INICIATIVA E PAVARUR E
QYTETARËVE TË HOGOSHTIT
ME RRETHINË
PROJETKTPROPOZIM
PËR THEMELIMIN E
KOMUNËS SË HOGOSHTIT
MARS
2009,HOGOSHT
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me
Rrethinë-Mars 2009
Nga: Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me
rretheinë
Për: Z.Hashim Thaqi – Kryeministër i Republikës së Kosovës
Z.Sadri Ferati – Ministër i pushtetit Lokal
Lënda:
K ë r k e s ë – Për Themelimin e Komunës së Hogoshtit
Data:
/ / 2009.
Vendi:Hogosht–Kamenicë
Z.Kryeministër i Republikës së
Kosovës , Z. Ministër i Pushtetit Lokal,banorët e fashatit Hogosht me rrethinë , kanë
arsye te plotë të besojnë në përkushtimin dhe misionin tuaj që keni para vetës
, për avancimin e përgjithshëm të proceseve politike,ekonomike,
,sociale,kulturore,edukative-arsimore,shëndetsore
si dhe në të gjitha sferat tjera që po bëni për Kosovën dhe qytetarët e saj të
cilët kanë nevojë dhe e meritojnë një
jetë më të dinjitetshme nga ajo që kemi pasur deri më tani.
- Në punën tuaj, ne vërejmë një
qasje shumë serioze që keni për zhvillimin
dhe transformimin e qendrave të bashkësive lokale,përmes “Planit të Veprimit për Zbatimin e Decentralizimit
në Kosovë”.
- Prandaj, përmes grupit punues të
Inciativës Qytetare të Hogoshtit me
Rrethinë, kërkojmë nga JU, që të përdorni autoritetin dhe ndikimin tuaj, të
arsyeshëm politik dhe ekzekutiv për mundësinë e themelimit të Komunës së Hogoshtit.
-Duke u nisur nga puna dhe
përkushtimi juaj të dëshmuar gjer më tani, ne besojmë dhe shpresojmë, se edhe
kërkesen tonë do ta keni parasysh, ta shqyrtoni dhe të merrni një vendim të
drejtë për, THEMELIMIN E KOMUNËS SË
HOGOSHTIT.
Kërkesës ia bashkangjesim:
1.Projektpropozimin e Iniciativës së Pavarur të Qytetarëve të Hogoshtit me
rrë
2 Dosjen me nënshkrimet e qytetarëve të
Hogoshtit me rrethinë..
Me respket: Kryetari i IPQHRR,
Z.Jahi KASTRATI
Nisur nga fakti se procesi i decentralizimit të komunave është një proces i
rëndësishëm për qytetarin dhei pashmangshëm, ne qytearët e Hogoshtit me
rrethinë formuam Grupin punues i
cili do të meret me grumbullimin e fakteve dhe dëshmive, në mënyrë që sa më
denjësisht të u drejtohemi organeve më të larta shtetërore për ralizminin e
themelimit të Komunës së Hogoshtit.
Pra Hogoshtit gjatë vitit 1959 padrejtësisht iu është suprimua Statusi i
Komunës.
Në rrethinën e Hogoshtit hynë 25 fshatra
me sipërfaqe prej 19932 hektar 79 ari e 23 metra katoror. Me gjithsej 9856
banorë. Ndërsa vetëm Hogoshti, 1547
hektar 33 ari e 78 metra katror, numri i banorëve 2552. Struktura nacionale e
banorëve të Hogoshtit me rrethinë është heterogjene dhe përbëhet nga 3 (tri)
etnitete:
1.Shqiptarët
2.Serbët
3.Romët
Një e treat (1/3) e teritorit të Komunës së
Kamenicës i takon Bashkësisë Lokale të
Hogoshtit.
Largësia e fshatit më të skajshëm Tërstena deri në Kamenicë është 50 kilometra, kurse deri në Hogosht 17 kilometra, ky është vetëm një fakt
për arsyeshmerinë e kërkesëes së qytetarëve të Hogoshtit me rrethinë, për
themelimin e Komunës së Hogoshtit.
HogoshKa shumë fakte që tregojnë arsyeshmëri pse
Hogoshti duhet të pranohet në radhët e vendëbanimeve që do të bëhet njësi
komunale, do të përmendim njëren nga ato:
-Kufijtë administrativ janë të përcaktuar qartë,për të qenë më bindës ,vija kufitare në rrethinën e Hogoshtit,
ndanë zonën kufitare të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë.
Natyrisht edhe ofron shërbime shumë më të afërta dhe më cilësore për banorët që
jetojnë në këto anë, Besojmë se edhe ju jeni të interesuar që të kontriboni në krijimin e kushteve më të mira
për qytearin,ruajtjen e teritorit të Republikës së Kosovës nga shpërngulja e
banorëve nga trojet e tyre, veqanëarisht nga pozicioni që gjendet rrethina e
Hogoshtit dhe pasuritë me resurse natyrore që posedon ky territor.
- E drejta e qyteatarëve të
Hogoshtit dhe synimet e tyre për të qenë njësia efektive e qeverisjes lokale
(Komunë),përmbush 5 kritret
kryesore të parpara nga Ministria e
Pushtetit Lokal, e për
përmbushjen e tyre do të keni mundësi të njiheni me materialin që do ta
paraqesim në brendi të këtij Projektpropozimi.
4. Q ë l l i m i d h e
O b j e k t i v a t
Qëllimi :
Meqë Komuna si njësi
themelore territoriale e administrimit u ofron qytetarëve shërbime për plotësimin
e nevojave të tyre,banorët e kësaj ane, qëllim kryesor kanë që Hogoshti të
rradhitet në radhët e vendbanimeve që do të pranohen njësi komunale. Ky qëllim shpresojmë që
do të gjejë mirëkuptim nisur nga këto:
Objektiva:
a) Bëhet shpërndarja e përgjegjësive në shumë shkallë;
b) Qyteari është më
afër shërbimit;
c) Përshtaten kushtet dhe rrethanat e
caktuara në një mjedis të caktuar;
d) Indentifikimi i parregullsive është
më i lehtë dhe përgjegjësia
është
individuale.
5. Disa nga arsyet për themelimin e Komunës së
Hogoshtit
-Banorët e bashkësisë lokale të Hogoshtit me
rrethinë, kanë shumë arsye dhe të drejtë të kërkojnë themelmin e Komunës së
Hogoshtit. Nëse vëertet duam të jemi në shërbim të qytetarit dhe të u tregojmë me punë konkrete këtë gadishmëri,atëherë
me plot arsyse duhet të analozoni projektpropozimin e hogoshtasëve me rrethinë.
Kur të njiheni më afër me mundësitë dhe kapacitetet e përgjithshme të kësaj
pjese të Republikës së Kosoës, atëherë të nderuar përfaqësues të Grupit Punues
pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, besojmë se do ta keni më të lehtë
përcaktimin tuaj.
5.1 .A r s y e t i m i
H i s t o r i k
-Bazën dhe traditën për të udhëhqur një
Komunë,hogoshtasit me rrehinë e kanë pasur edhe më herët, pra Komuna e
Hogoshtit është themeluar në vitin 1921,
e që ka funksionuar gjer në vitin 1959,
atëherë kur padrejtësisht iu suprimua Statusi i Komunës. Në
këtë periudhë si në aspketin teritorial, numrit të banorëve, ndërtesave qofshin
ato publike apo private ,pasurive me resurëse natyrore etj.Kjo njësi komunale
rradhitej menjëherë pas Komunës së Gjilanit.
___________________________________________
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me
Rrethinë – Mars 2009
5
-Në vitin 1980,në Kosovë u bë një decentralizim i
pjesërishëm për themelimin e 10 -
komunave të reja. Në këtë projket ishte propozuar që edhe Hogoshti të fitoj
Statusin e Komunës. Një numër prej tyre si:Malisheva,Shtimja,Fushë
Kosova,Oboliqi,Shtërpca dhe Zubin
Potoku, fituan statusin e komunës,ndërsa Hogoshti me disa vende tjera të
propozuara për arsye ende të paqarta për ne, mbeti jashtë njësive komunale.
Poashtu edhe në planin e
decentralizimit nga ish Kryeadministratori i Kosovës z.Mihael Shtainer,gjatë vitit 2003 Hogoshti ishte i propozuar të ketë
Statusin e Njësisë Komunale.
Prandaj,ne besojmë dhe jemi të bindur, se do të mbizotëroj arsyeja dhe vullneti
i mirë politik dhe organizativ i Qeverisë,që padrejtësitë e bëra në të kaluarën
të përmisohen, në mënyrë që qytetarëve të këtij vendi, të iu kthehet dinjiteti
dhe përspektiva për jetë,ashtu si u takon dhe e meritojnë.
5.2. A r s y e t i
m i P o l i t i k
-Nëse vërtetë do të analizoni vendbanimet në tërë
territorin e Republikës së Kosovës në gjitha aspektët,ne jemi shumë të sigurt
se Hogoshti duhet dhe e meriton të pranohet në njësi komunale. Themi
kështu,ngase kemi para vetes shumë argumente e që do ti përmendim disa nga ato
:
●Një e treta (1/3) e teritorit të Kamenicës i
takon Bashkësisë Lokale të
Hogoshtit (kuptohet me rrethinë);
●Hogoshti me rrethinë ka gjithsej 25 fshatra me 9856 banorë dhe me
sipërfaqe prej 19932 hektar 79 ari e 23 metra katror;
●Fshati më i largët i rrethinës së Hogoshtit,deri në
Kamenicë është në
largësi prej 50 kilometra, ndërsa deri në Hogosht 17 kilometra;
●Hogshti ka një infrastruukturë të
mjaftueshme për vendosjen e administratës dhe
për momentin nuk ka nevojë për
objekte të reja;
●Vetëm me themelimin e Komunës së
Hogshtit, ky rajon prej 25 fshatrave
dhe me afër 10.000 banorë, ndihen më të sigurtë për ardhmërinë e tyre në
shërbimet që do të ua bëjnë qytetarëve dhe vendit në përgjithësi për një
perspektivë me të mirë dhe zhvillim ekonomik.
- Komuna e Kamenicës këtë perspectivë
nuk mundë t’ua ofroj, sikur që nuk ka mundur as në të kaluarën , sepse është
shumë larg këtij rajoni.
__________________________________________________
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me
Rrethinë – Mars 2009
6
5.3 A r s y e t i m i D e
m o g r a f i k
-Një e treta e teritorit të Komunës së Kamenicës i
takon Bashkësisë Lokale të Hogoshtit, në këtë teritor bëjnë pjesë gjithsej 25 fashtra
me 9856 banorë.
Struktura nacionale e banorëve
është heterogjene dhe përbëhet nga 3(tri) etnitete:
1.Shqiptar
2.Serb
3.Rom
Në tabelen vijuese nr 1 dhe 2 është paraqitur numri i
përgjithshëm sipas lokaliteteve.
Nr.
|
Vendbanimet
|
Nr.i banorëve
|
1
|
Hogosht
|
2552
|
2
|
Kopernicë
|
1411
|
3
|
Shipashnicë e Epërme
|
1517
|
4
|
Shipashnicë e Poshtme
|
1021
|
5
|
Kolloleq
|
588
|
6
|
Poliqkë
|
437
|
7
|
Tërstenë
|
313
|
8
|
Lisockë
|
356
|
9
|
Gjyrishec
|
267
|
10
|
Desivojcë
|
284
|
11
|
Marocë
|
229
|
12
|
Lajqiq
|
103
|
13
|
Dazhnicë
|
113
|
14
|
Zhujë
|
99
|
15
|
Velegllavë e Epërme
|
52
|
16
|
Velegllavë e Poshtme
|
42
|
17
|
Vriqec
|
79
|
18
|
Magurë
|
82
|
19
|
Shahiq
|
72
|
20
|
Vakajt
|
73
|
21
|
Sedllar
|
37
|
22
|
Kikë
|
29
|
23
|
Mëshicë
|
23
|
24
|
Vllasë
|
47
|
25
|
(Gmicë)
|
(77)
|
|
Gjithsej
|
9856 banorë
|
__________________________________________________
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të
Hogoshtit me Rrethinë – Mars 2009
5.6.Tabela numër 2: Fshatrat dhe sipërfaqja në ish Komunën e Hogoshtit
Nr.
|
Fshatrat
|
Sipërfaqja(ha.ari.m2)
|
1
|
Vriqec
|
4181814
|
2
|
Velegllavë e
Epërme
|
8151753
|
3
|
Shipashnicë e
Epërme
|
9409056
|
4
|
Dazhnicë
|
4141760
|
5
|
Desivojcë
|
1614503
|
6
|
Gmicë
|
12127329
|
7
|
Velegllavë e
Poshtme
|
2968961
|
8
|
Shipashnicë e
Poshtme
|
3826494
|
9
|
Gjyrishec
|
8911719
|
10
|
Zhujë
|
2937194
|
11
|
Kolloleq
|
8129088
|
12
|
Kopernicë
|
8333422
|
13
|
Lisockë
|
7951436
|
14
|
Laqiq
|
9189153
|
15
|
Hogosht
|
15473378
|
16
|
Poliqkë
|
98130091
|
17
|
Sedllar
|
56111355
|
18
|
Shahiq
|
1561293
|
19
|
Terstenë
|
9967121
|
|
Gjithsej
|
199327923
|
19932 ha 79 23 m2
____________________________________________________
Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve
të Hogoshtit me Rrethinë – Mars 2009
8
5.4. A r s y e t i m i E k o n o m i k
-Hapsira e Hogoshtit me rrehinë në përgjithsi,është
teritor kodrinoro – malor, me disa lugina rreth lumenjëve. Ka tokë aluviale
shumë të përshtatshme për pemtari dhe kultura tjera bujqësore diku rreth 55%
nga sipërfaqja e përgjithshme, është tokë pjellore.
Posedon pasuri të shumta natyrore
- nëntokësore , në sipërfaqen
e përgjithshme në të gjithë territorin e kësaj rrethine, diku 60% është
territor kodrinoro – malor (pasuritë nëntoksore) dhe 40% teritor fushor (pasuri natyrore).
Rrethina (Komuna) e Hogoshtit, ka klimë të mesme kontinentale, me verëra
të nxehta dhe dimëra të ftohtë. Vlera mesatare vjetore e lagështisë është 76.8%.
Reshjet mesatare vjetore në rrethinën e Hogoshtit arrijnë 596.1,1/metra katror, ndërsa në zonë malore shtohen në 800.1/metër katror.
Klima, reshjet dhe lagështia
mesatare që ua prezantuam, janë tregues se sa shumë ka mundësira të zhvillimit
të bujqësisë, pylltarisë dhe kullosave në rrethinën e Hogoshtit.
5.5. A r s y e t i m i G j e o g r a f i k
-Hogoshti ka një pozitë gjeografike
shumë të përshtatshme dhe të dobishme për vete dhe rethinën e vet.Si pikë
gjeografike gjendet në midis të
rrethinës së vet.
Përbehet prej 25 vendbanimeve(fshatrave)me një
popollsi prej 9856 banorëve.Gjendent
në rrëzë të maleve të Kikes.Në lindje dhe veri është malësia e hogoshtit e cila
ka 20 fshatra,kurse në përendim dhe
jug shtrihen 5 fshatra të rrafshta
dhe të mëdha. -Nëpërmes
të Hogoshtit kalon lumi Hogosht i cili fillon prej pikës më të largët të malësisë(Sfircës,rrjedh përmes fshatrave
të malësisë dhe më poshtë përshkon tëre fushën pjellore të vendbanimeve të
rrafshta.
--Rëndësia e këtij lumi është e shumëfisht:si në lëmin e
turizmit,sistemin meliorues të fushës,ndërtimin e hidrocentraleve etj.Vendbanimet
më të largëta të Hogoshtit: ---në lindje
Tërstena,në veri Shahiqi,në përendim Magura dhe në jug Hodonoci, kanë një
largësi në formë qarkore prej Hogoshtit prej 15 kilometrave.
-Këto janë vetëm nga disa prej
kritereve gjeografike që i posedon Hogoshti me
rrethinë, e poqëse i jipet mundësia të administrohej nga veëtvetja,do të
jetë shumë më e dobishme për banorët e Hogoshtit me rrethinë dhe për shtetin e
Kosoves, pra Hogoshti me rrethinë është zonë kufitare,sepse në lindje dhe në
veri kufizohet me Republiken e Serbise,ndërsa me themelmin e
Komunës së Hogoshtit,ky
rajon aq i gjërë dhe i pasur me resurse njerëzore dhe pasuri natyrore do të
ketë kuptim,dhe perspektivë në gjallërimin e vet.
6. Kushtet themelore të
Hogoshtit me rrethinë
-Hogoshti me rrehtinë në bazë të gjitha rrethanave
dhe kushteve themelore që janë të
domosdoshme për njësi komunale, dhe
shumë resurëseve me pasuri të ndryshme
natyrore,ka kapacitet dhe gadishmëri të
plotë për tu rradhitur në radhët e vendbanimeve që do të themelohen si njësi
komunale.Më hollëshisht shiko materialin në vijim:
6.1. Kufijtë administrativë –
demografikë
●Hogoshti me rrehinë gjendet në pjesën Lindore të
Republikes së Kosovës.
Është në zonën kufitare që e ndanë nga
Republika e Serbisë,vet fakti që
është zonë kufitare,është
treguesi më i saktë për qartësimin e vijës kufitare.
●Nisur nga arsyeja që
deri në vitin 1959 Hogoshti ka qenë njësi komunale,
dëshmon edhe qartësimin e
kufijve në mes vendbanimeve të Komunës
egzistuese(Kamenicës).
●Paraqitja demografike e
fshatërave,numrit të banorëve dhe sipërfaqja në
hektar, ari dhe metër
katror,dëshmon një qartësim të kufijve.
●Shih dëshminë tjetër për
kujfijtë e Hogoshtit me rrethinë,faqe 4 (katër)
ku
gendet harta e Komunës së
Kamenicës dhe përkufizimi i rrethinës së
Hogoshtit i prezentuar
edhe me legjendë, etj.
6.2. Sistemi zgjedhor demokratik dhe organet
legjitime
- (Infrastruktura,shërbimet më afër
qytetarit,veprimtaritë kulturoro-sportive,bizneset)
Ideja për reformimin e Pushtetit Lokal në Kosovë, për hogoshtasit dhe qytetarët
e kësaj rrethine,është shumë e pranushme nga fakti se qytetari është më afër
adminstrimit demokratik. Me këtë administrim kuptohet që kriojhet mundësia më e
lehtë dhe më e shpejtë për shërbime ndaj qytetarit dhe zhvillim të përgjithshëm.
Hogoshti tradiconalisht
është qendër në të cilën gravitojnë 25
fshatra , të rrafshta dhe marlore. Deri më tani Bashkësia Lokale e Hogoshtit
është dëshmuar se i plotëson të gjitha kriteret për zgjedhjen dhe udhëheqjen me
sistem demokratik e poashtu edhe kapacitetet dhe mundësië që posedon ky teritor
për të nxjerr organe legjitime.
I n f r a s t r u k t u r a :
●Zgjerimi dhe asfaltimi i gjitha rrugëve
egzistuese,hapja e rrugëve të reja,ngritja
e urave për qarukllim normal
të komunikacionit rrugor;
●Rrugët rurale në gjithë rrethinën,lidhen me
Bashkësinë Lokale të Hogoshtit;
●Ndërtimin e
ujësjellësit indinidual dhe kolektiv(Shipashnicë e Epërme,
Kolloleq dhe
Kopërinicë);
●Ndërimi i sistemit për
shkarkimin e ujrave të zeza;
●Ndërtimi i tereneve
sportive;
●Infrastruktura
shkollore;
●Infrastruktura
shëndetësore;
●Infrastruktura
energjike:
●Infrastruktura
bujqësore,etj.
●Lumi “Hogosht”dhe lumi
i“Desivojës”, me mundësi për ndërtimin e
hidrocentraleve të
vogla;
●Ka tokë pjellore me
mundësi për ujitje;
●Ka mullinjë me ujë;
Shërbimet më afër qytetarit:
●Shkolla fillore “Skëndërbeu” në Hogosht, me
paralele të ndara në fshatra:
Kopernicë,Dazhnicë,Lisockë
dhe Gjyrishec;
●Shkolla e mesme që nga
viti 1970;
●Bibloteka e fshatit që
nga viti 1952;
●Ambulancën shëndetësore
me repartet për lehoni dhe stomatologji;
●Zyra vendit;
●Stacioni i Policisë;
●PTT-në;
●Shtëpia e Kulturës;
●Kooperativën bujqësore
“Përparimi”;
●Xhamia fshatit;
Veprimtaritë kulturore -
sportive:
●Shoqëria Kulturore – Artistike (SHKA) “Jeta e Re”, që nga viti
1946,me 60 anëtar;
●Klubi Futbollistik (KF) “KIKA”, i formuar qysh në vitin 1974.
B i z n e s e t
-Aktivitet shumë i rëndëshishëm për banorët e
rrethinës së Hogoshtit është biznesi i cili zhvillohet në formën e ndërmarrjeve
tregtare dhe shërbyese. Lokacionet kryesore në të cilat realizohen këto
veprimtari janë: shitoret, marketet,
depot, lokalet hoteleritë (restorantet, baret etj), hapësira
rekreative-sportive,lokale e artizanateve të ndryshme, lokale e specializuara, ofiqinat
prodhuse,ndërmarrjet ndërtimore,ndërmarrjet transportuese për
mallera dhe udhëtarë,punktet grumbulluese,tregjet etj.
Në vazhdim po japim një pasqyrë
tabelare të subjekteve ekonomike të licencuara pranë Zyres për Regjistrim të
Bizenist-Kamenicë, të specifikuara sipas llojit të veprimtarisë:
Nr.
|
Lloji i veprimtarisë
|
Nr.i përgjith.
|
1.
|
Shitore-Markete
|
36
|
2.
|
Restorante-Kafiteri
|
6
|
3.
|
Punëtori-Artizanate
|
9
|
4.
|
Prodhuese(blurja
e drithërave)
|
2
|
5.
|
Ndërmarja
Transportuese
|
5
|
6.
|
Ndërmarja
Ndërtimore
|
7
|
7.
|
Punktet
Grumbulluese
|
8
|
8.
|
Objektet
Rekreative-Sportive
|
3
|
9.
|
Automekanik
|
4
|
10.
|
Ekskluzive dhe
Servise të specializuara
|
5
|
11.
|
Internet
|
9
|
12.
|
Përpunimi
Drurit
|
5
|
13.
|
Bazenet-Rekracionet
|
2
|
14.
|
Përpunimi i
ujit të pishëm
|
2
|
Gjithsej………………103 veprimtari
6.3. P ë r g j e g j ë s i t
ë d h e
k o m p e t e n c a t
-Të gjitha këto që i prezentuam më lartë dhe të dhëna tjera që do të ua
paraqesim në vazhdimësi, janë treguesi më real,që hogoshtasit dhe banorët e
kësaj ane, janë të përgjegjshëm ndaj shërbimeve
për qytetarin dhe shumë të vetëdijeshëm për obligimet dhe detyrat shtesë
që dalin me themelimin e Komunës së Hogoshtit. Ngase, kemi parasysh kapacitetet
e shumta, si ato njerëzore poashtu edhe
materiale që posedojnë këta qytetar dhe kjo pjesë e Republikës së
Kosovës.Kur jemi te kapaciteti njerëzor, është shumë me rëndësi të ceket se
vetëm banorët e fshatit Hogosht (pa rrethinë), deri në vitin 2002 kanë një numër prej 252 intelektualëve të profesioneve të
ndryshme.
- Sa i përket kompetencave, banorët e kësaj ane
janë të dëshmuar në shumë aspekte me vendosmërinë e tyre në punë dhe marrjën e
kompetencave , gjithnjë në nivelin që iu
takon. E tani kompetenca për të udhëhequr njësi komunale presim nga Ju të nderuar Grup punes pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të dëshmuar
pregaditjen dhe gadishmërinë tonë.
6.4 B
u r i m e t e k o n o m i k e d h e p a s u r i t ë n a t y r o r e :
E k o n o m i a –
Hapsira e rrethinës së Hogoshtit në përgjithësi është teritor Kodrinoro – malor
me disa lugina rreth lumenjëve.Më të rëndësishmet janë Lugina e Lumit të
Hogoshtit dhe Lugina e Lumit të Desivojcës.Ky teritor është i pasur me resurëse
të ndryshme, të cilat po ua prezatojmë secilën në veqanti, e që mendojmë se
këto pasuri janë shumë të realizueshme për zhvillimin ekonomik të kësaj njësie
komunale.
B u j q ë s i a – Siq theksuam më lartë, territori i rrethinës së
Hogoshtit ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokës bujqësore e cila është me
bonitet të lartë,sidomos pjesa që shtrihet përgjatë lumenjëve.Është me interes
të përmendet se në këta lumenjë, të cilët kanë pozitë të përshtatshme të rrejedhjes së ujit, mund të ngriten
hidrocentralet me kapacitet të
mjaftueshëm për furnizim me energji elektrike, ka mundësi të ndërtimit të
mullinjëve të shumtë për bluarjen e drithërave, mundësi rregullimi të sistemeve
për ujësjellës dhe sistem për ujitjen e tokës bujqësore.
-Kulturat kryesore që kultivohen, janë drithërat e
bardha dhe misëri. Falë cilësisë së mirë të tokës, kohëve të fundit,fermerët
individual kanë filluar ngritjen e serave për kultivimin e
pemëve,perimeve,vreshtave,drunjëve dekorativ dhe kulturave tjera që janë shumë
të kërkuara në tregun e vendit.
-Pasiqë ky territor është i
pasur me kullosa të nivelit të lartë, vend të
rëndëshishëm në veprimtarinë
ekonomike të banorëve,zë blegtoria e cila është furnizues shumë i mirë i tregut me produkte të qumshtit dhe
produkte tjera,si,mishi,leshi,lëkura etj.
- Duke u bazuar në kushtet
ideale vegjetative të teritorit,banorët e vendit po merren edhe me ngritjen e
shoqërive bletare, për prodhimin e mjaltit me bazë natyrore,e cila është
profitabile.
-Mundesia e ngritjes së centralit me erë për rrymë elektrike në Kikë
etj.
P y l l t a r i a – Pjesa më e madhe e Hogoshtit me rrethinë,siq e
kemi cekur edhe më lartë,është tertior kodrinoro-malor , me drunjë shumë të
lartë dhe me cilësi të jashtëzakonshme.Në këtë vend shumica e tyre i përket
kategorisë së drunjëve gjethërënës dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre gjthëmbajtës.Mund të
konstatojmë se, teritori i Hogoshtit me rrethinë, është furnizues kryesor i
banorëve vendor dhe i rajoneve tjera të Kosovës me dru për djegje dhe dru
teknik.
- Në të njejtën kohë vlenë të
përmendet se këto teritore,janë shumë të pasura me fryte pyjore të
cilësisë së lartë
(këpurdha,qajra,dredhëza,manaferra dhe bimë tjera mjekuese).të cilat janë shumë
të kërkuara në tregun kosovar,e në veqanti në ate rajonal dhe të Evropës
Perëndimore. Prandaj, këto pasuri janë element shumë i rëndëshimshëm dhe fitimprurës për banorët e këtij rrehti.
Një specifikë e këtyre viseve pyjore është fauna shumë e pasur e cila është një
atraksion shumë interesant për njerëzit që merren me sportin e gjuëtisë së
shtazëve të egra dhe gjuetisë së peshkut.
P a s u r i t ë N ë n t o k ë s o r e – Rrethina e
Hogoshtit , është e pasur me minerale
të shumta të cilat zënë vend të rëndësishëm në rezervat e kësaj pasurie. Xehet
kryesore janë ato të hekruit të
koncentruar në fshatin Sedllar (xehe e
cila ka punuar deri vonë dhe ka mundësi të riaktivizimit), pastaj antimoni në fashatin Zhujë, granate në fshatin Lisockë ku kemi
rezerva të granateve me froma të rrumbullakta me dimenzione 1 – 3 cm dhe përbërje të elementeve
metalore të rëndësishme në indusri.
Dukuri të qymyreve kemi edhe në
fashatin Shipashnicë e Epërme. Luginat aluviale të rrethinës së Hogoshtit janë
të pasura me rërë dhe zhavorre.Rrëra
e përzier me lym duhet të pastrohet dhe ti plotësoj kushtet për
ndërtimtari.Lënda e parë për rërë dhe zhavor është e përqëndruar në brigjet e
lumit të Desivojcës.Për shkak të përbërjes gjeologjike të teritorit të
rrethinëss së Hogoshtit është me vlerë
për tu investuar në hapjen e mini-gurëthyeseve
dhe mini – seperacioneve.Pas procesit të seperimit kjo lendë e parë është
produkt shumë i rëndësishëm për degën e ndërtimtarisë së lartë dhe të
ulët.Riaktivizimi dhe ngritja e kapaciteteve të reja prodhuese,për këto xehe
është kusht shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rrethinës dhe vendit
në përgjithësi.
6.5. K a p a c i t e t e t n j e r ë z o r e d h e
a d m i n i s t r a t i v e :
●A r s i m i
●S h ë n d e t ë s i a
●K u l t u r a – s p o r t i
●S h ë r b i m i c i v i l
●T e l e k o m u n i k i m i
●S i g u r i a
I n f r a
s t r u k t u r a
I n f r a s t r u k t u r a e u l t ë :
-Hogoshti me
Rrethinë, prioritet të veqantë i ka dhënë përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve për jetesë, duke investuar në
zgjerimin dhe asfaltimin e rrugëve
ekzistuese,hapjen e rrugëve të reja,ngritjen e urave që përmbushin standardet
për zhvillim të komunikacionit rrugor,ndërtimin e ujësjellësëve individual dhe
kolektiv(Shipashnicë e Epërme, Kolloleq dhe Kopërnicë),ndërtimin e sistemeve
për shkarkimin e ujërave të zeza, ndërtimin e terreneve sportive etj.
I n f r a s t r u k t u r a e L a r t ë :
A r s i m i – Për hogoshtasit
arsimi është njëri ndër prioritetet kryesore të zhvillimit dhe përparmit të një
shoqërie, për këtë flet fakti se vetëm në fashtin Hogosht janë rreth 300 intelektual të profsioneve të
ndryshme.Sigurisht që faktor me rëndësi në aspektin e arsimimit të hogoshtasëve, është tradita e hershme e
shkollimit.Qysh në vitin 1941 me
mësuesin e parë Fadil Hoxha, në Hogosht u hap rruga e diturisë me mësim të
shkronjave shqipe . Kjo shkollë edhe sot e kësaj dite me krenari e mbanë emrin
e Heroit kombëtar; Shkolla fillore
“Skëndërbeu” në Hogosht. Pranë kësaj shkolle janë edhe paralelet e ndara në
fshatin Kopërnicë, Dazhnicë,Lisockë dhe GJyrishec, e poashtu edhe paralelet
parafillore .
- Ndërsa në vitin 1970 hapen paralelet e Gjimnazit të
Kamenicës,dhe prej asaj kohe hogoshtasit dhe rrethina e saj, vijojnë mësimet
parauniverzitare në Hogosht. Shkolla në Hogosht i plotëson kushtet elementare për zhvillimin normal të procesit
mësimor,është e paisur me kabinete për lendë të veqanta mësimore ,janë të
rregulluara hapsira sportive, është bërë furnizimi me pajisje kompjuterike dhe
administrative,inventar funksional etj. Synimet e hogoshtaseve janë në
vazhdimësi edhe angazhime për krijimin e kushteve edhe më të mira, në mënyrë që
shkolla e mesme deri më tani paralele e gjimnazit “Ismajl Qemajli” në Kamenicë, të
pamvarësohet.
S h ë n d e t ë s i a – edhe në sistemin e shëndetit publik,janë bërë
ndryshime pozitive.Kjo është arritur me ngritjen e punkteve të reja shëndëtësore: në Kopernicë,Lisockë,Poliqkë
dhe mermetimin e atyre egzistuese në Shipashnicë
të Epërme,si dhe furnizimin e tyre me pajisje të nevojshme mjekësore etj.Me
këto investime janë krijuar mundësi që qytetarët në qdo kohë ti shfrytzojnë
shërbimet mjekësore në këto qendra.
- Shtëpia e shëndetit në
Hogosht, e ka hapsirën e gatshme të repartit të lehonisë dhe stomatologjisë,të
cilat për momentin nuk punojnë në munges të pajisjeve dhe personlit përkatës.
K u l t u r a – Jeta kulturore në rrethinën e Hogoshtit,ka
poashtu traditë të gjatë.Ajo është zhvilluar nëpër kohë varësishtë prej
situatave të ndryshme politike,ekonomike dhe organizative.Në mënyrën
instituticionale dhe me organzim të mirëfillt,në
vitin 1949 është themeluar SHKA “JETA e RE”- me seli në Hogosht, e
cila ka qenë dhe është bartës kryesor e
të gjitha aktiviteteve kulturore dhe artistike në Hogosht dhe rrethinë.
- -Pjesa më e madhe e anëtarëve të
shoqërisë,vijnë nga radhët e rinisë,arsimtarëve dhe entuziastëve tjerë.Kjo
shoqëri,formën organizative e ka të strukturuar nëpër seksione të ndryshme. Më
aktivet janë seksioni i këngëve dhe
valleve dhe seksioni i dramës,të cilat para publikut paraqiten me rastin e
festave të veqanta.
Mundësitë për
lexim dhe studim ,janë relativisht të mira. Vetëm Hogoshti ka tri bibloteka:
1.Biblioteka publike
2.Biblioteka e shk. Fillore
3.Biblioteka e shk. mesme
Të
gjitha këto biblioteka janë të paisura me literaturë
artistike,profesionale,botime periodike dhe gazeta ditore. Vlenë të
theksohet,se numri i të interesuarve për
të lexuar është mjaft i madh.
-Dëshmi tjetër për ngritjen kulturore dhe historike të hogoshtasëve
me rrethinë, ka shumë,me këtë rast po i veqojmë: ngritjen e Kompleksit Memorial “Kadri Zeka” në
Poliqkë , bustet e veprimtarëve të
shquar në Shipashnicë të Epërme, busti në fshatin Desivojcë,lapidarët në
Kopërnicë ,lapidarët në Hogosht, ku janë të radhitur veprimtarët dhe dëshmorët
e gjitha kohërave të qëndresës kombëtare.
S p o r t i – Zhvillimi i jetës sportive në këtë rrethinë,
diktohet ekskluzivisht nga infrastruktura egzistuese. Aktivitetet sportive
organizohen në mënyra të ndryshme, varësisht nga kushtet klimatike dhe teknike
që i ofrojnë terenet sportive.Sportet më joshëse me të cilat merren veqanarisht
të rinjët,janë:futbolli,basketbolli,volejbolli,shahu,
noti dhe rrëshqitja mbi borë. Një organizim të mirëfillit, e kanë arritur
garat në futboll të madh me themelimin e KF
“KITKA” në Hogosht dhe KF “BESA”
në Shipashnicë të Epërme ,të cilat marrin pjesë aktive në ligat e futbollit
kosovar.
S h ë
r b i m i C i v i l – Për
të gjithë banorët e rrethinës së Hogoshtit, në Hogosht egziston Zyra e Ofiqarisë, në të cilën qytetarët
plotësojnë dokomentacionet e nevojshme përsonale.Kjo zyrë shërben në kushte
shumë të mira teknike dhe administrative. Thënë ndryshe, është në një objekt i
ndërtuar para dy viteve dhe ka hapsirë të mjaftueshme për zgjermin e shërbimeve
edhe në njësi komunale.
T e l e k o m u n i k i m i – Ashtu siq iu kemi njoftuar edhe më sipër,
Hogoshti traditën e vetë të hershme e ka edhe në askpetkin e shërbimit postar.
Ky shërbim është i organizuar në formë hiearkike, institucionale. Gjatë
punës,ka pas ndryshime të dukshme , varësisht nga periudhat kohore, si:
politike – administrative,teknologjike,organizative etj. Telefonia në Hogosht,ka
filluar të funksionoj që nga viti 1925.
-Pas vitit 2000, në qendër të Hogoshtit është
rregulluar ndërtesa e re moderne e PTT-së,
e cila i plotëson të gjitha kushtet teknike dhe organizative, për ofrimin e
shërbimeve postare për banorët e rrethinës. Këtu qytetarët, mund të përcjellin
dhe marrin dërgesa postare në qdo vend të botës,dhe të kryejnë të gjitha
shërbimet në aspketin e telekomunikimit.
S i g u r i a – Kur jemi te siguria,është me rendësi të veqantë
të ceket se në Hogosht në të gjitha kohërat e meherëshme (mendohet prej
sundimit të Turqisë apo edhe më herët) e deri në vitin 1991 ka funksionuar Stacioni
Policor, i cili është kujdesur për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në tërë
rrethinën. Tani egziston objketi i cili
me një investim të vogel,mund të shfrytzohet dhe të funksionoj siq duhet,ngase
të gjitha parakushtet egzistojnë .
Ne jemi shumë të interesuar që ky stacion të rihapet,nga fakti se
Hogoshti me rrethinë ka një pozitë politike dhe gjeografike në të cilën duhet
domosdoshmërisht Ministria e Rendit
të marr hapa konkret, dhe ky stacion të jetë në shërbim të qytetarëve.Kur kemi
parasysh në përgjithësi rrethanat e kohës,rihapja e këtij stacioni, do të ishtë
faktor stabilizues për tërë rrethinën.
P ë r f u n d i m i
-Në kuptimin praktik,me
decentralizmin e pushtetit lokal, është e qartë se shërbimet ofrohen më afër qytetarit. Sigurisht se
qytetarëve do tu krijohen kushte dhe mundësi më të mira, më të lehta dhe më të
afërta për egzistencën dhe për një jetë më të dinjitetshme.
- Duke marrë parasysh arsyeshmërinë, kushtet
themelore,për tu berë njësi komunale dhe
kriteret tjera të domosdoshme për shërbime cilësore për qytetarin,hogshtasit me
rrethinë u organizuan dhe formuan Grupin punes, që do hartoj këtë Projktpropozim.
-Nga e gjithë ajo që është
prezantuar më lartë,ne besojmë dhe konstatojmë, se Hogoshti me rrethinë i plotëson të gjitha parakushtet, si: historike,politke,etnike,gjeografike,demografike,ekonomike,kulturore,socilale
etj.Për të fituar Statusin e Komunës.
-I gjithë ky potencial si në aspketin njerëzor, administrativ e poashtu
edhe me bazë ekonomike dhe pasuri natyrore, do të jëtë një garancë për
vetqëndrueshmëri politke, ekonomike, kulturore etj, për pushtetin e ardhshëm komunal .
- Prandaj ne të nderuar
përfaqsues dhe përgjegjës për decentralizimin e komunave, kërkojmë nga ju dhe
lutemi, që këtë Kërkesë dhe projektpropozim të ofruar nga Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të
Hogoshtit me Rrethinë,ta shqyrtoni dhe analizoni realisht, në mënyrë që të
merrni vendim të drejtë për banorët e kësaj ane të Republikës së Kosovës,e
vendimi më i drejtë do të ishte:
,,
Akti i
themelimit të Komunes
së Hogoshtit”.
____________________________________________________
Iniciativa
e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me Rrethinë – Mars 2009
per www.hogoshti.blogspot.com
Ramadan S. Latifaj (Dan Hogoshti )
|