Friday, September 2, 2011

Poezi nga Ramadan Pllana

 Heroit tone kombetar 
Jusuf Gërvalla

Jusuf, o vëlla, o yll e lajmëtar i lirisë,
Hero e pishtar i bashkimit të Shqipërisë.
Jusuf, o vëlla, flakadan udhërrëfyes i rinisë,
Pishtar kombëtar në ballë të shqiptarisë.

 Jusuf, Ju rrënjë e fryte – o, pasardhësit e Ilirisë,

Faqebardhë e krenarë, ju, ballëlartë sa qielli,
Poet, piktor, luftëtar, arkitekt i pavarësisë,
Kushtrimi dhe amaneti Juaj prore si rreze dielli!



 Jusuf, o vëlla, kameleonët rrugën tënde e devijuan
Flamurin Kombëtar dhe këngën e betimit e injoruan,
Monarkut e xhelatit prapë me zell po i betohen,
Kozmopolitizmit e multietnicizmit, po u nënshtrohen !...

Jusuf, o vëlla, servilët, -keq po na e mohojnë historinë,
« Mallkuar qoftë ! » -ulërijnë hienat -edhe për heroin Skënderbe!
Lidhjen e Prizrenit, tempullin e shqiptarisë, po e revizionojnë!
O, sa tmerr! Edhe Sulltanin dhe "Pismarkun", po i nderojnë!

Jusuf, o vëlla, pas flijimit madhështor e vëllazëror,
Ty , Kadriu e Bardhi- revoltën në shpirt e ndjeu Shqiptari!
-Dhe, prej atëherë-pandërprerë, kombi si vullkan është zgjuar...
Rrugën tuaj me guxim e vendosmëri-për liri e ka vazhduar!

Eh, vëllezër dëshmorë, madhështorë, -edhe në stuhi jemi gazmorë,

Adem Jashari, i tmerroi armiqtë dhe të liqtë, me armë në dorë!
E, ranë shumë yje në altarin e lirisë -për Nënën Shqipëri
U rilindën mijëra Mic Sokola të UÇK-së, -sot i nderojmë me krenari!

Jusuf, o vëlla, tani devijatorët -multietnikët,- këta maskarenj,

Po shkelin mbi gjakun e tyre, -hiç pa drojë e pa marre,
E shpërlanë trurin, -u shndërruan në budallenj,
I humbën ndërgjegje, e fytyrë, -e shitën shpirtin -për pesë pare!

Jusuf, o vëlla, o yll e lajmëtar i lirisë,

Hero e pishtar i bashkimit të Shqipërisë.
Jusuf, o vëlla, flakadan, udhërrëfyes i rinisë,
Pishtar kombëtar, në ballë të shqiptarisë.


autor 
Ramadan Pllana
Zvicër, Mars 2011





Ramadan Pllana /poezi 




Flakadanëve  të  lirisë !...

Kush tha se kanë vdekur trimat-flakadanët e lirisë
A nuk i dëgjoni zërat e tyre që thërrasin e kumbojnë
-o burra t’i shpëtojmë nga gjëma tokat e shqipërisë
Nga Tivari  në Prevezë për bashkim jetësor  - jehojnë…

Shtatëmbëdhjetë  janari   acar  e  flakë – tetëdhjetë e dy
Kur  Jusufi, Kadriu e Bardhoshi hartuan  Bashkimin Kombëtar
Hienat  mizore-shekullore  të tërbuar – verbuar  në  dy sy
Tinëzisht  e pabesisht  shtien me plumba mbi këta pishtarë…

Dëshmorët  nuk  vdesin  kurrë  - nga janari njëmijë e katërqindë e tetë
Kushtrimin  lëshojnë kurdoherë që ka rrezik atdheu 
Flakadanë  të lirisë nga Skënderbeu e këndej  - yje përjetë
Me  flamurin  kuq e zi e me gjoksin e micit - forcën e anteut…

Jusufi, Kadriu e Bardhoshi – prore  yje të shqiptarisë
U ngritën në altarin e lirisë – lart e  me vetëmohim
Emrat  e  tyre shkëlqejnë me ngjyrë të artë – krenarisë
Bashkë me dasmorët e lirisë që  ranë me vetëveprim…

-o, prite, prite Azem Galicën –edhe vëllezerit Topulli
Thërret komandant  Adem Jashari -o Hamëz, o vëlla
Atdheu në rrezik- të ngritet në këmbë gjithë populli
Se vetëm lufta e  largon  armikun  barbar-këtë  shkja…


Ismet  Jashari – Kumanova – një djalë  petrit e azgan
Në Lozanë nën flamurin  e artë-uçk- garanci për fitore
të blejmë armë  e municion o ju shokët e bacit  Dan
Se unë ika në Drenicën heroike kundër hordhive mizore…


Fehmiu e Xheva  prapë  na ftuan për dasmën e traditës
Lëshuan kushtrimin për të kryer amanetin e pavarësisë
Se në Drenicë i kishte udhëzuar  Fazliu-mësuesi i dritës
Trashigiminë e Hasan Prishtinës- bashkimin e Shqipërisë…

Shiheni vargun e viganëvë  flakadanë e  krenarë
Shabanin, Metushin, Ahmetin,  të tjerë e Zija Shemsiu…
Rexhepin, Nuhiun, Afrimin, Fazliun …me gjak shqiptar
Se si shkëlqejnë e nderohën nga jugu e veriu…

Nga flaka e janarit, në mars, prill, maj…nëntor e dhjetor
Ranë e u ngritën – flamurtarë për te mos vdekur kurrë
 për tokën e nënës  Shqipëri – dasmorë  e  dëshmorë
Se gjaku i  flakadanëve nuk duron  këmbën e huaj…

Kush tha se kanë vdekur trimat-flakadanët e lirisë
A nuk i dëgjoni zërat e tyre që thërrasin e kumbojnë
o burra t’i shpëtojmë nga gjëma tokat e Shqipërisë
Nga Tivari  në Prevezë për bashkim jetësor  - jehojnë…

autor/ Ramadan Pllana














Ramadan Pllana

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri