Monday, November 28, 2011

Në Dardanë u zbulua shtatorja e heroit te kombit Metush Krasniqi - Dajkoci


 
Metush Krasniqi
D A J K O C I
Metush Krasniqi - Dajkoci

Sot me rastin e festes se pavaresise se Shqiperise, datelindjes se komandantit legjandar Adem Jashari dhe daljes ne skene te UÇK-se,  në Dardanë pikerisht ne shesin qe mbane emrin e vet heroit  më në fund pas 25 vitesh se renies se tij  u  është zbuluar shtatorja e “Heroit të Kosovës”, Metush Krasniqi Dajkoci ngjarje kjo sa madheshtore aq edhe me peshe kombetare ne shenje te vepres dhe jetes plot lavdi te bace Metushit ku  morën pjesë ish të burgosur politik, deputetë t'Parlamentit të Kosovës, familjare dhe miq, struktura komunale etj.
Në akademinë përkujtimore për simbolin e qëndresës shqiptare, Adem Demaçi,  tha se Metush Krasniqi ishte dritë dhe frymëzim për rrugën e brezave pas tij. “Me torturat më çnjerëzore e shtazarake, Metushin e prunë deri buzë varrit dhe e liruan, që të mos thonë se vdiq nga duart e bishave, por nga egjeli”.
Deputeti Hydajet Hyseni, tha se për 28 nëntorin “Metushi i madh, jetoj, veproj, luftoj dhe dha nga vetja gjithçka që pat”. Ndërsa kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, e cilësoi figurën e Metush Krasniqit, si një njeri të kauzës kombëtare, kundërshtues të denjë dhe të paluhatshëm përballë pushteti diskriminues dhe kriminal serb e jugosllav.
Për ndërtimin e shtatores së Metush Krasniqit, Kuvendi i Dardanes  kishte ndarë nje shume te hollash prej 20 mijë euro ndersa per bazamentin qe  ka kushtuar rreth 3 mijë euro kishin  kontribuuar disa biznese të Dardanes.