Metush Krasniqi
D A J K O C I
Metush Krasniqi - Dajkoci |
Sot me rastin e festes se pavaresise se Shqiperise, datelindjes se komandantit legjandar Adem Jashari dhe daljes ne skene te UÇK-se, në Dardanë pikerisht ne shesin qe mbane emrin e vet heroit më në fund pas 25 vitesh se renies se tij u është zbuluar shtatorja e
“Heroit të Kosovës”, Metush Krasniqi Dajkoci ngjarje kjo sa madheshtore aq edhe me peshe kombetare ne shenje te vepres dhe jetes plot lavdi te bace Metushit ku morën pjesë
ish të burgosur politik, deputetë t'Parlamentit të Kosovës, familjare dhe miq, struktura
komunale etj.
Në akademinë përkujtimore për simbolin e qëndresës shqiptare, Adem
Demaçi, tha se Metush Krasniqi ishte dritë
dhe frymëzim për rrugën e brezave pas tij. “Me torturat më çnjerëzore e
shtazarake, Metushin e prunë deri buzë varrit dhe e liruan, që të mos
thonë se vdiq nga duart e bishave, por nga egjeli”.
Deputeti Hydajet Hyseni, tha se për 28 nëntorin “Metushi i madh,
jetoj, veproj, luftoj dhe dha nga vetja gjithçka që pat”. Ndërsa
kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, e cilësoi figurën e Metush
Krasniqit, si një njeri të kauzës kombëtare, kundërshtues të denjë dhe
të paluhatshëm përballë pushteti diskriminues dhe kriminal serb e
jugosllav.
Për ndërtimin e shtatores së Metush Krasniqit, Kuvendi i Dardanes
kishte ndarë nje shume te hollash prej 20 mijë euro ndersa per bazamentin qe ka kushtuar rreth 3 mijë euro kishin kontribuuar disa biznese të Dardanes.