Monday, August 30, 2010

Avdi Xhaqku - deshmor i kombit


Jeta dhe vepra e dëshmorit
Më 1 Qershor 2013-të u bën 14 vite prej ditës kur në luftën e madhe kundër forcave policore e ushtarake serbe në Pashtrikun legjendar, ra heroikisht në mbrojtje te atdheut deshmori i kombit tonë Avdi Xhaqku, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbarë botës edhe një herë i tregoi se çfarë çmimi mund të paguaj populli shqiptar për liri e pavarësi, Avdiu para se të niset nga Zvicra ku qendroj plot 8 vite, thot; "bukuritë dhe lirinë që këtu e shijojmë janë të huaja, nënat tona , baballarët tanë, vellezërit e motrat tona në Kosovë duhet të jetojnë  te lirë andaj edhe botes do t'i tregojmë se jemi stërnipër të Skënderbeut prandaj atdheu na therret" .
Avdi Xhaqku u lind më 10 Janar 1971 ne lagjen xhaqku te Hogoshtit, rrjedh nga nje familje me tradite bujare dhe liridashese me një gjendje mesatare ekonomike. Ishte fëmiu i TRETË i baba Ibrahimit dhe nënës Zylfije pas vëllaut Regjepit e motres Sheribanes, pas Avdiut lindin edhe vajzat Naimja, Sadberja dhe Mejremja. Klasen e parë te shkollës fillore e filloj ne vitin shkollor 77/78 ne Hogosht, nderkaq shkollen e mesme e filloj ne fitin 85/86 dhe e mbaroj me sukses ne vitin 88/89.

Kushtet e veshtira ekonomike bene qe Avdiu t’mos vazhdoj studimet megjithekete fteses per ne sherbim ushtarak iu pergjegj ku edhe sherbeu në Pozharevc.
Me 17 Mars 1991 shkon ne sherbim ushtarak dhe pas 2 muajve sherbim, fillon konflikti ushtarak ne mes Jugosllavise se atehershme dhe Kroacisë me çrast kjo ishte periudha që dëshmori i Kombit Avdi Xhaqku të paiset me njohuri teorike dhe praktike me artin e luftes, njeherit ishte kjo edhe njohja direkte e ushtrisë së ndytë barbare-serbo-sllave. Avdiu  ishte me trup n'anën e ushtrisë barbare por jo ne mbrojtje te saj plot 6 muaj deri sa dezertoj dhe u kthye ne shtëpi. Pasi qe kerkohej nga regjimi i atehershem per shkak te dezertimit , Avdiu vendosi t’a braktise Kosovën dhe me nje pasaporte te falsifikuar te te vellait Rexhepit arrinë në Zvicër me 30 tetor 1991 ku iu nenshtrua qendrimit si azilkerkues.
Si dezertor i nje ushtrie qe njihej ne boten e civilizuar si barbare, Avdiut pas nje kohe edhe iu njoh qendrimi dhe kishte rregulluar lejeqendrimin në Zvicër. Plot 8 vite qendroj atje, ndihmoj ne shumëlloj ndihmash qe organizoheshin atje ndonese te shumten e rasteve ishte edhe organizator i demonstratave.

Pas shpalljes se mobilizimit nga Shtabi i pergjidhshem i UÇK, lajm këte qe Avdi Xhaqku haptas e kishte shprehur se “a ka me nderë e më gezim se te jemi bijë shqiptarë me amblemë te UÇK-së”, dhe fteses vullnetare pa ngurim iu pergjegj deshmori bashke me shume shoke me te cilet kishin pasur nje jete te gjate 8 vjeçare ne shtetin Zviceran. Fteses me besa - besë iu pergjigjen ne Bazell te Zvicres duke i lidhur duart vllazerore te besatimit me Imer Imerin, Jeton Hajrullah Dermakun, Sami Zeken nga Vitia, Fadil Qerimin nga Xhylekreshta dhe bashkeatdhetarin tjeter Mentor Rama nga Ceroviku i Klinës.
Avdiu, Imeri dhe Samiu



Me 1 maj ishte caktuar dita e nisjes nga Arau-ja e Zvicres, ne disponim ishin 2 autobusë, bashkeluftetaret e Avdiut rrefejnè per udhetimin nga Zvicrra deri ne Itali, per atmosferen e gezimin qe mbreteronte gjate udhetimit per ne Bari te Italisë e me pastaj me trajekt per ne Shqiperi.

Me 2 maj  do të arrijnë ne Durres, per te vazhduar rrugen tutje per ne Feken qe njeherit ishte edhe qender stervitore e vullnetareve para se te hynin ne lufte frontale, aty do të vazhdojne me stervitje taktike e strategjike me armatim te te gjitha kalibrave dhe stervitjet vazhduan plot 20 ditë rrefen komandanti Imer Imeri njeherit edhe shoku me i ngushtë i Avdiut. " Avdi Xhaqku sikur enderronte per te qene ne vije te pare te frontit dhe çdo dite na thoshte se s’duhet te presim me teper meqë toka jonë po digjet , baballaret, nenat e motrat tona po debohen, vriten, dhunohen e masakrohen e çka jo tjeter"! Me 25 maj 1999 nga Fekeni jemi nisur per te arritur fillimisht ne Elshan (fshat ne Shqiperi) pastaj në Krume ku edhe ishte depoja kryesore e armatimit.


I kaluam afer 12 ore udhetim ne kembë dhe ishim afruar ne vije te frontit, fillimisht Avdi Xhaqku ishte reshtuar ne brigaden e pare qe quhej „Syri i Shqiponjes“ e qe numeronte 1.780 ushtarë  nen komande te  komandantit Bilall Syla nga Medvegja. Kompanine e II-të e komandonte Halil Ramadani dhe shtrihej nga maja e Pashtrikut deri te Drini i Bardhe .

Ne togun e pare qe e komandonte Imer Imeri, me mitraloz kishte shenjetarin i cili shquhej per ta qelluar cakun e armikut, ishte ai  Avdi Xhaqku i cili qendronte i pozicionuar dhe sypatrembur ne maje te Pashtrikut.


Me 28 Maj 1999 ne ora 4 te mengjesit ishte atmosfere lufte, ne çdo kënd e pellemb vinte arome lufte, komandantet po i ndanin detyrat, urdheronin pozicionimin neper istikame dhe per te pritur urdherat per te hapur zjarre mbi hordhite qetniko-serbe.

Ushtria shqiptare, sipas komandantit Bilall Syla ishte plot rregull e moral per ta mbrojtur çdo pelembe te tokes amë, zhvillohej lufte ne afersi deri ne 50 metra sa që armiqtë shpesh na hynin edhe ne lidhje gjate telefonatave  . "Avdiu kishte nje pergaditje te veçant per lufte , kishte nje vizion te qarte dhe ishte trim qe me te s’duhej folur shume ngase ishte edhe me nje pervoje te mehershme te luftes ne Kroaci , detyrat i krynte me perpikeri, vriste armiqet pa meshirë por shume here ngritej ne kembe sikur nuk ngopej me viktimat qe sillte nga mitralozi i tij".


Ishte 1 qershori i vitit 1999, oret e pasdites, intensiteti i luftes sa vinte e shtohej, tanimë ushtaret e UÇK dalloheshin si me te shtena njeherit edhe me kontaktet mes bashkeluftetareve, gjuha e komunikimit dhe mbrojtjes së njeri-tjetrit ishte për t’u çmuar shumë.

Rrefimin e vazhdon Imer Imeri komandanti i Togut te pare me çrast  tha:, „kaloja nga njera pikë ne piken tjeter ku ishim te pozicionuar, arrita edhe ne pikeqendrimin e Avdiut, me shikoj aq embel dhe sikur me tha se sdo te bisedojme kurrë me per hallet dhe dertet e nenes Kosove ngase ate po e shohim te lire qe tani, ishte shikimi tijë i fundit qe e mbaj me mall, rrespekt dhe plot krenari per vellaun dhe bashkeluftetarin tim Avdi Ibrahim Xhaqkun nga Hogoshti".

Posa u largova pakes, Avdiu u zgjua serisht ne kembe dhe bashke me te shtenat e mitralozit dhe me ze te larte leshonte fjalet:
„Kosova ime e dashur djepi i shqiptarisë, nena ime e dashur shume ke vuajtur nga ky armik barbar, o toke e ime e dashur si po e perballon kete zjarrè, kete tmerr, por mos gjëmo se ke djemë trima qe njehere e pergjithmone do ta largojme e vrasim kete ushtri te ndyte qtniko-barbare“.

Papritur, nje snajperist i ushtrise se armikut kishte verejtur të shtënat e migralozit te Avdiut dhe e ka vene ne shenjester per ta shuar jeten e tij , u qellua ne anen e majtë në gjoks dhe ra per toke , tokë qe e deshti me shume se vete jeten e tij.

Ishte ora 17.30 e dates 1 qershor 1999 kur trimi i madh i Hogoshtit ujiti me gjak malet e Pashtrikut, token e Kosoves qe e deshi te lirë,  me nje rrespekt te veçantë sot i mbajne kujtimet për deshmorin shoket dhe bashkeluftetaret  e tij te cilët me rastin e festave thuajse jane  te vetmit te cilet na e hapin deren e oborrit e te shtepisë tha nena Zylfije, e kur dikush me vie ne konak dhe qe me rrefen diçka per djalin tim Avdiun, dhimbjet i kam me te vogla ngase Avdiu, 
„ ishte i imi por qe ne fund pas ardhjes se tij ne Kosovë ka deshmuar se Kosoven e ka dashur me shume se mua, me shume se babain e motrat, andaj si te mos jam krenare per djalin tim qe e linda dhe e rrita e qe sot shifet se pushka e djalit tim dhe e gjithe  deshmoreve te Kosoves na e solli nje liri qe kurrë se patem me heret“.

Varrimi i deshmorit Avdi Xhaqku u ba ne maje te Pashtrikut me 2 qershor , pas mbarimit te luftes ne menyre solemne behet rivarrimi ne varezat e deshmoreve ne Dardanë se bashku me te gjithe heronjte tjere te Komunes.



"Ishte shtategjatè, i shkathtë dhe shume i emocionuar me nje vullnet dhe deshire te papershkruar me fjale qe ta shoh Kosoven e lire, ishte tolerant, i afert me shoke e bashkeluftetarë", tha e motra e deshmorit Sadberja. Vllau i deshmorit Rexhepi ishte i papunë por s’brengosej shumë ngase shtonte ai "mjafton ta e gezojme lirine qe amaneti i vllaut tim dhe i te gjithe deshmoreve te shkoj ne vend por nuk ma mbushin mendjen dot keta qe po na udheheqin pasluftes..." qeverite e Kosoves vinin e shkonin por nje vend pune per Rexhepin s'u gjet dot, la familjen, prinderit qe e kishin te vetmin djale tanimè, la gruan dhe femijet 9-te vite pas luftes (per t'mos e shijuar lirine e Kosoves) dhe morri rruget e europes.....dikund ne nje poezi kam pas thene s "kombi jone ka tradite dhe i nderon, mbeshtete dhe solidarizohet me familjet e deshmoreve"e por kisha gabuar..., sot ne Kosove punon dhe lulezon korrupcioni e punon shpiun pas shpiuni por qe familja e deshmorit Avdi Xhaqku nuk njeh dore lemoshe per t'ia lene turpin e per t'u skuqur institucionet ne nivel qendror dhe komunal nder te gjitha!!!

Avdi Xhaqku nga Hogoshti nuk deshti t'i shijoj bukurite zviceriane perderisa Kosova po digjej nga nje armik i piste shekullor, ishte burim i vetem financiar ne familje ndonese e ema, i ati, motrat e vellai ndjenin mungesen e tij plot 8 vite....a thua vall ç'fat ta quaj kete ....lotet e nenes Zylfije i njoh, i vizitoj, i shoh por ata sy s'dine te tharë kur tani serish nje djale i vetmi po jeton larg tyre, shume larg tyre per ta siguruar kafshaten e bukes per familjen e tij...."te lumte oj Qeveri e Republikes se Kosoves", ju qe deri dje ishit diku ne balte  sot s'dini kufije te kapitalit tuaj nuk e njihni as lotin, as varferine e as gjakun e deshmorit prandaj e meritoni t'ju them edhe "TURP" ngase nuk skuqeni as kur i deklaroni milionat tuaj si pasuri! Dikujt heret apo vone edhe liria ia ze frymen!!!
Avdi Xhaqku



Sot emrin e deshmorit Avdi Xhaqku e mban nje rrugè ne Dardanë qe lidhe lagjen „malesia“ me qytetin, ne Hogosht, iu eshtepermendore se bashku me deshmorin njeherit bashkevendasin e tij Isa Kastrati. Ra per t'mos vdekur kurrë trimi, deshmori i kombit Avdi Ibrahim Xhaqku nga Hogoshti. i qofte i lehte dheu dardan dhe i paharruar te mbetet kujtimi per te dhe te gjithe deshmoret e kombit.

17.nentor 2005
autor, Ramadan Latifaj Hogoshti
Recital per deshmorin Avdi Xhaqku pergaditur ne radio premiera -Dardane 2005
recituar nga Ramadan Latifaj

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri