.
Dëshmorët e Kombit
H O G O S H T I |
Vargun kur e shkruaj, përqëndrohem thellë
Frymëzimit tè kërkuar, i dhuroj vlerë
Anamoravas unë jam, i krahinës me plot lavdi
Hogoshtin vendlindje e kam, motiv për atdhedashuri.
Frymëzimit tè kërkuar, i dhuroj vlerë
Anamoravas unë jam, i krahinës me plot lavdi
Hogoshtin vendlindje e kam, motiv për atdhedashuri.
///
Gjuhën shqipe për me e dashtë,
e sa më bukur at' me e shkruar
kombin si n'vend t'nënës me e pas'
Xhaxha Mumini e Metush Krasniqi na mësuan.
Që t'mos mësohet në shkollën tonë
planprogram mësimor serboçetnik
e vulosi drejtor Jakup Latifaj
me vulën Kosova Republikë
e sa më bukur at' me e shkruar
kombin si n'vend t'nënës me e pas'
Xhaxha Mumini e Metush Krasniqi na mësuan.
Që t'mos mësohet në shkollën tonë
planprogram mësimor serboçetnik
e vulosi drejtor Jakup Latifaj
me vulën Kosova Republikë
///
Si me e dashtë Flamurin e Skënderbeut ,
i lirë për t’u valëvitur
Na mësoi Avdullah Kastrati - Duli,
një atdhetar i kalitur.
Për bujari e fisnikëri, i kujtoj dy martirët tanë
Ramadan Latifaj e Mehmet Sabedini
që u flijuan për Kosovën nanë
Si me e dashtë Flamurin e Skënderbeut ,
i lirë për t’u valëvitur
Na mësoi Avdullah Kastrati - Duli,
një atdhetar i kalitur.
Për bujari e fisnikëri, i kujtoj dy martirët tanë
Ramadan Latifaj e Mehmet Sabedini
që u flijuan për Kosovën nanë
///
Shpallja e Shqiperise Etnike
1912-ta bekuar qoftè nga Zoti
Truproje e Hasan Prishtines
1912-ta bekuar qoftè nga Zoti
Truproje e Hasan Prishtines
qendronte krenar Bislim Hogoshti
///
Që t'mos shitemi në dëm të kombit
shokët në besë kurrë mos t'i presim
na mësoj Muhamed Raif Biçku
vëllau yne besnik për liri i etur
///
Rrugën e Zotit , krijuesit tonë të vetëm
Amanet nga të parët, me punë e me vepër
Luftën për Atdhe e komb, obligim moral
Na mësoj Haki Sermaxhaj, myderrizi atdhetar.
Hogosht qerdhe shqipesh neper breza
keshtu na mesoj Muharrem Fejza
///
Për mbrojtje e sakrificë , frymëzimin kemi
Rexhep Mala rrezon dritë, pas rrugës tij do vemi.
Vranjevcin -“Kodra e Trimave” sot
Rexha e Nuhiu e shëndrruan
Per Kosoven Republikè , ata jetën flijuan.
///
Kush e volosi fjalën Liri, kush me gjak vall e shkroi
Me tri germa UÇK, mëmëdhe kush të çliroi ?
Kush na mësoi sa e shtrenjtë është toka e Shqipèrisè nanë
Isa Kastrati e Avdi Xhaqku
dy dëshmorët tanë.
///
Ndaj vargun e fundit lexojeni me vëmendje t' thellë
Pajtimi i gjaqeve n'Hogosht s'trokiti n'asnjë derë
Ngase kultivuam atdhedashuri nga të parët
Plumbat kundër armiqëve, kurrëjo për shqiptarët!
***
Ramadan S. Latifaj- HOGOSHTI 2010/2017
_______________________________
HAKI SERMAXHAJ
Hogosht-14 .10.1914 / 27.01.1948 -Srem i pistë
“Unë jam i gatshëm për bashkpunim me çdo shqiptar, pa dallim feje, vendi, ideje apo edhe bindje politike, unë s’kam gajle që ju jeni komunistë... Jam i gatshem të bashkpunoi edhe me komunistë, por vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipni, por kurrën e kurrës për bashkimin me Serbi...”
Haki Sermaxhaj
Prof.myderizit
Hero Haki Sermaxhaj
Hero Haki Sermaxhaj
Muaj i ftohtë ishte janari
plot me borë, dimër, acar
ikën vitet ngelën kujtimet
poezinë unë për ta marrë
---
Një copë akull n'timen zemër
po m'mërdhinë mua n'brendi
vargu -vargut ia gjen' rimën
n’Hogosht kthehem si gjithnjë
---
Kujtoj kohërat që kanë ikur
dimra t' egër plot trishtim
kudo ndihej zëri i shqipes
që kurrë s’ndalej n’fluturim
---
Gjoksin gjak kishte Hakiu
myderrizi ynë atdhetar
mbylli sytë në burg tè Sremit
at’ nat' të ftoftë në janar
---
Gjashtë dekada kanë ikur
Ai s’pushon i qetë n’amshim
komandant n’beteja të Kikës
e sot varrin ne s’ta dimë!
---
Jo s' lëshoj asnjë apel
n’qeveritë tona ngjyra-ngjyra
biznesmenë e milionerë
patriotë me përplot fytyra!
---
N’ vargun tim t’radhës
lëshoj vetëm ofshamë
Haki Sermaxhaj myderrizi
dot' mbetet gjithmonë i gjallë
---
Janarët në Hogosht shkruhen
me shkronja t’arta gjithmonë
Hakiun1948 e 1984 Rexhepin
Legjendarët ne s’i harrojmë
---
Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje
atdhetarët jo kurrë nuk vdesin
Haki Sermaxhaj prof. myderizi
frymëzim e simbol i qëndresës
-----------------------------------------------------
15 tetor 2011
me rastin e 25 vjetorit të ndarjes fizike nga jeta,
simbolit të qëndresës sonë kombëtare, heroit
Metush Krasniqi
Dajkoci
Metush Krasniqi
(19.08.1928 – 15.10.1986)
Me 15 tetor ‘86-të
E ndanë nga jeta trimin
Turturat e gjakpirësve pa ndalë
U shua edhe shpresa e ri-Bashkimit
Shqipëria nënë dot‘ mbes e ndarë
Kurrë nuk vdes Metush Krasniqi
Rilindja juaj në çdo tetor
Atdhetar, hero shqipesh ju keni vetëm ditëlindje
Sot,nesër, gjithnjë me krenari ju kujtojmë
Ne, po ne të gjallët mos qofshim,
Idenë tuaj s’e kem' bërë realitet
Që Shqipëri e Kosovë të ken‘ një flamur
Ideali juaj u shkelë nga disa t' pabesë
Deri kur kështu ma
A thua vall pse gjithë këto sprova
Jan çorrue, kuq e zi zog n’flamur s’deshtën me pa
Kosova blu e bardh hymnin kot, një melodi pasdore…
O bacë, kem’ qeverinë n’koalicion me shki
Cili dëshmor i kombit do t’ua kishte lakmi!!
I vraftë gjaku i dëshmorëve që u flijuan për liri!!!
Ramadan S. Latifaj, 15 tetor 2011
PS, pas publikimit te ketyre dy poezive, me kontaktoj miku im Kadri Mani, me luti qe t'i huazonte poezite e larteshenuara per akademine qe dot' mbahej per Heroin Metush Krasniqi , po ate ditè pas akademise me shkroi se deshira e tij s'ishte plotesuar nga organizatori shkaku i kohezgjatjes nga disa ... por qe poezite e printuara ne ngjyra nga vet Zoti Mani, ua ka dhuruar Lules dhe Teutes!
Poezi heroit kombetar Rexhep Mala me rastin e 61 vjetorit te lindjes
(Hogosht 29.03.1951 – 12.01.1984 Prishtinè)
Sërish erdhi marsi
Aromë lulesh plot freski
Pranverat ecin bashkë me vitet
Sot keni mbushur gjashtëdhjetë e një
---
---
Nga Hogoshti e Dardana
Qerdhe shqipesh në Histori
Gëzuar ditëlindjen Rexhep Mala
Nderi i kombit në përjetësi!
---
---
Nga Gjilani e Presheva
Shkupi, Prishtina deri n’Tiranë
Gëzuar ditelindjen Rexhep Mala
Gjithandej Shqipërisë Nanë!
---
---
Heroi ka vetëm ditëlindje
Marsi vjen sërish me ty
Rexhep Mala – Hogoshti
Motiv për atdhedashuri
Ramadan Selim Latifaj / Lb 26.03.2012
me rastin e ditelindjes se 62-tè
Fotopoezi heroit Isa Kastrati nga Hogoshti
Fotopoezi heroit , strategut, artistit, komandant Katana - Agim Ramadani
Dan Hogoshti tetor 2012
Dëshmorët nuk vdesin kurrë
Dan Hogoshti , nentor 2012
"BAC U KRY "
ndjejë një të ftohtë, acar
ngjyrat e gjakut kush mi vodhi
zogun e shqiponjës time vall
me yje kush ma ndrroi!!!
!!!
ç'janë ato 6 yje ne at flamur
ç'janë gjithë këto ngjyra akull vall
ç'janë gjith' këto gjuhë në token time
Që me gjak e kam larë
!!!
kush po luan me identitetin tonë
që shekuj me radhë e patëm krenari
të nënshtruar zgjohuni sa s’eshtë ba vonë!
Ku ngeli UÇK-ja “betimi”
bashkimi me nanën Shqipëri!!
!!!
kush na e nxiu fëtyrën?
e që s'na leni të qetë as në përjetësi
turp t'ia ndrroni gjakut - flamurit ngjyrën
Me kushtetutë të lindë kombi kosovar i ri !!
!!!
dëshmorët jo mor s'kem' vdekur
mos shkilni mbi gjakun tonë o të vegjël
mos me thoni e gënjeni “bac u kry”
pa u bashkuar me nanën Shqipëri
ramadan s. latifaj HOGOSHTI 17.11.2012
FOTO - poezi dy deshmoreve te vendlindjes,
Lavdi e perjetshme Isa Kastrati e Avdi Xhaqku
Rexhep Mala e Isa Kastrati
Hogoshti
është qerdhe trimash
lindi e rriti përherë heronj
Hogoshti
është dhe mbetet
Krenaria jonë.
---
Hogoshti
është vendlindja ime
Hogoshti është legjendar
Lindi, rriti, dhuroi dëshmorë
Ata janë të gjithë të gjallë.
---
Hogoshti
vend ku frymon besa
Hogoshti vend ku peshon fjala
Hogoshti
është vendlindja e shqipeve
Këtu lindi REXHEP MALA.
---
Hogosht
Legjendë trimash
periudhave të historisë
ku lindi Isa Kastrati
dëshmori i lirisë.
---
Isai dhe Rexha
si gjithnjë krenarë
Kosovës i bëjnë roje
ata janë të gjallë.
Rexhep Mala
Nga kjo shkollë fotografi
dolën gjenerata me radhë
trim mbi trima sot në histori
Rexhep Mala mbi-atdhetar.
---
Këtu nis'
abc-eda e trimit,
abc-eda e dëshmorit
Këtu nis' abc-eda
për Bashkim Kombëtar
Këtu nis' abc-eda e heroit.
---
Këtu nis'
Këtu s'përfundon jo!
Rexhep Mala është kudo.
---
Ai është nën qiellin e shqipeve
Ai është përjetsisht i gjallë
Ai ka vetëm ditëlindjen
Ai është në altar.
---
Rexhep Mala së shpejti në vendlindje
me një shtatore deri në qiell
Hogoshti aty ku u linde
dëshmor i kombit
---------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------
10 janar 1971-ë
datëlindja e dëshmorit
kush tjeter pos Juve Avdi
me titull të heroit
10 janar 2011-të
datëlindja e dëshmorit
kush tjeter pos Juve Avdi
me titull të heroit
10 janar 2011-të
datëlindja juaj e 40-të
ngele përgjithmonë i gjallë
ngele përgjithmonë i gjallë
atdhedashuria jeni vet
Pashtriku e Hogoshti
Pashtriku e Hogoshti
Kosova përgjithmmonë
Avdi Xhaqkun, heroin
me krenari kujtojnë
Avdi Xhaqkun, heroin
me krenari kujtojnë
Ramadan Selim Latifaj - HOGOSHTI
Në vend të përkujtimit
(Avdi Xhaqkut nga Hogoshti)
---------------------------------------------------------------
Ecin ditët,
muaj e vite
një dekadë sot kaloj,
Dëshmorin Avdi Xhaqku
me krenari e mall e kujtoj.
°°°
Nëna Zylfije
baba Ibrahimi
derdhin lotë,
Lotë krenarie
përmallimi.
---
Tetë vite
larg nënës,
Tetë vite larg babait
tetë vite në Zvicër
larg motrave e vëllait.
---
Iu ktheve bjeshkëve
maleve t'Pashtrikut
Iu ktheve Kosovës
me pushkë kundër armikut.
---
Ah ... syri nënës
biri im,
kush më zëvendsoj
kujt i tha nënë
kujt i tha baba
ku i gjete motrat
kush t'u bë vëlla?
---
të dashur Nënë edhe Baba
ju motra e ti vëlla,
të gjithëve ju gjeta
nën qiell të Kosovës
afër prap më keni
n'Hogosht ju bëjë roje.
---
Nëna jote e babai
motrat e Rexhepi-vëllai
krenarë , ballëlartë të gjithë
për ty Avdi që t'kem' rritë.
në kujtim të 13 vjetorit nga rënia heroike e dëshmorit të kombit (01.06.2012)
Avdiu është legjendar
prore dritë rrezaton,
Ai kurrë nuk vdes
Hogoshti e kujton
Avdiu ka një datë
e tjera jo s'egzistojnë
është vetëm ditëlindja
Atdheu ia feston
Avdiu ka vetëm një emër
Ai është vet kryefjalë
Liri, Diell që rrezon dritë
Dëshmori mbetet përherë i gjallë
Avdiu është me ne gjithkah
Ai një titull ka marrë
legjendar pët t'mbetur
shekujve me radhë
Ramadan S. Latifaj
01.06.2012
Hogoshti 2010
_______________________________________________
Rrahim Beqiri - ROKI
Pushkët ngjeshur
armikun qëllojeni,
qëllojeni vetëm në ballë
për atdhe të vdesim
e Bashkim Kombtar.
armikun qëllojeni,
qëllojeni vetëm në ballë
për atdhe të vdesim
e Bashkim Kombtar.
Pushkën drejt armikut
qëllojeni vetëm në ballë
ne jemi t'pavdekshëm
për Flamurin shqiptar.
Armiqët tanë
s'njohin dialog,
serbë e maqedon...
sllavë...i njejti bërllog.
Unë shkoj drejt altarit
me t' vetmin ideal
s'derdhë dot lot i juaji "Roki"
dëshmorët mbesin gjithmonë të gjallé.
Ramadan S Latifaj
qëllojeni vetëm në ballë
ne jemi t'pavdekshëm
për Flamurin shqiptar.
Armiqët tanë
s'njohin dialog,
serbë e maqedon...
sllavë...i njejti bërllog.
Unë shkoj drejt altarit
me t' vetmin ideal
s'derdhë dot lot i juaji "Roki"
dëshmorët mbesin gjithmonë të gjallé.
Ramadan S Latifaj
Kushtrimi
Bashkohuni vëllezër e motra shqiptarë
të gjithë para Flamurit japim betimin
në rrugë t' Bashkimit Kombetar
Komandant Roki lëshon kushtrimin.
Të gjithë t' bashkuar , në Iliridë t'shkojmë
sllavo-maqedonëve kufirin t'ua tregojmë,
me Flamur përpara,armët drejt armikut
t'ia bashkojmë rrënjës degën edhe lisin.
të gjithë para Flamurit japim betimin
në rrugë t' Bashkimit Kombetar
Komandant Roki lëshon kushtrimin.
Të gjithë t' bashkuar , në Iliridë t'shkojmë
sllavo-maqedonëve kufirin t'ua tregojmë,
me Flamur përpara,armët drejt armikut
t'ia bashkojmë rrënjës degën edhe lisin.
Amanet nga dëshmorët e kemi
përherë t' bashkuar ne të jemi
amanet i dëshmorit, trimit të madh
Rrahim Beqiri, legjenda jonë e rrallë.
Ramadan S. Latifaj Hogoshti
Dardanë 2005
Isa Kastrati e Avdi Xhaqku
Dy Hogoshtas që i lidhë fati
Isë Kastrati e Avdi Xhaqku,
Fjalën LIRI edhe SHTET
e vulosën me gjakun e vet
---
kudo që shoh shqipe-shqiponjë në Flamur
bindem se dëshmorët nuk vdesin kurrë
si hogoshtas ndihem më shumë se krenar
dot' shkruaj për ju kurrë pa u ndalë.
---
Dëshmorët kurrë nuk vdesin,
ata kaluan vetëm n' përjetësi
të gjallë prore mbesin,
duke na vështruar në qetësi
---
Dëshmorët nuk ju shqetësojnë,
pushtetarë ju të qetë flini
ata në heshtje pyesin,
pse vall mbi gjakun tonë ju shkilni!?
---
Titulli i shkruar fjalë të mos mbesin,
analizojeni në thelb ju vëllezër të gjithë
"Dëshmorët kurrë nuk vdesin",
është realitet apo vetëm varg i poezisë!?
---
Të stolisesh me titullin dëshmor-hero,
është krenari e papërshkruar
përvjetorët shkojnë e vijnë,
luftëtarët e lirisë njejtë duhet përkujtuar.
Tradhëtia ndaj Flamurit
Vallen e Lirisë e nisëm me besa-besë
Për Bashkim Kombëtar, liri edhe shtet
E deshtëm Flamurin ndaj me at' luftuam
Ne jemi SHQIPTARË, parlamentarët na tradhëtuan!!!
---
Amanetin e dëshmorëve pse vall anashkaluat
Vulën e Skenderbeut shumë shpejt e harruat!
Ç'janë kto 6 yje, Ç'janë këto ngjyra akull o juve të gjallë
Ju pyesim nga altari juve o qeveritarë!?
---
Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar, të lidhim besën për shpëtim...
A thua vall paskit shkelur edhe në besë ju o të gjallë
këmbyet me një melodi koti edhe hymnin tonë shqiptar!
---
---..
Se Zoti vet e tha me gojë, që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne.
Ky ishte motivi, stimulim që na fali energji dhe moral
Paskan ngelur vetëm vargje për ju o "KOSOVARË"!
---
Dhe....
pèr 4 vite qè kaluan
gjoja nè pavarèsi
tash aspak s'u turpèruat
me (*)fusnotë jeni përly!!!
---
...bisedoni në Bruksel me ata qetnikë serbosllavë
që vranë nënat,bijat,bijtë,vëllezërit tuaj o tradhetarë
masakruan,burgosën e prenë ajkën e kombit tonë
Gjaku i dëshmorëve do ta vret dikend heret apo vonë.
Ramadan S. Latifaj - Hogoshti (2012)
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
AVDI XHAQKU
Dëshmor i Kombit
shkruar nga Ramadan S. Latifaj ----- Kosova djemë trima prore kishte Dardana dha dëshmorë padyshim Avdi Xhaqku aq trim i madh ishe shkruaj për Ty Hogoshtasi im. °°°°°°°° Më kujtohen ditët e rinisë o trim ishit aq i urtë,i qetë e bujar të edukoi babai-baca Ibrahim si ta duash kombin shqiptar. °°°°°° Rrugëtove shumë gjat europës tatëpjetë, n'Kosovë erdhe me vrap për të flijuar jetë. °°°°° Luftove në Kroaci në rreshta të parë aty mesove luftën e shkaut t'pistë nxorre hak për vllezërit shqiptarë që hordhitë qetnike na i kishin mbytë. °°°°° Avdi Xhaqku në Zvicër dha betim o sot o kurrë në atdheun tim pas tetë vitesh s'erdhe në Hogosht por hyre drejt në front, zjarr e barot. °°°°° Iu bashkove UÇK-së që kishe ëndërruar a ka më nderë se për Liri me u flijuar Avdi Xhaqku në majë t'Pashtrikut tmerr e vdekje i solli armikut. °°°°° Atdhetarët vetëm për Atdhe vdesin Ata përjetësisht të gjallë mbesin T'shkrova vargje me ngjyrë gjaku Lavdi të qoftë dëshmor AVDI XHAQKU
Fotopoezi per bashkevendasin tim Muhamet Raif Buçku
me rrespekt Ramadan Selim Latifaj
Dan Hogoshti