Tuesday, August 31, 2010

Kadri Z E K A / shkruar nga Ismet Rashiti


K A D R I       Z E K A
NJERI I MENDIMIT TË THELLË POLITIK DHE
I VEPRIMIT KONKRET KOMBËTAR


Nga Ismet Rashiti - Zvicër, 25. 04. 2009 )

Njëri ndër ideologët e lëvizjes ilgale shqiptare dhe arkitektët e luftës për liri të viteve 70- ta të shekullit të kaluar, padyshin ka qenë dëshmori, Kadri Zeka. U lind më 25 prill 1953 në fshatin Poliçkë të Dardanës në një familje bujare dhe me traditë patriotike. Qysh në moshën rinore, Kadriu kishte treguar interesin të madh rrethë gjendjes së vështirë ekonomike dhe pozitës së rënd kombëtare të popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht në hapsirat e ish Jugosllavisë. Si nxënës i shkollës së mesme, dëgjonte ilegalisht Radio Tiranën dhe lexonte literatur nga Shqipëria, e cila në atë kohë ishte e ndaluar nga rexgjimi i Beogradit. Një tjetër burim të informimit dhe ushqimit shpirtëror, Kadriu e gjente në odat shqiptare gjatë takimeve me pleqë të ditur. Nga viti në vit, hallet dhe vuajtjet e shumta të popullit shqiptar, sa vinin e piqnin para kohe këtë djalë të ri me taban të fortë kombëtar.

Kadri Zeka & Metush Krasniqi
Shpërngulja e familjes së Kadriut nga fshati Poliçkë në qytetin e Gjilanit kishte hapur një kapitull të ri. Në Gjilan bie në kontakt me rininë përparimtare si me Rexhep Malën dhe Hydajet Hysenin e shumë të tjerë, me të cilët jo vetëm që bisedonin për ndryshimin e gjendjes koloniale të Kosovës, por edhe kishin filluar të organizohen në lëvizjen ilegale në formë celulash. Si student i zgjuar, Kadri Zeka njëkohësisht punonte në Radio Prishtinë. Krahas studimeve dhe punës si gazetar, ai bënte jetë të organizuar ilegale; lexonte literaturë dhe përgatitej për situata të reja shumë më të vështira. Si njeri i formuar dhe intelektual i mirëfilltë, Kadri Zeka i përkiste gjeneratës së artë të atdhetarëve dhe idealistëve më të devotshëm të kombit shqiptar.

Organizimi ilegal kishte filluar ti jepte rezultatet e para. Shkrimi dhe shërndarja e trakteve, parullave dhe literaturës përparimtare gjatë viteve 70-ta ka qenë njëri ndër faktorët kryesor që ndikonte në masë të madhe në zgjimin e vetëdies kombëtare, e cila deri në këtë periudhë mbulohej nga demagogjia serbomadhe e mbështjellur nën petkun e “vëllazërim-bashkimit”. Hovi dhe ndikimi i madh i lëvizjes ilegale shqiptare, nuk kishte arritur t’i shpëtonte syrit dhe veshit të UDB-es ish jugosllave. Kishin filluar të merren në pyetje e të burgoseshin dhjetra të rinjë, ndër të cilët edhe Rexhep Mala si njëri nga udhëheqësit kryesor.

Kadri Zeka ne demonstrata / Zvicer
Për t'i ikur valës së burgosjeve, Kadri Zeka në vitin 1978 me vendim të shokëve kalon në Zvicër. Herë pas here në Zvicër ilegalisht shkonte edhe Hydajet Hyseni, kryesisht për të shkruar e botuar bashk me Kadri Zekën, shtypin ilegal si përmbledhjen me poezi “Këngët e lirisë”, gazetën “Liria” dhe matriale tjera organizative, të cilat pastaj silleshin ilegalisht dhe shpërndaheshin në Kosovë dhe viset tjera shqiptare. Megjithëse, Kadri Zeka ishte vendosur në Zvicër për një kohë të gjatë ka çëndruar ilegal. Nuk donte në asnjë mënyrë të kërkonte azil politik. Një ditë e ndalin polocia zvicërane dhe dashtë e padashtë ishte detyruar t’i nështrohet procedurës së strehimit politik të cilin e merrë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ngjarjet e vitit 1981, Kadri Zekën e gjejnë në krye të shumë detyrave. Përveç çështjes organizative e propagantistike, Kadri Zeka vëmendje të veçantë kishte filluar ti kushtonte organizimit të demonstratave në mesin e bashkatdhetarëve në përkrahje të kërkesave gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.

Pas konsultimit me vëllezrit, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla me të cilët kishte një bashkpunim të ngushtë, Kadri Zeka bashk me Hasan Malën, Kadri Avdulllahun, Zijah Shemsiun, e tjerë, vendosin të organizojnë demonstratën e parë më 11 prill 1981 në Bern të Zvicrës.

Kjo iniciativë ishte mirëpritur nga shumë veprimtarë shqiptarë, sidomos nga St.Galla, Cyrihu, Berni dhe Gjeneva me të cilët Kadriu kishte pasur kontakte më parë. Në organizimin e kësaj demonstrate dhe të tjerave që u organizuan gjatë vitit 1981, kontribut të madh kanë dhënë edhe dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla, pastaj bashkveprimtari i tyre, Ibrahim Kelmendi dhe shumë atdhetarë tjerë nga Gjermania, Belgjika etj.Me këtë rast iu kishte dhënë përkrahje e parezervë kërkesave gjithëpopullore në Kosovë të shprehura nga rina sudentore. Organizimi i kësaj demonstrate kishte bërë që të dështojnë të gjitha planet e ambasadave ish jugosllave të cilat atë kohë përmes bashkpunëtorëve të tyre, kishin ndërmarrë një fushatë për ti dënuar demonstratat në Kosovë në emër të punëtorëve shqiptarë.

Kadri Zeka qyshë në vitin 1981 për herë të parë kishte kërkuar një organizim të pavarur të mërgatës shqiptare nga përfaqësitë diplomatike të ish Jugosllavisë. Si ideolog i shquar dhe organizator i mrekullueshëm është personaliteti i parë shqiptar që para tri dekadave ka vendosur themelet e para të organizimit kombëtar në mesin e kurbetçarëve patriotë, të cilët pastaj gjatë gjithë këtyre viteve arritën t’a mbajnë ndezur flakën e lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës. Njëkohësisht mbante lidhje të mira me shumë parti e grupe zvicërane me qëllim të informimit të opinionit botëror rreth situatës së rënd të krijuar në Kosvë nga intervenimi policor e ushtarak i Serbisë.

Kadri Zeka ishte njeri i mendimit të thellë politik dhe i veprimit të matur e konkret kombëtar. Shikuar nga idetë dhe filozofia politike që ndiqte, Kadri Zeka, jo vetëm që ka qenë i frymëzuar, por me të drejtë mund të thuhet se ka qenë një vazhdues i denjë i rrugës së rilindësve shqiptarë. Filozofia politike e Kadri Zekës në thelb ishte kundër luftës, por edhe nuk frigohej e as nuk e përjashtonte luftën çlirimtare si mjetin e fundit nëse do të imponohej ashtu siç ndodhi në të vërtetë dy dekada më vonë nga regjimi militarist i Beogradit. Ai, problemin e popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht në hapsirat e ish Jugosllavisë, e shikonte si një dhe të pandarë.

Kadri Zeka brenda viteve 1978 - 1981 kishte arritur ta shtrinte ndikimin e tij në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Austri e gjetiu. Ndonëse u përkisnin dy organizatave, Kadriu kishte bashkpunim të ngushtë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën me të cilët jo vetëm që organizonin tubime e demonstrata të përbashkëta, por kujdes të veçant i kushtonin bashkimit të organizatave. Pikërisht kur po ofronte ora e bashkimit në mes OMLK-së të cilën e përfaqësonte Kadri Zeka dhe Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), UDB-ja famëkeqe jugosllave, organizoi atentat politik në fshatin Untergrupenbah, afër Shtutgartit. Vërsaja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit ishte një humbje e madhe jo vetëm për lëvizjen ilegale, por për gjithë kombin shqiptar. Kjo vrasje tinzare në natën e errët të 17 janarit 1982, kishte indinjuar pamasë të gjithë atdhetarët shqiptarë.

Nga të katër anët mërgata shqiptare përmes protestave filloi të shprehte zemrimin e saj të thellë kundër atentatorëve të pabesë. Nga shumë rrethe, anë e mbanë Evropës, SHBA’të dhe forca të organizuara ilegale nga të gjitha trojet shqiptare, familjeve të dëshmorëve u kishin ardhur letra e telegrame ngushllimi. Të gjitha gazetat më prestigjioze gjermane dhe zvicërane në faqet e para kishin vendosur si lajmin kryesor të ditës, vrasjen e tre martirëve të Kosovës. Ndonëse qëllimi i këti shkrimi në këtë rast është shënimi i 56-vjetorit të dëshmorit, Kadri Zeka është e pamundur të shkruash ndaras për këta tre pishtarë të lirisë, meqë jeta, vepra, ideali dhe rënia e tyre ishin dhe mbetën për jetë e mote një dhe të pandara. Si të tillë janë bërë simbol i bashkimit, mirkuptimit, unitetit dhe tolerancës politike.

Menjëherë pas atentatit në Shtutgart kishin arritur menjëherë Nënë Ajshja dhe babai i Kadri Zekës, Pajaziti. Ndërkaq në varrimin e Jusufit Kadriut dhe Bardhoshit që u bë pas dy javësh nga nata e kobëshme e vrasjes në varrezat e Shtutgartit, nga Kosova ishin të pranishëm vëllezrit e Kadri Zekës, Xhelili e Taipi si dhe veprimtari i ilegalës, Ahmet Isufi. Zemërmadhja, Nënë Ajshja të parin e kishte përqafuar Kadriun, duke ju drejtuar me këto fjalë: “Kadri loke, nëna jote nuk ka mundur me ardhë. Unë të kam djalë edhe ty si Jusufin dhe Bardhoshin”. Pastaj i kishte marrë ngryk djemtë e saj të dashur: “Ne krenohemi me veprën tuaj, ne mbahemi të fortë, sepse të tillë na bënë vepra juaj e pavdekshme”, kështu thanë vëllezrit e Kadri Zekës, Xhelili dhe Taipi, të cilët në vend që të ngushlloheshin nga të pranishmit, ata ngushllonin miqtë dhe bashkveprimtarët e shumtë të cilët nuk mund ti ndalnin lotët e dhembjes së madhe. Ky akt i paparë i kësaj nëne të madhe shqiptare dhe i vëllezërve Zeka, u kishte dhënë forcë qindra pjesmarrësve të mbledhur nga shumë shtete të Evropës për t’ju dhënë lamtumirën e fundit tre udhëheqësve të lëvizjes çlirimtare kombëtare.

Tre heronjë, një ideal / Jusufi-Kadriu-Bardhoshi
Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi edhe me vdekjen e tyre, u bënë shembull frymëzimi se si duhet të punohet për lirinë e Atdheut. Në çdo demonstratë dhe tubim, në ballë mbaheshin fotografitë e këtyre tre pishtarëve të lirisë. Mësimet e tyre ishin dhe mbetën udhërrëfyese në rrugën e gjatë e të mundimshme të lirisë, të cilat kulmuan me formimin e UÇK dhe Pavarsinë e Kosovës. Gjatë kohës sa ishte e okupuar Kosova, populli shqiptar, këtyre tre pishtarëve të lirisë, u kishte ngritur përmendore në zemër.

Nga viti 2002, u janë ngritur përmendore në Kosovën e lirë e të pavarur. Eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës prehen në fshatin DApostol Dukaubovik, pranë blinit të cilit i këndoi Jusufi dhe afër Nënës Ajshe. Ndërsa eshtrat e dëshmorit Kadri Zeka prehen në varrezat e dëshmorëve, pranë shokëve të idealit të përbashkët ne Gjilan.

Për Kadri Zekën deri tani janë botuar libra, janë thurur poezi e këngë, janë përgatitur dokumentar televiziv. Një libër i tillë për jetën dhe veprën e dëshmorit ka dalur nga shtypi kohë më parë nga autori , në të cilën janë pëmbledhur mendime dhe intervista nga familjarët e dëshmorit Kadri Zeka, si dhe nga një pjesë e bashkveprimtarëve. Megjithëkëtë për veprën shumëdimenzionale dhe filozofinë politike të tij, asnjëherë nuk do të mundë të thuhet fjala e fundit. Për të gjurmuar edhe më shumë në jetën dhe veprën e dëshmorit Kadri Zeka, i njejti autor është duke e përgatitur ribotimin e librit me plotësime e të dhëna të reja të pabotuara deri tani .

Është për t’u përshëndetur edhe iniciativa për ngritjen e një lapidari në qendër të Prishtinës kushtuar Jusufit, Kadiut dhe Bardhoshit, e cila në mënyrën më të mirë do të simbolizonte unitetin dhe bashkimin gjithëpopullor!


Lavdi deshmoreve te Kombit
per www.hogoshti.blogspot.com R. Latifaj - Hogoshti
Jusuf Gervalla
jeta dhevepra



Jusuf Gërvalla eshte nje atëdhetar i denje i çeshtjes kombetare shqiptare, poet dhe artist, prozator e  dramaturg, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, komuna e Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar1982) në Untergrupenbah (Gjermani) me bashkeveprimtarin e tij Kadri Zeka dhe te vellain Bardhosh Gervalla.

Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetar i shquar përe liri deri në flijim.

Jusufi-Kadriu-Bardhoshi
Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, ndersa rënia e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet edhe më shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.
Tituj te veprave;


Shtëpia botuese “Faik Konica” e Prishtinës nxori këto ditë /janar 2011/ nga shtypi veprën letrare dhe publicistike nga Jusuf Gërvalla në katër vëllime. Në këto katër vëllime janë përfshirë veprat e botuara më parë: "Fluturojnë e bien" ( poezi), "Kanjushë e verdhë" (poezi), "Shenjat e shenjta" (poezi), "Këngët e moshës" dhe poezi në dorëshkrim e tekste këngësh.
Në vëllimin e dytë është romani "Rrotull", tregime të botuara në gazeta e revista të kohës dhe drama "Procesi". Vëllimi i tretë dhe i katërt janë me shkrime publicistike të botuara kryesisht në gazetën “Rilindja” (Prishtinë) dhe “Flaka e vëllazërimit” (Shkup).
Pos shkrimeve publicistike për muzikën, fushë artistike të cilën e përcolli sa qe gazetar i “Rilindjes”, janë botuar edhe intervistat të tij për letërsinë si dhe intervista që beri ai me personalitete të artit të muzikës por edhe te fushave të tjera.
Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, sot bëhet promovimi i veprës letrare dhe publicistike të Jusuf Gërvallës. Promovimi fillon në orën 12.00. Për veprën e Jusuf Gërvallës do të flasin studiuesit nga lëmi i letërsisë dhe muzikologjisë: Sali Bashota, Kujtim Shala dhe Rexhep Munishi.
Mirenjohjet; Flaka e Janarit , medalja e arte e Lidhjes se Prizerenit.




Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbach (Gjermani). Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllav dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës.

Atentati ka ndodhur përderisa drejtuesi i makinës (BMW 316, targa:HN CY 353) nxirrte makinën nga garazhda, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mot me borë, diku në 40 metrat e para makina ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë të makinës një person nga një distancë pre 3 metrave ka gjuajtur në veture. Krahas kësaj një person tjetër ka gjuajtur në veturë dhe ju ka afruar asaj për të vërtuar se ja kanë arritur qëllimit.
Fqinjët të friksuar nga krismat i shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Makina ka mbetur e ndezur pasi që drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalen e gazit. Si pasojë e kësaj makina ka vazhduar më tutje të ecën deri sa përplaset me një garazhdë. Gjatë kësaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori.
Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan identifikimi i shpejt i viktimave e ka shqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre : "jugosllav në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtar kundër qeverisjes së Beogradit" dhe vazhdon me tutje mbi autorët e vrasje.
Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik : jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.
Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë ndrron jete, i kishte pëshpëritur policisë : "Ka qenë UDB-ja"- shërbimi sekrete jugosllave.
Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat të - kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë : "E tëra dukej si pas një ekzekutimi".
Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse".
Koha dhe atentatit ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite. Gjatë kësaj kohe shtetasit jugosllavë në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë jugosllave. Reagimet kriminele dhe terroriste të Beogradit në këto raste kanë qenë gjithnjë të ngjajshme.
 

Untergrupenbach 18.01.1982: Vendi ku u vranë Jusufi, Bardhoshi e Kadri Zeka. Shikoni: Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" (zeri i Heilbronit) 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla,  (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës  nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit.


Cerimonia e varrimit të J.Gërvallës, K.Zekës dhe B.Gërvallës në varrezat e

Bad Canstadit në Shtutgart (05.02.1982
Nga viti 2002, u janë ngritur përmendore në Kosovën e lirë e të pavarur. Eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës prehen në fshatin Dubovik, pranë blinit të cilit i këndoi Jusufi dhe afër nënës Ajshe. Ndërsa eshtrat e dëshmorit Kadri Zeka prehen në varrezat e dëshmorëve, pranë shokëve të idealit të përbashkët.



Cerimonia e kthimit të eshtrave të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në Kosovë  
( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002 )
Lavdi deshmoreve te kombit
Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gervalla

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri