Kosovës martire duke fshirë çdo gjurmë të mureve që ndanin
shqiptarët. Ndër të parët student të Politeknikumit të Zagrebit, Fehmi
Lladrovci do të fliste për pavarësinë e Kosovës, për të drejtat e
mohuara të saj, për shpresën e madhe se studentët kosovarë nuk do ta
duronin gjatë, natën e urryer të sundimit të Beogradit. Nismëtar i
formimit të një grupi ilegal me studentë të tjerë shqiptarë, Femi
Lladrovci do të ndikonte me idetë e tij edhe në mendjet e dhjetra
studentëve të tjerë.
Arsenali i terrorit shtetëror serb, vepronte tanimë nën maskën e ligjit
dhe të shtetit. Fehmi Lladrovci fillimisht thërritet nga policia sekrete
jugosllave në Zagreb, e cila e merr në pyetje rreth veprimtarisë së tij
nacionaliste. Por kur studenti trim i përgjigjet prerë dhe i sigurtë se
çdo veprim i tij nuk ka lidhje me Beogradin, përkundrazi kërkon që
Kosova të shpallet Republikë me vete , ashtu sikundër Republikat e tjera
nën Jugosllavi, atëhere strategjia zyrtare antishqiptare del në pah me
forcën e vet më të verbër. Në këtë mënyrë , në aktgjykimin e gjyqit të
Zagrebit, pikërisht për Fehmi Lladrovcin, prokuroria kërkon burgimin e
tij 10 vjet ngase`` ka kërkuar që Kosova të jetë Republikë , të ketë
flamurin e vet, duke pohuar me gojën e vet se pozita e shqiptarëve në
Kosovë lë shumë për të dëshiruar, nëse krahasohet me pozitën e popujve
të tjerë të Jugosllavisë.``
Burgjet e Jugosllavisë janë një faqe tjetër e tmerrit që vinte prej
politikave shovene dhe dhunuese të Beogradit. Qindra e mijra studentë
apo nxënës të Kosovës, të dënuar në vitet 1980 –1990 do të jetonin një
kalvar të pafund vuajtjesh e dramash të mënxyrshme. Fehmi Lladrovci
fillimisht do të dërgohej në burgun famëkeq të Gjilanit e mandej në
Stara Gradishka e Gospiq.Ndonëse mbi të u ushtruan dhunë fizike dhe
psiqike e pafund, ndonëse nuk u la të takohej për vite me radhë me
pjestarët e familjes,
Fehmi Lladrovci askurrë nuk u ligështua. Me trup atleti, me atë zemrën e madhe , me sigurinë në ardhmërinë e Kosovës dhe të krejt viseve shqiptare, burri i Gllogovcit do të duronte dhunën policore serbe, ashtu sikundër mali duron vetëtimat dhe gjëmimet e dimrit. Në fillim të vitit 1993 del nga burgjet famëkeqe jugosllavë dhe shkon në Drenicën e vet të dashur. Por në të vërtet Drenica e tij, sikundër e gjithë Kosova martire, qe shndrruar në një burg të madh. Nuk mund të flisje hapur, nuk lejohej, flamuri kuqezi, nuk lejoheshin këngët shqipe. Liria e munguar e brengosi akoma më shumë Femi Lladrovcin i cili sidoqoftë nuk mund të ndalte përpjekjet e veta për ardhmerinë e Kosovës. Por bie sërish në sy të policisë së fshehtë të Beogradit. Kur këta e thërrasin rreth disa shprehjeve të hapura që pat përdorur në fshat , Femi Lladrovci e kupton se për të ishin hapur të tjera fletë dosjesh e të tjera dyer- burgjesh. Ka qënë kjo arësyeja që me ndihmën e dy - tre miqve të vet , fshihet për pak ditë e më pas arrastiset në Republikën Federale Gjermane.
Fehmi Lladrovci askurrë nuk u ligështua. Me trup atleti, me atë zemrën e madhe , me sigurinë në ardhmërinë e Kosovës dhe të krejt viseve shqiptare, burri i Gllogovcit do të duronte dhunën policore serbe, ashtu sikundër mali duron vetëtimat dhe gjëmimet e dimrit. Në fillim të vitit 1993 del nga burgjet famëkeqe jugosllavë dhe shkon në Drenicën e vet të dashur. Por në të vërtet Drenica e tij, sikundër e gjithë Kosova martire, qe shndrruar në një burg të madh. Nuk mund të flisje hapur, nuk lejohej, flamuri kuqezi, nuk lejoheshin këngët shqipe. Liria e munguar e brengosi akoma më shumë Femi Lladrovcin i cili sidoqoftë nuk mund të ndalte përpjekjet e veta për ardhmerinë e Kosovës. Por bie sërish në sy të policisë së fshehtë të Beogradit. Kur këta e thërrasin rreth disa shprehjeve të hapura që pat përdorur në fshat , Femi Lladrovci e kupton se për të ishin hapur të tjera fletë dosjesh e të tjera dyer- burgjesh. Ka qënë kjo arësyeja që me ndihmën e dy - tre miqve të vet , fshihet për pak ditë e më pas arrastiset në Republikën Federale Gjermane.
Këtu nis të punojë në punë nga më të rëndomtat, duke dashur t`i vijë në
ndihmë edhe famijles , atje në Gllogovcin e largët, në Drenicën rrethuar
prej ujqish serbë. Ai e dinte se familja e tij ( qysh kur vuante
dënimin në burg) ishte në qëndër të vemendjes së policisë serbe ndaj
përpiqej të zbuste varfërinë sadopak , duke dërguar fshehtas ndonjë të
hollë , të kursyer në metropolin gjerman . Sidoqoftë lëvizja kosvare për
pavarësi tani ishte rritur dhe në botën e qytetëruar grupet e djemve
dhe burrave të Kosovës vepronin plot kurajë jo vetëm duke dashur të
nxisnin opinionin ndërkombëtar por edhe duke mbledhur ndihma në mjete
monetare dhe materiale për t`i dërguar në Kosovë.
Xheva e Fehmiu |
Në dihmën e drejtpërdrejt të Fehmi Lladrovcit dhe miqve të tij në
Gjermani , u shkolluan disa djem nga Drenica në Perëndim dhe u mbajtën
me të holla mësues të gjuhës shqipe , të cilët shkonin kullë më kullë ,
deri në fshatrat më të largët për të ndriçuar atje vatrat me pishtarin e
shqiptarizmës. Në këto vite vuajtjesh pafund, në këto vite të ëndrrave
të mëdha, burri i Gllogovcit lidh jetën me njërën prej zanave kosovare ,
me Xhevë Avdyl Krasniqin . Një dashuri e pakufishme për Kosovën martire , për lirinë e
saj , e ka shtyrë këtë Shotë të re të Drenicës , të bashkojë jetën dhe
fatin e saj me Femiun.
Xheva Krasniqi-Lladrovci |
Këtu, së bashku me dashurinë për librin shqip, Xheva do t`u mësonte
nxënësve të saj dashurinë e shtrenjte për lirinë e trojeve amëtare. Ka
qënë kjo arësyeja që policia e fshehtë jugosllave ndjek hap pas hapi
veprimtarinë atdhetare të Xhevë Krasniqit dhe në mesin e viteve 80 të
shekullit që lamë pas, mësuesja trime Xhevë Krasniqi, pushohet nga puna
me motivacionin se `` ka kryer veprimtari të hapura që bien ndesh me
kushtetutën e R.S.F të Jugosllavisë.`` Pas këtij akti për Xhevë Kasniqin
dhe familjen e saj ishte e kuptueshme që ishin të hapura portat e
burgjeve. Ndaj bija e Drenovcit merr rrugët e mërgimit pa iu dridhur
aspak qerpiku, duke patur kurdoherë në zemër dhe në mendje dashurinë e
vyer të nxenësve të vet.
Në fillim të vitit 1998, Fehmiu vendos të kthehet në vendlindje. Ai e
kupton se lisi i fortë e ka vendin e vet, aty në ballë të stuhisë, duke
iu bërë krahë i shëndosh jo vetëm familjes, por në radhë të parë
lëvizjes mbarëkombëtare të Kosovës për liri. Nërkaq lëvizja
nacional-shoviniste serbe ishte në apogjeun e saj. Energjitë rrënimtare
të kësaj lëvizje po rrekeshin çdo ditë e më shumë të frymëzonin një varg
`` akademikësh `` serb të përgatisnin turli teorish e mashtrimesh, duke
dashur t´i riktheheshin lavdisë së dikurshme të Serbisë së Vjetër.
Madje ata e patën gjetur edhe udhëheqësin e lëvizjes që do të
viktimizonte një popull të tërë . Cinizmi i politikës serbo –sllave
ishte shfaqur madje edhe publikisht.Duke folur për kreun e shovinizmit
serbomadh Milosheviçin, shtypi shkruante tekstualisht; `` Ai është një
shfaqje e re në jetën e Serbisë, njeri i cili e ka artikuluar zemërimin e
popullit duke e shdërruar në aksion politik.`` Gazeta ``Borba`` Beograd
30 qershor 1989, faqe 6)
Hamez Jashari |
Në qershorin e vitit 1998 në afërsi të Lladrovcës, një repart special i
ushtrisë jugosllave kërkonte të vendosej në fshehtësi aty. Fehmiu
lajmërohet menjëhërë dhe në bazë të sinjaleve të vendosura qysh më parë,
trupa e UÇK-së është e gatshme për luftim. Intuitiv nga natyra,Fehmiu
vëzhgon me kujdes situatën. Ndërkaq nga komanda eprore ka ardhur urdhëri
që reparti serb të goditet menjëherë dhe të mos lejohet pozicionimi i
tij në atë zonë pasi mund të shërbente për efekte strategjike. Femi
Lladrovci si një zbulues i talentuar, afrohet pranë patrullës serbe dhe
hap zjarr i pari. Reth 40 minuta vazhdon një shkëmbim zjarri i fuqishëm
dhe paskëtaj serbët largohen.`` Të drejtuar nga eprori Fehmi Lladrovci,
trupat e UÇK-së u japin mësim serbve`` thuhet në njoftimin që Shtabi i
UÇK-së dërgon në Tiranë. ( Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë,
Fondi`` Kosova`` 16 qershor 1998)
Për hirë së vërtetës, vlen të thuhet se kur grupet e luftëtarëve të
UÇK-së u organizuan dhe filluan luftimet me pikësynime të qartë politikë
dhe ushtarakë, Beogradi ndërmori një nismë shumë djallëzore. Pikërishtë
aty ku ishte hasur qëndresa e UÇK-së, Milosheviçi dhe emisarët e tij të
turpit dërgonin forca të mëdha ushtarake dhe mjetë të blinduara duke
djegur, shkatërruar e bërë rrafsh fshatra të tërë. Politika dhe
strategjia e `` tokës së djegur`` në thelb, përpiqeshin të fusnin në
armiqësi popullin kosovar me luftëtarët e UÇK-së.Por në këtë rast
dhelpëria serbe nuk fuksionoi siç duhet. Populli i Kosovës e dënoi dhe
urreu më shumë dhunën serbe duke u bashkuar rreth luftëtarëve të UÇK-së
si e vetmja alternativë për pavarësinë e vet dhe realizimin e aspiratës
shekullore të lirisë.
Në korrikun e vitit 1998, Beogradi ndërrmori një tjetër ofensivë, në ato
vise të Kosovës ku prania e UÇK-së ishte më e dukshme. Madje shtypi i
Beogradit nuk nguroi të citonte me cinizëmin e vet karakteristik se
brenda dy- tre javëve do të zhdukte edhe të fundit ushtar të UÇK-së.
Përballë kësaj mësymje Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendosi që djemtë
kosovarë të tërhiqeshin duke e goditur armikun në vende të ndryshme si
dhe duke marrë në mbrojtje popullsinë e pafajshme. Në krye të Brigadës
114 të UÇK-së, Fehmi Lladrovci do të përballonte për javë të tëra një
varg sulmesh të forcave serbe, duke rrëfyer jo vetëm aftësitë e tij
organizuese dhe lufarake, por sidomos besimin e madh në mundjen e bishës
sllave.Tashmë breshërisë së automatikut të tij në beteja i
përgjigjeshin qindra armë të tjera dhe qindra luftëtarë të UÇK-së
shkonin pas komandatit të tyre si shkrepëtima.
Altoparlantët e prishur të Beogradit, për kinse zhdukje totale të
forcave të UÇK-së, tanimë po heshtnin dita – ditës.Në vjeshtën e parë të
vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kontrollonte me shumë se 70
përqind të gjithë te territorit të Kosovës, madje luftëtarët e sprovuar
të UÇK-së po mirrnin konsiderata të lavdërueshme edhe nga forcat
përparimtare ndërkombëtare. Morali i shovinistëve serb po binte dita
ditës. Robi serb Shevko Jahiroviq, deklaronte midis të tjerave: `` Për
ushtarakët serb që frikësoheshin në aksionet kundër shqiptarëve kishte
ndëshkime makabre. Ndërsa për të tjerët që komanda dyshonte u kërkohej
si provë besnikërie të sillnin nga fshatrat ku luftohej një kokë e prerë
fëmije.`` ( Dëshmia ndodhet në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes –
Tiranë.)
Tashmë Fehmi Lladrovci, në pozicionet e luftimit përkrah qindra luftëtarëve që komandonte, kishte edhe të shoqen, Xhevën. Kishte të drejtë edhe ajo, mësuesja e dikurshme e letërsisë të luftonte përkrah burrit dhe nxënësve të saj, për ardhmërinë e Kosovës. `` Si Shota me Azemin`` pëshpërisnin luftëtarët me vete, kur shihnin komandatin e tyre të fjalosej me Xhevën. Xhevë Lladrovci do të ishte kurdoherë në radhën e parë të sulmit duke u shdërruar në shëmbull frymëzimi dhe fisnikërie për të gjithë vajzat dhe djemtë mbushnin radhët e Brigadës 114. Pak kohë më vonë , në një intervistë të eprorit të UÇK-së, Sulejman Selimit, ky shprehet tekstualisht:`` Si nderim dua të kujtoj disa nga luftëtarët e parë që janë Adem dhe Hafiz Jashari, Osman Geci, Mujë Krasniqi, Fehmi Lladrovci, Abedin Rexha, Xhevë Krasniqi(Lladrovci) etj…`` ( Gazeta `` Ushtria`` Tiranë në 27 mars 1999) Kësisoj për të ardhur në agun e 22 shtatorit 1998. Forcat ushtarake serbe me mijra patën mësy kundër Drenicës, për të çarë aty vijën e mbrojtjes të UÇK-së. Femi Lladrovci dha kushtrimin i pari.
Nga rendën pas tij vajzat dhe djemtë e Drenicës me armë në krah dhe besën e madhe në zemër. Serbët nisën të mësynin me tanke dhe artileri.Detyra e burrave të UÇK-së ishte të mos lejoni depërtimin e armiqve në zemër të Dardanisë së lashtë.`` Dara e rrethimit armik sa vinte dhe ngushtohej. Atëhere kur pritej asgjësimi, doli nga pozicioni komandant Fehmiu dhe lëshoi kushtrimin me sa fuqi kishte. Kundërsulmi zgjati disa orë.``( Gazeta ``Ushtria`` Tiranë 5 maj 1999.
Pikërisht atëhere kur serbët filluan tërheqjen, dikush pa se pozicioni
ku ishte komandant Fehmiu po heshtëte. Ngarendi drejt tij dhe pa gjoksin e
komandatit të mbuluar nga plagët e fishekëve të snajperëve serbë. Pranë
komandatit patën rënë më përpara edhe dy ushtarë të tjerë dhe ky vet i
pat rregulluar në mënyrë që armiku mos t`i gjente trupat e tyre. Kur i
dhanë lajmin Xhevës,burrnesha heshti për pak çaste. Nuk besonte ndaj
vrapoi tek plagët e ngrohta që rridhnin gjak. Ajo e kuptoi se hutimi
mund të kushtonte shtrenjtë ndaj porositi shokët të mos e përhapnin
lajmin e vrasjes së Femiut dhe vet u hodh e para në sulm.Janë dashur
vetëm dy orë luftimesh të papara, me ç`rast plumbat gjejnë rrugën për në
zemër të Xhevës. Kështu mbyllej epopeja e 22 shtatorit 1998 në Drenicë.
Në altarin e lavdishëm të kombit zunë vend dy emra të rinjë, dy emra që u
kurorizuan në emër të Zotit, por edhe dy emra të mëdhenj që u kronizuan
nga kombi që s’di të vdesë, në llavën e madhe të padrejtësive
historike.
Lavdi deshmoreve Fehmi e Xheve Lladrovci
· "Zëri i popullit të Kosovës që kërkon liri, është më i fortë se krisma e gjithë topave të Serbisë të zbrasur së bashku". Xhevë Krasniqi-Lladrovci, nëntor 1989, Drenicë
Lavdi deshmoreve Fehmi e Xheve Lladrovci
Kujtimi per deshmoret mbetet perjetesisht i paharruar
"Veç vdekja më ndan nga Fehmi Lladrovci". Adem Jashari, Drenicë, prill 1997
· "Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësor" Fehmi Lladrovci, prill 1998, · "Zëri i popullit të Kosovës që kërkon liri, është më i fortë se krisma e gjithë topave të Serbisë të zbrasur së bashku". Xhevë Krasniqi-Lladrovci, nëntor 1989, Drenicë