Saturday, October 15, 2011

Poezi kushtuar heroit Metush Krasniqi me rastin e 25 vjetorit te ndarjes fizike nga jeta


nga Ramadan S. Latifaj,
15 tetor 2011
me rastin e 25 vjetorit të ndarjes fizike  nga jeta e simbolit të qëndresës sonë kombëtare, 


një çerekshekull pa simbolin e ribashkimit kombetar, heroin e kombit shqiptar
Metush Krasniqi – Dajkoci 
(19.08.1928 – 15.10.1986)

Me 15 tetor ‘86-të
E ndanë nga jeta trimin
Turturat e gjakpirësve pa ndalë
U shua edhe shpresa e ri-Bashkimit
Shqipëria nënë dot‘ mbes  e ndarë

Kurrë nuk vdes Metush Krasniqi
Rilindja juaj në çdo tetor
Atdhetar,  hero shqipesh ju keni vetëm ditëlindje
Sot, nesër,  gjithnjë me krenari  ju kujtojmë                                         
Ne,  po ne të gjallët mos qofshim,
Idenë  tuaj  s’e  kem'  bërë  realitet
Që Shqipëri e Kosovë të ken‘ një flamur
Ideali juaj u  shkelë nga disa t' pabesë

Deri kur kështu ma
A thua vall pse gjithë këto sprova
Jan çorrue, kuq e zi zog n’flamur  s’deshtën me pa
Kosova blu e bardh hymnin kot,  një melodi pasdore…
O bacë, kem’ qeverinë n’koalicion me  shki
Cili dëshmor i kombit do t’ua kishte lakmi!!
I vraftë  gjaku i dëshmorëve që u flijuan për liri!!!


Ramadan S. Latifaj , 15.10.2011