Ramadan Kastrati Karaqeva?
Te rruga e Strezocit, mbi Kamenicë, kriminelët serbë, e zbresin nga makina. Ramadan Kastrati i bindur se do ta pushkatojnë lëshoi një britmë e cila ende jehon
autor
SHEFIK SADIKU
17. 04. 2010
17. 04. 2010
Të veçantë janë ata të cilët Lindin dhe Bien në të njëjtën datë! Ky fenomen i rrallë ishte edhe te Ramadan Kastrati. U lind më 18. 04. 1958 në fshatin Karaçevë e Epërme, komuna e Kamenicës. Rrjedhë prej një familje me gjendje të rëndë ekonomike sikur shumë familje shqiptare. Shkollën fillore, ciklin e ulët e mbaroi në fshatin e Lindjes, kurse ciklin e lartë në fshatin Muhoc, komuna e Bujanocit. Ishte nxënës i zgjuar, prandaj, rastësisht nuk thuhet se: “...Nxënësit e zgjuar vështirë e kanë ta gëzojnë jetën“. Me ndihmën e dajëve, regjistrohet në shkollën në gjimnazin e Prishtinës në vitin shkollor 1973/74, të cilin e mbaroi me sukses, në vitin 1976/77. Djaloshi, me shëndet të dobët tashmë mori rrugën e pjekurisë dhe rritës së hovshme. Ai fillojë të fitoj, jo vetëm dituri për nota shkollore, por edhe ta njohë pozitën e rëndë të popullit shqiptar në ish Jugosllavi.
Pikërisht në periudhën kur ishte nxënës i Gjimnazit në vitin 1973, bëhej shumë zhurmë politike për AUTONOMINË e Kosovës nga zyrtarët, që me të vërtetë kishte një rëndësi politike, sepse gjeri në atë kohë, Kosova në Federatën Jugosllave, nën sundimin titist, e gëzonte një “Autonomi KULTURORE”.
Edhe pse viti 1974 e ngriti Kosovën si Krahinë Autonome socialiste e cila me Kushtetutë gëzonte disa të drejta në rrafshin Politik dhe Juridik në Jugosllavi, populli dhe në të njëjtën kohë edhe Ramadani, nuk ishin të kënaqur me këtë pozitë të Kosovës. Prandaj për të luftuar më shumë për të drejtën e populli shqiptar në Kosovë, vendosi të regjistrojë Fakultetin e Drejtësisë, si i thoshin në atë kohë.

Drejtësinë e donte shumë por, gjatë studimeve e kuptoi se nuk paska drejtësi në robëri. Ai do të thoshte: ”...drejtësia jugosllave është identike me errësirën e natës, së cilës, a mund t’i thuhet dritë?! Edhe pse nata është pjesë e ditës, S’ka drejtësi në Jugosllavi pa lirinë e popullit shqiptar...”
Pasi banonte te Dajët e tij i kishte në gjeneratë Haki dhe Avdi Laknën ,të cilët po ashtu kishin orientim politik kombëtarë ,gjithashtu i kishte edhe Kushërinj(prej Nëne) nga Priboci ( duke jetuar në Gjilan )me të cilët këndonin Këngë me karakter Kombëtarë.Nga momenti kur kapet Ramadanin, milicët serbë mbanin lidhje me bazën në Kamenicë, me Kryeshefin e tyre major Momçillo Trajkoviq, i cili u jepte instruksione se si të veprojnë dhe si të sillen me “robin” e tyre. Kah ora 11.00 të 18. 04. 1999 ata, Ramadanin e fusin në makinë “NIVA” dhe, e nisin për në Kamenicë. Gjatë tërë rrugës e maltretojnë fizikisht, duke kërkuar prej tij informata për Shtabin e UÇK-së të ZOK-ut. Ramadan Kastrati i lumtur që kishin shpëtuar shokët dhe i vetëdijshëm, se nuk do të ketë shpëtim nga kthetrat e armikut, nuk tregoi emrat e shokëve e as nuk dha informata për UÇK-në. Te rruga e Strezocit, mbi Kamenicë, kriminelët serbë, e zbresin nga makina. Ramadani i bindur se do ta pushkatojnë lëshoi një britmë e cila ende jehonë: Qysh në vitet e ’70-ta, Ramadani i kishte në kaseta të gjitha këngët patriotike të cilat ishin të ndaluara prej komunistëve dhe UDB-së së Jugosllave. Lexonte shumë, sa që Lahutën e Malësisë do ta mësoj përmendsh, edhe pse, atëherë ka qenë, vështirë dhe rrezik të sigurohen romane e materiale tjera të ndaluara.

Ramadani do të ketë simpati për gjithë brezat që kishin guximin dhe i kundërviheshin politikës Jugosllavo-serbe, sidomos për LËVIZJEN NACIONAL DAMOKRATIKE SHQIPTARE dhe për LËVIZJET TJERA të cilave u prinin: Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Rexhep Mala, Isa Kastrati dhe shumë të tjerë. Gjatë viteve të ’70-ta politika, jugosllave filloi të zbatoi një strategji perfide për shqiptarët. Donte ta krijonte një komb të ri: kombin jugosllav. Kësaj politike asimiluese do t’i kundërvihet me forcë Ramdani me shokët e tij.
Viti 1981, Ramadanin e gjen student të vitit të katërt të Fakultetit Juridik në Prishtinë. Demonstratat e 11 marsit 1981 i përjetoi si shumë të rinj të tjerë. Ishte i bindur se ky brez do të ketë përkrahjen e klasës punëtore dhe popullit shqiptarë për kërkesat e drejta politike dhe ekonomike. Me këtë rast ai kishte thënë ” ...ne mezi kemi pritur që të ngrihet dikush, se nuk do të na mungoj solidarizimi...” Fjala e Hydajet Hysenit para demonstrueseve në Prishtinë, nuk do të harrohet kurrë, thoshte Ramadani. Përkundër provokimeve të komunistëve të Komitetit Krahinor, dhe të lakejve tjerë, studentët e Universitetit të Kosovës u ngritën në DEMONSTRATË POPULLORE, më 26.03.1981 dhe me 1 e 2 prill, të cilët krahas kërkesave ekonomike-sociale, kërkonin edhe avancimin e Kosovës në Republikë, dhe popullin shqiptar të Kosovës, KOMB I BARABARTË me kombet tjera në YU. “Kjo ishte kërkesa me kompromis të dhembshëm politik”, konstatonte Ramadani “...në të kundërtën Kosova duhej t’i bashkëngjitej Shqipërisë, sepse dhunshëm e kanë ndarë fuqitë e mëdha”.
Ramadani, në demonstratat e mars – prillit të vitit 1981, së bashku me shokun e tij Sahit Sahitin ( student i Fakultetit të Mjekësisë nga Bujanoci ) i gjeje në çdo cep të Prishtinës duke bartur parulla dhe duke ftuar popullin që të jetë unik në këto momente vendimtar për popullin shqiptar. Pas demonstratave, udhëheqja politike e Kosovës i zbatoi urdhrat e zotërinjve nga Beogradi, duke arrestuar masivisht studentët, qytetarët, punëtorët, profesorët, rininë shkollore etj. Ata ua hapën dyert e burgjeve edhe pse Kosova ishte një burg i tipit të hapur! Për habi, Ramadani shpëtoi pa u arrestuar edhe pse ndjenjën e një të burgosuri e kishte.

Ramadani, në vitin 1982 e çojnë ushtarë në Sllovenska Bistricë të Sllovenisë. Aty, ai do të ballafaqohet me padrejtësi të shumta, megjithatë i përballoi të gjitha. Ai e dinte se në kazermën ku ai shërbente dhe në kazerma tjera ishin arrestuar shumë ushtarë shqiptarë dhe ishin dënuar me dënime kapitale, prej 60 ditë e deri në 15 vite (njërin ndër ta edhe autorin e këtij shkrimi). Si jurist i dalluar, Ramadani e tejkaloi edhe këtë pengesë. Pas lirimit nga ushtria edhe pse ishte jurist i diplomuar, nuk e lejuan që të punësohet, sepse komunistet jugosllavë i kishin hapur sytë dhe veshët dhe nuk lejonin ‘’IRREDENTISTËT’’ të punësoheshin.
Në fillim të vitit 1988, apetitet e politikës zyrtare serbe, të përkrahur nga politika zyrtare e federatës së Jugosllavisë për ta suprimuar atë pak “AUTONOMI” , u rritën edhe më shumë. Në këtë kohë, në skenë doli çetniku i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi. Ai së bashku me përkrahjen dhe propagandën e komunistëve jugosllavë shqipfolës, në një anë dhe me demonstratat e serbeve të Kosovës, në anën tjetër, suprimuan Kushtetutën e vitit 1974. Këto protesta antishqiptare dhe mashtrimet politike të karakterit juridik, i ndanë me një anë serbet vendor dhe politikanët servil dhe shqiptarët të cilët kishin përgjegjësi më të vogël politike dhe popullatën shqiptare të cilët e mbronin Kushtetutën e vitit 1974, në anën tjetër. Megjithëkëtë në këtë kohë, u rritë kërkesa për avancimin e Kosovës në Republikë me përkrahjen e mbi 90%e juristëve të Kosovës. Njëri ndër ta, Ramadani, që ishte më i zëshmi, në një tubim para punëtorëve të kooperativës bujqësore në Kamenicë, me forcë dhe me profesionalizëm mbron të drejtën e Kosovës për t’u avancuar në Republikë dhe denoncoi të gjithë ata që flisnin, se Kosova nuk do të humb asgjë.
Duke parë se Serbia do të suprimojë atë pak autonomi të Kosovës, së bashku me minatorët të cilët u ngujuan në Minierën e Trepçës, i tërë populli shqiptar, u ngrit në protesta kundër politikave shoviniste serbe. Në kuadër të kësaj, më 17. 11. 1988 edhe prej Anamorave, shumë qytetarë dhe punëtorë, këmbë, u nisën në drejtim të Prishtinës. Në këtë kolonë të pafund ishte edhe Ramadan Kastrati. Përveç përkrahjes fizike ai më vonë, grevën e minatorëve e mbështeti edhe me një telegram solidarizimi.
Përkundër heshtjes së opinionit ndërkombëtar dhe mospërkrahjes së kërkesave të shqiptarëve, greva e Minatorëve dhe solidarizimi i klasës punëtore, studentëve dhe i tërë popullit shqiptar bëri jehonë të madhe, jo vetëm në jugosllavi, por edhe në mbarë opinionin botërorë!Pas, mos plotësimit të kërkesave të minatorëve dhe të popullit dhe pas 23. 03. 1989 atëherë kur u suprimua autonomia e Kosovës situata politike në Kosovë u rëndua edhe më shumë. Në ditën e suprimimit të autonomisë, anë e kënd Kosovës pati demonstrata. Në këto demonstrata pati edhe demonstrues të vrarë nga milicia e Kosovës dhe milicët serbë që kishin ardhur si përforcime nga Serbia. “... Tash e tutje lind një epokë e re”- konstatonte Ramadani’ “Edhe pse na është suprimuar dhunshëm kushtetuta e Kosovës, e kemi fituar anën morale të Bashkimit Kombëtar. Tash e tutje jemi të barabartë karshi pushtuesit, i cili nuk ka më kuisling nga radhët e shqiptarëve...”
Pas themelimit të LDK-së, pas deklarimit të popullsisë, se jemi ndarë përgjithmonë me Serbinë, dhe atë e njohim vetëm si okupatore, dhe pas themelimit të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, lëvizja politike në Kosovë mori kahe tjetër,sidomos qëndronte simpatia për Lëvizjen popullore të Kosovës e cila vepronte në Ilegalitet. Aksioni për Pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në Kosovë do të ketë jehonë të veçantë politike sepse edhe në Komunën e Kamenicës mori përmasa të mëdha ky aksion. Ia vlen të përmenden dy raste të mëdha pajtimi: në Rogaçicë dhe Karaçevë, pjesë e së cilit ishin shumë veprimtarë sikur Ramadani. Ramadani Kastrati, si një atdhetar, dhe i gatshëm të sakrifikohet në çdo moment, ishte pjesë e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë e posaçërisht në Kamenicë. Në kuadër të kësaj, vlen të përmendet pjesëmarrja e Ramadanit në organizimin e demonstratës në Prishtinë, me rastin e vizitës, për herë të parë, të një delegacioni nga SHBA-ja, të cilit i prinin ish Kongresmeni xhozef Diogardi, kongresmeni Tom Lantosh, kongresmeni Bob Dol e disa senatorë. Pra, këto ishin shkëndijat e para të përkrahjes politike nga ShBA-të.

Pas kësaj shqiptarët filluan të formojnë mekanizma paralele: Më 7 shtator 1990 në Kaçanik u shpallë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u themeluan disa parti politike, u themeluan disa Shoqata që vlen të përmenden: KMDLNJ, Shoqata humanitare “NËNA TEREZË”, dhe KËSHILLI I FINANCIMIT që kishte degën e saj edhe në Kamenicë –sekretar i të cilit ishte Ramadan Kastrati, ku punoi deri më 23. 03.1 999, së bashku me Shokët Bajram Dërmakun, Halit Sylajn, Naim Mujën, Sabit Rudhanin etj. Pas betejës së Prekazit në të cilën u sakrifikuan Familja Jashari, zjarri i lirisë u shpërnda gjithandej Kosovës. Edhe në Kamenicë, si gjithkund në trojet Shqiptare, demonstrohej. Më 8 e 9 mars u zhvillua demonstrata më e madhe në të cilën merrnin pjesë të gjithë qytetarët e moshës madhore. Mbi 25 000 demonstrues, brohorisnin: UÇK, UÇK, RROFTË KOMANDANTI I UÇK-së ADEM JASHARI e tjerë. Ramadanin e gjejmë në ballë të këtyre demonstratave dhe në organizim të tyre. Dhe jo vetëm të kësaj demonstrate, por gjatë gjithë vitit 1998 e gjejmë në punë organizative të Komunës së Kamenicës.
Pas përpjekjeve të kota disavjeçare të shqiptarëve dhe të faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur problemin Kosovës në mënyrë paqësore, doli në skenë dhe u shtri në tërë Kosovën Ushtria e Lavdishme Çlirimtare e Kosovës e cila e udhëhoqi popullin shqiptar drejtë lirisë. UÇK-ja në krye me Shtabin e Përgjithshëm, ishte e ndarë në gjashtë zona Ushtarake.Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së në krye me Komandant Ahmet Isufin ,Komandantin për Moral Emin Krasniqin,Zëvendëskomandant,Shemsi Syla,dhe Zëdhënësin Ismet Sylajmanin, që vepronte në Anamoravë, i konsolidoi radhët e veta duke i mobilizuar edhe veprimtarët e vetë, sidomos ata të cilët vepronin në logjistikë. Ramadan Kastrati krahas punëve dhe detyrave tjera që i kryente, ishte edhe në shërbim të UÇK-së dhe të nevojave të popullit të Komunës së Kamenicës. Rregullisht i mbante lidhjet me Shtabin e Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së.
Udhëtimi i 17. 04. 1999, për të kontaktuar Shtabin e UÇK-së ZOK-ut, ishte udhëtim i fundit për të. Në momentin kur u nisë nga shtëpia ishte koha tepër me shi. Ai u përshëndet me gruan Fatmiren dhe fëmijët: Qëndresën 6 vjeçare, Arbëreshën 4 vjeçare, Shabanin 2 vjeçar, Nënë Nafijen në moshë të thyer dhe me tërë familjen e gjerë Kastrati në Karaçeve. Mbi malin e Karaçevës në drejtim të Kranidellit kah Mareci , e vështroi për herë të fundit fshatin e tij të Lindjes dhe tha:...”Lamtumire familje e dashur dhe ju bashkëfshatarë, do të shihemi pas Çlirimit se edhe ne e meritojmë LIRINË” Ramadanin e shoqëronin edhe Bastri Kastrati –djali i Axhës dhe një bashkëfshatarë i tij. Në mbrëmje arritën në Rahovicë – fshat në Malësinë e Kamenëcës. Natën e kaluan në Familjen e .....? ?.
Të nesërmen në mëngjes herët u nisën në drejtim të Krilevës për në Marec. Ishte ditë e kobshme për gjithë popullin e Anamoravës, sepse afër një përroi mes të fshatit Rahovicë dhe Malit të Krilevës, sulmohen nga milicia serbe. Pas luftës ballë për ballë me ta, Ramadani kapet, ndërsa shoqëruesit e tij i shpëtojnë kësaj prite.
RROFTË POPULLI SHQIPTAR, RROFTË LIRIAAAA.
Jehoi gryka e asaj lagjeje të Kamenicës, prej zërit të RAMADAN KASTRATIT dhe breshërisë së plumbave të automatikëve të milicisë së Serbisë. Ekzekutimin e tij pa gjyq, me urdhër të Kryeshefit të tyre Momqillo Trajkoviq, e bënë milicia e rregullt e Serbisë, të cilët njihen me emër dhe me mbiemër.
Pas pushkatimit, kufomën e Ramadanit, milicia e mbajtën deri në orët e vona. Në errësirë, sollën një mjeke nga shtëpia e shëndetit të Kamenicës, gjoja për ta konstatuar gjendjen e tij dhe shkakun e vdekjes, por kjo ishte mbulesë për falsifikim të proceseve të mëvonshme procedurale. Pas procedurës Policore-vrastare – mjekësore, në prani të milicisë, punëtorët e Higjieno-Teknikës me një Kamionetë ”FAP” e marrin kufomën e Ramadanit dhe e dërgojnë në drejtim të panjohur.
Pas disa ditëve, familja Kastrati u informuan se është vrarë nga milicët serbë, Ramadan Kastrati. Vëllezrit e tij dhe të afërmit e tjerë u lëshuan në kërkim të trupit të pajetë të tij, por më kot.
Me ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kamenicë, dhe trupave të NATO-s dhe pas informatave të sakta zbulohet vendvarrosja e trupit të pajetë të Ramadan Kastratit. Pas ekzekutimit të Ramadan Kastratit te lagja e Strezocit, më 18. 4. 1999, kamioneta “FAP” ishte nisur në drejtim të fshatit Moçar. Pasi kishte arritur në vendin ku hidheshin mbeturinat, afër lumit, e kishin varrosur trupin e pa jetë të tij. Mirëpo, kriminelët serbë, të frikësuar se një ditë do të zbulohet krimi, më 19.4.1999 (sipas informatës së shoferit Gjorgjeviq Dobrivoje), pas zhvarrosjes, e djegin kufomën e Ramadanit. Kriminelët serb, në vend së të mbulojnë krimin, bënë edhe një krim antinjerëzor ndaj trupit të pa jetë të Ramadanit.
Nga Brigada 136, Zona e VI e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me nderime të larta USHTARAKE, mbetjet e trupit të pa jetë të DËSHMORIT TË KOMBIT RAMADAN KASTRATI, i varrosën në fshatin e tij të Lindjes, në Karaçevë. Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra qytetarë të Kosovës. Më vonë, pas caktimit të vendit për Varrezat e Dëshmorëve në komunën e Kamenicës, edhe eshtrat e RAMADAN KASTRATIT u rivarrosën në këto varreza të shenjta. Nga varrezat e dëshmorëve shihet i tërë Qyteti i Kamenicës dhe shumica e fshatrave të kësaj Komune të cilët i bëjnë DRITË DËSHMORËT E KOMBIT.

"RROFTË POPULLI SHQIPTAR, RROFTË LIRIA".
Lavdi jetës dhe veprës së DËSHMORIT TË KOMBIT RAMADAN KASTRATI !